geokos.org

Dielli

dielli Simboli astronomik i Diellit Dielli është ylli qëndror i sistemit tonë planetar. Çdo gjë sillet rreth tij, Planetet, Asteroidet, Kometet, thjesht çdo gjë rrotullohet rreth tij. Mirpo edhe Dielli rrotullohet vet rreth boshtit të vetë.
Edhe pse në qiell nuk duket që është më i madh se Hëna, mirpo në ralitet është shumë, shumë më i madh, aq i madh sa që 99% e materies së përgjithshme të sistemit diellor e përbën vetë Dielli, Dielli është 1. 3 milion herë më i madh se Toka . Në krahasim me yjete e tjera në univers është një yllë i mesëm.
Dielli është fakatori kryesor për jetën në Tokë, ai na ofron dritë dhe nxhtësi dhe e përcakton ekzistecën ton për çdo ditë. Për fat të mirë ne kemi një distancë konstante nga Dielli, pra ne jemi aty ku duhet të jemi, përndryshe, nëse Toka do të ishte pak më afër, jeta në Tokë do të ishte e pamundur për shkak të temperaturave të larta që do të mbretronin në Planetin tonë, në anën tjetër nëse Toka do të ishte më larg nga Dielli se sa ku jemi tash, jeta prap në Tokë do të ishte e pamundur për shkak të temperaturave të ulta që do të mbertronin te ne. Kushtet e jetës në Planetin tonë janë shumë të favorshme kështu që jeta do të zhvillohet edhe pas qindra miliona vitesh (shpresojm)!

Dielli është në top gjigant i përbër nga një sasi e madhe e Hidrogjenit dhe Heliumit dhe disa gazrave të tjera në një sasi më të vogël.
Në brendi të Diellit mbretrojn temperatura të larta mbi 15 milion grad celsius.
Thelbi i Diellit është një bërtham e madhe në të cilën atomet e Hidrogjenit shkrihen në mes veti dhe shëndrrohen në Helium, me atë rast lirohet një energji e madhe në formë të rrezeve të ndryshme. Dielli lëshon dritë dhe nxehtësi në Kosmos, mirpo ai liron edhe valë rentegen dhe radioval. Dielli brenda një sekondi konverton 657 milion ton Hidrogjen në 653 milion Helium, ky proces do të zgjas edhe 4. 5 miliard vite, mandej Dielli do të shuhet sepse do ti hargjohen rezervat e energjis.

Njollat e Diellit dhe dukurit e tjera

Edhe pse Dielli ka një pamje të qetë, pothuajse të mërzitshme kur e shohim çdo ditë në qiell, mirpo në realitet në Diell gjithmon diqka ndodh, ai e përhap eren diellore, rrotullohet çdo 25 ditë rreth boshtit të vetë, ka fusha të nxehta dhe jo aq të nxehta të cilat vazhdimisht ndryshojn.
Njollate Diellit janë fusha të ftohura, në sipërfaqën e Diellore dhe kanë një cikël 11 vjeqar sa i përket shpeshtësis së tyre, ka raste që vrehen shumë njolla në diell, nganjëher kalon kohë e gjatë dhe nuk vrehet asnjë njollë në Diell. Studimet shkencore kanë treguar se njollat e diellit kanë ndikim të drejtpërdrejt në klimën e Tokës. Qysh prej kohës kur u zbuluan teleskopet në fillim të shekullit 17, njollat e diellit janë vëzhguar vazhdimisht, ka patur perioda që nuk janë vrejtur kurrfar njollash në Diell. Ndërmjet vitit 1645 dhe 1715 ka pasur shumë pak njolla në Diell, njerzit kanë përjetuar vera të ftohta dhe të lagështa, gjë që ka ndikuar drejtpërsëdrejti në rendimentet bujqësore.
Një vëzhgim i sakët në sipërfaqën e Diellit është i domësdoshëm, në mënyr që të jen në gjendje të nxjerrin konklzine lidhur me të ardhmën e Tokës.
Kët detyr po kryen me sukses SDO (Solar Dynamics Observatory).

