geokos.org

Definicioni i Astronomis

Astronomia studion karakteristikat e formimit dhe zhvillimit të materies në univers dhe në tërsi universin. Fjala Astronomi vjn nga gerqishtja e vjeter (ἀστρονομία-lexohet astronomia) që do të thot: Vrojtimi i Yjeve. Astronomia pra është një shkencë Natyrore e cila merret me studimin e të gjithë Trupave Qiellor si: Planetet , Hënat e ndryshme, Yjet duke përfshir edhe Diellin, Galaksit e ndryshme etj, në përgjithsi merret me hulumtimin e gjith universit.
Astronomia Vëzhgimi i Yjeve me Teleskop Astronomia vlersohet të jet një ndër shkencat më të vjetra natyrore, fillet e para të Astronomis janë vendosur ne kohrat e lashta, gjat hartimit të kalendarit. Me zbulimin e Teleskopit para 400 vitesh, Astronomia u bë shumë e popullarizuar, ndërsa në shekullin e 19, me zbulimin e Fotografis dhe Spektroskopis, që ishte njëherit edhe një zbulim historik, Astronomia përfitoi shumë nga këto zbulime dhe arriti të bëhet një ndër shkecat më të avansuara. Që nga mesi i shekullit 20 Astronomet kanë mundësin ta vëzhgojn universin jashtë Atmosferës së Tokës kët penges e tejkaluan me anije kozmike e cila arriti te depeërtoj jashtë Atmosferës së Palnetit ton . Edhe Astronomia si çdo shkencë tjeter natyrore ndahet ne degë dhe nëndegë të ndryshme.
Shkenca e Astronomisë është e ndarë në përgjithësi në objekte të hetuara, si dhe çfar natyre të hulumtimit i takojn kto objekte, si janë studiuar? vetëm teoretikisht apo janë edhe të vëzhguara. Displina të rëndësishme të Astronomis janë: Astronomia vëzhguese, Astrofizika, Astronomia dhe Mekanika Qillore. Fushat kryesore të studimit të Astronomis janë: Fizika e sistemit diellor, posaqërisht Planetologia, Astronomia Galaktike, e cila studion rrugën e qumshtit (milky way), Astronomia Extragalaktike, si dhe Astrofizika relativiste e cila merret me të ashtuquajturat vrimat e zeza . Stellarastronomija studion lindjen zhvillimin si dhe vdekjen e yjeve të ndryshme, Kosmologjia studion lindjen dhe krijimin e Universit, Kosomogonia përshkruan histrorin e zhvillimit të sistemit tan diellor, dhe cilsohet si disiplin teorike, Astronautika cilsohet si disiplin experimentale, si degë më e re njihet Exoplanetologjia e cila merret me studimin e planeteve jasht sistemit tan diellor .
Astronomia dhe shkencat tjera Natyrore
Astronomia është e lidhur ngusht me Matematiken dhe Fiziken, tradicionalisht Astronomija është e lidhur ngusht edhe me Gjeodezin (Astrogjeodezi) dhe Optiken, ne dekadat e fundit, bashkpunimi i Astronomis dhe i Gjeologjis po ashtu i Gjeofizikes është rritur dhe është bër gjithnjë e më i rëndësishëm, Mineralogjia analizon shkëbinjët e Tokës me metoda të ngjajshme me ato të trupave të tjer qiellor. Kosmokimia është pjes e kimis e cila studion shperndarjen e elementeve kimike ne trupat qiellor, ndërsa Astrobiologjia merret me hetimet e ekzistences se jetes ne universum.

