geokos.org

Hënat e Uranit

Sipas njohurive të deri tanishme Urani posedon 27 Hëna, katër prej tyre kanë një diametër prej më shumë se 1000 km, ndërsa të tjerat janë shumë më të vogla.
Në vitin 1986 anija kozmike Voyager 2 arriti në planetin Uran, dhe zbuloi 9 Hëna të reja, të cilat ishin të panjohura për neve. Edhe kohëve të fundit janë zbuluar Hëna të reja, e fundit u zbulua në vitin 2003 e cila u fotografua nga teleskopi Hubble. Hënat kryesore të Uranit janë: Ariel, Umbriel, Titania dhe Oberon, ndërmjet Uranus dhe Ariel gjenden edhe 12 Hëna të tjera, prej të cilave Portia, Puck dhe Miranda me një diametër prej 135, 162 dhe 472 Kilometra janë më të mëdhat. Pjesa tjetër e mbetur ka një diametër më pak se 100 km. Ato u zbuluan shumë më vonë nga anija kozmike Voyager 2.

Hëna e Uranit, Ariel

hena e uranit ariel Hëna e Uranit, Ariel
Karaktristikat e Hanës Ariel
Lloji Hënë e Uranit
Distanca nga Urani 190900 km
Diametri 1158 km
Revolucioni 2,52 Ditë
Albedo 0, 39
Shkëlqimi i dukshëm 13, 7 mag
u zbulua nga W. Lassell në vitin 1851

Ariel dhe Umbriel u zbuluan në vitin 1851 nga astronomi britanez Wiliam Lassell në Liverpool. Ariel rrotullohet rreth Uranit në një Orbitë që ka formë pothuajse rrethore, me një distancë mesatare prej 190900 km. Orbita është e prirur për 0, 041° përballë ekuatorit të Uranit.
Orbita e Hënës tjetër të brendshme, Miranda ka një distancë mesatare prej 61000 km, nga Orbita e Hënës Ariel, ndërsa Hëna tjetër e jashtme Umbriel është 75000 km larg nga Ariel.
Ariel rrotullohet rreth Planetit Uran për 2 ditë , 12 orë, 29 minuta dhe 21 sekunda
Koha e rotacionit të Hënës Ariel është e njëjt me kohën e rrotullimit të saj rreth Uranit, pra njësoj si Hëna jonë dhe shumë Hëna të tjera kanë një rotacion të sinkronizuar, Boshti rrotullues qëndron pingul mbi orbitën e saj. Ariel përbëhet prej dy pjesëve të barabarta, njëra pjësë është formuar nga shkëmbinjët, ndërsa pjesa tjetër nga akulli, sipërfaqja e saj është e mbuluar me krater të shumët si dhe me qarje të thella të cilat janë të shpërndara në tër Hënën, këto qarje janë qindra kilometra të gjata dhe dhjetra kliometra të thella. Sipërfaqja e përgjithshme e ksaj Hëne është 4211000 km2.

Hëna e Uranit, Umbriel

hena rhea Hëna e Uranit, Umbriel
Karaktristikat e Hanës Umbriel
Lloji Hënë e Uranit
Distanca nga Urani 266300 km
Diametri 1169 km
Revolucioni 4, 144 Ditë
Albedo 0, 16
Shkëlqimi i dukshëm 14 mag
u zbulua nga W. Lassell në vitin 1851