Struktura e brendshme e diellit

struktura e diellit Struktura e brendhme e Diellit Në brendi të bërthamës së Diellit temperatuara (mbi 15 mil gard) dhe shtypja janë aq të larta sa që materia ka formen e plazmas, vetëm këtu në thellsi të bërthames së Diellit ndodh shkrirja, pra bërthamat e hidrogjenit shëndrrohen në ato të heliumit. Si rezultat i gjith kësaj lirohet një energji në formë të rrezeve të ndryshme: rrezeve rentgen, rrezeve gama, për çdo sekond lirohet një energji prej 3700000000000000000000000 Wat.
Zona rrezative
Zona e rrezatimit e rrethon bërthamn dhe e transporton erenrgjin e gjeneruar me tutje, jasht. Derisa një foton (grimcë-drite) kët shtres plotësisht e depërton, ndeshtet shpesh herë me grimca të plazmës të cilat i dvijojn nga rruga, apo shpesh herë i thithin-absorbon plotësisht. Derisa një grimce e dritës e lëshon Diellin prej krijimit të saj, mundë të shkoj 10 milion vite. Temperatura e zonës rrezative qëndron prej 2 - 15 milion grad, Zona e rrezatimit merr mbi 70% të rrezes diellore.
Zona e Konvekcionit
Zona e Konvekcionit e mbështjell zonën rrezatimit dhe është 140. 000 km e gjër dhe përmban 20% të radiusit të Diellit. Meteria e nxeht ngritet lartë dhe pastaj ftohet dhe zbret përsëri në qendër të Diellit, ku pastaj prap nxehet dhe prap ngritet lart.
Fotosfera
Fotosfera është pjesa e dukëshme e Diellit, kjo sipërfaqe është 400 km e trash, prej këtu depërton drita e dukshme e diellit në gjithësi.
Temperatura në kët shtres është 5500 grad, Fotosfera e liron tër energjin e krijuar jasht saj, nganjëher prej këtu rrjedh një materie e madhe e cila quhet protuberancë.
Protuberanca
Kohë pas kohe rrjedhin rryma të gazit nga dielli në univers, kto rryma quhen protuberanca.
Shpesh janë vrejtur protuberancat thell në univers, deri 1 milion kilometer larg nga Dielli.

Energjia e Diellit

Dielli ka një mas prej 1,989 × 1027 tonelata
Në qendër të Diellit zhvillohet fuzioni bërthamor me 15.6 milion Kelvin, ku për çdo sekond 564 milion tonelata Hidrogjen shëndrrohen në 560 milion tonelata Helium, kjo rezulton një humbje të masës së diellit prej 4 milion ton për çdo sekond.

Prej momentit që keni hy ta vizitoni kët Faqe jan konvertu.

0

Miliard tonelata Hidrogjen në

0

Miliard tonelata Helium

0

Milion tonelata Humbje të mases

Çdo vit nga Dielli godet një energji rrezatuese nga 1.500 x 1018 Wh në shtresën e jashtme të atmosferës së Tokës. Ku prej këtyre rrezeve 30% direkt reflektohen dhe 11% absorbohen për ngrohjen e sipërfaqës së tokës

