geokos.org

Hëna e Galileit Ganymede

Karakteristika të veçanta: Hëna më e madhe e Jupiterit, njkohsisht Hëna më e madhe e tër sistemit Dillor, e mbështjellur me një kore të akullit, ka aktivitete tektonike.
Ganymed është padyshim Hëna më e madhe në tër sistemin tonë Diellor, me një diametër prej 5262 km, është më e madhe se Planeti i Merkurit i cili ka një diametër vetëm 4878 km.
Për një rrotullim të plotë rreth Jupiterit, Ganymed bën 7, 2 ditë. Sipërfaqja e Ganymedit mund të ndahet në dy regjione të ndryshme. Në një regjion gjeologjkisht shumë të vjetër, me shtresa të vjetra dhe numër të madhë të kraterve, si dhe nga një regjion pak më të ri, me shtresa të ndritshme dhe me gropa të dallueshme. Sipërfaqja e Ganymedit përbëhet prej dy pllakave kontinentale, të cilat lëvizin në mënyr të pavarur njëra prej tjetrës.
Shkëlqimi i dukshëm i Ganymedit në qiellin e natës është 4, 6 mag, teoretikisht kjo Hënë mund të shihet vetëm me sy, pa Teleskop, mirpo për shkak se Jupiteri është më i ndritshëm dhe drita e tij reflektohet në hapsirë, e bën që kjo Hënë të mos shihet pa Teleskop.

sipërfaqja e ganymedit Sipërfaqja e Ganymedit Në brendësi të saj gjendet një bërtham e hekurt e mbështjellur nga një shtresë e gurit silikat, sipërfaqja e jashtme është e mbështjellur me një kore të trash nga akulli, brenda ksaj kore supozohet se gjendet një shtresë tjetër me akullë të butë respektivisht me ujë të lëngshëm.
Në sipërfaqën e epërme të saj vrehen kratera që janë si pasoj e goditjeve nga astroidet, krateret e errët janë shumë të vjetër, ndërsa krateret me të ndritshëm janë më të rinj. Albedo e Ganymedit është 0, 43, kjo do të thot se 43% e rrezeve të Diellit reflektohen.
Në krahasim me sipërfaqën e Hënave fqinj Io dhe Europa, sipërfaqja e Ganymedit është relativisht e errët. Temperatura mesatare në sipërfaqën e ksaj Hëne është -160°C.
Ganymed posedon një atmosferë shumë të hollë, kryesisht nga Oksigjeni, supozohet se Oksigjeni është formuar nga efekti i rrezeve të Diellit mbi shtresën e ngrirë të Hënës Ganymed, ku uji ndahet në Oksigjen dhe Hidrogjen, Hidrogjeni i paqëndrushëm humbë në hapsirë, ndërsa Oksigjeni masiv, mbahet nga fuqia tërheqëse (Gravitacioni) i Hënës Ganymed.

go top