geokos.org

Markuri

Merkuri është Planeti më i thellë në sistmin tonë diellor, Merkuri ka distancën më të vogël ndaj Diellit prej të gjitha Planetetve, ai i afrohet Diellit dei në 46 mil kilometer, për kët arsye sipërfaqja e tij e jashtme bëhet shumë e nxeht, saktësisht deri në 427°C.
Në anën tjeter gjatë Natës sipërfaqja e tij ftohet aq shumë deri në -173°C, sa që asnjë krijes nuk do të mund të mbijetonte, këtyre ndryshimeve të temperaturave. Për nga pamje e jashtme Merkuri i ngjan shumë Hënes së Tokës. Merkuri është pak më i madhë se Hëna jonë dhe është plotë vrima ashtu si Hëna, dhe nuk ka atmosfer. Meqense sipërfaqja e Merkurit nuk është ndryshuar nga era apo shiu, vrehen kjart vrimat (krateret) të cilat janë shkaktuar nga goditjet e Meteroiteve gjatë miliona viteve. Merkuri është Planeti më i vogël në sistemin tonë Diellor, dhe hyn në grupë të planeteve shkëmbore dhe nuk posedon asnjë Hënë që sillet rreth tij.
Merkuri është Planeti i cili më së shpejti rrotullohet rreth Diellit, atij i nevoiten vetëm 88 ditë për një rrotullim të plot rreth Diellit, me një shpejtësi mesatare prej 48 km/s. Në afërsi të Diellit ai lëviz më shpejt, ndërsa kur gjendet më larg Diellit, lëviz më ngadal, Orbita e Merkurit ka formë elipse dhe, pikrisht për shkak të formës së Orbitit që ka Merkuri, i afrohet Diellit deri në 46 milion km.

Orbita e Merkurit

Orbita e Merkurit

Pasi që Merkuri është Planeti më i afërt nga Dielli, forca e graviracionit të Diellit ndikon shumë në rrugën që e përshkon Merkuri rreth Diellit, kjo rrugë nuk është aspak stabile. Merkuri nuk e përshkon gjithmon të njëjtën rrugë, pas çdo rrotullimi rreth diellit rruga e tij ndryshon pak, pas disa mijra rrotullimeve, rruga e tij është zhvendosur kjart. Kjo zhvendosje do të ket pasoja fatale për Merkurin, pas disa miliona vitesh është e mundur që forca e gravitacionit të Diellit, Venusit dhe Tokës, ta ndryshojn Orbitin e Merkurit, apo ta hudhin krejtësisht jashtë kursit që ka Merkuri, atëher ai ose do të fundoset në Diell, apo orbita e Tokës dhe e Venusit do të ndeshën me të.
Sipas Merkurit është emruar edhe dita e Merkur e javës.
Me siguri që Merkuri nuk do të vizitohet asnjëher nga njerzit, sepse qëndrimi në Merkur është shumë i rrezikshëm për neve, për shkak se merkuri nuk posedon aspak atmosfer, rrezatimi diellor që arrin në Merkur është krejtësisht i pafiltruar, që paraqet rrezik për jetë, po ashtu ndryshimi i temperatures gjatë ditës dhe natës në kët Planet është shumë i madh, gjatë ditës arrin deri në 430°C, ndërsa gjatë natës -173°C.

go top