geokos.org

Rripi Kuiper

rripi kuiper Rripi Kuiper Rripi Kuiper rrethon Sistemin Diellor, prapa Orbitës së Neptunit dhe përmban mijra shkëmbinjë të ngrir me disa mini planete. Për një kohë të gjatë nuk është ditur për kët rreth shkëmbor, ku antarët e tij sillen rreth Diellit, pas llogaritjeve të orbitave të kometav është vërtetuar se shumica prej tyre kanë prejardhjen e njëjt dhe vin nga i njëjti vend, pra ky brez gjendet edhe më larg se planet e jashtme. Për herë të par në vitin 1930 është dyshuar se prapa Neptunit duhet të ket trupa të tjer qiellor të sitemit diellor, mirpo për një vëzhgim direkt kta trupa ishin të errët dhe të vegjël. Në vitin 1932 u zbuluan Teleskop të fuqishëm dhe pas kërkimeve intenzive u zbuluan edhe trupat e parë qiellor, që nga viti 2006 edhe Plutoni është cilsuar si objekt i rripit kuiper.
Kohë pas kohe lëshon ndonjë objekt i rripit kuiper vendlindjen e vet dhe ndërmerr një udhtim deri në brendi të sistemit diellor, nëse ky objekt kalon afër diellit, shkrihet sipërfaqja e tij e ngrir dhe tërhjek pas veti pluhur dhe gazra, një kometë e re ka lindur.
Orbita e këtyre objekteve të vogla brenda rripit kuiper nuk është aq shumë stabile, shpesh herë ndodh që dy trupa të përplasen në mes veti dhe kështu të dalin jasht rript të kuiperit, prej momentit kur një objekt del jasht këtij rripi, ai cilsohet si kometë.

Ku gjendet rripi kuiper

ourt cloud Oort cloud Rripi kuiper fillon pas orbitës së Neptunit dhe shtrihet prej 40 deri në një distancë prej 500 njësi Astronomike. Orbita e objekteve të rripit kuiper ka një distanc prej 6 deri 50 milard km nga Dielli. Për një rrotullim të plotë rreth Diellit, këtyre objekteve ju nevoiten disa qindra vite.
Një komet i famshëm i cili vjen rregullisht për çdo 76 vite nga rripi kuiper dhe hynë në Sitemin tonë Diellor është kometa e Halley, ai është parë për herë të fundit në sitemin Diellor në vitin 1986 dhe pritet të vie prap në vitin 2061. Ekzston edhe një rrip tjetër në të cilin janë grumbulluar shumë objekte dhe mini-planete ky quhet Rripi Asteroid dhe gjendet në mes të Orbitave të Planeteve Mars dhe Jupiter. Prapa Rripit Kuiper nuk është fundi i sitemit Diellor, ky mbështjellet me një re nga kometet që quhet Oort Cloud, kjo re e mbështjell komplet sistemin Diellor, këty hyjn kometat me periodë të gjatë, rrotullimi i tyre rreth Diellit zgjat disa mijra vite. Për shkak se disa nga banorët e rript kuiper dallohen me disa tipare të veqanta, ata ndahen në disa grupe, Grupet më të famshme janë: TNOs, Neptun Trojaner, Plutinos, Centauren, UMPs.

go top