geokos.org

Hëna e Tokës

Hëna, cili është ai që nuk e njeh? Hëna është shoqruesja jonë e përhershëme, posaqërisht është e dukshëm në mbrëmje, gjatë netëve të kthjellta, ajo ndriqon më së shumti nga të gjithë trupat e tjer qiellor. Edhe gjatë ditës është e dukshme edhe pse dielli shkëlqen, mirpo nuk bie në sy aq shumë si në mbrëmje. Hëna rrotullohet rreth Tokës për 29, 5 ditë, dhe ka një distanc mesatare prej 384000 km.
Në Hënë çdo gjë peshon më lehtë se në Tokë, sepse Gravitacioni në Hënë është shumë më i dobët. Pjesto peshën tënde me (6), kështu përafërsisht peshon në Hënë.
Në Hënë ka shumë vargje malore, dhe janë emruar njësoj si disa male të njohura në Tokë. Si p.sh. Alpet apo Apeninet, disa prej këtyre maleve janë të larta deri në 4000 m, ndërsa disa kodra janë edhe më të larta se Mount Everest, që te ne në tokë llogaritet maja ma e lartë me 8848 m.
Ujë në Hënë nuk ekziston, po ashtu Hëna nuk posedon ndonjë mbështjellës të gazët si Toka, pra krijesa të gjalla nuk mund të zhvillohen.
Kush dëshiron që ta vizitoj Hënën duhet patjeter që ta sjell me vete ajrin që e thith.
Në Hënë nuk ndëgjon asgjë, lirisht mundet dikush pran teje me lëshura muzik me një tonë të lartë dhe ti prap nuk ndin asgjë, arsyja qëndron se ti së pari ke një Helemt të fort në kokë, pastaj zëri bartet nepërmjet ajrit, ndërsa në Hënë ajër nuk ka aspak.

Pjesa e pasëme e Hanës

Edhe Hëna jonë si çdo trupë tjetër qiellor rrotullohet rreth vetës, dhe poashtu rreth yllit të vetë.
Hëna gjithmon na tregon të njëjtën anë, arsyeja qëndron se asaj i nevoitet po aq kohë për tu rrotullouar rreth boshtit të vetë, njësoj si për të bër një rrotullim të plotë rreth Tokës, këtu flitet për një rotacion të lidhur. Megjithatë, Hëna në pjesën e pasme nuk është e errët si disa mendojn, në pjesën e pasme poashtu ndryshojn fazat e Hënës.
Se si duket pjesa e pasme e Hënës, ne dimë vetëm që nga viti 1959, kur Anija Sovjetike Luna 3, ju sjell Hënës për rreth dhe bëri disa foto edhe nga ana e pasme e saj. Në misionet e më vonshme sipërfaqja e Hënës është hartuar dhe matur detalisht.

Ndikimi i Hënës në Tokë

Hëna nuk shkëlqen vetë, mirpo vetëm e refelekton dritën e Diellit, vetëm 12% të dritës e reflekton në drejtim të Tokës, pjesën tjetër të dritës e gëlltit, megjithatë Hëna duket shumë e ndritshme, sepse është shumë afër nesh. hena e plotë Hëna e Plotë Hëna ka ndikim të madh në Tokë, si pasojë e ndikimit të forcës tërheqëse të Hënës, krijohen dy ngritjet dhe dy ultjet e nivelit të ujrave të oqeaneve gjatë 24 orëve e 50 minutave Dukuria e ngritjes së nivelit quhet baticë, kurse e uljes zbaticë.
Efekti i Baticës dhe Zbaticës është ndoshta një faktorë shumë i rëndësishme në evulimin e qenjeve të gjalla. Në fillim Jeta filloi në Ujë, pranë brigjeve të Oqeaneve, uji vërshonte tokën dhe pastaj tërhiqej përsëri, gjallesat e ujit mbetnin në Tokë dhe u detyrun të zhvillonin një strategji të mbijetesës, me pak ose aspak ujë, deri në baticen dhe zbaticën e ardhshme, dhe kështu jeta nga uji kaloi në Tokë. Toka ushtron një fuqi tërheqse në Hënë, në anën tjetër edhe Hëna në Tokë, kështu që ky ndikim i Hënës e stabilizon boshtin e Tokës, pa Hënë Toka do të luhatej shumë, dhe Orientimi i saj me Diellin do të ndryshonte, kështu që automatikisht edhe intenziteti i rrezatimit diellor në Tokë do të ndryshonte, ku pastaj jeta në Tokë do të ishte e pamundur.