Umbriel ka një diametër prej 1169.4 km, kjo është Hëna e tret e Uranit për nga madhësia, dhe është pak më madhe se fqinji i saj Ariel, por duket se ka masë më të vogël se Ariel.
Për nga madhësia Umbriel i ngjan më së shumti Hënës Ariel, Hënës së saturnit Dione dhe Hënës së Plutonit Charon. Vetëm 40% e sipërfaqës së ksaj Hëne është hulumtuar nga anija kozmike Voyager 2, kryesisht hemisfera jugore.
Sipërfaqja e përgjithshme e Hënës Umbriel është rreth 4296000 km2.
Umriel ka një dendësi mesatare prej 1,39 g/cm3, Në bazë të dendësisë së ulët që ka, është supozuar se Umbriel është i përbërë prej 60% ujë akulli.
Përveq akullit të ujit është vërtetuar se ka edhe dioksid karboni (CO2), prejardhja e tij nuk është sqaruar ende, është e mundur që të jet formuar aty në vend nga karbonatet dhe materialet organike nën ndikimin e rrezeve ultraviolete, apo grimvave të ngarkuara nga magnetosfera e Uranit.
Njësoj si Ariel edhe Umbriel, supozohet se është një trup i ndarë, në një bërthamë shkëmbore dhe në një kore nga akulli i ujit. Nëse kjo hipotez qëndron, atëher do të thot se diametri i bërthamës është 634 km, apo 54% e gjithë diametrit të përgjithshëm. si dhe 40% të masës kryesore, kto parametra përcaktohen sispas përbërjes së Hënës. Presioni në qendër të Hënës Umbriel është 2, 44 kbar.
A' ekziston një oqean nën mantelin e akullit të ksaj Hëne, njësoj si te Hëna e Jupiterit Europa, sipas hulumtimeve të deri tashme është e pamundur se mund të ket një oqean të tillë.
Umbriel ka sipërfaqën më të errët prej të gjitha Hnave të mdha të Uranit, me një albedo gjeometrike prej 0, 16 d.m.th 16% e rrezeve të diellit reflektohen.
Sipërfaqja tregon ndriqim të lartë varsisht nga këndi, reflektiviteti pre 0, 26, në një kënd të fazës , ulet shumë shprejt në 0, 19 afër
Në sipërfaqën e Umbrielit ka më shumë Krater se sa në Titania apo Ariel, vetëm Oberon posedon më shumë. Krateret e vëzhguar janë me diametër të ndryshëm, duke filluar prej një kilometre deri në 210 km i cili është emruar si Wokolo.

Hëna e Uranit, Titania

hena titania Hëna e Uranit, Titania
Karaktristikat e Hanës Titania
Lloji Hënë e Uranit
Distanca nga Urani 436300 km
Diametri 1578 km
Revolucioni 8, 706 Ditë
Albedo 0, 27
Shkëlqimi i dukshëm 13, 5 mag
u zbulua nga W. Hershel në vitin 1787

