geokos.org

Hëna e Galileit Kallisto

Karakteristika të veçanta: Kore shumë të trash akulli, sipërfaqe të errët dhe të ndotur, krater jashtzakonisht të mdhej dhe të dukshëm .
Kallisto ka një diametër prej 4281 km, dhe kështu rënditet në vendin e tret për nga madhësia në tër sistemin diellor. Kallisto është vetëm pak më e vogël se Planeti Merkur, për një rrotullim të plotë rreth Jupiterit i nevoiten plot 16, 7 ditë, ndërsa rreth boshtit të vet rrotullohet për 16 Ditë 16 orë dhe 32, 2 min, po ashtu edhe Kallistu si Hënat e tjera të brendshme te Jupiterit tregon një rotacion të lidhur.
Edhe Kallisto është një Hënë nga Akulli, shtresa e jashtme e akullit arrin një trashsi prej 200 km., brenda ksaj kore supozohet se gjenden Oqeane dhe ujë të kripurë. Bërthama e saj përbëhet nga hekuri dhe shkëbijët, po ashtu një pjesë edhe nga Akulli gjë që eshtë e jashtzakonshme.
siperfaqja kallisto Sipërfaqja e Hënës kallisto Akulli në sipërfaqe e jashtëme përmban një ndytësirë jashtzakonisht të madhe.
Kallisto gjatë miliarda viteve të fundit ka mbledhur shumë pluhur nga Kosmosi dhe e ka depozituar në Akullë.
Kallisto ka një albedo shumë të vogël, për kët arsye kallisto duket shumë e errët në hapsirë.
Sipërfaqja e Kallistos është e mbuluar prej kraterve të shumët.
Te asnjë Planet apo Hënë tjetër në tër sistemin tonë Diellor nuk është vrejtur një dendësi aq e madhe e kraterëve, kjo do të thot se sipërfaqja e saj asnjëher nuk është shkrirë, asnjëher nuk ka pas tërmete, apo Vullkane, me një fjalë Kallisto prej krijimi të saj para 4 miliard vitesh asnjëher nuk ka ndryshuar pamjen e saj të jashtëme.

go top