Hëna në krahasim me Tokën

hena e dhe toka; Toka dhe Hëna në krahasim Në foto shihet drejtpërsëdrejti krahasimi i madhësis së Tokës me Hënën.
Hëna e Tokës sonë është jashtzakonisht e madhe në krahasim me Planetet që kanë Hëna, diametri i saj është reth (3476 km), çka do të thot se është rreth një e katërta e diametrit të Tokës. Për kët asye shpesh njihet edhe si Planet i dyfisht. Hëna jonë është Hëna pestë për nga madhësia në Sistemin tonë Diellor.
Kjo të shtin me dyshue se Hëna e Tokës nuk ka ekzistuar që nga fillimi, sepse dy Trupa qiellor të kësaj madhësie nuk mundë të formohen në afërsi kaq të ngushtë njëra me tjetrën. Ekzistojn disa teori të cilat e shpjegojn krijimin e Hënës. Teoria më e zakonshme thot se, Toka në fazën fillestare të krijimit të saj nuk ka poseduar Hënë, pastaj dikur më von ka pasur një përplasje të fuqishme me një Trup tjeter qiellor, ku si rezultat i ksaj ndeshje, Toka humbi shumë materie.
Në fillim nga ky pluhur u formua për rreth tokës një disk, ky pluhur ka vazhduar të grumbullohej pa ndërprer dhe pas disa mijra vitesh ka marrur formën e një trupi qiellor.

Fazat e Hënës

Hëna vazhdimisht e ndryshon pamjen e saj, sepse ajo duke u rrotulluar rreth Tokës, nuk ndriqohet njësoj prej Diellit, një vendë në Hënë ka 14 ditë pa ndërprer me dritë dhe 14 ditë në errësirë.
Hëna nuk ka atmosferë, kështu që rrezet e diellit e godasin sipërfaqën e Hënes me krejt forcën, dhe temperatura arrin deri 180°C, ndërsa ditëve kur nuk nxehet nga dielli temperatura zbret deri -180°C.
Këto dallime ekstreme të temperaturës nuk mund të barazohen nga rrymat e ajrit, sepse në Hënë nuk ekziston ajër. Vizitorët potencial të Hënës duhet patjeter të mbrohen mirë, si nga temperaturat e larta, po ashtu edhe nga ato të ulta.

Hëna dhe ndarja e Kohës

Qysh në kohrat e lashta njerzit janë orientuar nga Hëna, kur është fjala për ndarjen e kohës. Një muaj siq e dimë ne, ka 30 ditë, mirpo edhe Hëna rrotullohet rreth Tokës brenda 29, 5 ditë.
Pra muaji nuk i ka 30 ditë rastësisht, mirpo një Muaj zgjat aq shumë prej një Hëne të plotë deri në Hënen tjetër të plotë.
Një muaj është i ndarë po ashtu në 4 javë, respektivisht për 7 ditë. Për Çdo 7 ditë Hëna e ndryshon pamjen e saj, nganjëher është Hana e plotë, nganjëher gjysëm e plotë, nganjëher Hënë e re.
Gjatsia e një jave orientohet me Hënë, në anën tjetër njësit e ditës dhe vitit përcaktohen sipas ciklit Diellor.

go top