geokos.org

Asteroidet

Asteroidet quhen nganjëher edhe Planete të vogla, në relaitet janë shumë të vogla për të marrë statusin e Planetit, megjithatë kohë pas kohe janë konsideruar si Planete, deri në shekullin e 19, kur u zbuluan Astroidet e para, mirpo ende nuk kishte njohuri se sa të vogla në fakt ishin Asteroidet.
Shpesh herë është menduar pse pikrisht në rripin e asteroideve janë grumbulluar mijra trupa të vogël. Me siguri që Planeti më i madhë në sitemin tonë Diellor, pra Jupiteri është përgjegjës për kët fenomen, i cili me fuqin tërheqëss të tij, parandalon që në afërsi të tij të formohen Planete të tjera.
Fillimisht është menduar se Asteroidet janë si rezultat i një katastrofe kozmike, mirpo kjo nuk është konfirmuar më vonë.

Rripi i Asteroidit

brezi i asteroideve Rripi i Asteroideve Rripi i Asteroidit gjendet në mes të orbitës së Marsit dhe orbitës së Jupiterit, në kët zonë gjenden shumica e Asteroideve mbi 40000, me një diametër mesatar prej 500 m.
Këtu mbretron një trafik, pothuajse si në Autorrugë, kohë pas kohe vie deri te ndonjë kollizion në mes dy asteroideve, dhe mundë të coptohen në copa të vogla, këto copa quhen Meteroide të cilat fluturojn pa kontrollë në kosmos. Ndërmjet Asteroideve gjenden mijra Meteroide. Rripi i Asteroideve njihet shpesh herë edhe si Shiriti kryesor apo brezi i planetoideve. Ekziston edhe një shirit tjetër, i cili përmban më shumë trupa tjer të vogël dhe quhet rripi i kuiperit. Ky shirit gjendet prapa Neptunit.
Gjatë përplasjeve të Asteroiideve në mes vei, ato mundë të dalin jashtë orbitës së tyre, të cilat më vonë fluturojn në Univers derisa të ndeshen me ndonjë Trup tjetër qiellor.
Asteroidet të cilat i afrohen Tokës, paraqesin një rrezik permanent për ne, dhe quhen objekte afër tokës, në Anglisht near-Earth object, NEO.
Ateroidet nuk qëndrojn gjithmon brenda rripit të asteroideve, disa prejt tyre janë zbuluar në orbita të Planeteve, këta gjithmon mbajn një distanc të caktuar nga planeti.
Këto Asteroide ose lëvizin para planeteve, ose e ndjekin atë, gjithmonë me të njëjtën distancë nga Planeti. Ky lloj i Asteroideve quhet Trojaner.

Asteroidet më të njohura

Asteroidet mundë të kenë formë të rrumbullakët, por zakonisht kanë formë të parregulltë, do të thot se ato duken si patate, sipërfaqja e tyre është e mbushur plot e përplot me krater, nga goditjet e meteroidve dhe kometeve.
Asteroidet nuk janë aq të mëdha, për kët arsye nuk mund të vëzhgohen në kosmos vetëm me sy të lirë, por nevoiten mjete optike si Teleskopi apo Dylbit. Për kët arsye Asteroidet u zbuluan shumë vonë, për herë të parë në shekullin 19, do të thot se pasi që u zbulua Teleskopi. Masa e të gjithë asteroideve të marra së bashku rezulton vetëm 5% të masës së Hënës sonë. Asteroidet më të njohura janë: Ceres, Vesta, Juno, Pallas, Eros, Ida, Apophis.

