geokos.org

Hënat e Saturnit

Saturni posedon gjithsej 63 Hëna, Titan është Hëna më e madhe që rrotullohet rrth Saturnit, njëkohsisht është Hëna e dytë në tër sitemin tonë Diellor për nga madhsia.
Titan u zbulua nga Christian Huygens në vitin 1655, kjo Hënë mund të shihet vetëm me Teleskop.
Giovanni Domenico Cassini në mes viteve 1671 dhe 1689 zbuloi edhe katër Hëna të mdhaja me diameter mbi 1000 km që sillen rreth Saturnit, ato u emruan: Rhea, Japetus, Dione dhe Tethys.
Pas 100 viteve u zbuluan edhe dy Hëna, këto Hëna u zbuluan nga Astronomi Wilhelm Herschel, i cili po ashtu ka zbuluar Planetin Uran, këto Hëna u emruan: Mimas dhe Enceladus dhe janë të mdhaja vetëm sa gjysma e Hënave Cassini. Shumica e Hënave të tjera të Saturnit u zbuluan shumë më vonë nga Anijet Kozmike, të gjitha këto Hëna kanë një diameter prej vetem disa kilometrash dhe për kët arsye janë klasifikuar si mini-hëna.
Për arsye se Saturni është i rrethuar prej rrathëve që përbëhen prej shkëmbinjëve të mdhej dhe të vegjel, është vështir të thuhet se ku gjendet kufiri në mes shkëmbinjëve dhe Hënave. Cila është Hënë dhe cila është vetëm pjesë e unazave, sa e madhe duhet të jetë Hëna dhe cilat kriterie duhet ti përmbush për ta klasifikuar atë si Hënë? Kjo është pytje e vështir.

Hënat kryesore të Saturnit

Këto janë Hënat kryesore të Saturnit: Titan është Hëna më e madhe e Saturnit. Ndërmjet Saturnit dhe Titanit gjenden edhe një numër i madh i mini hënave të cilat nuk i kemi paraqitur këtu. Vetëm në mes Saturnit dhe Hënës Mimas, sipas njohurive të deri tashme, gjenden edhe gjasht hëna të vogla: Pan, Atlas, Prometheus, Pandora, Epimetheus dhe Janus.

Titan, Hëna më e madhe e Saturnit

hena Titan Hëna e Saturnit, Titan
Karaktristikat e Hanës Titan
Lloji Hënë e Saturnit
Distanca nga Saturni 1221830 km
Diametri 5150 km
Revolucioni 15, 945 Ditë
Albedo 0, 22
Shkëlqimi i dukshëm 8, 4 mag
u zbulua nga Ch. Huygens në vitin 1655