Kosmosi - Universi - Gjithësia

kosmosi Pamje të Universit me Teleskop Gjithësia e njohur si (Kosmosi apo Universi) përfshin çdo gjë që ekziston: Hapsiren, Kohën, Materien dhe Energjin. Universi është krijuar përafrsisht para 13, 7 miliard vitesh si rezultat i Bumit të madh Big Bang dhe po zgjërohet vazhdimisht, pavarësisht nga mosha 13.7 miliard vite dhe madhësis së tij në dukje të pafund, Kosmosi është ende mjaft i ri. Universi ndoshta do të ekzistojë edhe disa triliona vite.
Çka do të ndodhë më tutje me Universin, ne mundemi vetëm të supozojm ose do të vazhdoj të zgjerohet si deri më tash, ose do të tërhiqet tërsisht në një pikë, për shkak të Gravitacionit. Deri atëherë, vijnë dhe shkojnë breza të mëtejshme të yjeve.
Dielli jonë si një Yllë i gjeneratës së dytë ose të tret, nuk do të ekziston deri në fund të Universit, Jeta e Diellit që nga lindja deri në shuarje e tij duhet të jet afro 11 miliard vite, ku gjysmen e jetës së tij e ka kaluar. Hapsira e Universit është e errët, dhe e ftoft, nuk ka kufij të jashtëm, përveq asaj Universi rritet edhe sot e ksaj dite panderper.
Temperatura e Kosmosit është matur, ajo ka -270°C, pra vetëm 3°C mbi absolutene mundëshme të ulët -273°C, Shkenctaret besojn se këto 3° Temperaturë mund të jet jehona e Big Bengut. Fillimisht Gjithësia ishte shumë e nxeht, mirpo dalngadal filloj të ftohet dhe tash ka arritur kët temperatur extrem të ftoht. Koha ka filluar së ekzistuari menjeher pas Big Bengut, njekohsisht me hapsisren, materin dhe energjin dhe po vazhdon sot e ksaj dite te ekziston, pra koha prapa si është e njohur nuk mund te kthehet . Që nga teoria e relativitetit të Albert Ajnshtajnit ne e dime se koha nuk është njësoj kudo, por ajo është e lidhur me një sitem referimi, varësisht nga një vend vëzhgimi, Koha mund të lëviz më shpejt apo më ngadal. Materia dhe Energjia sipas formules së njohur të Ajnshtajnit E = m ∗ c2 janë pothuajse njësoj dhe mundë të transformohn në njëra tjetrën.
Materien mundemi ta vëzhgojm, sepse atje pas Big Bengut jan formuar Planete dhe Yje të ndryshme, ku pastaj Yjet kan krijuar struktura të reja në Univers me përmasa gjigante të cilat ne i quajm Galaktika, të gjitha yjet brenda një Galaktike sillen gjithë së bashku rreth nje qendre.
Sisteme Diellore që i përngjajn sistemit tonë Diellor, ku për rreth një ylli sillen Yje, Komete Asteroide dhe shumë trupa të tjerë që ka mjaft në Kosmos. Materia përfshin edhe retë e gazit dhe pluhuri cilat janë të panumërta në Univers, këto re ose janë mbeturina të yjeve të cilat kan eksploduar, apo si pasoj e lindjes së yjeve të ri.
Energjia depërton në Gjithësi në formë të rrezatimit, një pjes të vogël të saj edhe ne mundemi ta shohim, ajo është drita e dukshme e Diellit dhe yjeve të panumërta, ndërsa pjesën më të madhe të rrezatimit nuk mundemi ta shohim edhe pse është prezente, pra kjo dritë është matur me aparte të caktuara, por sytë tan nuk jan aq të ndishem për ta vrejtur kët dritë.
Këto janë rrezatime termike si: Radiovalët, Rrezet infra të kuqe, Rrezet ultra-violet, Rrezat Rentgen dhe Rrezat gama, për ti vëzhguar këto rrezatime nevoitet për secilen nga një aparat i posaqëm për të apo Teleskop.
Çka mundë të vrehet në Univers ?
Planete dhe mbeturina të planeteve, Asteroide, Kometa, Meteoroide, Pluher dhe Gas, Yje të gjitha madhësive, në faza të ndryshme të zhvillimit, Xhuxha kafe, Gjigand të kuq, Xhuxha të bardhë, Pulsar, mjegullë të Planeteve, Galaktika në të gjitha verzionet p.sh. Galaktikë spirale, Galaktika të parregullta, Galaktika elipse, Vrima të zeza, vrima të zeza gjigante, Kuazarët (qenie enigmatike) etj.

