geokos.org

Hënat e Neptunit

Planeti Neptun ka 14 Hëna, sipas njourive të deri tanishme. Hëna më e madhe e tij Triton u zbulua pak ditë më vonë, pasi që u zbulua edhe vetë Neptuni. Kjo ka qenë në vitin 1846.
100 vite më vonë astronomi Holandez Gerhard Kuiper zbuloi edhe një Hënë të Neptunit (Nereide), e cila është 8 herë më e vogël se Tritoni.
Anija kozmike Voyager 2 e vizitoi Neptunin në vitin 1989, ajo me kët rast arriti ti zbuloi edhe 6 Hëna të tjera, mirpo edhe në vitin 2002/2003 u rrit numri i tyre, Sa Hëna saktësisht gjenden, ende nuk dihet, ndoshta në të ardhmën do të zbulohen edhe disa prej tyre.
Triton rrotullohet rreth Neptunit me një distanc mesatare prej 355000 km, në mes tyre gjenden edhe 6 Hëna të tjera, prej të cilave, Pretus është më e madhja. Nereide gjendet 15 herë më larg nga Neptuni se Tritoni. Pesë Hënat e tjera që u zbuluan në vitin 2002/2003 gjenden ende më larg nga Neptuni se sa Nereide, ndërmjet 15 - 48 mil km.

Hëna e Neptunit Triton

hena triton Hëna e Neptunit, Titon
Karaktristikat e Hanës Triton
Lloji Hënë e Neptunit
Distanca nga Neptuni 354759 km
Diametri 2707 km
Revolucioni 5, 876 Ditë
Albedo 0, 76
Shkëlqimi i dukshëm 13, 5 mag
u zbulua W. Lassell në vitin 1846

