geokos.org

Meteorët - Meteoroidet

Meteorët janë mbetje, copa të sistemit diellor. Shumica prej tyre janë fragmente të asteroideve dhe kometav, disa kanë prejardhjen prej Planetev. Meteorët zakonisht formohen si rezultat i përplasjeve në mes dy trupave qiellor. Meteorët rrotullohen rreth Diellit brenda një orbite ashtu si çdo Planet. Pasi që janë relativisht të vogël munden lehtë të dalin nga shtegu i tyre, nëse bien në sferën e ndikimit të graviteit të ndonjë Planeti, këshu ndodh që ndonjëher të marr kurs drejt ndeshjes me ndonjë Planet. Planeti jonë ka qenë shpesh herë cak i Meteorëve të ndryshëm, edhe në të ardhmën Planeti jonë nuk do të kursehet prej goditjeve të meteorëve.
Nëse një Meteor përplaset me ndonjë trup solid pa atmosferë, len një krater, nëse godet një Planet me gaz apo Diellin menjëher shkrihet posa të futet në atmosferën e atij Planeti. Nëse një Meteoroid depërton atmosferën e një trupi qiellor pa u djegur dhe godet sipërfaqën e trupit quhet Meteorit, nëse Meteoroidi shkrihet në atmosferën e Planetit quhet Meteor. meteoret Meteorët shkrihen posa të hyjn në Atmosferë Shumica e kraterve që kanë goditur Tokën gjatë mijra viteve janë mbuluar nga Erërat, Moti, uji dhe erozioni i tokës, aktivitetet tektonike, por edhe nga ndikimi i vegjetacionit. Në Hënë dhe Merkur mund të vrehen krater të cilët janë qindra milona vite të vjetër, ata nuk ndryshojn sepse kta trupa qiellor nuk kanë atmosfer d.m.th. nuk mund të zhvillohet Moti dhe Era.
Disa Krater në Tokë janë të dukshëm edhe më sot, si për shembull Barringer-Krater në shkretiren e Arizones, ky krater është krijuar pas një goditje të një meteoriti të madh prej 30 m, diku para 50000 vite. Numri i saktë i Meteoroidev është i panjohur, por me siguri ka miliona prej tyre, e njohur është vetëm ku janë përqëndruar më së shumti, pra në rripin e Asteroidit.
Çdo vitë Toka goditet nga 40000 tonelata material nga hapsira, shumica prej tij është pluhur, rrall herë bien copa të mëdha, kto copa zakonisht nuk gjenden në afërsi të Tokës, por rastësisht e kryqëzojn orbitën e Tokës. Meteorët të cilat kanë origjinen nga Marsi apo Hëna jonë, janë gjetur në Tokë, në laborator është përcaktuar prejardhja e tyre, edhe copa nga Merkuri dhe Venus kanë rën me siguri në Tokë, por nuk janë gjendur asnjëher copa të tilla nga këto planete.

Ndryshimet te Meteoroidet

Çfarë ndodh saktsisht nëse një Meteoroid godet Tokën, kjo varet nga shumë faktorë si: Madhsia e Meteorit, shpejtësia, këndi dhe përbërja e tij. Ekzistojn dimensione të ndryshme të tyre, duke filluar nga pluhuri deri në disa kilometra, trupat e mdhej quhen Asteroide, por ku pikrisht fillon kufiri nuk ka definim të caktuar. Shpejtësia e Meteorit luan një rolë të rëndësishëm, sa më shpejt që një trup lëviz aq më shumë sjell me vete energji, kjo pastaj përcakton shakllën e shkatrrrimit, një meteorit mundë të arrij nagnjëher shpejtësin deri 250000 km/h.
Këndi i ramjes ndikon po ashtu në masën e shkatrrrmit, nëse një Meteor nuk bie direkt por diagonal, rruga e tij në atmosferë është shumë e gjat, kështu që ai është ekspozuar forcës së fërkimit më gjat, gjë që vie deri te shkrirja e tij, po ashtu frenohet shumë dhe këshu humb energji. Përbërja e Meteorit është gjithashtu e rëndësishme, ata mund të jenë nga shkëmbinjët apo nga metali, Meteoroidet nga shkëmbinjët pas përplasjes coptohen në thërmija të vogla dhe nuk mbete asgjë prej tyre, ndërsa ato nga metali janë më kompakt dhe munden ta mbijetojn përplasjen.