Shpejtësia e Dritës

Vet emri po tregon se me çfarë shpejtësie lëvizë drita, dhe kjo është ndoshta shpejtësia më e madhe e mundëshme në Univers, asgjë nuk mundë të jetë më e shpejt se Drita. Nëse një rreze drite nga një Yllë në Yllin tjeter transferohet, ajo lëviz me një shpejtësi të pabesushme 299792 km/s, pra mbi 1miliard km/h, edhe pse drita lëviz me një shpetësi kaq të madhe , asaj i nevoitet një kohë e caktuar deri sa të arrin në Yllin tjeter, për arsye se Univesi është aq i madh dhe yjet janë me distanca të papërshkrushme në mes veti. shpejtesia e drites Shpejtësia e Dritës ≈ 299792 km/s Distanca mestare në mes Diellit dhe Planetit tonë është 149 milion km, ndërsa shpejtësia e dritës si tham më lart lëviz me 299792 km/s, pra rrezet e drites prej Diellit deri në Tokë bëjn 497 sekonda apo 8 minuta , ndërsa deri te Planeti Pluton, i cili është mbi 6 miliard km larg nga Dielli, Rrezet e diellit udhtojn mbi 5 orë deri sa të arrijn në kët Planet.
Sistemi ynë Diellor është vetëm një ishull i vogël në Kosmos të pafund. Për shkak të distancave të mdhaja në mes të yjeve të ndryshëm, largësia e tyre nuk mund të shprehet më në kilometera, p.sh vetem distanca deri te Ylli Proxima Centauri është 40678000000000 Kilometer, ma shkurt me thanë jan 40 billion km, duke marrë parasysh se ky yllë është më i afërti nga Toka, ndërsa po nese e matim distancen deri te Ylli Polar i cili është edhe 110 her më larg se Ylli Proxima Centauri, atëher mund ta parmendoni se sa billion km është kjo distanc, për ksi lloj distancash të mdhaja nevoite një masë ma adekuate, këtu mundet shpejtesia e drites të na ndhmoj, me anë të saj mundemi ta caktojm masen Vitedrite.
Vitedrite po tingllon si njësi kohore në relitet është njësi për matjen e distancave, Drita udhton me një shpejtësi prej 299792 km/s, pra për një vitë ajo kalon 9,46 Billionë Kilometra, megjithatë ky numer i madh nuk mjafton, për ta përshkuar rrugen deri te ylli më i afërt Proxima Centauri, pra neve na duhet të udhëtojm me shpejtësi të drites 4.2 vite pa nderprer për të arritur deri te ky yllë, ndërsa Ylli Polar është 430 vite drite larg nga Toka, për kët arsye është e pamundur që ksi lloj distancash të shprehen në kilometra.
Njësia Astronomicial (BA)
Për brenda sistemit Diellor, ne përdorim edhe një njësi për matjen e distances, të ashtuquajtur Njësia Astronomicial (BA), një njësi Astromical ka 150 milion km, dhe rrjedh nga distanca mesatare e Tokës nga Dielli, pra distanca e Tokës dhe Diellit është 1BA, ndërsa distanca e Merkurit nga Dielli është 1/3BA, kurse distanca e Plutonit prej Diellit është 40BA
Parsecs
Parsecs është një njësi më e madhe se vite drite, një Parsecs = 3,26 vite drite, Parsecs përdoret zakonisht për të përshkruar distanca të mëdha, ku shpesh përdoret edhe megaparsecs, një megaparsecs = 1milion parsecs. Galaktika jonë më e afërt Andromeda është 2. 3 million vite drite larg nga Toka, apo 705521 Parsecs

Përplasja e Yjeve në mes veti

Explodimi i Yjeve ka qenë si rregullë e ditës, nganjëher ka pasur përplasje të yjeve në mes veti, Yjet e mdhaja kan pasur njëkohsisht edhe gravitacion më të madh kështu që njëri tjetrin e ka tërhjekur në qender të gravitacionit, gjatë kolizionit në mes Yjeve ka pasur explodime gjigante, nga të cilat dolën elemente të reja, dhe në fund si rezultat i gjith kësaj formoheshin vrimat e zeza.
Vrimat e zeza mund të ken shërbyer për grumbullimin e yjeve, rreth vrimave të zeza grumbulloheshin shumë yje, ato yje të cilat vinin shumë afër materia e këtyre yjeve është thithur, njëkohsisht janë rritur vrimat e zeza, të gjitha këto formonin një fushë gravitacionale e cila pastaj ka tërhjekur Yje të tjera në brendi të saj, në kët mënyr janë formuar Galaktika gjigante, në mes të këtyre Galaktikave , shkanctaret sot kan vrejtur disa vrima të zeza .

