geokos.org

Neptun - Neptuni

Neptuni është pak më i vogël se Urani, por në krahasim me Planetin tonë, ai është një gjigand i madhë, ai rrotullohet rreth Diellit me një distancë prej 4, 5 miliard km, për një rrotullim të plot rreth diellit, Neptunit i nevoiten 165 vite të Tokës, pra një vitë i Neptunit është i barabart me 165 vite të Tokës. Ai lëviz shumë ngadal në qiellin tonë, dhe qëndron për shumë vite në të njëjtin konstelacion, vetëm në vitin 2011 do të vie në të njëjtin vend ku eshtë zbuluar në vitin 1846. Edhe Neptuni si të gjitha planette e tjera nga gazi përbeëhet nga hidrogjeni, heliumi dhe metani, Metani i jap atij ngjyrën e kaltërt, në brendi të tij ka një bërtham të hekurt të madhe sa Toka.
Për shkak të distancës së madhe që ka prej Diellit, ai merr pak nxehtësi nga rrezet e Diellit, Neptuni është Planeti më i ftoht në tër sistemin tonë diellor, Temperatura e tij e jashtëme është -200°C. Neptuni ashtu si Urani janë zbuluar para një kohe jo shumë të gjatë, me sy të lirë është e pamundur të vëzhgohet, mirpo me Teleskop ai bëhet i dukshëm.
Neptuni është planeti më i skajshëm në sistemin tonë diellor, për një kohë të gjatë afro 75 vite me radh ka qenë Plutoni si planeti më i skajshëm i sistemit tonë diellor, mirpo pasi që Plutoni është shumë i vogël dhe prapa tij janë zbuluar edhe shumë planete të tjera të cilat janë njësoj të mdhaja, apo edhe më të mdhaja se ai, orbita e plutonit Pjerrtësia e Orbitës së Plutonit Astronomet në vitin 2006 e kan larguar Plutonin nga sistemi jonë diellor dhe e kan cilsuar atë si planet xhuxh. Prapa Plutonit me siguri gjenden edhe shumë planetet të tjera xhuxh, dhe janë shumë vështirë të zbulohen, për shkak të distancës së madhe nga ne, megjithatë, disa prej tyre tash më janë identifikuar dhe emruar si p.sh. ( Quaoar, Sedna dhe Eris). AnijaKozmike New Horizons është aktualisht duke udhtuar drejt Plutonit, dhe me siguri do të gjej edhe shumë planete xhuxh, prapa Neptunit.
Brenda Neptunit mbretrojn stuhi të furishme, shpesh herë ato e arrijn dhjetfishin e tornadove të Planeti tonë, kur dihet se Tornadot janë erërat më të forta në Planetin ton, me një shpejtësi deri në 150km/h! Pavarsisht nga distanca e madhe që ka Neptuni nga Dielli, në atmosferë të këtij Planeti ekzistojn fenomene meteorologjike, si p.sh. janë vëzhguar se si formohen retë ku pastaj prej tyre rrjedhin stuhi të furishme me shpejtësi deri në 1600km/h. Planeti Neptun ka disa Hëna, ndër Hënat më prominenete është Tritoni, në kët Hën janë vrejtur Gajzere dhe kapela polare, po ashtu është vërtetuar se kjo Hënë posedon një atmosferë të hollë, gjë që eshtë e pa zakonshme për një trup qillor i cili është kaq larg nga Dielli.

go top