geokos.org

Akullanjat

Akullanjat janë masa të mëdha akulli lëvizës, që formohen në zonat me klimë të ftohtët dhe të lagët dhe posaqërisht në malet e larta në viset polare.
Ato zënë 10% të sipërfaqës së Tokës. Shkenca e cila merret me studimin e akullanjave quhet glaciologji. Ajo studjon kushtet e formimit, regjimin, përhapjen dhe veprimtarinë e akullanjave. Akullanjat formohen kur temperatura mesatare vjetore është shumë e ulët rreth 0° C dhe kur ka një bilanc pozitiv të reshjeve të ngurta .d.m.th. kur bora që bie nuk arrin asnjëher të shkrihet, pra bora zë borën. Vija sipër së cilës bora nuk arrin të shkrihet gjatë verës quhet vija e borës. Lartësia e kësaj vije është e ndryshme për vende të ndryshme. Pozicionin më të ulët ajo e ka në Antraktidë, ku përputhet me nivelin e Oqeanit. Nga vendet polare drejt ekuatorit lartësia e vijës së borës vjen duke u rritur. Kështu në Groenland të Jugut ajo është rreth 900m, në Alpet e Europes 2800m, në Tibet dhe Himalaja 6000m dhe në Andet e Argjentinës deri në 6400m.
gleqer ne antraktik Akullanjat në Antraktik Bora e grumbulluar, nën veprimin e peshës së vet, me kalimin e kohës shëndrrohet në Akull kokrrizor, që quhet Firn.
Ky me rritjen e trysnisë, për shkak të rënies së vazhdushme të borës, ngjishet edhe më shumë, rikristalizohet, kokrrizat e tij bashkohen njëra me tjetrën dhe shëndrrohet në akull transparent dhe të kaltërt që quhet Gleqer. Gleqeri është plastik, pa shtresëzim dhe ka aftësi rrjedhje. 1m3 akull Gleqer formohet nga ngjeshja e 11m3 borë dhe peshon 900 - 920kg.
Bora kthehet në akull përafërsishtë pas 3 - 4 vitesh. Akullanjat ndahen në tre tipa kryesorë: malorë tipi alpin, rrafshlartash tipi skandinav dhe kontinental tipi gronlandez ose polar.
Akullanjat malore zënë sipërfaqe relativisht të vogëla dhe janë të vequara nga njëra tjetra. Në to dallohen mirë zonat e ushqimit zonat e akumulimit ku ndodh grumbullimi i borës dhe kthysi i saj në akull dhe zona rrjedhse zona e shkarkimit.
Zona e ushqimit vendoset sipër vijës së borës, nëpër gropat e majeve të maleve, në thellimet e shpateve të maleve ose në fundet e luginave dhe mund të ketë forma cirku, mulde , hinke, gropa etj. Rrjedhja e akullit bëhet nëpër luginat malore, poshtë vijës së borës.
Akullanjat kontinentale ndodhen në zonat polare dhe përbëjnë rreth 99% të gjithë sipërfaqës së zënë nga akullanjat. Sipërfaqja e tyre ka formën e një mburoje të mysët, që ngrihet nga ana drejt, qendrës. Trashsia e akullanjave kontinentale është shumë e madhe. Kështu trashsia e akullanjave të Groenlandës që ka një sipërfaqe prej 1, 9mil km2 në pjesën qëndrore të saj arrin trashësin deri 3, 5 km.
Në Antraktidë mbulesa e akullanjave zë mbi 13 mil km2, kurse trashsia e saj arrin deri në 4 km.
Akullanjat ndodhen gjithmonë në lëvizje, duke rrejdhur si trupa plastikë. Shpejtësia e lëvizjes së tyre zakonishtë është nga disa centimetra deri në disa dhjetra centimetra, por mund të arrijë edhe deri në disa metra në 24 orë.
Shpejtësia e lëvizjës së akullanjave varet kryesisht nga pjerrësia e shtratit dhe trashsia e akullit. Meqënëse këto janë të ndryshme. Kjo shkaton formimin e qarjeve, të cilat mund të jenë gjatësore, tërthore dhe diagonale.

