geokos.org

Hënat në Sistemin tonë Diellor

gjysëmhëna Gjysëmhëna në Horizont Disa mijra vite ka qenë vetëm një Hënë e njohur dhe kjo ka qen Hëna jonë. Hëna është një emër i përgjithshëm për një objekt të caktuar qiellor.
Ne tani e dimë se edhe shumë planete të tjera posedojn Hëna, dhe disa prej ktyre Planeteve kan shumë Hëna. Kto Hëna janë shumë të ndryshme si nga madhsia, ashtu edhe për nga përbërja e tyre, ekzistojn 4 Hëna të cila janë më të mdhaja se Hëna jonë, dhe ato janë: Ganymed, Titan, Kallisto dhe Io. Secila prej tyre ka një dukje individuale dhe një përbërje unike.
Ekzistojn Hëna të cilat në krahasim me planetin e tyre janë shumë të mdhaja p.sh. Plutoni dhe Charon, të dyjat shpesh quhen edhe si planete të dyfishta. Edhe Asteroidet janë shpesh të rrethuara prej Hënave të cilat nuk janë aspak më të vogla se sa vetë, këtu quhen asteroide të dyfishta. Vetëm kohve të fundit janë zbuluar një numër i madh i Hënave, ku disa prej tyre janë shumë të vogla 1 deri në 2km diametër.
Planetet e gazit janë të rrethuara nga rrathët e pluhrit dhe shkëbinjëve të madhsive të ndryshme, i gjithë ky material nuk mund të numrohet si Hëna, momentalisht ekzistojn 200 Hëna në sitemin tonë diellor, ku me siguri në të ardhmën numri i tyre do të rritet.

6 Hënat më të mëdha në Sistemin tonë Diellor

Hënat

Dy Planetet shkëmbore Merkuri dhe Venus nuk posedojn asnjë Hënë !

Nëse i shikojm saktësisht se si janë të shpërndara Hënat nepër Planete, mundemi me vrejt së Planetet e gazta kanë shumë Hëna, ndërsa Planetet shkëmbore kan shumë pak ose nuk kan asnjë Hënë.
Toka ka Hënen e vetë, mirpo vetëm për shkak se menjëher pas krijimit të saj ka ndodhur një katastrof, sepse Toka u përplas me një Planetoid me madhsi të Marsit, kështu që materja e saj u rrëmbye dhe u hodhë në Univers. Si rezultat i ksaj fatkeqsie u formua një trup qiellor afër Tokës pra, Hëna jonë.
Pa këto ngjarje me siguri që edhe Planeti jonë do të mbetej pa shoqrues.
Marsi ka dy Hëna, por ato janë aq të vogla sa që lirisht mund të quhen si thërmija dhe jo Hëna,
pra nëse këto dy Hëna të Marsit nuk i njohim më si Hëna, po ashtu Hëna e Tokës e cila është formuar si rezultat i fatkeqësis, mundë të themi se Planetet shkëmbore nuk kanë Hëna aspak.
Në anën tjeter Planetet gjigante të gazit me fuqin e tyre tërheqse janë në gjendje edhe Hënat e mdhaj me mbajt afër veti si dhe shumë astroide dhe kometa, për kët arsye Planetet me gazë kanë shumë Hëna për rreth veti.

Klasifikimi i Hënave

Në pasqyrën më posht ju do të gjeni të gjitha Hënat në sistemin tonë Diellor, nëse ekzistojn Foto kualitative për to. Anijat Kozmke si Galileo në Jupiter dhe Cassini në Saturn kanë kryr detyrat e tyre mjaft me sukses duke na ofruar foto nga këto planete me kualitet të lartë, ndërsa nga Hënat e Uranit dhe Neptunit nuk ekzistojn fotografi të hollsishme, sepse asnjë Anije Kozmike nuk ka qëndruar për një kohë të gjatë në këto Planete.
Në anën tjeter kemi fotografi me shumë detaje për Hënen e Plutonit Charom, falë anijes kozmike New Horizons edhe pse ky xhuxh Planet është shumë larg nga ne.
Reaksionar do të thot se Orbita e Hënës është prapa, të kundërtën e Orbitës së Planetit.
Orbitale, Hënat orbitale ndajn një orbitë.
0-200, 200-1000, 1000-2000, 2000-6000 tregon madhësin e Hënave në kilometra.

