geokos.org

Urani - Uranus

Muzikanti dhe astronomi fillestar Wilhelm Herschel e zbuloi Uranin për herë të parë në mars të vitit 1781, në fillim ai mendoi se është vetëm një komet, por ai vazhdoi ta vëzhgoj për disa muaj dhe në fundë e kuptoj se bëhet fjal për një Planet, atëher ishte një senzacion i madh!
Urani është Planeti i tretë në sitemin tonë diellor për nga madhësia. ai është shumë larg nga ne, dyfish më larg se Saturni, Urani lëviz me një distanc prej 2. 8 miliard kilometer larg nga Dielli, për kët arsye zgjat 84 vjet derisa të bën një rrotullim të plot rreth Diellit, pra një vit i Uranit është ekuivalent me 84 vite të Tokës. Urani u zbulua për herë të parë në vitin 1781 në qiell, me sy të lirë është gati e pa mundur të vëzhgohet, për shkak të distancës së madhe nga Toka, edhe pse është shumë i madh prap se prap duket shumë i vogël. Urani deri më tash është vizituar vetëm nga një anije kozmike Voyager 2 në vitin 1986. Edhe Urani posedon sistem të rrathve, të cilët u vërtetuan së pari nga anije kozmike Voyager 2, rrathët e tij janë më të errët se sa të Saturnit dhe mezi mund të vrehen. Orbita e Uranit
Urani është i përbër kryesisht nga gazrat si: Hidrogjeni, Heliumi, Metani, Metani i jep ngjyrën e tij të kaltërt, në brendi të tij ndoshta gjendet një bërthamë solide.
Urani rrotullohet shumë shpejt rreth veti, brenda 17 orëve, në kët mënyr forma e tij është deformuar, pra në pole është i shtypyr, ndërsa në ekuator i fryer, kjo është tipike te Planetet me gaz.
Urani rrotullohet rreth diellit komplet anash, boshti i uranit është 98° i pjerrët përball ekuatorit të Diellit. Urani gjatë rrotullimit rreth Diellit, tregon direkt kah Dielli hemisferën veriore respektivisht jugore, duke çuar në efekte ekstreme sezonale, kjo do të thot se njëri polë gjatë gjysëm viti të Uranit, ndriqohet pandëprer nga Dielli, ndërsa poli tjetër ngel gjatë tër ksaj kohe në errësir. Pas gjysëm viti të Uranit polet i ndrrojn vendet e tyre, poli që ishte në errësir del në dritë, ndrsa poli tjetër shkon për gjysëm viti në errësir, kur flitet për gjysëm viti të uranit, bëhet fjalë për 42 vite të Tokës, sepse Uranit i nevoitet 84 vite për një rrotullim të plotë rreth Diellit .

revolucioni i planeteve
go top