geokos.org

Sistemi jonë Diellor

Sistemi jonë Diellor është si një lloj familje e madhe, këtu rrotullohen shumë antar të familjes, të mdhej dhe të vegjel, të rënd dhe te lehtë, të shpejt dhe të ngadalshëm, të nxeht dhe të ftoht, të gjith trupat qiellor në sistemin tonë diellor kan origjinen e njëjt. Janë formuar nga gasi dhe nga ret e pluhrit para 5 milard vitesh.
Kreu më i madhë i familjes është Dielli, pa Diell jetë në Tokë do të ishte e pa imagjinushme, në Tokë dhe në planetet tjera do të mbretroj errësir e përjetshme dhe të ftohtë.

Dielli

Qendra e sistemit ton Diellor është vet Dielli, të gjith trupat e tjer rrotullohen rreth tij, Forca Gravitacionale e Diellit është aq e fortë sa që i detyron të gjitha planetet e tjera në kët sistem të lëvizin për rreth tij. Dielli e bashkon 99% të materies në sistemin diellor, të gjitha Planetet, Hënat, Asteroidet etj e kan gjetur nga një vendë të përshtashm, pa u ngushtuar asnjë prej tyre, këtu mundeni më gjersisht për Diellin të mësoni

Planetet

Planetet rrotullohen rreth Diellit në orbitat e veta dhe kan distanca të mëdha njëra prej tjetres, do të thot nuk munden të ndeshen njera me tjetren.
Sispas definicionit të sotëm ekzistojn 8 planete të cilat sillen reth Diellit, lexoni më detalisht për secilin Planet .

Hënat

Për rreth Planeteve po ashtu rrotullohen Hënat, te cilat pastaj së bashku me gjith planetet rrotullohen rreth Diellit, ekzistojn Hëna shumë të vogla si p.sh. (Phobos dhe Deimos), si dhe Hëna gjigante si p.sh. (Ganymed e Jupiterit dhe Titan e Saturnit), deri më sot janë të njohura mbi 200 Hëna, këtu mundeni të mësoni më tepër për Hënat .

Modeli i sistemit Diellor

Ky animacion është programuar nga @JulianGarnier

Rripi i Asteroideve

Përveq Planeteve rreth Diellit rrotullohen edhe Asteroidet, ata janë më të vogël se Planetet, janë të njohura po ashtu si Planetoide apo edhe si Planete xhuxh, disa prej tyre për një kohë të gjat janë numruar edhe si Planete.
Asteroidet shpesh kanë orbitë të përbashkët dhe qëndrojn kryesisht në dy fusha të sistemit Dillor: në rripin e Asteroidit në mes Marsit dhe Jupiterit si dhe në brezin e Kuiperit parapa Neptunit. Disa nga Asteroidat lëvizin në midis orbitave të Planeteve, sa Asteroida egzistojn ende nuk është e njohur, sepse brezi kuiper nuk është hulumtuar gati aspak. Supozohet se ka mbi 100. 000 Asteroide, me gjërsisht lidhur me Astroidet mundeni të lexoni në kët Faqe .

Kometat

Kometat i takojn familjes së Astreoideve, është shumë vështir të dallohet se a' është Asteroid apo Komet. Kometat kanë një Orbitë të zgjatur elipse rreth Diellit, kjo do të thot se nganjëher qëndrojn shumë larg nga Dielli, nganjëher shumë afër, derisa gjenden larg nga Dielli Kometat ngrihen nga të ftohtit e madhë që mbretron në Univers, ndërsa kur i afrohen Diellit fillojn të shkrihen dhe humbin pluher dhe gas, pas veti tërhjekin një bisht të zjarrt, për kër arsye shpesh edhe quhen yje me bisht, më tepër për Kometat mundeni të lexoni në kët Faqe .

Meteoret

Meteroide ekzistojn edhe në ditët e sotme, Meteroiidet gjenden posqërisht në mes Marsit dhe Jupiterit, Metroidet janë copa të Asteroideve dhe kometeve,
Numri i saktë i Meteroideve është i panjohur, mirpo mund të jet në qindramija, Meteroidet janë të shpërndare në tër sistemin Diellor, më shumë për Meterioidet mundeni të lexoni në kët Faqe .

Pluhuri

saturni Unaza e Saturnit Edhe Pluhuri është pjesë e sistemit diellor, Pluhuri kryesisht mbledhet për rreth Gasplaneteve dhe e formon një unazë të quditshme, siq është ajo e Saturnit, Pluhuri në univers gjendet praktikisht gjithkund, për kër arsye Planetet, Hënat dhe Asteroidet mbledhin një sasi të madhe të pluhurit për rreth veti. Pluhuri formohet zakonisht prej Kometteve të cilat humbin materie derisa i afrohen Diellit, kto re të Pluhurit kohë pas kohe e përshkojn Tokën dhe hyjn në brendi të atmosferës, ku pastaj mundë të vrehet një efekt interesant që shkëlqen.

go top