geokos.org

Mars

Marsi është fqinjë i jashtëm i Tokës, ky i ngjan më së shumti Tokës edhe pse është pak më i vogël se Toka, Në Mars ka kodra të larta, vullkane, gropa të thella, fusha të gjëra, akullanja etj.
Në atmosferën e marsit fryjn stuhi të fuqishme të rërës dhe herë pas here formohen edhe re, megjithatë mbshtjellsi i ajrit është më i hollë se ai i Tokës dhe ky ajër është i dëmshëm për shëndetin tonë. Marsi është i njohur para një kohe shumë të gjatë te njerzit, kështu p.sh. te Grekët antik ka qen i njohur si pikë e kuqe në qiellë sipas perendis së tyre Ares, sepse ngjyra e kuqe ka sibolizuar luftë dhe gjak, më vonë Romakët e emërtuan me emrin Mars.
Orbita e Marsit është më e madhe se e Tokës, për një rrotullim të plotë rreth Diellit, marsit i nevoiten 687 ditë, Një ditë në Mars zgjat vetëm gjysëm ore më shumë se në Tokë. Marsi shoqrohet prej dy Hënav (Phobos dhe Deimos), mirpo në krahasim me Hënen tonë, kto hëna janë shumë të vogla, këto Hëna u zbuluan në vitin 1877 nga Astronomi Amerikan Asph Hall.
Marsi është më larg nga Dielli se sa Toka, kjo është arsyja pse në Mars mbretrojn temperatuar të ftohta të cilat mesatarisht sillen prej -60°C deri -20°C, dhe vetëm gjat verëss në afërsi të Ekuatorit, temperaturat ngriten mbi 0°C. Mbi sipërfaqe të Marsit ujë të rrjedhshëm nuk ka, është e mundur që të ket nën sipërfaqe. Para disa miliona vitesh ka qen shumë më nxeht në Mars se sot, prandaj është e mundur që kan ekzistuar edhe Liqene apo edhe Oqeane, gjë që menjëher shkon mendja se ka ekzistuar edhe jeta në kët Planet, ndoshta një ditë do të gjejm gjurm apo fosile të ndonjë krijese primitive. Marsi është i njohur edhe si Planeti i kuq, kjo ngjyr vjen nga pluhuri i oksidit të hekurit i cili gjendet gjithkund në sipërfaqën e Marsit dhe në ajër, po ashtu në Mars vrehen gjurmët e goditjeeve nga trupat tjer kozmik, gjatë miliarda viteve. Sipërfaqja e Marsit përshkohet me gropa të panumërta. Në jug të Ekuatorit kalon Valles Marineris, gropat më të mëdha në tër sistemin diellor, shtrihet deri në 4000 km, dhe pjesërisht deri në 700km i gjër dhe 7km i thell, në krahasim me të është Grand Canyon në Amerikën Veriore 450km i gjatë dhe ndërmjet 6 dhe 30km i gjër, i thellë deri në 1500 metra, pra shumë më i vogël se Valles Marineris në Mars. Valles Marineris në Mars Gropat Valles Marineris në Mars Edhe në Mars polet janë të ngrira tërsisht si në Tokë, poli i veriut është më i madh se i jugut, zgjërimi i akullit varet nga stinët e vitit. Akulli i akullanjave përbëhet kryesisht nga dioksidi i karbonit të ngrirë dhe vetëm një pjesë e vogël nga akulli i ujit. Marsi është vendlindja e vullkaneve më të mëdha në tër sistemin e diellit. mars rover Mars Rover Curiosity Olympus Mons është vullkani më i madh në Mars dhe ka një lartësi prej 26km, në krahasim me Mount Everest, lartësia më e madhe në Tokë është afër 8, 848km e lartë. Shpërthimi i fundit vullkanik në Mars ka ndodhur para 2 mil viteve. Në Mars gjenden po ashtu Vullkanet më të mdhaja për nga sipërfaqja p.sh vullkani Alba Petra ka një diametër prej 1200km, në krhasim me kët gjërsi gjigante ky vullkan është i lart vetëm 3km.
Marsi është destinacioni më i popullarizuar në kosmos, deri më tash 30 anije kozmike janë nisur në drejtim të Planetit të kuq, mirpo as gjysma e tyre nuk kan arritur asnjher në kët Planet. Momentalisht në Mars jan dy Marsrover (Opportunity dhe Curiosity). Në të ardhmën është parapar që ky Plant të vizitohet direkt prej Astronautve.
Derisa Marsi në orbitën e vetë i afrohet Tokës dhe kjo ndodh çdo dy vite, ai ndriqon shumë në qiell ka një ngjyr të kuqe-portokalli, pastaj rritet prap distanca në mes Tokës dhe Marsit, ku më vonë nuk mund të dallohet në mes yjeve të tjera.

go top