Si u formua Dielli

Dielli është një dhurus i pashterrshëm i energjis, në qendër të sistemit ton diellor, brenda universit të pafund, për banorët e Tokës është një gjigant i madhë, mirpo në univers në krahasim me yjet e tjera është i vogël dhe i parëndësishëm.
Menjëher pas Big Bengut u formuan yjet e para, atëher ishte universi shumë i ngusht dhe çdo gjë ishte afër njëri me tjetrin, në kët mënyr u formuan Yje masovike, të cilat kishin një përbërje kryesisht nga hidrogjeni qe në Univers kishte sasi të mjaftushme të këtij gazi. Jeta e këtyre gjigantëve ishte e shkurtër vetëm disa milliona vite dhe përfundonte me një supernova-explozion.
Si rezultat i fuzionit bërthamor perej Hidrogjenit u formua elemente të tjera si: Heliumi, Oksigjeni, Karboni, Siliziumi, Hekuri etj. Pas explozionit të këtyre gjigantëve, në Univers u shpërndan gazrat dhe formuan re të gazit dhe të pluhurit, të cilat më vonë kan shërbyer si materiali kryesor i formimit të yjeve të gjeneratës së ardhshme.
Dielli ynë u formua para 4. 7 miliard vitesh, pra diku 8 miliard vite pas Big Bengut. Në fillim të jetës së tij Dielli ishte një re me gas dhe pluhur, kjo teori është vërtetuar pasi Teleskopi Hubble bëri fotografi spekatakolare në konstilacionin e Orionit, atje mundë të vrehen re shumë të mdhaja, masive, dhe her pas here xixëllon ndonjë Yllë i ri.
Dielli me Planete Dielli me Planete Në fillim para 4. 6 milard vitesh, nga një re gazi dhe pluhuri e cila ishte në një farë mënyre homogjene, pra materia e saj e brendëshme ishte njëlloj e shpërndar, supozohet se Reja e Gazit ka mundur të shembet, si pasoj e gravitacioni të vet, pastaj e ka formuar një shtres të trash në qendër te saj, ku një sasi të madhe të materies e ka grumbulluar brenda kësaj shtrese.
Për shkak të Gravitacionit (Fuqia Tërheqëse) trashsia e formuar tërhjek gjithçka në vete që është për rreth veti dhe që është më e leht se vet, ajo rritet dhe rritet dhe e krijon një reaksion zingjiror. Masa ka filluar të rritet, ndikimi i gungës të sapo formuar rritet pa ndërprer, dhe më kët fillon të tërhjek material edhe më shumë nga reja e gazit, ylli i sapo lindur mbledh edhe më shumë materie për rreth veti në qendër të tij. Përmes grumbullimit masiv rritet dendësia edhe më tutje dhe me të po ashtu rritet edhe Temperatura brenda tij, gazi të ngjeshet dhe nxehet vazhdimisht pa ndërprer, Tani vetëm është formuar Proto Ylli, i gjth ky proces ka zgjatur disa disa miloina vite. Kur të arrin temperatura disa milionshe brenda Yllit, fillojn të shkrihen bërthamat e hidrogjenit në helium, me kët rast Proto Ylli liron një sasi të madhe të energjis në form drite dhe nxehtësie, Dielli për herë të parë fillon të bëj dritë, të shkëlqej. Periudha kohore e procesit të zhvillimit nga Protoylli deri te Dielli, ka zgjatur plot 10 milion vite.

Çfarë do të ndodh tani e tutje me Diell?

Dielli momentalisht ka kaluar gjysmën e jetës së tij, ai është i vjetër 4, 5 milard vite, ai do të jeton edhe kaq vjet deri sa te hargjon komplet hidrogjenin dhe të shuhet përgjithmon. Dielli nuk do të ndriqon 9 miliard vite gjith njësoj, në fillim të jetës së tij ka qenë më i ftoht se sot, Temperatura dhe shkëlqimi i dritës rriten gradualisht. Pas 100 milion vitesh jeta në Tokë do të jetë e pa mundur, për shkak se Temperatura në Tokë dhe drita do të jen aq të forta sa që në Tokë çdo krijes do të vdes. Edhe pse të gjitha Planetet në sistemi dillor do të jetojn edhe aq vjet sa Dielli, jeta në Planetin tonë do të jet e pamundor, vetëm nëse emigrojm në ndonjë Planet tjetër jasht sistemit tonë diellor.