Zgjerim i Përjetshëm

Universi zgjerohet panderprer, me siguri që Universi gjithmon do të zgjërohet, Rreziku se Yjet pas një jete të shkurter nuk do të ekzistojn është zvogluar gradualisht, me zgjerimin e fushes së universit, materia shperndahet njesoj , kështu që Yjet që lindin tash nuk munden të rriten si më heret, sepse nuk gjejn material ndertimi për rreth.
Yjet e vegjël kanë një jetë shumë më të gjatë se Yjet e mëdhej, shumica e Yjeve që janë vëzhguar deri më sot janë sa Dielli ynë ose më të vegjel, Yjet gjigante kanë përfunduar shumë më heret jetën e tyre ose gjenden në prag të shkatrrimit.
Në qiellin tonë pas disa mijra vitesh disa yje prominente nuk do të ekzistojn më, sepse kanë ardhur në fundë të ciklit të jetës së tyre, kjo vlen për shembull për Yllin Beltezgez shpatllen e Orionit, apo Antares, Ylli kryesor kuqrremt i Akrepit, të gjithë këta janë kandidat për një shperthim Supernove.
Kosmosi sot duket shumë i larmishem, vetem numri i Yjeve shkon ne triliona, dhe ekzistojn me milarda galaktika, Në fillim në krahasim me sot ka pasur pak Yje dhe disa vrima të zeza, pjesa tjeter e universit ka qenë e mbushur me Pluher, Gas dhe rrezatim, po ashtu universi ne fillim ka qenë shumë i nxeht. Edhe rruga e qumshtit nuk do të kursehet pas disa milliona vitesh ajo do të bashkohet me galektiken Andromeda në një Galektikë gjigante

Xhuxhat Kafe

xhuxhat kafe Xhuxhat Kafe Ekziston një fazë e ndermjetme në mes të Yjeve të madhaja që shkëlqejn dhe Planeteve të vogla nga Gazi, të cilat kan prejardhjen nga i njëjti material si Yjet, mirpo nuk kanë masë të mjaftueshme, që në brendi të tyre të filloj shkrirja e bërthamës. Xhuxhat kafe nuk mund të klasifikohen si Yje apo Planete, sepse nuk kan shumë ngjajshmëri me yjet dhe as me ndonjë planet, ata nuk janë aspak më të mdhej se Jupiteri, mirpo kanë shumë më shumë masë, dikund reth 12 her deri 75 her me shumë, dhe shkëlqejn shumë më zbeht, derisa janë të rinjë, për arsye se në brendi të tyre ndodhë deutriumi, mirpo pas fusionit fillojn shpejt të ftohen dhe më von marrin formën më shumë të një planeti se sa të një Ylli. Zbulimi i tyre i shtyri astronomet qe Xhuxhat kafe të radhiten në një kategori krejtësisht të veqant, në 10 vitet e fundit janë zbuluar qindra xhuxha kafe, ku shumica prej tyre lëvizin vet në galaktiken tonë, ndërsa disa prej tyre sillen edhe për rreth planeteve, ekziston mundësia që edhe Planetet sillen për rreth xhuxhave kafe.
Si formohen Xhuxhat kafe
Ekzistojn disa teori: në fillim zhvillohen si Yje normale, d.m.th. në një re molekulare formohet një bërtham nga jashtë, e cila është më e dendur se rrethinat e saj, në rast se bërthama e tejkalon masen minimale vjen deri te rrëzimi i res.
Gravitacioni tejkalon presionin e gazit të jashtëm, ndërsa materia bie në qendër të res dhe fillon të mbylllet, për shkak të rritjes së mases edhe forca e graviracionit të bërthames rritet dhe e tërhjek materialin që gjendet për rreth saj, masa dhe gravitacioni rriten edhe më tutje, kjo procedur vazhdon kështu derisa materie e mjaftushme grumbullohet, në mënyr qe brendia e yllit të sapo lindur të ket temperaturë të mjaftueshme, në mënyre që të fillon fuzioni bërthamor. Bërthamat e Hidrogjenit bashkohen me Helium dhe energjia e liruar merr formen e një rrezatimi të jashtëm, Ylli i ri fillon të shkëlqej, mirpo rritja e tij frenohet, masen e duhur për ta filluar fuzionin e hidrogjenit nuk mundet asnjëher ta grumbulloj.
Ekzistojn disa arsye:
Ndoshta reja molekulare është shumë e hollë dhe shumë e dobët dhe nuk ka material të mjaftushëm në dispozicion.
Ndoshta krejt afer formohen yje të tjera të cilat njëri tjetit ja grabitin gazrat.
Ndoshta afër tij formohet një Yllë, por shumë më i madhe, që Yllin e vogël të sapo lindur me anë të gravitacionit gjigant të tij e largon atë nga vendi i vet origjinal.
Xhuxha kafe ka në gjithësi shumë, mirpo për shkak se shkëlqejn shumë zbehët, është vështir të identifikohen, mirpo prej që ka filluar kërkimi i Exoplaneteve, është shtuar zbulimi i Xhuxhave kafe, vetëm nëse masa e e Objektit të zbuluar është përcaktuar, mundet të vendoset se a mundte të klasifikohet si Planet apo Xhuxhë kafe.

