geokos.org

Hënat e Jupiterit

Jupiteri ka një rekord absolut sa i përket Hënave, gjithsej 67 Hëna, rrotullohen rreth Gjigantit të gazt, kjo është vetëm gjendja aktuale, mirpo me siguri në të ardhmën do zbulohen edhe Hëna të tjera të cilat sillen rreth tij. Falë forces tërheqëse të tij, Jupiteri posedon shumë Hëna, shumica prej Hënave të tij nuk janë krijuar në afërsi të tij por diku në sistemin diellor, ndoshta në rripin e kuiperit, apo rripin e asteroidit, nëse një asteroid ka kalur në afërsi të tij, ai është detyruar nga gravitacioni i Jupiterit të qëndroj përgjithmon pran tij, për kët arsye sot shumica e Planeteve të gazta kan shumë Hëna për rreth veti, kjo krejtësisht duke ju falenderurar forcës së madhe tërheqëse që kanë këto Planete.
Katër Hënat më të mdha të Jupiterit jan zuluar nga Astrofizikanti italian Galileo Galilei dhe u emruan me emrat si: Io, Europa, Ganymed dhe Kallisto, po ashtu janë të njohura edhe si Hënat e Galileit. hënat e galileit Ndërmjet Jupiterit dhe Hënës së brendshme të Galileit (Io) ekzistojn edhe katër Hëna, të cilat u zbuluan 370 vite pas Galilei Galileut, respektivisht në vitin 1980.
Këto Hëna janë relativisht të vogla me diametër prej 20 - 100 km, këto Hëna u zbuluan falë fotogtafive që i bëri anija kozmike Voyager 2, një përjashtim e bën Amalthea . Kjo Hënë është pak më e madhe (x= 250km, y= 146 km), për kët arsye kjo Hënë u zbulua shumë më herët, saktësisht në vitin 1892. Amalthea është trupi më i kuq qiellor në sistemin tonë diellor, kjo Hënë ja tejkalon edhe Marsit për nga ngjyra e kuqe, edhe pse Marsi është i njohur edhe si Planeti i kuq.
Fajtorë për ngjyrën e kuqe është me siguri Io, sepse Io nxjerr nga vullkanet e saj pluhur sulfuri dhe e hedh jasht në kosmos, kët pluhur e mbledh Amalthea dhe e grumbullon në sipërfaqën e saj.

4 Hënat e Galileit

Hëna e Jupiterit Io
hëna me vullkane Io Io është Hëna e tret e Jupiterit për nga madhsia dhe ka një diametër prej 3476 km, po ashtu është Hëna më e brendshme e Jupiterit, dhe rrutollohet një herë për rreth Jupiterit për 1, 8 ditë.
Sipërfaqja e saj është unike në sistemin tonë Dillor, në Io ka më së shumti vullkane në tër sitemin diellor, mbi 3000 vullkane, dhe shumë prej tyre janë aktive. Shpërthimet vullkanike janë vëzhguar disa herë në kët Hënë, dhe shtëllungat e tymit janë vrejtur në lartësi deri në 300 km.
Për informata më të hollsishme lidhur me kët Hënë shikoni këtu.

Hëna e Jupiterit Europa
hëna e jupiterit Europa Europa emri i saj rrejedh nga një Princesh fenikase, në të ciën Jupiteri ishte dashuruar në të.
Europa është më e vogël se Io, dhe rrotullohet rreth Jupiterit brenda 3, 5 ditësh. Hëna është e përbër nga shtresa të ndryshme, në brendësi të saj ka një bërtham të hekurit e cila është e rrethuar nga guri silikat.
Nga ana tjetër ka një oqean me ujë të kriposur, i cili e përfshin tër Hënën, dhe kështu ky mund të jet Oqeani më i madh në tër sistemin tonë diellor, më shumë informata për kët Hënë mund të lexoni këtu.

Hëna e Jupiterit Ganymed
hëna e jupiterit Ganymed Ganymed është Hëna më e madhe në tër sistemin tonë diellor, asnjë Hënë tjetër nuk mundet me i bër konkurenc, me një diametër prej 5262 km, është më e madhe se Planeti Merkur (4878 km).
Për një rrotullim të plotë reth Jupiterit, Ganymed i nevoiten 7, 2 ditë.
Në brendësi ka një bërtham të hekurt e rrethuar nga shtresë me gurë silikati. Shtresa e jashtme e saj është e rrethuar me kore të akullit, ku brenda kësaj kore supozohet se gjendet akullë i butë dhe i ngrohtë, më shumë informata për kët Hënë, mund të lexoni këtu.

Hëna e Jupiterit Kallisto
hëna e jupiterit Kallisto Kallisto është Hëna e tretë për nga madhsia në tër sistemin tonë diellor, me një diametër 4821 km, pas Ganymed Jupiterit dhe Titan e Saturnit.
Kallisto është vetëm pak më e vogël se Planeti Merkur, për një rrotullim të plotë rreth Jupiterit, i nevoiten 16, 7 ditë .
Edhe kallisto është një Hënë prej akullit, korja e saj akullit arrin deri në 200 km trashësi, brenda saj supozohet se gjendet një oqean, bërthama e saj përbëhet nga hekuri dhe shkëbit, pjesërish edhe nga akulli, gjë që eshte e pa zakonshme, për më shumë mund të lexoni këtu

Pjesa tjetër 59 Hënave të jashtme

Prapa Kallistos gjenden shumë shkëmbinj të cilët rrotullohen rreth Jupiterit dhe janë klasifikuar si Hëna. Një pjesë e këtyre shkëmbinjeve janë shumë të voglë disa prej tyre nuk janë më të mëdha se 1 km dhe lëvizin me një distancë shumë të madhe prej Jupiterit, ndërmjet 7 - 30 mil km. Në krahasim me këto mini Hënat e Jupiterit, Hëna e jashtme e Galileit, Kallisto ka një distancë vetëm 1, 9 mil km nga Jupiteri. Këto mini Hëna nuk mundë të shihen me Teleskop, por u bën të dukshme me ndihmën e Anijeve Kozmike Voyager dhe Cassini. Disa prej këtyre Hënave të vogla sillen rreth jupiterit në drejtim të kundërt të Jupiterit d.m.th. prapa!
Shumica e këtyre mini hënave nuk janë formuar në afërsi të Jupiterit, por paraprakisht ishin Meteroide dhe Asteroide, të cilat u kapën nga fuqia tërheqse e Jupiterit dhe nuk u lëshuan më, por u detyruan të rrotullohen rreth Jupiterit.

go top