Karakteristika të veqanta: e vetmja Hënë me atmosferë, shtresë të mbyllur të reve, liqene dhe oqeane nga metani.
Titani është një Hënë shumë e madhe, me një diameter prej 5150 km, më e madhe se Planeti Merkur dhe Expalneti Plutoni, po ashtu më e madhe se Hëna jonë. Në fillim është menduar se është Hëna më e madhe në tër sistemin Diellor, mirpo ky mendim ishte i gabuar, sepse Atmosfera e saj e bënte Titanin të dukej më e madhe se Ganymed i Jupiterit.
Titani është e vetmja Hënë e njohur e cila ka një atmosferë të trash, kjo zakonishtë është tipike te Planetet dhe jo te Hënat.
Hënat e tjera kanë një atmosferë shumë të hollë, ose nuk kanë aspak. Supozohet se Atmosfera e Titanit është më e trash dhe më e dendur se Atmosfera e Planetit tonë. Ajo shkon deri në 500 km lartësi dhe ka një shtypje të ajrit deri 1500 hPa pran sipërfaqës, ndërsa Atmosfera e Tokës shkon deri 100 km lartësi, dhe ka një shtypje të ajrit deri 1050 hPa.
lander Huygens Landeri Huygens Për një kohë të gjatë ishte e pamunder të kuptohej se si duket sipërfaqja e saj. Titani është i rrethuar me një shtresë të trash të reve të ngjashme me Venusin, dhe nuk vrehet brenda se si duket. Fotografit e para i sjelli Anija Kozmike Pioner 11, Voyager 1 dhe 2, mirpo fotografit nuk ishin të kjarta, sepse shtresa e reve ishte e pa depërtushme.
Me 14 Janar 2005 Anija Kozmike Cassini-Huygens arriti në sitemin e Saturnit, dhe e lëshoj Landerin mbi retë e Titanit, gjatë aterimit me parashutë, Landeri arriti të bëj matje të ndrysheme dhe njëkohsisht bëri fotografi kualitative.
Pas uljes së Landerit në sipërfaqën e Titanit, arriti të bëj fotografi dhe matje të ndryshme, mirpo pas 70 min Landeri u ngri në sipërfaqën e Titanit të mbuluar me Akull. Më par Landeri dërgoj një sasi fotografish dhe data të matjeve deri te Anija Kozmike Cassini e cila ende ishte lartë, dhe të dhënat i dërgonte më tej në drejtim të Tokës.
Sipërfaqja e Titanit
Në sipërfaqën e Titanit është shumë ftohtë, temperatura mesatare është -180°C.
Në shikim të parë sipërfaqja e Tokës nuk dallon shumë nga sipërfaqja e Titanit, ekzistojn Kodra, vargmale, Liqene dhe Oqeane, në qiell vrehen retë, mirpo në realitet në Titan është shumë çka është ndryshe. Ajri është i përbër prej Azotit 90%, dhe Metanit 5%, çka do të thot se nuk ka ajër për frymarrje për banorët e Tokës. Oksigjeni mungon tërsisht, po ashtu dioksidi i karbonit i cili është i rëndësishëm për bimët mungon, retë janë nga metani dhe shpesh herë bie shi dhe formohen liqene dhe lumej nga Metani. Pikat e shiut nga metani janë shumë të mdhaja me një diameter prej 1 cm , dhe bien shumë ngadal në sipërfaqën e Titanit, për shkak të gravitacionit të dobët që ka kjo Hënë, në Tokë Metani gjendet në gjendje të gaztë. Vullkanet në Titan nuk rrjedhin lava, por akullë dhe amoniak, shkëmbinjët nuk përbëhen nga gurët silikat, mirpo nga akulli i fortë. Titani ka një rotacion të lidhur, kjo do të thotë se gjithmon tregon të njëjtën anë kah Planeti, njësoj si Hëna jonë dhe të gjithë satelitet e tjrë të mdhej, pra rrotullohet rreth boshtit të vetë me të njëjtën kohë dhe më te njëjtën shpejtësi ashtu si rreth saturnit prej lindjes kah perendimi për 15 ditë 22 orë dhe 41 minutë, në ekuator arrin shpejtësin prej 12 m/s .

Hëna e Saturnit Rhea

Karakteristika të veqanta: Rotacion të lidhur, në njërën anë shumë Krater, në anën e pasme më pak krater, por disa qarje.
Rhea ka një diametër prej 1528 km, dhe është Hëna më e madhe e Saturnit, pas Titanit.
Rhea përbëhet nga shkëmbinjë të ndryshëm dhe është e mbuluar nga një shtresë e trash prej akulli. Kjo Hënë ka një përbërje shumë të ngjajshme me Dione po ashtu edhe Albedo e saj është e ngjajshme, kto dy Hëna kanë po ashtu faza të njëjta të zhvillimit. Njësoj si te shumica e Hënave të Planeteve të gazta, sipërfaqja e tyre nuk ka kodra dhe vargmale të larta si te Hëna jonë.
Përbërja Fizikale
Rhea ka një diametër mesatar prej 1528 km. Dendësia e saj ultë prej 1, 240 g/cm3, tregon se 2/3 e sipërfaqës janë nga uji i ngrir, si dhe nga një bërtham të mbështjellur nga guri silikat.
Albedo e saj është 0, 65 që do të thot se 65% e rrezeve të diellit që bien në kët Hënë reflektohen, në krahasim me Hënat e tjera Tethys dhe Enceladus, sipërfaqja e saj është relativisht e errët. Sipërfaqja e cila është direkt e goditur nga rrezet e dillit arrin deri -174°C, por temperatura në hije arrin -220°C. Rhea rrotullohet rreth boshtit të vetë për 108 orë dhe 25 minuta dhe ka një rotacion të lidhur, njësoj si Hëna jonë. Rhea ka një shkëlqim të dukshëm prej 9, 7m, dhe shikuar nga Toka është Hëna që shkëlqen më së shumti nga të gjitha Hënat e Saturnit, Rhea nuk vrehet nga Toka pa Teleskop.