Triton i njohur edhe si Neptun I, është një Hënë me Akullë. Me një diametër prej 2707 km është Hëna më e madhe e Planetit Neptun, Hëna e shtatë prej të gjitha Hënave, si dhe trupi 16 qiellor në tër sitemin tonë diellor.
Triton rrotullohet rreth Neptunit për 5 Ditë dhe 21 Orë, kjo Hënë rrotullohet krejtsisht ndryshe prej Hënave të tjera të sistemit diellor, në kahje të kundërt me drejtimin e rrotullimit (reaksionar, dhe është e pazkonshme për një Hënë kaq të madhe dhe distanc relativisht të vogël nga trupi kryesor.
Tritoni rrotullohet rreth Neptunit brenda një distance kritike, dhe është e ekspozuar ndaj forcës tërheqse shumë të fortë të Nptunit, Tritoni vazhdon pa ndërprer duke ju afruar Neptunit, sipas llogaritjeve që janë bër Triton do ta kalon Kufirin Roche dhe do të coptohet tërsisht nga forca e gravitacionit të Neptunit, pastaj prej grimcave të Tritonit do të formohet një sitem i madh unazor njësoj si ai i Saturnit.
Me sa duket Tritoni është një objekt i madh rripit kuiper, besohet se është kapur nga forca tërheqase e Neptunit dhe e ka detyruar atë të rrotullohet rreth tij. Për nga përbërja fizike, Tritoni i ngjan shumë Hënës së Plutonit Charon, si dhe antarve të tjer të rripit të kuiperit.
gajseret ne henen triton Gejseret në Triton, Koha e rotacionit është e barabart me periudhën orbitale, njësoj si Hëna jonë dhe si shumica Hënave të Planeteve të tjera, ka një rotacion sinkron. Boshtii i saj rrotulluese gjendet pikërisht pingul mbi orbiten e tij. Edhe pse Gravitacioni i Tritonit është mjaft i dobët arrin ta mbaj një atmosferë e cila përbëhet kryesisht prej Azotit (99%) nga Metani (1%) , si dhe ka gjurmë të vogla të monoksidit të karbonit, megjithatë presioni prej (1,4–1,9 Pascal), që korrespondon me rreth 1 / 70.000 e presionit atmosferik të Planetit tonë, është jashtzakonisht e vogël, mirpo shpesh formohen prej rrezeve të diellit rryma konvekrive të cilat kujdesen që Gajseret e Tritonit të dalin mbi sipërfaqe.
Kur anija kozmike Voyager 2, me 25 Gusht 1989 fluturoi mbi Neptun dhe Hënat e tij, bëri fotografi fascinuese mbi sipërfaqën e Tritonit. Aty vrehen krater dhe deformime të kores nga akulli, gjurmet e kraterve të vjetër janë mbuluar ose me krater të rinjë, apo nepërmjet proceseve atmosferike dhe gjeologjike. Kjo rezulton se Hëna është gjeologjikisht ende aktive. Ishte befasuese fakti kur u vërtetua se në sipërfaqe të Tritonit ekzistojn vullkane aktive të ftohta të ashtuquajtura (Kryovulkanismus) të cilat nxjerrin komponime nga Azoti dhe pluhur të shkëmbinjëve deri në 8 km lartësi mbi sipërfaqe.
Boshti i rrotullimit të Tritonit është 157°C i pjerrët, përballë boshtit të Neptunit, ndërsa boshti i Neptunit është 30°C i pjerrët përballë boshtit të Diellit, kjo rezulton se Polet e Tritonit përkohsisht gjenden direkt përball Diellit, njësoj si te Planeti i Uranit. Temperaturat maksimale në sipërfaqën e Tritonit arrijnë deri -235°C, njëherit Tritoni ka temperaturën më të ulët prej të gjitha Hënave në tër sistemin diellor.
Sipas disa hypotezave, Triton ka një struktur të diferencuar, një bërtham nga shkëmbijt silikat dhe një mantel nga akulli i ujit, kjo ndarje është tipike gati te të gjitha Hënat e mëdha të Uranit dhe Neptunit. Para fluturimit të anijes kozmike Voyager 2 mbi Neptun, nuk është ditur shumë për Triton, edhe pse 143 vite më herët është zbuluar.
Që prej fluturimit të anijes kozmike mbi Neptun, është hulumtuar intenzivisht ky Planet me Hënat e tij, edhe nga Teleskopi më i njohur në Tokë Hubble Space Telescope.

Hëna e Neptunit, Proteus

hena triton Hëna e Neptunit, Proteus
Karaktristikat e Hanës Proteus
Lloji Hënë e Neptunit
Distanca nga Neptuni 117647 km
Diametri 420 km
Revolucioni 1, 12 Ditë
Albedo 0, 096
Shkëlqimi i dukshëm 19, 75 mag
u zbulua Voyager 2 - 1989

Proteus është Hëna e dytë e Neptunit për nga madhësia, dhe konsiderohet si Hëna më e madhe jo sferike natyrale e një Planeti. Proteus është zbuluar me 16 qershor 1989 nga Stephen P. Synnott dhe Bradford A. Smith prej fotografive të bëra nga Anija Kozmike Voyager 2. Edhe pse Proteus është më e madhe se Nereide, nuk u zbulua nga Toka, sepse Proteus rrotullohet shumë afër Neptunit dhe rrezet e Diellit e reflektojn atë, për kët arsye kjo Hënë u zbulua rreth 40 vite më vonë se Nereide dhe 143 vite pas Tritonit.
Koha e rotacionit është e barabartë me kohën e revolucionit, pra edhe kjo Hënë si Hana jonë, dhe si shumica e Hënave të mëdha kanë një rotacion sinkron.
Proteus ka një sipërfaqe të errët, me një Albedo prej 0, 096 d.m.th. vetëm 10% e rrezeve të Diellit reflektohen, Proteus konsiderohet të jet një ndër Hënat më të errëta prej të gjitha Hënave gjysëm të mëdha dhe të mëdha në tër sistemin diellor. Sipërfaqja e përgjithshme e saj është 2195000 km2, temperatura mesatare mbi sipërfaqe është −222 °C .
Sipërfaqja e saj është përplot me krater, Krateri më i madhë që përfshin gati gjysmën e diametrit është emruar me emrin Pharos. Me sa duket forma e ksaj Hëne nuk është ndryshuar asnjëher nga proceset gjeologjike, që nga krijimi i saj.