Exoplanetet ( Planetet jashtë sistemit Diellor )

Në vitet e fundit janë zbuluar mbi 900 Exoplanete, Exoplanetet janë Planete të cilat nuk kan sistem diellor, duke kërkuar Planetet të tjera ekziston një cilë i veqant, pra ne jemi duke kerkuar një Planet me karakteristika të njëjta si Planeti jonë, pra një Planet i cili ka përafërsisht ka dimensionin e njëjt si Toka që sillet rrreth një Ylli dhe ka distanca të njëjt sa Toka me Diellin, në mënyr që temperatura e sipërfaqes të jet e favorshme për jetë.
Si gjenden Exoplanetet
Një problem serioz është distanca e madhe që është në mes Planetit tan dhe Botës së panjohur, yjet vrehen si pika të vogla edhe pse janë topa gjigant të gazët, po ashtu nuk e dërgojn driten e vet, pra janë shumë të errët, edhe me teleskopet më të mdhej që janë në dispozicion, deri më sot nuk është vëzhguar ndonjë Exoplanet.
Astronomet viteve të fundit kan gjetur një metodë në kërkim të exoplaneteve, më detalisht mundeni kët faqe ta vizitoni , se si duken Exoplanetet ende nuk e dimë.
Çfarë distance ka Exoplaneti nga ylli i vetë dhe sa gjatë i duhet që të rrotullohet rreth yllit të vet kët mundemi ta matim, po ashtu mundemi ta vërtetojm se a' ka atmosfer? nëse po, si është e përbër. Kështu mundemi ta krijojm një foto me detalisht nga Planeti i zbuluar, dhe përafërsisht mundemi me vertetue se si duket ky planet.
Si mundemi me vërtetuar se a' ka shenja jete në një Planet të largët ?
Ne mundemi ta verifikojm se a ka jetë në një Planet tjeter, edhe pse distanca është shumë e madhe, së paku Planeti jonë ka një përbërje speciale të atmosferës me shumë oksigjen dhe metan, këto substanca krijohen vetem në proceste biologjike. Nëse e analizojm spektrin e atmosferës së ndonjë Planeti të largët, mundemi me vrejt oksigjenin dhe metanin, me kushtë nëse ka ai Planet.

Galaktikat

Në univers ka disa miliarda galaktika, ku pastaj secila prej tyre ka disa qindra miliarda yje, Galaktika ka në forma dhe madhësi të ndryshme,
Llojet e Galaktikav
dy galaktika bashkohen në mes veti Dy Galaktika bashkohën në mes veti në një Supergalaktik Ekzistojn galaktika në formë disku, sferike, apo formë të parregullt, disa prej galaktikave yjet janë të rregulluar në mënyrë uniforme, disa kanë formë spirale. Galaktika jonë sillet rreth qendrës së vet, në të cilën gjendet një vrimë e zezë, Yjet e jashtme ju nevoiten disa miliona vite për një revulucion të plotë, por yjet që gjenden në brendi të saj lëvizin më shpejt. Galaktikat e tjera rrotullohen gjithashtu, gjthqka në univers sillet, edhe vet universi rrotullohet, Galaktikat shpesh her përplasen dhe përzihen, nganjëher një galaktik kalon në tjetren dhe kështu që vetem vëlon prej yjeve, disa galaktika bashkohen në mes veti në një galaktikë gjigante saqë edhe bërthamat e tyre shkrihen dhe formohet një bërtham e vetme.
Galaktikat e mëdha shpesh her shoqrohen nga glaktikat e vogla që jetojn rreth tyre, së bashku ato formojn një grupë të madhë prej galaktikave. Rruga e qumshtit është antare e grupit lokal, Rruga e qumshtit dhe galaktika Andromeda janë dy antarët më të mdhenj të këtij grupi, përndryshe ekzistojn edhe qindra galaktika të vogla në kët grup.
Rruga e qumshtit dhe Galaktika Andromeda e tërhjekin njëra tjetren dhe lëvizin me një shpejtësi të madhe në drejtim të njëra tjetrës. Të gjitha Galaktikat e grupit tonë lokal tërhjekin njëra tjetren, të gjitha këto do të bashkohen pas disa miliarda vitesh në një Supergalakatikë.