Hëna e Saturnit Iapetus

Karakteristika të veqanta: Ka një pjsë të errët dhe një pjesë të ndritshme, pikrisht përgjatë ekuatorit ka një sasi të madhe vargmalesh .
Iapetus ka po ashtu një rotacion të lidhur, që do të thot se rrotullhet rreth boshtit të vetë për aq kohë sa i nevoitet për të bër një rrotullim të plotë rreth Planetit të vetë, pra për 79 Ditë, 7 Orë dhe 55 Minuta. Boshti i saj qëndron pingul në Orbitë, nuk devijon anash aspak.
Hëna me dy Ftyra
Rajonet e errëta janë emruar sipas zbulusit të saj Cassini Regio, ndërsa rajonet e ndritshme quhen Roncevaux Terra. Një kohë të gjatë është spekuluar pse kjo Hënë ka dy regjione kaq të ndryshme, për kët qëllim sot ekzistojn disa teori lidhur me kët problem.
Hipoteza 1
Nëpërmjet të vëzhgimeve të Anijes Kozmike Cassini është bër e qartë se, Japetus rrotullohet shumë ngadalë, ajo tregon gjithmonë të njëjtën anë në drejtim të fluturimit. Supozohet se në njërën anë Iapetus grumbullon shumë pluhurë nga kosmosi, kështu që akulli ka marrë ngjyrë të errët dhe kjo ja mundeson të thith më shumë dritë të diellit, në anën tjeter qon deri te avullimi i shtresave të akullit, gjë që mundëson shfaqjen e shkëbinjëve të cilët gjenden në thellsi të madhe, këto shtresa shkëmbimore kanë një ngjyrë të errët.
Hipoteza 2
Materialet e errta mundë të jenë si rezultat i komponimeve organike, të cilat shpesh herë gjenden te meteroitet primitive, si dhe në sipërfaqën e kometeve. Sa e trashë është shtresa e materialit ende nuk dihet, në rast se është e hollë, kjo shtresë duhet që rregullisht të ripërtrihet, në rast të një goditje materiali i ndritshëm do të nxirrej nga nëntoka.
Hipoteza 3
Materiali i errët mund të ket ardhur nga brendësia e Hënës përmes një kombinimi nga aktivitet vullkanike në sipërfaqe, kjo teori mbështet nga depozitat e koncentruara në fundë të kraterve.
Hipoteza 4
Një teori tjetër thot se Materiali i errët vjen nga Hëna Phoebe, supozohet se gjatë goditjeve nga mikro-meteroitet është liruar ky material, dhe është grumbulluar në anën kryesore të ksaj Hëne.
Kjo teori forcohet pasi që është zbuluar një rreth shumë i gjër në unazat e Saturnit nga teleskopi Spitzer me 6 tetor 2009, supozohet se ky material i ksaj unaze vjen nga Hëna Phoebe, sepse Orbita e ksaj Hëne kalon pak apo shumë brenda ksaj unaze.
Shkenctar të tjer mendojn se ky material mund të jet nga Hëna më e madhe e Saturnit Titan.
Një shpjegim i qartë ende mungon, ndoshta është pak nga të gjitha këto Hipoteza.