Hëna e Neptunit, Nereide

hena triton Hëna e Neptun, Nereide
Karaktristikat e Hanës Nereide
Lloji Hënë e Neptunit
Distanca nga Neptuni 5513787 km
Diametri 340 km
Revolucioni 360 Ditë
Albedo 0, 16
Shkëlqimi i dukshëm 19, 7 mag
u zbulua G. Kuiper në vitin 1949

Nereide është Hëna e tretë e Neptunit për nga madhësia, ajo ka një orbitë të quditëshme prej të gjithë Hënave të tjera në tër sitemit diellor, kjo do të thot se Orbita e saj është shumë eliptike, nganjëher i afrohet Neptunit deri 1, 4 mil km, nganjëher largohet prej tij deri 9, 6 mil km.
Asnjë Hënë e parregulltë e Planeteve të gazta, nuk afrohet aq afër Planetit amë si Nereide, Orbita është 32, 55° e pjerrët përballë ekuatorit të Neptunit.
Orbita e Hënës Triton është mesatarisht 5159000 km larg nga Orbita e Nereides, mirpo për shkak të formës elipse që ka kjo Hënë, ajo i afrohet Tritonit deri në 1 mil km. Distanca mesatare e Hënës tjetër të skajshme Halimede është 10 mil km . Rruga e parregullt që përshkon kjo Hënë është një indicie, që ky trup qiellor fillimisht ka mundër të jet pjesë e rripit të kuiperit, dhe më vonë është kapur nga forca tërheqëse e Neptunit.
Nerid rrotullohet rreth Neptunit për 360 Ditë, 3 orë, 16 min dhe 7 sekonda, ndërsa rreth boshtit të vetë rrotullohet për 11 orë e 31 min. Nereide ka një diamëtër mesatar prej 340 km dhe kështu është Hëna e tretë e Neptunit për nga madhësia, përveq kësaj ajo është Hëna më e madhe e parregullt në tër sitemin tonë Diellor, gjatë fotografimeve që i ka bër anija kozmike Voyager 2, është vërtetuar se kjo Hënë nuk ka formë të sferës. Sipërfaqja e përgjithëshme saj është 360.000 km, Temperatura mesatare në sipërfaqe është −223°C. Hëna tjetër e jashtëme është Halimede, kjo besohet se është një copë e Nereides e cila është shkaktuar nga përplasja.

S/2002 N 2, S/2002 N 3, S/2003 N 1, S/2002 N 4

orbita e hënave neptun Orbita e Hënave pa emra Në vitin 2002 dhe 2003 janë zbuluar edhe 5 Hëna të Neptunit, këto Hëna janë shumë të vogla, me diametër prej 28 - 60 km, dhe rrotullohen shumë larg nga Neptuni.
Hëna e jashtme bën 25 vite për një rrotullim të plotë dhe largohet nga Planeti qëndror deri në 72 mil km, ky është një rekord në tër sitemin diellor. Hënat e jashtme nuk kanë emër, por vetëm një numër p.sh. S/2002 N 3.
Orbitat e tyre janë shumë të quditëshëm, sepse të gjitha këto Hëna kanë Orbitë me formë elipse , asnjë prej tyre nuk ka Orbitë rrethore, shiko grafiken.
Orbita më e vogël i takon Hënës së Nereides, kjo Hënë ka orbitën më formë më elipse në tër sistemin tonë diellor.

Largësia minimale që një trup qiellor mund të ketë gjatë qarkullimit rreth një trupi tjetër pa u copetuar nga gravitacioni i tij.
Kufiri Roche është emëruar sipas Edouard Roche i cili zbuloi në vitin 1850
go top