geokos.org

Hëna e Galileit Io

Karaktristika të veqanta: Mbi 300 vullkane, shumë prej tyre aktive, nuk vrehen gjurmë të goditjeve nga Asteroidet apo nga Meteroidet, nuk ka shenja që ekziston ujë.
Io ka një dimeter prej 3643 km, dhe është Hëna e tret e Jupiterit për nga madhësia, respektivisht Hëna më e brendshme e Jupiterit. Ajo rrotullohet rreth jupiterit për 1, 8 ditë. Sipërfaja e saj është e veqant në tër sistemin diellor, në Io ka më së shumti vullkane mbi 3000 dhe shumë prej tyre janë aktive. Shpërthimet vullkanike janë përcjellur disa hërë, dhe shtellungat e tymit janë vrejtur në lartësi deri 300 km në Kosmos.
Io ka një materie të brenshme shumë të nxeht, për kët është vetë Jupiteri fajtor, me fuqin tërheqëse të tij, mirpo edhe tri Hënat e tjera. Të gjitha këto formalisht e ngjeshin, dhe kjo nxehet mjaft, ndërsa energjin e nxehtësis kërkon ta liron jasht.
Io ka ngjyra të bukura dhe të shëndritshme, këto formohen si rezulat i shpërthimit të vullkaneve, gjatë këtij procesi lirohen gazra të ndryshme dhe fluska të lavës, Gazrat e nxehta gjatë shpërthimit të vullkaneve ngriten lartë, pastaj kondensohen dhe bien prap mbi sipërfaqën e ksaj Hëne në formë shiu dhe dioksid të sulfurit, e gjith kjo pastaj i jap formën dhe ngjyrat e veqanta që ka Io. io tupan patera Tupan Patera, një Oxhak i Vullkanit me diameter prej 75 km e mbushur me sulfur të lëngët Kjo fotografi dhe shumë të tjera jan bër në vitin 2000, me ndihmën e anijes kozmike Galileo.
Në sipërfaqe të Io-s nuk vrehen krateret e goditjeve nga trupat e tjer qiellor. Pa dyshim që edhe Io ka qenë shumë herë i goditur nga Meteoridet, mirpo sipërfaqja e tij gjatë milona viteve ka ndryshuar sa që nuk vrehen më krateret. Kraterët e Hënave janë gjurmët e goditjeve nga meteroidet apo asteroidet.

go top