geokos.org

Planetet në Sistemin tonë Diellor

Ne e dimë se yje ka miliarda dhe miliarda prej tyre, yjet gjenden leht në qiell, sepse ata shkëlqejn natën, edhe pse janë me miliona vite dritë larg nga ne, prap vizëllojn, disa prej tyre vrehen edhe pa teleskop, mirpo shumica e yjeve bëhen të dukshme vetëm me ndihmen e Teleskopit. Mirpo Planetet nuk shkëlqejn vetë, Planetet të cilat janë larg prej neve janë pothuajse të padukshme.
Planetet rrotullohen rreth yllit të tyre qëndror, dhe ndriqohen prej tij dhe reflektojn driten e tij, mirpo edhe planetet të cilat gjenden në sistemin tonë diellor kemi vështërsi me i vëzhguar në qiell.
Deri para 230 vitesh, Planetet e jashtme kan qenë krejtësisht të panjohura për neve si: Urani dhe Neptuni, sepse shkëlqejn shumë pak. Urani u zbulua në vitin 1781, ndërsa Neptuni në vitin 1846. Një planet në një sistem tjeter Diellor është e pamundur të vëzhgohet pa ndihmë optike.
Planetet brenda sistemit tonë diellor janë hulumtuar intenzivisht, çdo Planet ka karakterin dhe jetën e vet, Jupiteri është Planeti më i madhë, ndërsa Merkuri Planeti më i vogël.

Karkteristikat Planetare

  • Të gjitha
  • Të Gazta
  • Shkembore
  • Me Hëna
  • Me Unaza

Planetet e bredshme - Shkëmbore

Në grupin e Planeteve të brendshme bëjn pjes: Merkuri, Venus, Toka dhe Marsi, këto Planete rrotullohen rreth Diellit brenda shiritit të asteroidit, këto Planete janë relativisht të vogla dhe përbëhen kryesisht nga shkëbinjët, kjo është edhe arsyja pse njihen edhe me emrin Planetet shkëmbore. rripi i asteroidit Rripi i Asteroidit Planetet shkëmbore kanë pak Hëna, të cilat sillen për rreth këtyre Planeteve si p.sh, Marsi i ka dy Hëna (satelite) , Toka ka një satelit, ndërsa Venus dhe Merkuri nuk kanë asnjë Hënë.
Në anën tjeter Planetet e gazta kan shumë Hëna të cilat sillen rreth këtyre Planeteve si p.sh. deri në vitin 2009 janë numruar 62 Hëna të cilat rrotullohen rreth Saturnit, ndërsa rreth Jupterit sillen 67 Hëna. Secili Planet rrotullohet rreth Diellit brenda Orbitit me shpejtësin e vet.
Shiriti i Asteroidit gjendet në mes Orbitave të Marsit dhe Jupiterit, ai përbëhet prej qindra mijra mini planeteve, prej shkëmbinjve të mdhej dhe të vegjel, të cilët mund të jen në diameter prej disa kilometrave dhe prej atyre që mund të ken vetem një meter diametrin.
Nëse të gjithët i marrim së bashku rezultojn me më pak peshë se Hëna e Tokës.
Rripi i Asteroidit formon një kufi natyror në mes Planeteve shkëmbore dhe Planeteve të gazit.

Planetet e jashtme, të gazta

Në grupin e Planeteve të jashtme bëjn pjesë: Jupiteri Saturni Urani dhe Neptuni. Në krahasim me Tokën, kto Planete janë shumë më të mdhaja, po ashtu këto Planete përbën kryesisht nga gazi, për kët arsye edhe njihen si Planete të Gazit.
Ato lëvizin jasht rripit të asteroidit. Planete e gazit janë të njohura me Hënat e shumta të tyre,

Çka është Planeti

Një Planet është i rrumbullakët nuk ndriqon vetë dhe rrotullohet rreth një Ylli.
Kjo po tingllon thjesht dhe po e përshkruan planet tona shumë qartë, mirpo në vitin 2006 ka pasur një polemik se çfarë saktësisht është një Planet? Për shumë vite kemi pasur 9 planete në sitemin tonë diellor si: Merkuri, Venus, Toka, Marsi, Jupiteri, Saturni, Urani, Neptuni dhe Plutoni. Për shkak se teleskopët me kalimin e kohës u bën shumë më të përsosur, u zbuluan edhe disa trupa të tjer prapa Plutonit të ciët mund të jen si Planete, disa prej tyre janë më të vegjel, dhe disa më të mdhej se Plutoni, po ashtu janë shumë larg nga Dielli. Çka nëse i numrojmë edhe disa Asteroide të cilat gjenden në mes Marsit dhe Jupterit dhe po ashtu sillen reth Diellit dhe kan madhësin e Plutonit, ku eshte kufiri në mes të asaj se cilili është Planet dhe cili jo, Merkuri p.sh është më i vogël se Hëna e Jupiterit Ganymed, ndërsa Plutoni është më i vogël se 7 hëna të planeteve të sistemit ton Diellor. Në një konfernc të mbajtur në vitin 2006 nga IAU (international astronomical union) ishte pytja, ose me rrit numrin e Planeteve me çdo zbulim të ri, apo me zvogluar numrin e tyre duke e larguar Plutonin prej listets së sistemit tonë Diellor, i cili kshtu ashtu është më ndryshe se Planetet e tjera. Më në fund u pajtuan me larguar Plutonin nga lista e Planeteve të sistemit ton Diellor, kështu që kan mbetur vetëm 8 Planete, të gjitha të tjerat u emruan si Asteroide.

Exoplanetet

rripi i asteroidit Exoplanetet Në vitin 1992 u zbuluan Exoplanetet e para , ndërkohë janë zbuluar deri më tash mbi 700 exoplanete, dhe numri i tyre po rritet për çdo vitë më shumë.
Pse jemi kaq shumë të interesuar nëse yjet e tjera kan planete, sepse vetëm kështu mundemi me krahasu se sitemi jonë Diellor është një rast normal në kosmos, apo një rast i veqant. Ndoshta ne nuk do të mundemi asnjëher të udhtojm deri te këto Planete, sepse distanca është shumë e madhe, mirpo është mirë nëse kemi njohuri për këto Planete, ndoshta në njërën apo tjetrën është zhvilluar jeta si në Planetin tonë, më shumë informacion lidhur me Eksoplanetet lexoni këtu .

go top