geokos.org

Jupiteri

Jupiteri është Planeti më i madh në sistemin tonë Diellor. Edhe pse është 600 mil km larg ne , duket si një Yllë i ndriqushëm në qiellin tonë. Jupiteri rrotullohet më pak se 10 orë, një herë rreth veti.
Në mes është më i trash se në pole, edhe me teleskop të thjesht mundet të vrehet se si Jupiteri është më i gjër se sa i lartë. Në atmosferën e tij vrehen vijat që shkojn paralel me ekuator, ato përbëhen prej gazrave të ndryshme si amonjak dhe sulfur, dhe për kët arsye dallohen ngjyrat njëra prej tjetrës.
Secili që e vëzhgon Jupiterin me vëmendje do të vren se vijat e Jupiterit ndryshojn, si për nga ngjyra ashtu edhe për nga gjërsia e tyre. Jupiteri ashtu si Dielli përbehet kryesisht nga gazrat si Hidrogjen dhe Helium, ai ka një Temperatur të jashtme prej -150°C, sa më shumë që depërton në brendi të Atmosferës së tij, aq më shumë rritet Tempretura dhe presioni. Kjo do të thot se gazrat shkoj duke u dendësuar aq shumë sa që në shtresa më të thella janë të lëngshme, ndërsa në qendër ndoshta janë në gjendje të ngurtë, kjo bërtham e Jupiterit është më e madhe se krejt Planeti jonë.
Pasi që Jupiteri rrotullohet shumë shpejt rreth veti krijohen erëra të forta dhe të furishme me një shpejtësi prej 500km/h. Uragani më i njohur në Jupiter është Njolla e Madhe e Kuqe.
Me gravitacionin e tij të madh, Jupiteri arrin që shumë trupa qiellor ti mban rreth veti, deri më sot janë zbulluar 66 Hëna që rrotullohen rreth Jupiterit, ndër to janë edhe 4 Hënat më të mëdha dhe më të njohurat të cilat u zbuluan nga Astronomi Italian Galileo Galilei në vitin 1610 dhe quhen (Io, Europa, Ganymed dhe Kallisto). Secili nga këta satelit është unik dhe ka karakteristika të veqanta. henat e jupiterit Hena Ganymed Hena Kallisto Hena Io Hena Europa Ganymed, Kallisto, Io, Europa Ashtu si të gjitha Planetet e tjera të gazit edhe Jupiteri posedon unaza nga pluhuri dhe gurë të vegjël, që e rrethojn atë, mirpo Planeti me unazat më të habitshme është Saturni. Jupiteri ka unaza të errëta që janë pothuajse të padukshme, ato janë zbuluar në vitin 1979 nga Voyager 1 dhe janë fotografuar, Unazat e Jupiterit prej Tokës nuk ka mundësi të vëzhgohen. Gurët e unazave vijnë nga Hënat e Jupiterit. Unazat nuk do të ekzistojn përgjithmon, ato po tërhjekn nga fuqia e gravitacionit të Jupiterit dhe lëvizin në formë të spirales në drejtim të tij, posa të hyjn në brendi të atmosferës menjëher shkrihen, pas disa mijra vitesh ky material që po sillet për rreth Jupiterit do të hargjohet gradualisht. Pas Diellit, Jupiteri ka forcën më të madhe tërhjekse.
Jupiteri është një objekt shumë i dukshëm në qiell, pas Venusit , Jupiteri është Ylli që ndriqon më së shumti dhe të bie menjëher në sy.

go top