geokos.org

Kometat

Nganjëher papritmas paraqitet një Yllë në Qiell, mirpo ai është i dobët dhe mezi vrehet, pas pak ai fillon të shkëlqej dhe bëhet më i ndriqushëm dhe tash duket më i madh se yjet tjera, por mbi të gjitha ai ndryshon pozicionin e tij në krahasim me yjet e tjera, ai lëviz në të gjitha anët pa kontrollë, dhe në qoftëse ka edhe një bisht, ai është pa dyshim një Komet dhe jo Yllë.
Njerzit në mesjetë posa kanë vrejtur një Kometë kanë menduar se së shpejti do të ket ndonjë fatkeqsi, Luftë, Smundje dhe shumë gjëra të kqija, me një fjalë komeat kan qen një paraljmrim për të keq.
Kometat njihen edhe si topa-akulli të ndotur, përbëhen kryesisht nga Pluhuri, Shkëmbi dhe Akulli.
Në brendi ka Ujë, Metan, Amoniak dhe gazra të ndryshme të ngrira. Bërthama e kometave është prej një deri në pesdhjet kilometra e madhe, për rreth bërthamës kur është afër Diellit, formohet një lloj atmosfere, sepse sipërfaqja e tij e ngrir, fillon të shkrihet dhe liron pastaj gazra.

Prej nga vin Kometat

kometa Kometa në Atmosferë Shumica e Kometave vendlindjen e kanë prapa Planetit të Plutonit, atje gjendet rripi i materjes i njohur si rripi i kuiperit, ku brenda tij gjenden me siguri disa miliona copa shkëbijësh dhe nga njëher ata përplasen në mes veti, ku disa prej tyre pastaj arrijn deri në brendi të sistemit diellor dhe rrotullohen rreth tij, disa prej tyre vijn edhe më larg, diku nga thellsia e universit, ayre ju nevoitet disa qindra vite për tu sjellur rreth Diellit.
Pse kanë Kometat bishtë ?
Shumicën e kohës janë kometat për neve të pa dukshme, sepse janë të vogla dhe qëndrojn shumë larg nga ne, posa afrohen afër Diellit ato fillojn të nxehen, akulli dhe gazrat fillojn të shkrihen dhe tash bëhen të dukshme, kështu Kometat posa të nxehen nga Dielli tër kohën tërhjekin një bishtë që shkëlqen pas veti. Bishti i tyre mundë të jetë disa miliona kilometra i gjatë, disa Kometa mund të vëzhgohen pa mjete optike, vetëm me sy, disa prej tyre vrehen vetëm me teleskop.
Gjatë procesit të rrotullimit rreth Diellit, Kometat hargjojn secilën herë Materie, pas 100 rrotullimeve nuk mbetet shumë prej tyre, me kaq edhe përfundon jeta e tyre.

A' paraqesin rrezik Kometat për neve !

Natyrisht që paraqesin rrezik për Planetin tonë, sepse disa prej tyre e kryqëzojn rrugën që përshkon Toka rreth Diellit, gjë që mund të vie deri te ndonjë kolizion, mirpo për fat të mirë kemi planetin Jupiter i cili me fuqin tërheqëse të tij shpeshëher ua ndrron drejtimin kometave dhe i hedh në thellsi të Universit. Në vitin 1994 ka qen e mundur të vëzhgohet nga Toka, Kometa Shoemaker/Levy 9, i cili u coptua në grimca të vogla nga forca e gravtacionit të Jupiterit.
Ndodhë që disa Kometa rrëzohen në brendi të Diellit, dhe avullohën menjëher, kto fenomen janë regjistruar nga anijet kozmike ( SOHO apo SDO ) të cilat gjenden atje vetëm për ta vëzhguar Diellin.
Disa nga kometa më të njohura janë: Halley, Encke, Tempel-Tuttle, Swift-Tuttle, 17P/Holmes, Ikeya-Seki, Hyakutake, Hale-Bopp.

go top