Hëna e Saturnit Dione

Karakteristika të veqanta: Vija të ndritshme që të bien shumë në sy.
Supozohet se në Dione janë zhvilluar aktivitet vulkaninke, por jo siq është e njohur te ne në Tokë që vullkanet zakonisht rrjedhin lava të nxeht, në Dione vullkanet kanë liruar substanca të cilat shkrihen leht si: Metan dhe Ujë. Forca e Gravitacionit të Saturnit dhe Hënave që vijn afër me Dione, e kanë detyruar atë që në brendësi të saj të jet e ngjeshur mirë, në kët mënyr ajo edhe nxehet.
Në Koren e saj u formuan plasaritje, avulli i nxeht i cili vinte nga brendësia e thellë e saj doli mbi sipërfaqe u ngrit lartë në qiell, dhe pastaj kthehej prapë në formë bore. Kështu formohëshin vija të ndritshme që edhe në ditët e sotme vrehen.
Dione rrotullohet rreth boshtit të vetë për 65 orë dhe 41 minuta, ashtu si Hëna jonë si dhe shumë Hëna të tjera ka një rotacion të lidhur. Boshti i rotacioni është i prirur vertikalisht për 0. 006°
Struktura fizike dhe përbërja
Dione kryesisht përbëhet nga akulli i ujit, ajo ka dendësin e tretë më të lartë prej të gjitha hënave të saturnit, ja tejkalon vetëm Enceladus dhe Titan, dendësia e tyre është rritur me kompresion gravitativ, ku në brendësi të tyre me siguri gjenden pjesë nga materialet e dendura si: shkëbinjët silikat.
Albedo e saj është 0, 55, që do të thot se 55% e rrezeve të diellit reflektohen, në krahasim me Hënat Tethys dhe Enceladus, sipërfaqja e saj është relativisht e errët, temperatura mesatare në sipëraqe arrin deri -187°C. Dione i ngjan shumë Hënës Rhea, për nga struktura, përbërja dhe albedo. Në sipërfaqën e ksaj Hëne ka regjione të cilat kanë shumë krater dhe regjoine me pak krater, ragjionet e sipërpërmendura kanë disa krater me diametër deri në 100 km.
Dione njësoj si Enceladus nën shtresën e trash të akullit kanë Oqeane të lëngshme, kjo teori mbështet nga matjet magnetike që i ka bër anija kozmike Cassini. Një tjetër indicie se egzistojn Oqeane të lëngshme, jan vargmalet Janiculum Dorsa përgjat ekuatorit të ksaj Hëne, pesha e të cilit ulë korën për 500 m, korja e akullit në të kaluarën me siguri ka qenë më e ngroht.

Hëna e Saturnit Tethys

Karakteristika të veqanta: Albedo të lartë, rotacion të lidhur.
Sipërfaqja e Tethys është përplot me krater dhe ka plasaritje të shumta. Dy lloje të ndryshme të regjioneve gjeologjike mendohet se janë fajtor, pse në njërn anë ka shumë krater, ndërsa në anën tjetër kalon një rrip nepër tër sipërfaqën e Hënës i cili ka më pak krater.
Në hemisferën perendimore gjendet një krater gjigant(Krater Odysseus), ky krater e mbulon 3, 5% të gjithë sipërfaqës, ndërsa diametri i saj është 400 km d.m.th 40% të diametrit të Hënës. Krateri është relativisht i rrafshët dhe i ngjan kraterve të Hënës së Jupiterit, Kallisto.
Në Tethys gjendet po ashtu edhe një tipar tjeter që dallohet: Cañon Ithaca Chasma, kjo Gropë apo qarje është deri 100 km e gjërë, 5 km e thellë, dhe e pabesushme 2000 km e gjatë.
Koha e rrotullimit të ksaj Hëne rreth boshtit të vetë, është e barabart me kohën e rrotullimit të saj rreth Planetit Saturn, pra që të dy rrotullimet, Tethys i bën për (21 orë, 18 Minuta dhe 26,1 Sekonda). Tethys ka një rotacion të sinkronizuar, njësoj si Hëna jonë dhe të gjithë satelitet e planeteve të gazit. Pra gjithmonë e tregon hemisferën e njëjt planetit Saturn. Tethys është një trup qiellor nga akulli, njësoj si hënat e tjera të Saturnit Rhea dhe Dione.
Dendësia e saj e ulët prej vetëm 0,984 g/cm3 tregon se ajo është kryesisht e përbër nga akulli i ujit, ndërsa masa e shkbinjëve nuk e tejkalon 6% të masës totale të Hënës.
Sipërfaqja e Tethys është mjaft e ndriqushme, ajo reflekton 80% të rrezeve të diellit që bien mbi të. Në sipërfaqe mbretrojn temperaturat shumë të ulta deri -187°C.