Zënja e Diellit — Eklipsi Diellor

Ekliptika është rruga që përshkon Toka rreth Diellit

Eklipset Diellore nuk janë edhe aq të rralla siq mendojn disa, pë çdo vitë ndodhin 2 deri në 3 Eklipse Dillore diku në Botë, dhe vetëm në një rrip të ngushtë. Kështu që zënja totale e Diellit në një vend të njëjt ndodh shumë, rrall, shikuar statistikisht përsëritet për çdo 350 vite. Eklipsi Diellor është një ngjarje astronomike, kur Dielli, vëzhguar nga Toka, fshehet prapa Hënes pjesërisht apo tërsisht. Toka rrotullohet rreth Diellit dhe njëkohsisht Hëna rrotullohet rreth Tokës pandërprer, dhe arrin brenda 27 dite me bër një rreth të plot rreth Tokës. Dy herë brenda vitit e formojn Dielli, Toka dhe Hëna një linie. Derisa Hëna kalon prapa Tokës, Hëna është e plotë dhe e ndriqon Natën në Tokë me dritën reflektuse të Diellit .
Dy javë më vonë Hëna çvendoset në mes Tokës dhe Diellit dhe është e padukshme në qiell gjatë ditës, gjatë ksaj kohe mundë të ket zënje të Diellit, nëse Hëna pikrisht kalon para Diellit . Mirpo Orbiti i saj është 5 grad i pjerrët, për kët arsye shumicen e rasteve kalon mbi apo nën Diell. Orbiti i Hënes ka dy nyje, ku ai kryqzohet me Ekliptiken e Tokës, vetëm kur Hëna lëviz nepër një nga nyjet, mund të ket Eklips Diellore. Zënja e Diellit Zënja e Diellit (Eklipsi Diellor) Nëse Hëna në fazën e re e kryqzon Orbitin e Tokës, atëher formohet një linie në mes Diellit, Hënes dhe Tokës, hija e Hëns e godet Tokën dhe errëson kët pikë të sipërfaqës së Tokës, Ky proces quhet Eklipsi Diellor. Shikuar nga Toka, Hëna çvendoset para Diellit dhe e mbulon plotësishtë atë, për disa minuta, Dielli nuk vrehet në qiell dhe drita e tij nuk mundë të depërton deri te ne.
Yjet mund të vrhen në qiell në mes të ditës, gjithashtu edhe Hëna vrehet, mirpo ksaj radhe duket pak më ndryshe, ajo duket si një disk i zi, e cila është e rrethuar nga Korona Diellore !
Korona është shtresa e jashtme e atmosferës së Dillit, dhe kjo duket vetëm gjatë Eklpsit Diellor. Një total eklips diellor mund të shihet vetëm në një shirit të ngusht, nëse gjendemi vetëm pak larg kësaj zone, nuk mund ta vreni plotësisht zënjen e diellit, Hija thelbsore e Hënës është vetëm disa qindra kilometer e gjër, pra një eklips totale e përjetojn vetëm disa vende të Globit. Vendet që gjenden jasht këtij shiriti Eklipsin Diellor munden me vëzhguar pjesërisht, apo aspak, varsisht sa është distanca nga ky shirit.

Eklipsi Diellor te Trupat tjer Qiellor

Zënja e Diellit Eklipsi Diellor 29 Mars 2006 Eklipse Diellore ndodhin edhe në Planete të tjera në sistemin ton Diellor, e nevojshme per kët është vetëm një Hën, e cila kohë pas kohe çvendoset në mes të Diellit dhe Planetit. Mirpo askund nuk është Zënja e Diellit aq spektakolare si te ne ne Tokë, sepse Hëna jonë ka madhsin e duhur dhe ka distancen optimale nga Toka për ta mbuluar dritën e Diellit. Dielli dhe Hëna kan të njëjtën madhsi shikuar nga Toka në qiellin Toksor. Hëna e mbulon Diellin gjatë një Eklipsi Diellor, ashtu që nuk mund të depërton drita e Diellit në Tokë, mirpo shtresa e jashtme e atmosferës së Diellit (Korona), mbetet e lirë, kështu që mund ta shofim atë si një kufi rreth Hënës së zezë. Nëse Hëna jonë do të ishte më e madhe, apo më afër Tokës, me siguri që Korona e Diellit do të ishte e pa dukshme për neve. Nëse Hëna jonë do të ishte më e vogël, apo më larg nga Toka, Hëna nuk do të mund ta mbulonte tër Diellin dhe drita e Diellit do të depërtonte, kështu që nuk do të mund ta përjetonim ndonjë zënje të Diellit. Ne kemi Fat që jetojm pikrisht tash, dhe kemi mundësin ta përjetojm Eklipse Totale të Diellit, sepse përpara shumë kohësh, Hëna ka qenë më afër Tokës dhe ajo e mbulonte po ashtu Koronen e Diellit, por siq dihet Hëna largohet prej Tokës për çdo vitë nga 4cm, pra pas shumë vitesh Hëna nuk do të mundë ta mbulon total driten e Diellit, dhe një zënje total të Diellit nuk do të ket më, maksimum do të ket Eklipse në formë unazore, pra përjetone kët mrekulli derisa ende ekziston, këto fenomene Natyrore janë me të vërtet shumë të rralla.