Rreziku dhe pasojat pas goditjes

Meteoroide quhen derisa gjenden ende në Univers, Meteorë nëse shkrihen në atmosferë, ndrsa Meteorite quhen ata të cilët kanë arritur sipërfaqën e ndonjë planeti.
Meteoroidet e vogla, sa një grusht ne nuk i vrejm aspak, ato zakonisht shkrihen posa të bien në kontakt me atmosferën e Tokës, ne qiell vrehen vetëm si një shkëndijë dhe asgjë më shumë, dhe asnjëher nuk e arrijn sipërfaqën e Tokës.
Disa prej tyre arrijnë ta kalojn atmosferën e Tokës pa u djegur, por shumicn e rasteve ato bien në viset e pa banuara si në Oqean kur dihet se 70% e sipërfaqës së tokës është e mbuluar me ujë, apo edhe në shkretira, respektivisht në viset polare, gjungël, shumë rrallë kemi patur rastin që një Meteor ka rën në në vendet e banuara.
Çfarë ndodhe nëse bie në Tokë, një Meteoroid me madhësi prej disa Metrav ?
Meteoroidet me madhësi prej disa metrave disa herë brenda vitit e sulmojn Tokën, ata posedojn energin e bombes atomike që është përdorur në Hiroshima, mirpo frenohen nga atomsfera dhe pjesërisht avullohen, pjesa e mbetur ka hargjuar pjesën më të madhe të energjis, shpesh herë ndodhe që kjo copë e mbetur të eksplodoj tërsisht, apo bie në sipërfaqe pa ndonjë ndikim negativ.
Çfarë ndodhe nëse bie në Tokë, një Meteoroid me madhësi prej disa Kilometrave ?
goditja nga meteoret Pasaojat nga goditja e Meteoritev Meteoroidet me diameter perej më shumë se një kilometer, paraqesin kërcnim serioz për sipërfaqën e Tokës. Nëse bie në Oqean, një masë e madhe ujit do të ngrtet lartë dhe do të avullohet, ku pastaj do të formohen re të cilat do ta mbulojn tër planetin për disa muaj, në anën tjetër do të krijohen valë të mëdha të cilat do të shkatrrrojn çdo gjë që kan para veti, më së shumti do të pësojn qytet bregdetare dhe ishujt.
Nëse bie në sipërfaqën e fortë të Tokës, do të ngritet shumë material në qiell, pluhur i madhë me gurë të vogël, një pjesë e tyre do të arrin edhe në Univers, gradualisht shumica e tyre kthehet përsëri në Tokë, pasi që toka rrotullohet permanent rreth boshtit të vetë, kto thërmija nuk bien në të njëjtin vend, por e formojn prapa vendit të goditjes një koridor. Një sipërfaqe e madhe tani goditet prej mini bombave, sepse këta gurë që kthehen kanë filluar të ndezen gjat fërkimit të tyre derisa ishin në atmosferë, posa të arrijn në sipërfaqe fillojn ti ndezin me zjarr pyjet, fushat dhe qytet.
Pluhuri i ngritur mbetet për një kohë të gjatë në atmosferë, për shumë muaj ndoshta edhe me vite, rrezet e diellit nuk munden të depërtojn në sipërfaqën e Tokës, pas një kohe do të formohet një shtresë e mbyllur e cila do ta mbulon tër Botën.
Kjo gjendje e krijuar është vdekjepruse për botën bimore, pasi që shumë kafshë janë barngrënëse ato do të vdesin nga uria në mungesë të ushqimit, pra shumica e viktimave nuk do të jenë direkt nga goditja, por më von nga pasojat e saj.
Derisa gjithçka të normalizohet kalojn shumë vite, ndërkohë një numër i llojeve të bimëve dhe shtazve ka vdekur, të mbijetuarit nuk e kan leht, tani ata duhet të gjejnë rrugën e tyre në një mjedis papritmas të ndryshuar me të ftohtë, mungesa të dritës, ujit të kontaminuar dhe mungesës së ushqimit.

go top