Gjeografi e Përgjithshme

Gjeografia përbëhet nga dy fjal Greke: γῆ dhe lexohet gē që do të thot Tokë dhe γράφειν lexohet gráphein që do të thot përshkrim, pra me një fjalë Gjeografia është një shkencë natyrore që merret me përshkrimin sipërfaqës së Tokes dhe gjendjen fizike të saj.
Lënda e Gjeografis përshkruan dhe sqaron strukturat, proceset dhe bashkveprimet në Gjeosferë.
Historia e Gjeografisë
Gjeografia si shkencë natyrore ka patur rëndësi të veqantë qysh në Greqin antike, si pas njohurive që ekzistojn, për herë të parë në vitin 500 para erës son, Filozofi Naturor Anaximander ka përpiluar një Hartë të Globit tonë me kontinente dhe oqeane, ndërsa Herodot ka shkruar një sër raportesh gjeografike. Astronomi Klaud Ptolemeu nga viti 100 deri 170 ka grumbulluar njohuri topografike nga detarët dhe ka dhën sqarime për vizatimin Hartave, njohurit e grekëve i shfrytëzuan edhe romakët, mirpo në mesjet si shumë shkenca të tjera edhe gjeografia u harruan plotësisht në Europë, ndërsa në Kinë dhe lindje të mesme Gjeografia u zhvillua pa ndërprer.
Gjeografia moderne, si një disiplinë e pavarur
Shkenctari gjerman Alexander Humboldt në shekullin e XIX ka vur themelin e krijimit të Gjeografis moderne. Lënda e Gjeografis filloj me një nxitim të madh të zhvillohet pasi që u institucionalzue nepër univerzitete të ndryshme të Europes. Gjeografia ndahet kryesisht në dy grupe: Gjeografi Fizike dhe Gjeografi Humane, ku pastaj secila prej tyre ndahen në shumë nëngrupe të tjera.

Gjeografia Fizike

Gjeografia Fizike merret në rend të parë me përbërsit si dhe strukturen natyrale të siperfqes së Tokes, si dhe me veprimtarin e njerzeve.
Subjekti i Gjeografis Fizike është Siperfaqja e Tokes në kuptimin e Gjeosferes, Gjeosfera është nje kompleks e cila formohet nga 5 sfera, Atmosfera, Biosfera, Hidrosfera, Litosfera, Pedosfera. Gjeografia Fizike gjithashtu ndahet ne disa Gjeofaktorë të tjerë:

  • atmosfera dhe biosferaAtmosfera,Biosfera, Hidrosfera, Litosfera
  • Klimatologji
  • Meteorologji
  • Gjeolologji
  • Hydrologji
  • Gjeomorfologji
  • Glaciologji
  • Pedologjii
  • Palaeogjeografii
  • Biogjeografi
  • Ekologji
  • Oqeanografi

Gjeografia Humane

Gjeografia Humane merret me studimin e njerzve në hapsiren Gjeografike, si dhe ndikimin e hapsires tek njerzit p.sh. shperndarjen e popullsis në hapsiren gjeografike apo të ekonomis.
Gjeografia Sociale dhe Gjeografia Kulturore jan dy deget kryesore të Gjeografis Humane, ku secila prej tyre ndahet në nëdeg të saj.
Si nëndeg të Gjeografis Socilae dallohet Gjeografia Edukative, Gjeografia e Popullsis si dhe Gjeografia e Religjioneve, si nëndeg klasike të Gjeografis Humane-apo njerzore dallohen ato nëndeg të cilat jan ndertuar pë mjedisin njerzor, pra ato jan: Gjeografia e Transportit, Gjeografia e zonave Rurale, Gjeografia Urbane, Gjeografia Agrare, Gjeografia Industriale si dhe Gjeografia e Turizmit.
Gjeografia e Përgjithshme fokusohet konkretisht në një gjeofaktorë si p.sh Uji, Toka, Klima etj, si dhe ndryshimet qe ndodhin për rreth.
Gjeografia Regjionale merret zakonisht me të gjitha Gjeofaktoret e një vendi të caktuar, pra të një regjioni si p.sh. Klimen e atij Regjioni, Vegjetacionin, Mjedisin Hapsionor, Relievin etj.