Eklipsi Diellor në Planetin Mars

Është një dukuri e shpesht, pasi që dy Hënave të Marsit ju nevoiten 7. 5 orë, respektivisht 30 orë, për të bër një rrotullim rreth Marsit, derisa Hëna jonë për të bër një rrotullim të plotë rreth tokës duhet të kalojn 29. 5 ditë, pra Hënat e Marsit gjenden shumë më shpesh në mes të Planetit Mars dhe Diellit. Por megjithatë Hënat e Marsit janë shumë më të vogla se Hëna jonë, kështu që nuk munden me mbuluar diskun Diellor. Këtu nuk bëhet fjalë për Eklipse Diellore, por më shumë i ngjajn një tranziti, sepse hija e tyre nuk arrin asnjëher sipërfaqën e Marsit.

Eklipsi Diellor në Jupiter

Eklipsi Diellor në Jupiter Eklipsi Diellor në Jupiter Ne mundemi me vëzhgue edhe nga Toka, shpesh ndodh që njëra nga Hanat e Galileut kalon direkt në mes Diellit dhe Jupterit, pastaj bie hija e Hënës në shtresën e jashtme të atmosferës së Jupterit dhe depërton si një njollë e zezë mbi të. Me një Teleskop të mirë mundemi me vëzhguar pa problem nga Toka këto fenomene natyrore.
Këto Eklipse në Jupiter munden paraprakisht shumë preciz të llogariten, kështu që Astronomet munden saktësisht të pregaditen për vëzhgim, me siguri që asnjë njeri nuk do të mundë ndonjëher ta përjetoj ndonjë Eklips Diellor direkt nga Planeti Jupiter, por megjithatë ato ndodhin. Në foto shihen dy Hënat e Jupiterit Io (poshtë) dhe Ganymed (lartë-djathtas) Hijet e tyre trgojn shtresën e jashtme të Atmosferës së Jupiterit

Tabella e Eklipseve Diellore në Botë

Për të gjith ata të cilët dëshirojn ta përjetojn drejtpërsëdrejti Eklipse Diellore, ekziston një Tabellë me vendet të cilat një të ardhme të afërt do të ket Zënje të Diellit, mirpo adhurusit e Eklipseve Diellore, duhet të marrin një rrugë të gjatë nepër Botë, Zënje Totale të Diellit te ne në Kosovë nuk do të ket deri kah mesi i vitit 2081, pra një kohë mjaft e gjatë

Vendet në të cilat do të ket Eklipse Diellore në të ardhmën
Data Lloji i Eklipses Zgjatja e Totalitetit Vendi
26.02.2017 Unazor 44 Sek Jugu i Amerikes Latine, Atlantik, Afrika Jugore, Antarktis
21.08.2017 Total 2:40 Min Amerika Veriore, Veriu i Amerikes Latine
15.02.2018 Pjesërisht -------- Antarktis, Jugu i Amerikes Latine
13.07.2018 Pjesërisht -------- Jugu i Australis
11.08.2018 Pjesërisht -------- Evropa Veriore, Azia Verilindore
06.01.2019 Pjesërisht -------- Pacifiku Verior, Azia Verilindore
02.07.2019 Total 4:33 Min Pacifiku Jugor, Chile, Argjentina
26.12.2019 Unazor 3:39 Min Arabia Saudite, India, Sumatra, Borneo
21.06.2020 Unazor 38 Sekonda Europa Juglindore, Azia Jugore, Afrika Qëndrore, Kina
14.12.2020 Total 2:10 Minuta Pacifiku Jugor, Argjentina, Chile, Atlantiku Jugor

Këto të dhëna janë marrur nga webfaqja NASA-ECLIPSE, në kët link mundeni të gjeni informacione më të hollsishme lidhur më kët temë, vetëm në Gjuhën Angleze!

korona diellore
është rruga që e përshkon Hëna rreth Tokës,
go top