geokos.org

Hënat e Marsit

Marsi ka vetëm dy Hëna, Phobos dhe Deimos. Emrat e tyre vijnë nga mitologjia greke.
Phobos dhe Deimos dikur ishin bijtë e Marsit dhe Venusit, që në përkthim do të thot "Frikë" dhe "Trishtim".
Hënat e Marsit janë zbuluar relativisht vonë, nga Astronomi Amerikan Asaph Hall në vitin 1877. Pse janë zbuluar kaq vonë rrejedh se Hënat e Marsit janë shumë të vogla, me diameter prej 22 km dhe 12 km, kështu që me Teleskop është shumë vështir për tu gjetur.
Hënat e Marsit nuk kanë formë të rrumbullakët, por më shumë i ngjajn një Patate. Me siguri që këto Hëna nuk janë formuar njëkohsisht me Marsin, por dikur më vonë janë kapur nga forca tërheqëse e Marsit, më parë kanë qenë si Asteroide, sipërfaqja e tyre është e shpuar nga goditjet e kometeve dhe trupave të tjer qiellor, përndryshe sipërfaqja e Hënave të Marsit nuk është e karakterizuar me diçka të veqant, nuk ka vargmale apo kodra të larta si në Hënën tonë.

Phobos

hena e marsit Phobos Hënat e Marsit - Phobos Phobos ka këto dimensione: 26 x 22 x 19 km.
Phobos është Hëna e brendshme, ajo lëviz me një distanc 9000 km nga Marsi, dhe rrotullohet komplet rreth marsit vetëm për 7 orë e 39 min, rezultati është se Phobos rrotullhet 2 herë për rreth Marsit, brenda një ditë të Marsit.
Parashikohet që pas 50 mil vitesh Phobos do të afrohet aq afër Marsit sa që forca e gravitetit të Marsit do ta copton atë në grimca të vogla dhe pluhur, dhe për një kohë të gjatë për rreth marsit do të formohen rrath nga pluhuri, si te Saturni apo planetet e tjera të gazit.
Pas një kohe të caktuar materiali për rreth unazave do të bie brenda sipërfaqës së Planetit, dhe dalngadal do të zhduken unaza e pluhurit.

Deimos

Dimensionet: 16 x 12 x 10 km
Deimos lëviz me një distanc prej 200000 km nga Marsi, dhe i nevoitet për një rrotullim të plotë 30 orë dhe 18 minuta. hena e marsit Deimos Hënat e Marsit - Deimos Deimos është Hëna e vogël e Marsit dhe ka një dendësi prej 1,7 g/cm3. Për shkak të formës jo të rregullt që ka kjo Hënë, në përgjithsi supozohet se Deimos po ashtu edhe Phobos, më par ishin Asteroide, por u kapen nga fuqia tërheqse e Marsit. Sipërfaqaj e këtyre dy Hënave është e mbuluar me një shtresë pluhuri, të ashtuquajtur Regolith. Kjo substancë është prezente edhe te Hëna e Tokës, shtresa e Regolitit është shumë më e trash te Deimos se sa te Phobos.
Deimos ka po ashtu një Albedo shumë të zbeht (0,07).
Dy formacione mbi Deimos janë emruar në vitin 1973, Krateri me dimeter prej 1, 9km është emruar si Voltaire dhe krateri tjetr me diameter prej: 1km quhet Swift.
Deimos do ta ket një fat pak ma ndryshe se Phobos, Deimos nuk do të rrëzohet në Mars, por do të largohet nga ai, dalngadal do të distancohet nga Marsi deri sa të zhduket përgjithmon në Univers.

go top