Vrima e Zezë

vrima e zezë Vrima e zezë Vrima e zezë është një nga strukturat më misterioze të universit, vetëm para 50 vitesh është bër e njohur se ekzistojn vrimat e zeza .
Për ti identifikuar vrimat e zeza në Univers është vështir, sepse ato nuk lëshojn aspak dritë, janë gati të padukshme, mirpo ato identifikohen me një mënyrë tjeter, një vrimë e zezë është me të vërtet një vrimë në univers, ajo e shtermbon fushën me gravitacionin e saj në atë formë sa që formohet një vrimë, prej së cilës asgjë nuk mundet më të del jashtë nëse njëher ka ra në brendi të saj, as rrezet e dritës nuk munden më të shpëtojn. Vrimat e zeza aktive e thithin materien për rreth, dhe kështu bëhen edhe më të mdhaja, mirpo ka edhe vrima të zeza të cilat rrin te qeta , nëse afrohet ndonjë materie afer saj, ajo aktivizohet dhe e gëlltit. Vrimat e zeza janë një bllok i rëndësishëm i ndërtimit të universit, pa vrima të zeza me siguri gjërat do të ishin krejtësisht ndryshe, me siguri se nuk do të kishte univers, se çfar ndikimi kan vrimat e zeza në formimin e galaktikave, është aktualisht duke u hulumtuar nga shkenctarët.
Një vrimë e zezë është aq e zezë, sepse ajo nuk lëshon aspak dritë, rrezet e dritës të cilat kalojn afër saj, manipulohen nga gravitacioni i saj i cili ka një fuqi tërhjekse shumë të madhe.

Si identifikohen vrimat e zeza në Univers ?

Lakimi i rrezeve të dritës mundë të vëzhgohet, nëse gjendet një vrimë e zezë ndermjet neve dhe të ndonjë galaktike të largët, drita e galaktikes nga prespektiva jonë do të lakohet, për arsye se dritën të cilën e dërgon galaktika duhet të kaloj nëpërmjet gravitacionit të vrimës së zezë. Shmangëjen e rrezeve e quajn Gravitacionlensing efekt, një vrimë e zezë nuk gëlltit automatikisht gjithçka që vjen në afërsi të saj, ngjan ndonjëher që vriam e zezë i detyron yjet që të sillen për rreth saj, vlen të përmendet se këto yje lëvizin më shpejt se zakonisht.
Në rast se vrima e zezë më heret ka qenë pjesë e ndonjë sitemi binar të yjeve, ku pastaj një Yllë është shëndrruar në vrimë të zezë, mundet te vrehet se si Yllit të mbetur i rrëmbet materia pa ndërprer, ku pastaj krijohet rreth vrimës së zezë një disk akrecion, mandej materia e vjedhur sillet për rreth vrimës së zezë dhe dalngadal bie në brendi të saj. Me ndihmen e këtyre akrecion diskeve mundë të identifikohen vrimat e zeza.

Si formohen vrimate zeza dhe çfarë lloje të tyre ka ?

Një Yllë i madhë i cili në fund të jetës së tij explodon në një supernova, pjesa e mbetur shembet dhe shëndrrrohet në një fushë të ngushtë, aty formohet një vrimë e zezë, prej së cilës nuk depërton më drita.
Vrimate zeza mund të krijohen edhe kur dy Yje përplasen në mes veti dhe masat e tyre bashkohen, nëse masa e tejkalon një vler të caktuar, atëher ylli i ri bie në një vrimë të zezë, ekzistojn edhe supermasive vrima të zeza të cilat kan masen disa millonshe më të madhe se të Diellit tonë.
Ato gjenden në qenderen e shumices së galaktikav. Se si krijohen me të vërtet deri më sot është e paqart, është e mundur qe janë shkrir për menjeher disa vrima të zeza, po ashtu supozohet se nga prania e një vrime të zezë, është formuar një galaktik e madhe. Mini vrima të zeza së shpejti mund të kijohen edhe ne Laborator, në Univers nuk janë vrejtur deri më tash mini vrima të zeza.