Ceres
asteroidi ceres Ceres (1)

Ceres me një diameter prej 963 km, është planeti më i vogël xhuxh dhe planeti më i madh në rripin e Asteroidit, asnjë satelit nuk rrotullohet për rreth tij. Që nga zbulimi i tij me 1801 nga Giuseppe Piazzi deri në vitin 2006, ky Objekt është konsideruar si Astroid, në kët vit IAU e vuri në grupin e planeteve xhuxh.
Këtij Asteroidi i nevoiten 4, 5 vite për një rrotullim të plotë rreth Diellit.
Perioda e rotacioni është 9, 075 orë. Ceres është i vetmi planet xhuxh në tër sistemin e brendshëm të Diellit, njiherit është objekti më i madh në rripin e Asteroidit.
Ceres përmban 25% të masës së përgjithshme të rripit të Astroidit. Vëzhgimet me anije kozmike Dawn, kanë treguar se Ceres ka një formë elipsoide ku në pole është pak i shtypur, sipërfaqja e përgjithshme e këtij planeti është 2770000 km2, dhe ka një dendësi mesatare prej 2,077 ± 0,036 g/cm3 Ceres është një asteroid i pa zakonshëm, sepse ai është i mbuluar me një shtresë të trash nga akulli, shumica e asteroideve të tjer nuk kanë ujë apo akullë.

Pallas
asteroidi pallas Pallas (2)

Pallas ka një diametër mesatar prej 546 km, është astroidi më i madhë në rripin e asteroidit, dhe trupi i dytë qiellor për nga madhësia në kët rripë. Pallas u zbulua 28 mars 1802 nga Heinrich Wilhelm Olbers, dhe u emrua sipas perëndeshës greke Pallas Athene. Zbulimi është bër rastësisht, derisa Olbers kërkonte për ta vizituar Trupin Qiellor Ceres, që e kishte zbuluar një vitë më heret . Ashtu si Ceres, Pallas u konsiderua si një Planet i plotë, kështu që në vitin 1802, numroheshin 9 trupa qiellor si Planete, pas zbulimit të Juno dhe Vesta, numri i planeteve u rrit në 11, dhe kështu mbeti deri në vitin 1845, pastaj pak më vonë u zbulua Astarea, derisa në vitin 1846, u zbulua Planeti Neptun, në kët kohë numroheshin 13 planete të sistemit diellor. Mirpo pasi që në vitin 1847 u shpeshtua zbulimi i asteroideve, u klasifikuan vetëm trupat e mëdhj qiellor si Planete, kështu që numri i tyre prap zbriti në 8planete . Pallas sillet rreth Diellit për 4, 62vite, ndërsa peroida e rotacionit është 7, 8 ditë, Sipërfaqja e tij ka një albedo prej 0, 16.

Juno

asteroidi juno Juno (3) Juno është një Asteroid kryesore në rripin asteroidve. Ai u zbulua më në vitin 1804 nga Karl Ludwig Harding, si asteroidi i tretë. Juno sillet rreth Diellit për 4, 36 vite, periudha e rotacionit është 7, 2 orë. Juno ka një diametër mesatar prej 267 km, ai ka një sipërfaqe relativisht të ndritshme, me një albedo prej 0, 24. Gjatë kohës së opozitës arrin një magnitudë të shkëlqimit deri 7, 7 mag, dhe kështu ja arrin të bëhet asteroidi më i ndriquar në qiellin e natës. Juno ka një formë të parregulltë që i ngjan më shumë një patate. Juno po ashtu është goditur nga trupat e tjer qiellor, në foto vrehet një krater i gjër afro 100 km. Juno ka ndoshta prejardhjen nga Chondrites, një grup i përbashkët i meteroiteve nga guri, të cilët përbëhen nga hekuri me silikate të komponimeve si Olivin dhe Pyroxenen.

