geokos.org

Planetet jasht Sistemit tonë Diellor

eksoplanete, exoplanete Exoplanete, Planete jasht Sistemit Diellor. Exoplanetet janë Planete të cilat nuk i përkasin asnjë sistemi Diellor, por ndonjë sistemi tjeter Planetar, pra rrotullohen rreth një ylli, apo ndonjë objekti të ngjajshëm me Ylli si një xhuxh kafe. Po ashtu janë zbuluar Planete të cilat nuk rrotulloehn rreth asnjë ylli, kto objekte njihen si Planemo. Në vitin 1980 janë zbuluar exoplanetet e para, mirpo në atë kohë nuk ka patur informacione për ekzistimin e tyre dhe ato janë klasifikuar si xhuxha kafe. Planetet e para që janë zbuluar jashtë Sistemit Diellor rrotulloheshn rreth Pulsar PSR 1257+12. Pulsar është zbuluar në vitin 1990 nga Astronomi Polak Aleksander Wolszczan. Nëpërmjet matjeve të sakta gjatë periudhës së kthimit e rrezeve që arrijn tokën nga pulsar, është bër e mundur të zbulohen tri exoplanete me masë prej: 0, 02, 4,3 dhe 3,9 të masës së Tokës dhe periudhat orbitale prej: 25.262, 66.5419 dhe 98.2114 Ditë. Në vitin 1994 është zbuluar edhe një Planet që rrotullohet rreth Pulsar PSR B1620-26, në kët Planetë nuk mund të zhvillohet jeta si te ne.
Zbulimi i parë definitive i një planeti me orbitë rreth një Ylli të ngjashëm me Diellin është bërë në vitin 1995 nga Michel Mayor nga Departamenti i Astronomisë në Universitetin e Gjenevës dhe bashkëpunëtorit të tij Didier Queloz me ndihmën e metodes së shpejtësis radiale. Planeti 51 Pegasi b, rrotullohet për çdo 4, 2 Ditë rreth Yllit 51 Pegasi është përafërsisht 40 vite-dritë nga larg nga Toka, dhe ka 0, 46 masën e Jupiterit. Exoplanetet në Orbitë rreth yjeve të ngjajshme si Dielli, për një kohë të gjatë nuk janë zbuluar, për shkak se exoplanetet kanë një dritë të zbeht, ndërsa Yjet rreth të cilave rrotullohen këto Planete janë disa herë më të ndriqushme.

Metodat indirekte të zbulimit

Deri më tash Exoplanetet janë zbuluar vetëm indirekt, ekzistojn disa metoda me anë të cilave është bër e mundur zbulimi i tyre dhe ato janë: Metoda Tranzit, Metoda Radiale, Metoda Astronometrike, Metoda gravitacionale microlensing etj.
Deri në fund të vititt 2015 janë zbuluar mbi 2040 Exoplanete, prej tyre 540 siteme planetare, që përmbajn prej 2 deri në 7 planete. Numri i planetteve të zbuluara me siguri do të rritet në vitet e ardhshme. Sipas hulumtimeve të fundit të univerzistet të Parisit thuhet se Yjet në rrugën e qumshtit mesatarisht kanë 1-2 Planete.
Disa nga Exoplanetet: 2M1207 b, Ssc2005-10c, HD 149026 b, CoRoT-4 b, Lalande 21185 B dhe OGLE-2005-BLG-390Lb, Epsilon Eridani b, Gliese 876 d, 55 Cancri e, Ypsilon Andromedae b, c dhe d, HD 10180, Gliese 1214 b, Kepler-42 b/c/d, Kepler-186f, Kepler-452b etj.

go top