Titania e njohur edhe si (Uranus III), me një diametër prej 1578 km, është Hëna më e madhe e Uranit, respektivisht është Hëna e tetë për nga madhësia në tër sistemin tonë diellor.
Titania është zbuluar në vitin 1787 prej Astornomit britanez William Hershel, 6 vite më herët Hershl zbuloi planetin e Uranit.
Koha e rotacionit është e barabartë me periudhen orbitale, ashtu si shumica e Hënave edhe Titania ka një rotacion sinkron. Titania rrotullohet rreth boshtit të vet respektivisht rreth Uranit për 8 Ditë, 16 Orë, 56 Minuta dhe 59 Sekonda.
Titania ka një diametër prej 1577, 8 km, Kjo është Hëna më e madhe e Uranit, Titania është vetëm 55 km më e madhe se Hëna e dytë Oberon, në përgjithsi kto dy Hëna kanë ngjajshmëri shumë të madhe në mes veti.
Për nga madhsia, Tiatnia është më së miri të krahasohet me Oberon, dhe Hënat e Saturnit, Rhea dhe Japetus. Ashtu si Hënat e tjera të Uranit, edhe Titania është hulumtuar vetëm në hemisferën jugore nga anija kozmike voyager 2, pra vetëm 40% e sipërfaqës së saj.
Sipërfaqja e përgjithshme e kësaj Hëne është 7820000 km2.
Titania është ndoshta një trup i diferencuar, me një bërtham shkëmbore dhe një kore nga akulli i ujit. Në kët rast diametri i bërthamës duhet të ishte 1040 km, respektivisht 66% nga i gjithë diametri, si dhe nga një masë thelbsore prej 58% nga e gjithë masa e përgjithshme. Këto parametra përcaktohen nga përbërja e Hënës, presioni në qendër të Titanis është 5, 8 kbar.
Përzirja e shkëmbinjeve dhe ujit të akullit si dhe prania e mundshme e kripës ose amoniakut, të cilat e ulin pikën e ngrirjes së ujit, rezulton se mund të ekzistoj ndoshta një oqean nëntoksor në mes bërthamës dhe kores së akullit të Titanis, njësoj si te Hëna e saturnit Europa. Thellësia e këtij oqeani do të ishte në këtë rast, rreth 50 km, temperatura do të ishte rreth -83° C (190 K) .
Sipërfaqja e Titanis ka kratere të shumta, por më pak se fqinji i saj i jashtëm Oberon, po ashtu ka fusha relativisht të sapoformuara nga akulli, kanione të mdha dhe qarje të kores.
Prej të gjitha Hënave të mëdha të Uranit, Titania qëndron me shkëlqimin e saj në mes të Hënave të errta Umbriel dhe Oreon, dhe atyre të ndritshme Ariel dhe Miranda.
Temperatura mesatare mbi sipërfaqe është −203 ± 7°C, temperatura mundet të ngritet deri në maksimum −184 °C dhe po ashtu mundet të zbret deri në maximum -213°C.
Tipari më i vequar në të sipërfaqën e Hënës Titania, është një thyrje gjigante prej 1500 km e gjatë, me emrin Messina Chasmata, Grand Canyon në USA, njëherit Kanjoni më i madhi në Tokë, duket si xhuxh në krahasim me Messina Chasmata nga Titania .

Hëna e Uranit, Oberon

hena tethys Hëna e Uranit, Oberon
Karaktristikat e Hanës Oberon
Lloji Hënë e Uranit
Distanca nga Urani 583519 km
Diametri 1523 km
Revolucioni 13, 463 Ditë
Albedo 0, 24
Shkëlqimi i dukshëm 13, 2 mag
u zbulua nga W. Hershel në vitin 1787