Vesta

asteroidi vesta Vesta (4) Vesta ka një diametër prej 516 km, është Astroidit i dytë dhe trupi i tretë qiellor në rripin kryesor të Asterodit. Vesta është i vetmi protoplanet, që prej ku është krijuar sistemi diellor. Vesta u zbulua më 29 mars, 1807 nga Heinrich Wilhelm Olbers në Bremen si asteroid katërt.
Pesë vite më herët, Olbers kishte zbuluar asteroidin Pallas. Periudha e Rotacionit të Asteroidit është rreth 5.3 orë. Vesta ka një sipërfaqe relativisht të ndritshme në krahasim me Asteroidet e tjer, me një albedo prej 0, 42. Vesta është një asteroid me përbërje të diferencuar, përbëhet nga një kore basaltike, shkëmbinj ultramafik dhe ka një bërthamë Hekur-Nikel. Vesta ka një strukturë të ngjajshme me planetet shkëmbore, dhe dallon shumë nga Asteroidet e tjera në rripin qëndror. Gjithashtu edhe Vesta ka pësuar goditje të rënda nga trupat e tjer masiv. Teleskopi Hubble ka bër fotografime të hollsishme, përpos shumë krterve me një diametër mesatar prej 150 km, një krater dallohet për nga madhsia, diametri i tij është 450 km, ky krater ka një thellsi prej 8 km. Valët e tij janë gjithashtu prej 8 - 14km

Eros

asteroidi eros Eros (433) Eros është një Asteroid i cili u zbulua me 13 gusht 1898, nga astronomi gjerman Gustav Witt. Eros ishte asteroidi më i njohur, rruga e të cilit përshkonte brenda orbitës së Marsit. Konsiderohet si planet i vogël në afërsi të tokës të tipit Amor, këshu që brenda disa dekadave do ti afrohet tokës deri në 22 mil km. Rrotullohet rreth Diellit për 1, 76 vite. Eros është një trup qiellor me formë të parregulltë, me dimensione 34 × 11 × 11 km, ai ka një sipërfaqe relativisht të ndritshme me përmbajtje silikate, dhe ka një albedo prej 0,16. Eros rrotullohet brenda 5 orve dhe 16 min rreth boshtit të vetë, matjet që jën bër kohve të fundit kanë treguar se, pjesa e cila është e drejtuar kah Dielli arri një temperaturë deri në 100°C, ndërsa natën zbret deri në -150°C. Ky asteroid duket se shpesh herë është përplasur me trupa të tjerë qiellor, pothuajse kudo vrehen copa të shkëmbinjëve dhe gropa të thella. Një pjesë e madhe e sipërfaqës së tij është e mbuluar me pluhur të hollë (Regolith)

Ida
asteroidi ida Ida (243)

Ida është një asteroid i rripit kryesor të asteroidit, u zbulua në vitin 1804 , nga Johann Palisa. Ky asteroid u emrua sipas Nymphe Ida, nga mitologjia greke. Ida është një trup qiellor me formë të parregulltë, ai posedon një sipërfaqe të ndritshem silikate. Nga fotografit që janë bër nga anija kozmike Galileo në vitin 1993, vrehet se edhe ky trup qiellor është përplot me krater të madhsive të ndryshme, pjesa më e madhe e sipërfaqës së asteroidit është e mbuluar me një shtres të pluhurit regolith . Po ashtu është vërtetuar se rreth këtij asteroidi rrotullohet një trup i vogël qiellor afro 1,4 km. Kjo Hënë e vogël është emruar me emrin Dactyl dhe ka qenë hëna e parë e cila është vëzhguar që rrotullohet rreth një asteroidi.

Apophis
asteroidi apophis Apophis (99942)

Apophis është një asteroid i afërt nga Toka, me një diametër prej 300 m, i cili u zbulua në vitin 2004. Vëzhgimet disa mujore tregojn se i ashtuquajturi MN4, do ti afrohet Tokës me 29 prill 2029, në vitin 2004, ky lajm u përhap në shumë media të ndrysheme, se gjoja në vitin 2029 do të jetë fundi i Botës. Për fat të mirë, kjo hypotez nuk qëndron, sipas llogaritjeve që jën bër shansat se do të goditet Toka nga ky asteroid janë minimale. Që nga formimi i Tokës para 4, 5 miliard vitesh, Planeti jonë është goditur shumë herë nga asteroidet e ndryshme, kjo nuk është diçka e quditshme, këtu duhet dalluar madhsin dhe masën e objektit, sepse nga këto faktorë varet shkalla e shkatrrimit. Shikuar statistikisht, çdo 100 vite është goditur Toka nga asteroidet me masë të madhe. Meteorët e vogël godasin Tokën permanent, mirpo ne nuk vrejm pothuajse asgjë. Shumica e tyre po sa të hyjn në atmosferën e Tokës, digjen menjëher dhe prej tyre mbete vetëm një gjurmë në qiell, disa prej tyre arrijn deri në sipëraqen e tokës, mirpo pasi që sipërfaqja e Tokës është 70% e mbuluar me ujë, shumica e tyre fundosën në oqeane, raste të rralla kemi kur ndonjë meteor qëllon sipërfaqet e vendbanuara siq ishte rasti në vitin 2013 Chelyabinsk në Rusi.

