geokos.org

Saturni

Saturni është planeti i gjashtë në sistemin diellor, Orbita e tij fillon menjëher pas Orbitës së Jupiterit, mirpo Saturnit i nevoiten afer 30 vjet, për një rrotullim të plot rreth Diellit.
Saturni është një planet me gaz që kryesisht përbehet nga Hidrogjeni dhe Heliumi, Saturni është pak më i vogël se Jupiteri. Thellë në brendi të tij ndoshta ka një bërthamë solide.
Saturni dallohet prej të gjitha planeteve, me unazat e tij të veqanta, unazat e saturnit përbëhen kryesisht nga pluhuri, gurë të vogël dhe copza të akullit. Unazat janë formuar nga përplasjet e Hënave të Saturnit në mes veti, si dhe përplasjet me komete dhe asteroide, me ç' rast u krijua shumë pluhur dhe copza të gurve në Univers, këto mbeturina Saturni i mblodhi për rreth veti.
Saturni rrotullohet shumë shpejt rreth veti, atij i nevoiten vetëm 10 orë, në kët mënyr deformohet Saturni në pole dhe fryhet në ekuator. Vëzhgime të sakta kanë treguar se Saturni është i rrethuar prej 100. 000 unazave individuale. Unazat e Saturnit kanë në zgjërim të madh, unaza më e jashtme ka një diametër prej 960. 000 km, në krahasim me gjërsin trashsia e tyre është shumë e hollë diku 100m. Sistemi unazor nuk do të ekzistoj përgjithmon.
Forca e Gravitacionit të Saturnit është aq e madhe sa që dalngadal i tërhjek unazat në brendi të vetë, dhe posa të hyn në atmosfer materiali i tyre djeget menjëher. Për një kohë të gjatë është menduar se Saturni është Planeti më i largët në sistemin tonë diellor, sepse Urani dhe Neptuni kanë qen ende të pa zbuluar.
Edhe pse Saturni gjendet afer 1 miliard kilometra larg nga Toka, ai mund të shihet në qiell, unazat nuk vrehen pa teleskop, mirpo me teleskop shihen shumë kjart. Saturni ka dendësin më të ulët nga të gjitha planetet.
Saturni përbëhet njësoj si Dielli dhe Jupiteri nga Hidrogjeni dhe Heliumi, ky ka një Temperatur të jashtme prej -195 grad, sa më shumë që depëron në brendi të atmosferës së tij, aq më shumë rritet temepratura dhe presioni.
Për arsye se Saturni sillet shumë shpejt rreth veti, në brendi të atmosferës së Saturnit formohen erëra të forta, këto erëra mund të përfshijn një sipërfaqe prej disa mijra kilometra.
anija kozmike cassini Anija Kozmike Cassini. Edhe në atmosferën e Saturnit formohen vija me ngjyra të ndryshme për shkak të gazrave të ndryshme që përmban atmosfera e tij posaqërisht metan dhe amonjak. Rreth Saturnit sillen shumë Hëna, gjithsej 62, Hëna më e njohur e Saturnit është Titani
Kjo Hënë është e vetmja në tër sistemin dillor që ka një shtres të trash të ajrit. Hënat e Saturnit janë gati tërsisht të ngrira, për shkak të distancës së madhe nga Dielli, megjithatë janë shumë të ndryshme njëra prej tjetrës.
Njohurit tona lidhur me natyren e Saturnit dhe rrathve të tij janë rritur shumë, nga misionet në Kosmos. Në vitin 1979 Planeti i dytë për nga madhësia në tër sistemin Diellor për herë të parë është vizituar nga ne, kuptohet jo direkt prej astronautëve, por vetëm nga anijet kozmike pa pilot, më vonë anija kozmike Pioneer 11 ka fluturuar për rreth tij dhe ka bër disa fotografi nga afërsia, së fundi Saturni është vizituar nga anija kozmike Cassini në vitin 2004

go top