Oberon është Hëna e dytë e Uranit për nga madhsia, ksaj Hëne i nevoiten 13, 5 ditë për një rrotullim rreth Planetit Uran. Oberon është zbuluar me 11 Janar 1787 së bashku me Titania nga astronomi britanez Wilhelm Hershel.
Orbita e Oberonit qëndron pjesërisht jasht magnetosferës së Uranit, kështu që sipërfaqja e saj goditet direkt nga era diellore, kjo është shumë e rëndsishme, për shkak se hemisferat e më vonshme të hënave pa atmosferë janë përher nën sulmin e plazmave magnetosferike të cilat rrotullohen së bashku me gjith planetin. Kjo mund të shkakton një errësim të hemisferës në vijim, që është vrejtur më parë, te të gjitha Hënat e Uranit, përveq Oberonit.
Oberon ka një diametër prej 1520 km, dhe është Hëna e dytë e Uranit për nga madhsia.
Oberon është për vetëm 55 km, më e vogël se Hëna Titania, Përveq ksaj këto dy Hëna kanë edhe shumë ngjajshmëri në mese veti, derisa Oberon me një dendësi mesatare prej 1,63 g/cm3 është pak më e leht se sa Titania. Këto tregojn po ashtu gjurmë të mdha të aktiviteteve të ndryshme gjeologjike. Sipërfaqja e përgjithshme e Hënës Oberon është 7285000 km2.
Oberon ka një dendësi mesatare prej 1.63 g / cm3 dhe albedo saj është 0.24 që do të thotë 24% e dritës diellore reflektohet nga sipërfaqja.
Për shkak të dendësis së ulët dhe albedos, dyshohet se Oberon përbëhet nga 50% ujë të akullit, 30% shkëmbinjë silikat, dhe 20% komponime të karbonit, komponimeve të azotit, si dhe komponimeve të tjera të rënda organike. Raporti i akullit të ujit me shkëmbinj është në përputhje me hënat e tjera të mëdha të Uranit. Oberon është ndoshta një trup i diferencuar, me një bërtham shkëmbore dhe një kore nga akulli i ujit. Nëse është ky rast, atëher diametri i bërthamës duhet të ishte 960 km, respektivisht 63% nga i gjithë diametri, si dhe nga një masë thelbsore prej 54% nga e gjithë masa e përgjithshme. Këto parametra përcaktohen nga përbërja e Hënës, presioni në qendër të Oberonit është 5 kbar. Përzirja e shkëmbinjeve dhe ujit të akullit si dhe prania e mundshme e kripës ose amoniakut, të cilat e ulin pikën e ngrirjes së ujit, rezulton se mund të ekzistoj ndoshta një oqean nëntoksor në mes bërthamës dhe kores së akullit të Oberon, njësoj si te Hëna e saturnit Europa. Thellësia e këtij oqeani do të ishte në këtë rast, rreth 40 km, temperatura do të ishte rreth -93°C .
Prej të gjithave Hënave të mëdha të Uranit, është Oberon pas Umbriel, Hëna më e errët. Sipërfaqja varsisht nga këndi i ndriqimit tregon efekte shkëlqimi të lartë. Reflektimi prej 0, 31, në një kënd të fazës prej ulet shumë shpejt deri në 0, 22 deri afro . Albedo sferike është relativisht e ulët 0, 14.
Sipërfaqja e Oberonit zakonisht duket e kuqe, me përjashtim të disa depozitave që janë relativisht të freskëta dhe të ndritshme me një ngjyr hiri neutrale deri te ajo e kaltërt. Oberon ka sipërfaqën më të kuqe prej të gjitha Hënave të tjera të Uranit.
Sipërfaqja e Oberonit tregon dendësin më të madhe të kraterve, prej të gjitha Hënave të mëdha të Uranit. Numri i madhë dhe dendësia e madhe e kraterve mbi sipërfaqën e Oberonit, tregon se kjo Hënë ka sipërfaqën më të vjetër prej gjitha Hënave të mëdha të Uranit. Krateri më i madh i Hënës Oberon quhet Hamlet, dhe ka një diametër prej 206 km.
Temperatura mesatare e sipërfaqes është midis -193°C dhe -203°C (70-80 K).

23 Hënat e tjera të Uranit

Ndërmjet Planetit Uran dhe Hënës më të madhe të brendshme Ariel, gjenden edhe 12 mini-hëna të tjera, më e madhja prej tyre Miranda u zbulua në vitin 1948 nga Gerhard Kuiper, të gjitha Hënat e tjera u zbuluan me ndihmën e anijes kozmike Voyager 2 në vitin 1986.

  • Cordelia
  • Ophelia
  • Bianca
  • Cressida
  • Desdemonia
  • Juliet
  • Portia
  • Rosalind
  • Belinda
  • Puck
  • Miranda
  • Caliban
  • Stefano
  • Trinculo
  • Sycorax
  • Prospero
  • Setebos

orbita e hënave të uranit Orbita e disa Hënave të Uranit

Prapa Oberonit, Hënës së jashtme më të madhe, të Uranit, gjenden s' paku edhe 9 Hëna të tjera, këto Hëna u zbuluan në mes periudhës së viteve 1997 - 2003. Orbita e tyre është shumë e pa zakonshme, 8 prej tyre rrotullohen rreth uranit në kahje të kundërt, do të thot në kundërshtim me drejtimin e përgjithshëm të sitemit tonë diellor.
Orbita e tyre është pjesërisht shumë elipse, shiko figurën.
Besohet se këto Hëna kanë qenë shumë më herët antarë të brezit të kuiperit, dhe jan kapur në kohrat e hershme të sistemit diellor nga Urani.

go top