geokos.org

Hëna e Plutonit, Charon

hena triton Hëna e Plutonit, Charon
Karaktristikat e Hanës Charon
Lloji Hënë e Plutonit
Distanca nga Plutoni 19600 km
Diametri 1208 km
Revolucioni 6, 38 Ditë
Albedo 0, 372
Shkëlqimi i dukshëm 17, 26 mag
u zbulua nga J. Christy në vitin 1978

Charon është Hëna më e afërt, prej gjithsej pesë Hënave më të njohura të planetit xhuxh Pluton. Charon u zbulua në vitin 1978, diametri mesatar është 1208 km d.m.th se është pak më e madhe se gjysma e diamtrit të Plutonit. Në gusht të vitit 2006 është diskutuar nga (IAU), nëse Plutonit dhe Charon së bashku të klasifikohen si planete xhuxh, mirpo vetëm plutoni u cilsua si i tillë, charon mbetet edhe më tutje vetëm si një satelit. Charon dhe Plutoni rrotullohen në mes veti për 6, 38 ditë.
përbërja e charonit Dy Hipoteza lidhur me ndertimin e brendshëm të Hënës Charon Dendësia mesatare e sipërfaqës së charonit është 1,65 g/cm3, ku 55-60% përbëhet nga shkëmbinjët dhe 40-45% nga akulli i ujit, ndërsa përbërja e plutonit ishte 70% shkëmbinjë.
Ndërtimi i brendshëm i Charonit mbështet prej dy teorive:
Charoni është një objekt i diferencuar, pra i ndërtuar prej një bërthame shkëmbore dhe një kore të akullit. Apo është një përzirje shkëbinj-akull. Pasi që është zbuluar se në charon ekzsitojn vullkane nga akulli të ashtuquajtura Kryovulkanismus, teoria e parë është favorizuar, kështu që charon cilsohet si Hënë e Akullit. Ndryshe nga sipërfaqja e Plutonit e cila ishte e mbuluar me azot të ngrir dhe metan, sipërfaqja e charonit duket se përbëhet nga akulli i paqëndrushëm. Po ashtu është për tu habitur pothuajse mungesa e plotë e kraterve, kjo tregon se sipërfaqja e ksaj Hëne, deri para pak kohësh ka pastur procese aktive gjeologjike, apo forma të tjera të cilat kanë ndikuar për largimnin respektivisht mbulimin e gjurmëve të kraterve. Temperatura mesatare e sipërfaqës në Charon është minus 220°C.

go top