geokos.org

Hëna e Galileit Europa

Karakteristika të veqanta: Kore të trash nga akulli, Oqean me kripë, shumë pak kratera nga goditjet e asteroideve.
Europa është e përbër prej shtresave të ndryshme, në brendi të saj gjendet një bërtham nga hekuri e rrethuar nga guri silikatit. Mbi të supozohet se gjendet një Oqean i madh me ujë të kripuar.
Europa është e rrethuar nga një shtres e trash e Akullit.
Thuhet se ku ka Ujë, mund të zhvillohet jeta. Europa është një kandidat për jetën jashttoksore në sistemin ton diellor. Me siguri që kjo Hënë do të vizitohet ndonjëher nga ne, me ndonjë robot special i cili do të jet në gjendje që që ta shpon shtresën e trash të akullit, dhe të merr prova nga uji i Oqeanit. Plane për misone të tilla kan ekzistuar para shumë kohësh, shpresojm se një ditë do të realizohen.
Oqeani me ujë të kriposur ndoshta e rrethon tër Hënen, çka do të thot se është Oqeani më i madh në tër sistemin tonë Diellor, ky oqean nuk është drejtpërdrejt i dukshëm, sepse është i rrethuar nga një shtres e trash e akullit.
Shtresa e jashtme e Europës ka kontakt direkt me hapsirën e ftoht, ndërsa prej Diellit nuk arrin nxehtësi e mjaftushme, për ta liruar nag akulli kët shtres të ngrir.
Supozohet se Europa posedon më shumë ujë se sa Planeti jonë.

Orbita dhe Rotacioni

orbita e hënave të galileit Orbitat e Hënave të Galileit Europa rrotullohet rreth Jupiterit me një distancë mesatare prej 670900 km për 3 Ditë, 13 Orë dhe 14,6 Minuta.
Orbita e saj është pothuajse tërsisht rrethore.
Periudha e rrotullimit të Europës rreth Jupiterit me Hënat fqinjë qëndron 1:2, respektivisht 2:1, d.m.th. derisa Europa rrotullohet njëher rreth Jupiterit, Io rrotullohet dy herë, derisa Ganymed rrotullohet një herë rreth Jupiterit Europa rrotullohet dy herë.
Europa po ashtu edhe Hënat e tjera të brendshme të Jupiterit ka një rotacion të mbyllur njësoj si Hëna jonë, tregojn gjithmon vetëm njërën anë të saj përball Planetit.

Sipërfaqja e Europes

Vijat e errta janë thyrjet dhe çarjet e Akullit, Sipërfaqja e Europës është relativisht e re, në krahasim me Kallisto dhe Ganymed. Se çka gjendet brenda korës së akullit, është vërtetuar saktësisht me instrumentet matëse të Anijes Kozmike Galileo, e cila rrotullohej rreth Jupiterit prej vitit 1995 - 2003.
Temperatura në sipërfaqe është 110 K (−160 °C) në ekuator, ndërsa në pole 50 K (−220 °C) sipërfaqja e Hënës europes Sipërfaqja e Hënës Europa Sipërfaqja e Europës është afro 30, 6 milion kilometrakatror, e cila është gati sa Afrika. Me një Albedo prej 0, 64 ka një sipërfaqe më të ndritur se të gjitha Hënat e njohura në tër sistemin diellor. Reeth 64% e rrezeve të diellit që bien në kët Hënë reflektohen, ngjyrat e kuqrremta vijn si rezultat i mineralieve të kondenzuara, sipërfaqja e saj është jashtzakonisht e rrefshët, ajo është e mbuluar me brazda, por kanë një thellsi të vogël.

go top