Hëna e Saturnit Mimas

Karakteristika të veqanta: Albedo të lartë, krater gjigant.
Orbita e Hënës Mimas kalon në mes unazave të saturnit, Me ndihmën e fuqis tërheqëse kujdest që të sigurohet një hapsirë e gjër deri 4800 km në mes A-Rrathëve dhe B-Rrathëve të Saturnit, Kët hapsirë e zbuloi Giovanni Domenico Cassini në vitin 1675, dhe për nderë të tij, kjo hapsir ka marr emrin ndarja e Kasinit. Sipërfaqja e Mimas është e mbuluar me shumë kratera, veqanarisht dallohet krateri Herschel. Ky krtaer për herë të parë u zbulua në vitin 1980, nga anija kozmike Voyager 1, dhe shtrihet më shumë se 130 km, që do të thotë se përfshin 1/3 e diametrit të Mimas. Krateri gjendet në hemisferën e përparme në qendër të sipërfaqës, pikrisht në ekuator të Hënës. Muri i Karaterit arrin deri në 5 km lartësi. Temperatura në sipërfaqe arrin deri në -200°C, mirpo matjet e fundit kanë rezultuar se nganjëher mbretrojn temperatura më të larta, që nuk ka të bëj aspak me rrezet e Diellit.
temperatura e hënës mimas Temperatura në sipërfaqën e Hënës Mimas Një shpërndarje e ngadalshme e ndryshimit të Temperaturës në tër Hënën do të ishte normal. Temperaturat më të larta duhet të ishin në fillim të pasditës afër ekuatorit, ndërsa te kjo Hënë është krejtësisht ndryshe. Temperaturat më të larta arrijn në fillim të mengjesit në buzë të Hënës, këtu temperaturat arrijn -181°C, ndërsa te pjesët e tjera të Hënës temepraturat arrijn -196°C.
Një pjesë tjetër më e nxeht gjendet në regjionin e Kraterit Herschel -189°C.
Ndërtimi i brendshëm
Dendësia mesatare e Hënës Mimas është 1, 1479 g/cm3, shumë më e ulët se ajo e Tokës, por më e lartë se dendësia e Saturnit. Kjo rezulton se Hëna përbëhet kryesisht nga akulli i ujit, me një sasi të vogël të shkëmbinjëve silikat.

Hëna e Saturnit Enceladus

Karakteristika të veqanta: Albedon më të lartë në tër Sistemin tonë Diellor, vullkane aktive (Kryovullkane) që nxjerrin substanca që shkrihen lehtë si: Metan, Amonjak, Ujë etj .
Enceladus ka një diametër prej 500 km, dhe Albedo më të lartë në tër sistemin tonë diellor. Kjo do të thot se rrezet e diellit që bien mbi shtresën e sipërfaqës reflektohen gati tërsisht 99%.
Enceladus është trupi më i bardhë qiellor në tër sistemin diellor.
Sipërfaqja e ksaj Hëne ka struktura të ndryshme, ka krater, fusha të rrafshta, terrene kodrinore, etj.
Një pjesë e sipërfaqës që mendohet të jet mbi 100 mil vite e vjeter, duket të jet relativisht e re, kjo nënkupton se Enceladus gjeologjikisht është ende aktive.
Sipërfaqja e saj është gjithmonë e mbuluar me borë të freskët, normalisht trupat e tjerë qiellor në rrugë e tyre në univers, mbledhin shumë pluhur dhe gurë të ndryshëm për rreth veti, kështu që sipërfaqja e tyre duket shumë më e errët, pra patjeter ekziston një proces që sjell gjithmon borë të freskët në Enceladus.
Kët fshehtësi e zbuloi anija kozmike Cassini, e cila bëri disa fotografi mbi sipërfaqën e saj, ku vrehen se në Enceladus, ka shumë gajzer, të cilët e nxjerrin ujin prej thellsive të brendshme të Hënës dhe e hedhin disa metra lartë mbi sipërfaqe. Për arsye se në Enceladus mbretrojn temperatura shumë të ulta, nga ky ujë formohen shtresa prej bore.

go top