geokos.org

Toka

Shikuar nga ana kozmike, Toka është një Planet shkëmbor dhe relativisht i vogël dhe i parëndësishem, mirpo për neve, Toka është krejt e veqant, Toka është shtëpia jonë, ne nuk mundemi askund tjeter të jetojm jasht Tokës, sepse ne jemi përshtaur me kushtet të cilat na i ofron Toka. Sipas njohurive që kemi deri më tash, Toka është i vetmi Planet në sistemin Diellor ku është zhvilluar jeta, kjo është e varur drejtpërsëdrejti me Ujë, i cili në Planetin tonë gjendet në sasi të mjaftushme dhe në tri gjendje (të lëngët, të ngurt dhe të gazët).
Toka sot është e mbështjelluar nga një shtres e trash e ajrit, e cila përbëhet nga: (78% Azot, 21% Oksigjen), dhe nuk ka qen gjithmon kështu. Mbështjellsi gazët i Tokës e ashtuquajtura Atmosfera e Tokës arrin deri 100km lartësi, saktësisht nuk mundë të përcaktohet kufiri i Atmosferës, sepse sa më shumë që largohemi nga sipërfaqja e Tokës aq më shumë zvogloher dendësia e ajrit, pra ku përfundon saktësisht Atmosfera nuk mund të thuhet këtu apo aty.
Në shikim të parë 100km po tingllon shumë, mirpo në krahasim me diametrin e Tokës (12756km) është shumë pak. Atmosfera e Tokës është e ndarë në shtresa të ndryshme, shtresa e lartë e Atmosferës kan një rëndësi të veqant, sepse ajo na mbron nga rrezatimet vdekjepruse nga Universi.
Si të gjitha Planetet e tjera edhe Toka rrotullohet jo vetëm rreth Diellit, por edhe rreth boshtit të vetë, si rezultat i këtij rrotullimi kemi ditët dhe netët. Në animacion më lartë është paraqitur rotacioni i Tokës dhe këtu mund të shihet qart se gjithkund në Botë nuk ësht dritë, derisa në Hemisferën lindore është Ditë, në hemisferën perendimore mbretron Nata, për kët arsye i tër Globi është i ndarë në zona kohore, gjithsej në 24 zona kohore.
Toka ka një sipërfaqe prej 510 mil km2, ku 71% prej tyre është e mbuluar me Ujë dhe 29% me Tokë. Sipërfaqja Toksore në anën tjeter është e shpërndar në pesë kontinente, pjesa më e madhe e Sipërfaqës Toksore gjendet në Hemisferën Veriore, po ashtu 90% e popullatës së Botës jeton në Hemisferën Veriore. Në Tokë kushtet për jetë janë optimale, Temperaturat extreme luhaten prej -60°C deri në 60°C, mirpo në pjesën më të madhe të sipërfaqës së Tokës mbretron një klim mesatare e nxeht me tempreatur prej 0 deri 30°C.
zona e gjelbërt Life Zone (Zona e Jetës) Toka gjendet në të ashtuquajturen zonën e gjelbërt, ajo merr sasin e duhur të nxehtësis dhe dritës nga Dielli, e cila është optimale pë jetën në Tokë.
Po të ishte Toka më afër Diellit, Uji i oqeaneve do të avullohej për një kohë të shkurtër dhe pastaj do të tretej tërsisht në univers, në të kundërtën nëse Toka do të ndodhej më larg nga Dielli, Uji në Oqeaneve tona do të ngrihej në Akullë të përjetshëm, këshyu që jeta në Tokë nuk do të zhvillohej, pra me një fjalë Toka gjendet në zonen e jetës. Planeti jonë hulumtohet intenzivisht si nga brenda, ashtu edhe nga jasht. Hulumtimet nga brenda kryhen nga gërmimet arkeologjike dhe gjeologjike, ndërsa hulumtimet nga jasht bëhen me ndihmën e sateliteve të cilët sillen rreth Globit matin Tokën dhe bëjn fotografimin e saj.

Rotacion quhet rrotullimi i Tokës rreth boshtit të vetë, ndërsa Revolucion quhet rrotullimi i Tokës rreth Diellit.
go top