  • Të gjitha
  • 0 - 200
  • 200 - 1000
  • 1000 - 2000
  • 2000 - 6000
  • Me Atmosfer
  • Cassini
  • Me Akull
  • Toka
  • Galilei
  • Herschel
  • Jupiter
  • Ulje në Hanë
  • Lassel
  • Magnetike
  • Marss
  • Neptun
  • Plutoni
  • Saturni
  • Trojaner
  • Urani
  • Koorbital
  • Reaksionar
  • Të Çrregulluara
  • Vullkanike

Kronologjia e Zbulimit të Hënave

Viti Ngjarja dhe Zbulimi Diametri i Hënes në km
1610 Për herë të parë u zbuluan Hënat edhe te të tjerat Planete, Galileo Galilei ka vrejtur katër pika të dritës të cilat u rrotullonin për rreth Jupieterit.
Këto Hëna u emruan si: Io, Europa, Ganymed dhe Kallisto. Ganymed është Hëna më e madhe në tër sistemin tonë Diellor, Kallisto është e treta për nga madhësia.
3643
3122
5262
4821
1655 Christian Huygens ka zbuluar Hënen e dytë për ga madhësia në sistemin tonë Diellor, ai e quajti Titan dhe rrotulluhet rreth Planetit Saturn. 5150
1671
deri
1684
Ndërmjet vitit 1671 dhe 1684 u zbuluan edhe katër Hëna nga Giovanni Domenico Cassini, të cilat rrotullohen rreth Saturnit dhe ato janë: Tethys, Dione, Rhea dhe Japetus 1060
1120
1530
1436
1787 Vetëm 100 vite mëvonë numri i Hënave rritet përsëri, në vitin 1781 u zbulua së pari planeti i Uranit dhe 6 vite më vonë, Wilhelm Herschel ka vrejtur dy Hënat e Uranit: Titania dhe Oberon 1578
1523
1789 Dy vite më vonë Herschel zbuloi edhe dy Hëna të Saturnit, Mimas dhe Enceladus, kështu që për herë të parë u zbuluan Hëna në Sistemin tonë Diellor që kanë diametr më të vogël se 1000 km 397
499
1846 Në vitin 1846 u zbulua Planeti Neptun, vetëm pakë më vonë u zbulua edhe Hëna më e madhe e tij. Britanezi William Lasell e zbuloi kët Hënë brenda këtij viti dhe u emrua me emrin Triton . Po ashtu u vërtetua për herë të parë një që një Hënë rrotullohet në të kundërtën e Orbitit të Planetit. 2707
1848 Lesell është shumë i suksesshëm në kërkim të Hënave tjera. Në vitin 1848 zbuloi Hënen e vogël të Saturnt dhe ja dha emrin Hyperion 266
1851 William Lasell pas vëzhgimeve intenzive, zbuloi edhe dy Hëna të Uranit: Ariel dhe Umbriel, këto Hëna janë gati të njëjta për nga madhsia dhe shpesh janë quajtur edhe si Hëna binjake. 1158
1877 Gjatë Mars opozites në vitin 1877, Toka dhe Marsi arrijn shumë afër njëra me tjetrën, çka edhe e bëri të mundur të zbulohen dy Mini-Hënat e Marsit: Phobos dhe Deimos Asaph Hall me kët zbulim bëri një zbulim epokal, sepse për herë të parë u zbuluan Hënat më të vogla se 100 km. 1158
1169
1892 Edward Emerson Barnard e zbuli një Hënë të Jupiterit e cila lëviz brenda Orbitit të Hënes Io. Kjo Hënë quhet Amalthea dhe ka formë jo të rregulltë, me këto dimensione: e gjërë 170km, e gjatë 270km dhe e lartë afë 150 km. 22
12
1898 William H. Pickering gjen Hënen e nëntë të Saturnit Phoebe . Kjo Hënë rrotullohet rreth planetit të vetë mbrapsht.
Orbita e saj është e pjerrtë për 174° në krahasim me Orbitat e Hënave të tjera.
200
  Edhe në të ardhmën do të zbulohen Hëna të reja të cilat rrotullohen për rreth Planeteve të gazit, por jo si më herët me Teleskop, por me ndihmën anijeve kozmike të cilat po udhtojn dhe do të udhtojn në Sistemin tonë Diellor dhe jashtë tij.  
1978 48 vite pasi që u zulua planeti Pluton u konfirmua se ky Planetë i vogël dhe shumë larg nga Dielli, posedon një Hënë e cila quhet Charon, kjo Hënë është sa gjysma e Planetit, gjë që është e jashtzakonshme për një hënë, për kët arsye edhe shpesh njihen si Planete të dyfishta, kto rrotullohen rreth Diellit me një distanc prej afro 6 milird km. 1212
1979
deri Sot
Numri i Hënave të zbuluara deri më tash është mbi 200, mirpo ky numër do të rritet me siguri, duke marr parasysh se anijet kozmike me Teknologji të lartë, po udhtojn edhe deri te Planetet më të largëta dhe po bëjn foftografi prej së afërmi të një kualitet të lartë, në këto foto vrehen shumë herë Hëna të vogla të cilat sillen rreth Planeteve, disa prej tyre nuk janë më të mdhaja se 1 - 2 km

1
2
3
4 ...

nasa_logo Këto foto të Hënave të ndryshme janë marrur nga faqja e agjensis së hapsirës NASA

Mars Opozita do të thot, kur Dielli, Marsi dhe Toka gjenden në një linie,
dhe kjo ndodh për çdo 780 ditë, ndërsa Opozita e shekullit ka ndodhur në vitin 2003, e ashtuquajtura Perihel-Opposition 2003 kur Marsi dhe Toka kishin një rekord distanc minimale prej vetëm 56 mil km!
go top