geokos.org

Ylli i Veriut, Polaris, Ylli Polar

ylli polar, ylli i veriut, polaris Boshti i Tokës është i drejtuar kah Ylli Polar. Ylli Polar njihet edhe me emrin Ylli i Veriut apo Polaris, sepse gjendet pikrisht në Veri, edhe shumë Yje të tjerë gjenden në veri, mirpo Ylli Polar nuk ndryshon pozicionin asnjëher, derisa Yjet e tjer lëvizin pa ndërprer rreth tij. Ylli Polar siq duket qëndron në mes të të gjitha Yjeve, të gjithë Yjet rrotullohen rreth tij, vetëm ai nuk lëviz, mirpo edhe ky Yllë është njësoj si yjet e tjer, kët fenomen që ne e vëzhgojm lidhet direkt me rrotullimin e Tokës rreth boshtit të vetë. Boshti i Tokës është rastësisht pothuajse në Yllin Polar, Toka rrotullohet rreth boshtit të vetë brenda 24 orëve. Derisa ne qëndrojm në Tokë dhe ne rrotullohemi bashkë me të, neve na duket se çdo gjë është fikse dhe se qielli rrotullohet rreth nesh. Ky është një iluzin optik, Yjet nuk rrotullohen rreth neve, por ne rrotullohemi bashkë me Tokën. Ylli Polar nuk do të qëndron përgjithmon aty ku është me kalmin e kohës, pas disa qindra vitesh ai do të lëviz më tutje.
Ylli Polar është antarë i Plejadës (konstellacionit) Arusha së vogël, Ylli Polar gjendet në bisht të Arushës së vogël. Arusha e vogël është konstellacioni më veroior, dhe standard gjendet në hemisferën veriore. Yjet e Arushës së vogël vrehen edhe pa Teleskop, mirpo nuk shkëlqejn si Yjet e Arushës së madhe.
Nëse qielli është shumë i ndriqushëm nga Hëna apo nga dritat e qytetit, është shumë vështirë, gati e pamundur të identifikohen yjet, një yllë pas tjetrit mbetet i pa dukshëm varsisht nga ndotja e dritës, për kët arsye yjet e arushës së vogël, janë të përshtatshëm për ta vlersuar shkallën e ndotjes së dritës.

Si mund ta gjejm Yllin Polar në Qiell

ariu i vogël Imagjinoni një vijë pesë herë të gjatë sa është distanca në mes dy yjeve të fundit të Arushës së madhe , kështu takoni Yllin Polar . Të gjitha këto grafika janë bër me programin Stellarium Shpesh herë kam patur rastin me dëgjue se gjoja Ylli Polar gjendet leht, sepse shkëlqen më së shumti në qiellin e Natës. Kjo është e pa vërtet, Ylli Polar në realitet nuk dallohet shumë nga yjet e tjer, dhe nuk shkëlqen asgjë më shumë se yjet e Arushs së madhe. Polaris mund të vëzhgohet gati në tër hemisferën veriore. Ylli Polar gjendet leht nëse kemi gjetur Arushën e madhe.
Nëse e tërhjekim një vijë të imagjinuar pesë herë të gjat sa distanca e dy yjeve të fundit të Arushës së madhe, takojm Yllin Polar. Po të ishte ky Yllë në vend të Diellit tonë, atëher ai do të shkëlqente 2300 herë më shumë se Dielli, mirpo pasi që ky Yllë është shumë larg nga ne afro 430 vit-drite ai na duket disi i zbeht, po të ishte Dielli në vend të tij , atëher do të ishte e pamundur të dukej pa Teleskop. Pasi që Polaris gjithmon qëndron në qender të hemisferës Veriore, njerzit në mesjet janë orientua me ndihmën e tij, posaqërisht në lundrim ka qenë një ndihmes e madhe për detarë, duke marrë parasysh se në Detë nuk ka asgjë tjetër përveq ujit rreth e për rreth, ndërsa me anë të yllit polar shumë leht dhe shpejt është përcaktuar veriu dhe hemisferat e tjera.
Ylli Polar nuk tregon vetëm Hemisferën Veriore, por edhe Gjërsin Gjeografike të vëzhgusit. Në polin Verior ky Yllë gjendet mbi kokat tona në zenit, pra pikën më të lartë të qiellit, ndërsa afër Ekuatorit gjendet pak mbi horizont, në hemisferën jugore nuk vrehet aspak.
Lartësia përkatëse e Yllit Polar korrespondon gjërsin gjeografike në të cilën gjendeni ju. Ylli Polar mund të vrehet që nga paraleja 10° veriore, sa më shumë që afrohemi polit verior aq më lart ngritet Ylli mbi horizont. Prishtina p.sh. shtrihet në gjërsin gjeografike 42°, Ylli Polar mbi Prishtinë gjendet 42° lartë në qiell, matur nga Horizonti. Yllit polar na ndihmon që ta percaktojm hemisferën gjeografike dhe po ashtu edhe gjërsin gjeografike të pikqëndrimit.

go top