Yjet

Grupi i yjeve orion Grupi i Yjeve Orion Yjet në shikim të parë duken tërsisht njësoj, ata janë në tër qiellin të përhapur dhe xixëllojn në tër Botën. Disa prej tyre shkëlqejn, disa të tjer janë më të zbeht. Një vështrim i yjeve në qiell do të thot një vështrim në të kaluaren, drita e yjeve mbrrin te ne me kohë të ndryshme, varësisht prej distances së Yllit nga Toka. Drita e Diellit arrin te ne për 8 min, ndërsa drita e Yllit Sirius arrin te ne pas 8 viteve, p.sh. nëse Dielli explodon nuk do të thot që menjëer do të errësohet Planeti jonë, por pas 8min, apo nëse Sirius sot explodon, ne do ta vrejm në qiell edhe 8 vite më pas, pra çdo shikim në qiellë është në relitet jo aktual, por në të kaluaren, si tham më lart varsisht nga distanca e yjeve. Një tjetër aspekt interesant se vjetërsia e yjeve është e ndryshme, po ashtu gjenden në faza të ndryshme të jetës së tyre, për shembull Plejadat janë relativisht të ri, dikund afer 1 milion vite në krahasim me sistemin tonë diellor që është rreth 4500 milon vite , Plejadat jan faktikisht ende fëmij. Betelgez p.sh. gjendet pak para kollapsit, ai është një Yllë gjigant i Orionit.

Brezat e Yjeve
Derisa Yjet e populacionit II kryesisht përbëhen nga Hidrogjeni dhe Heliumi, Yjet e populaciont I pra Yjet e reja përmbajn edhe elemente të rënda, ky lloj i yjeve në të cilin edhe Dielli jonë bën pjesë, përbëhen nga ret e gazta, që janë pasuruar më par me elemente të rënda. Pa këto elemente të rënda nuk munden gjithashtu të formojn trupë të fortë.
Planetet, Hënat, Asteoroidet, Kometat etj, kto Trupa nuk kanë mundur të formohen në universin e ri, mirpo prej nga vin këto elemete të rënda?
Në fillim të universit ka pasur vetëm Hidrogjen, sasi të vogël të Heliumit dhe shenja të Litiumit. Të gjitha elementet e tjera kimike si p.sh. Dioksid karbon, Azot, Silicium dhe Hekur janë formuar më vonë në brendi të yjeve massive, jeta e tyre është shumë e shkurtër.
Yjet sot
Yjet më të vjetra që mundemi sot ti vëzhgojm gjenden së paku në grupin Globulare M13 dhe janë formuar para 10 miliard vitesh. Janë Yje relativisht të vogla dhe kursejn shumë enrgji, për kët arsye kanë një jetgjatësi të madhe. Yjet masive të cilat u shfaqën në të njëjten kohë si yjet në grupin Globulare M13, kan exploduar para shumë milona vitsh dhe sot nuk ekzistojn më. Yje të reja formohen pa ndërprer edhe më sot, si është vëzhguar kohve të fundit re të mdhaja molekulare, si Orion Nebula M42.
Kto Yje formohen nga pluhuri i Yjeve dhe kanë përbërje krejt ndryshe se Yjet e vjetra, derisa Yjet e vjetra nuk kanë patur sistem planetar, yjet e reja munden me zhvilluar një sistem planetr.

Big Bang

Big Bang është pika absolute e fillimit të universit tonë, bashkë me të filluan hapsira dhe koha, askush nuk mundet me konfirmue se a' ka ndodhur apo jo, edhe kjo është vetëm një hipotez, por nga vëzhgimet astronomike dhe matjeve mundemi ta nxjerrim një model, se si ka filluar, dhe çka ka ndodhur që nga atëher.
Deri para 100 vitesh, mendohej se Universi është statik, dhe pothuajse se ai nuk ndryshon, po ashtu nuk njeheshin Galaktikat e tjera të cilat gjenden jasht rrrugës së qumshtit. Të gjithë yjet që vrehen në Qiellë i takojn Galaktikes tonë, në realitet ekzistojn Galaktika të panumërta të cilat gjenden miliona viteëdrite larg nga ne, dhe për kët arsye në qiellë vrehn vetëm si pika të vogla pa ndonjë detaj tjetër.
Për të ardhmën e univerzit vlen: gjithqka largohet njëra nga tjetra, dikur do të jen të gjitha galaktikat aq larg nga ne sa që drita e tyre nuk do të arrin më te ne, mirpo jo të gjitha galaktikat largohen nga ne, ato të cilat në afërsi kozmike nga ne qëndrojn do të afrohen rrugës së qumshtit dhe do të bashkohen, në këto galaktika dotë jet edhe Andromeda.
Kështu do të duket Uiversi në të ardhmën, Galaktikat e lagëta do të largohen edhe më shumë, ndërsa Galaktikat e afërta do të bashkohen në supergalaktika, në Supergalaktika do të lindin yje të reja, yjet e vjetra do të shuhen pasi që do ta hargjojn energjin.