asteroidi apophis Kryqzimi i Orbitave Apophis është një prej të ashtuquajtërve kryqzues të Orbitav. Ky objekt nuk qëndron brenda rripit të Asteroidit, por e kryqzon rrugën e Tokës në dy pika. Aktualisht atij i nevoiten 323 ditë për një rrotullim të plot rreth Diellt, edhe pse relativisht shumë afër neve gjendet, është zbuluar shumë vonë, për arsye se diametri i tij është vetëm 300m, në anën tjetër, shikuar nga këndvështrimi jonë, ai gjendet shumë afër Diellit, gjë që ai mbirrezatohet nga Dielli. Orbitat e Tokës dhe Apophis kryqzohen në dy pika apo nyje, vetëm nëse dy trupat qiellor kalojn në të njëjtën nyje dhe në të njëjtën kohë mund të vie deri te kolizioni.
Sipas llogaritjeeve të fundit është kostatuar se në vitin 2029, Toka nuk do të ndeshet me Apophis, por Apophis do të kaloj në një distancë prej 29450 km larg nga Toka

Rreziku nga Asteroidet

Shpesh herë ka ndodhur që Asteroidet kanë ardhur shumë afër Tokës, duke paraqitur rrezik katastrofal për planetin tonë. Në të kaluarën Toka ka përjetuar, përafërsisht për çdo 100 mil vite, goditje të rënda nga Astroidet. Sipas informacioneve të shkenctarve që merren me kët problem thuhet se së paku pesë herë deri më tash është goditur Planeti jonë prej Asteroideve gjigante me pasoja të paparashikushme, që kanë quar deri te zhdukja masive e shtazve dhe bimëve. Së fundi një katastrof të tillë, Toka ka përjetuar para 65 mil vitesh, ky Asteroid goditi Ameriken qëndrore, me ç' rast i dha fundë ekzistencës së Dinosaurve. Me siguri që menjëher pas goditjes së këtij astroidi kanë vdekur shumë shtazë, mirpo kjo goditje direkt nuk ka quar deri te zhdukja totale e këtyre gjigantëve. Pasojat në ditët në vijim që erdhën nga kjo goditje ishin shkaktare të zhdukjes së Dinosaurve, malet filluan të kallen, pluhuri i madh që u krijua nga goditja, u ngrit lart dhe u shpërnda në Atmosferë duke penguar depërtimin e rrezeve të Diellit në sipërfaqën e Tokës, gjë që menjëher ndryshoi Klima , temperaturat zbriten, errsira ishte tër kohën, të gjitha bimët vdiqën për një kohë të shkurt në munges të rrezeve të Diellit, dhe temperaturave të ulta, Në munges të ushqimit vdiqën edhe ato shtazë të cilat kishin mbijetuar, supozohet se 60% e llojeve të shtazve që kanë jetuar në atë kohë kanë vdekur bashkë me Dinosauret. Natyrisht se nuk përjashtohet mundësia që prap të goditemi nga ndonjë Asteroid, një kandidat i rrezikshëm është Apophis, i cili në vitin 2029, do ti afrohet Tokës më afër se sa që është largësia në mes Tokës dhe Hënës. Distanca më e vogël në mes Tokës dhe Hënës është 363300km.

go top
go top