geokos.org

Plutoni

planeti pluton Planeti Pluton
Karaktristikat e Plutonit
Lloji Planet Xhuxh
Distanca prej Dillit 5, 9 Mrd deri 7, 4 Mrd km
Temperatura -238°C deri -218°C
Diametri 2390 km
Rrotullohet rreth Diellit për 247, 68 vite
Perioda e Rotacionit 6, 387 Ditë
Më shumë të dhëna shiko Tabelen e Planeteve

Plutoni është Planeti më i madhë dhe më i njohur xhuxhë, në tër sistemin diellor, po ashtu është një Objekt prominet në rripiin e kuiperit. Plutoni ka 1/3 e vëllimit të Tokës.
Prej zbulimit të tij me 18 Shkurt 1930, deri te ridefinicioni i tij "Planet" me 24 Gusht 2006 nga IAU (International Astronomical Union), është llogaritur Plutoni si Planeti i nëntë dhe më i skajshëm i Sitemit Diellor. Pasi që kohëve të fundit u zbuluan shumë trupa qiellor njësoj të mëdhej si Plutoni në rripin e kuiperit si p.sh. (136199) Eris apo 1992 QB1, Plutonit ju hoq statusi i planetit dhe u klasifikua si Planet xhuxhë, më tutje Plutoni mori një numër personal si trupat e tjer qielllor jashtë sistemit diellor, emri zyrtar i Plutonit që nga viti 2006 është (134340) Pluton.
Plutonit i nevoiten 247, 68 vite për një rrotullim të plotë rreth Diellit, Plutoni deri sa u zbulua është supozuar se është Hënë e larguar e Neptunit, Plutoni është objekti më i madhë dhe më i ndriqushëm në rripin e kuiperit. Plutoni rrotullohet rreth boshtit të vetë 6, 387 Ditë, Boshti i Plutonit është për 122, 53°, i pjerrët përball Orbitës, kjo do të thot se Plutoni rrotullohet në kahje të kundërt të drejtimit të përgjithshëm të sistemit tonë diellor.
atmosfera e plutonit, plutos Atmosfera e Plutonit Boshti i tij është më shumë i pjerrët se i Uranit, mirpo me dallim nga Urani dhe Venus, arsyet janë në përgjithësi të dukshme, po ashtu arsyeja shumë e gjatë e periodes së revolucionit, është vërtetuar sepse rrotullimi i tij rreth veti, është i lidhur direkt me forcën tërheqëse të Hënës së tij më të madhe Charon, Plutoni dhe Charon janë të vetmit trupa qiellor në tër sistemin tonë diellor, të cilët kanë rotacion dyfish të lidhur.
Me një diametër prej vetëm 2370 km, Plutoni është shumë më i vogël se Planetet e tjera të sistemit tonë diellor. Ndërtimi i tij është njësoj si Hëna më e madhe e Neptunit Triton. Ka një dendësi të njëjt, posedon një atmosferë të hollë, kryesisht nga Azoti, po ashtu ka një ngjyr të kuqrremt, njësoj si Tritoni.
Dendësia mesatare e plutonit është 1,869 g/cm3, dhe përbëhet nga 70% Shkbinjë dhe 30% Akullë. Sipërfaqja e Plutonit tregon kontrastin më të madhë të ndriqimit, menjëher pas Hënës së Saturnit Iapetus. Orbita e Plutonit ka një pjerrtësi prej 17°. Në mes periudhës 1979-1999 , Plutoni ka qenë më afër Diellit se Neptuni. Orbitat e këtyre Planetve kryqëzohen në mes veti në dy pika, mirpo këto planete asnjëher nuk do të ndeshen në mes veti, sepse këto kryqzime asnjëra prej tyre nuk i kalojn për të njëjtën kohë. Neptuni dhe Plutoni kan një rezonanc 3:2 d.m.th derisa Neptuni rrotullohet rreth Diellit tri herë, Plutoni arrin të rrotullohet vetëm dy herë.
Për një kohë të gjatë nuk kishte informacione të sakta se si dukej sipërfaqja Plutonit, ai ishte fotografuar vetëm nga larg, derisa në korrik të vitit 2015 Anija Kozmike New Horizons pas 9 vitesh fluturimi arriti deri te planeti xhuxhë Pluton.
New Horizons ka sjellur deri më tash fotografit të hollsishme nga Plutoni, në foto vrehet se Plutoni ka një sipërfaqe të larmishme, me regjione të errta dhe të ndritshme, po ashtu vrehen krater me diameter të ndryshëm të cilët janë formuar si pasoj e goditjeve nga trupat e tjer qiellor, por për qudi nuk ka shumë Krater në krahasim me Planetet e tjera të sistemit diellor.
sipërfaqja e plutos Sipërfaqja e Plutonit, pa Krater Pak krater do të thot se sipërfaqja e Plutonit është rinovuar, se Plutoni është kursyer nga goditjet e meteroideve dhe asteroideve është e pabesushme, mirpo patjeter ekzistojn procese në kët planet të cilat kujdesen për zhdukjen e kraterve. Në Planetin tonë krateret janë rrafshuar me kalimin e kohës në shumë mënyra. Tërmetet, Vullkanet, cikli i ujit, Era , Vegjetacioni, të gjitha këto kujdesen që struktura të tilla të mos mbesin shumë gjatë. Por qka ka ndikur te Plutoni që sot ka shumë pak Krater, për kët pytje deri më sot nuk ka përgjegjëje të hollsishme. Energjia e Diellit në kët planet është shumë dobët, për shkak të distancës shumë të madhe që ka me Diellin. Në sipërfaqën e Plutonit grumbullohet Metan, i cili te ne në Tokë ekziston vetëm si gaz, mirpo në Pluton gjendet si Metanakullë. Përpos Metanakullit në atmosferën e Plutonit ka edhe Azot, tani supozohet se akulli në Pluton lëviz ngjajshëm si akullanjat tona, dhe kështu janë rrafshuar gjurmët e kraterve në kët Planet. Kjo është një teori prej shumë të tjerave lidhur me kët fenomen.
Plutoni ka pesë satelit natyror: Charon, Nix, Hydra, Kerberos dhe Styx.

go top