Pak pas Big Bangut

Kalkulatori për konvertimin e vlerave të Temperaturës në Kelvin, Celsius, Fahrenheit.
Kelvin (K) °Celsius (C) °Fahrenheit (F)

Në dhjet mikrosekondat e parë Universi përbëhej prej grimcave themelore si kuark dhe gluon. Atome nuk kishte ende, Universi kishte një temperatur prej billiona grad celsius, zgjerohej shumë shpejt dhe njëkohsisht ftohej. Pas dhejt mikrosekondave temperatura u zbrit në dy billion grad celsius, grimcat për rreth u bashkuan dhe formuan protonet dhe neutronet e para.
Vetëm 100 sekonda më vonë Universi kishte 1 miliard grad celsius, protonet dhe neutronet arriten të bashkohen që të formojn atomet e para: Helium-4, dhe gjurmë të Deuteriumit, shumica e protoneve 75% qëndruan të pandryshuara. Universumi tash përbëhej nga një plasma, një lloj mixi nga bërthamat atomike, protonet dhe elektronet.
Pas 380000 vitesh temperatura në kosmos zbriti në 3000 Kalvin, kështu që protonet dhe elektronet u bashkuan dhe formuan Atome stabile, në një masë shumë të madhe tash u formua hidrogjeni i cili edhe më sot është elementi që gjendet më së shpeshti në univers. Plazma u shktrrua dhe drita depërtonte dhe zgjerohej pa pengesa, tani universi u bë transparent, Ret e formuar nga hidrogjeni u ngushtuan në ndikimin e gravitacionit, dhe kështu u formuan edhe yjete e para, dhe brenda tij hidrogjeni konvertohej në helium, disa milona vite më pas u shkatrrruan yjet gjigante në një supernova, dhe kështu e furnizuan rrethinen e tyre me elemente të reja kimike me : karbon, oksigjen hekur etj. Prej këtij pluhuri të yjeve u formuan yje të reja dhe pastaj u krijuan edhe galaktikatt e para.
Deri në ditët e sotme shumëçka ka ndryshuar, universi është zgjëruar dhe temperatuara ka zbritur deri 2.73 kalvin grad.
Si themelues i teoris së Big Bengut njihet Astrofizikanti rus Alexander Friedmann dhe Fizikanti belg Georges Lemaitre.

Rruga e Qumshtit

Në netët e kthjellta mundet të vrehet rruga e qumshtit, një shirit i gjër ngjyrë argjendi kalon nepër qiellë dhe depërton në disa konstelacione si p.sh. një pjesë të trekëndshit veror, mjellmës dhe shqiponjes.
rruga e qumshtit_milky way Rruga e Qumshtit e njohur si (Milky Way) Me anë të Teleskopit mundë të vrehen me miliarda yje, përafërsisht janë diku 500 milard yje, konstelacioni Shigjetari gjendet në qendër të galaktikes sonë, mirpo nuk vrehet sepse përpara tij gjenden re të pluhurit dhe të gazit, mirpo me anë të radioteleskopit mundemi me i vëzhguar. Rruga e qumshtit nuk gjendet e vetmuar në univers por ka disa galaktika për rreth saj, kryesisht prej galaxive të vogla, këto e formojn të ashtuquajtëren Halo, nëse e vëzhgojm rrugën e qumshtit nga hemisfera jugore vrehen dy galaktika për rreth saj, galaktika jonë fqinje është Andromeda ajo është momentalisht 2. 3 milion vite drite larg nga ne, pasi që Andromeda dhe Rruga e qumshtit po lëvizin në drejtim të njëra tjetrës ato do të takohen pas 3 miliard vitesh dhe do të bashkohen komplet në një Supergalaktik.

go top