Puna gjeologjike e Akullanjave

Akullanjat gjatë lëvizjës shaktrrojnë shkëmbinjtë mbi të cilët lëvizin dhe transportojnë produktet e shkatërrimit të tyre.
Duke lëvizur akullanjat e shkatrrojnë shtratin me anë të peshës së vet si dhe të copave të shkëmbinjve, që ndodhen në pjesën fundore të tyre. Punë shkatrruese bëjnë edhe rrymat ujore që formohen nga shkrirja e akullanjave
Veprimi shkatërrues i akullanjave në shkëmbinjët e fortë shfaqet me lëmimin e tyre dhe formimin e gërvishjeve të orientuara në drejtim të lëvizjës së akullanjave. Shkëmbinjët e butë në kët rast lërohen, për kët arsye puna shkatrruese e akullanjave është quajtur lërim ekzaracion.
Nga puna e përbashkët e akullit dhe ujërave të formuara prej shkrirjes së tij, nganjëher janë formuar lugina me thellësi deri 10 - 15 m dhe gjatësi dhjtra qindra kilometra, në të cilat sot rrejdhin lumenj ose shtrihen Liqene të shumta.

Puna transporuese e akullanjave

morenat Skema e vendosjes së Morenave Në sipërfaqën e akullanjave grumbullohet në sasi e madhe materiali copëzor, që bie nga shpatet malore ose sillet prej erës, i gjithë ky material bashkë me materialin e shkulur nga akullanja prej shtratit të saj, përbën morenat. Në përbërjen e morenave hyjnë copa me përmasa të ndryshme.
Dallojmë morena të lëvizshme të transporuara që janë të ngrira në masën e akullit e që lëvizin bashkë me të dhe morena të palëvizshme të depozituara që formohen kur shkrin akullanja.
Morenet e lëvizshme u përkasin akullanjave të sotme, sipas vendit që zënë në masën e akullit, ato mund mund të jenë fundore, sipërfaqësore dhe të brendshme.
Morenet fundore formohen në saj të lërimit të shtratit të akullanjës. Ato transportohen në fundin e masës akullanjore dhe përfaqësojnë përzirje mekanike copërash të ndryshme të pasortuara si: argjila, rëra, popla, krepa etj.
Morenat sipërfaqësore përbëhen prej copërave që rrokullisen prej shpateve të maleve dhe që transportohen në sipërfaqën e akullanjës. Ndërmjet tyre dallohen morenat anësore dhe morenat e mesit.
Morenat e brendshme formohen në sajë të futjs në masën e akullit të copërave të shkëmbinjëve, që bien në të qarët e akullit, ose që bien në sipërfaqet e firnit në zonat e ushqimit dhe mbulohen atje prej masave të reja të borës, i gjithë ky material i copëzuar që transportohet brenda masës së akullit, nuk i nënshtrohet përpunimit, prandaj ruan formën këndore si dhe ai i morenave sipërfaqësore. Të gjitha llojet e morenave mund të paraqiten vetëm në akullanjat malore

Depozitimet akullanjore

Nga shkrirja e akullit materiali i copëzuar i futur në të bie në shtratin akullanjor dhe jep morenat e depozituara. Ndërmjet morenave të depozituara dallohen dy lloje kryesore: morenat bazale dhe morenat ballore.
Morenë bazale quhet i gjithë materiali që bie prej masës së akullit dhe që vesh sipërfaqën e shtratit akullanjor, pavarsisht nëse është transporuara në formën e morenave fundore, të brendshme ose sipërfaqësore.
Morenat ballore përfaqësojnë ledhe, që rrethojnë mbarimin e gjuhës së akullanjës dhe që përbëhen prej materialit morenor të transportuar prej akulli. Në krahinat e dyndjeve akullanjore të vjetra kontinentale, morenat ballore formojnë vargje kodrash të mëdha me lartësi deri 50 - 100m, që shtrihen pa ndërprerje me qindara madeje edhe me mijra kilometra.
Me shkrirjen e akullanjave lidhet dhe formimi i të ashtuquajturave depozitim fluvioglacial. Këto janë depozitime të rrymave të ujit, që rrjedhin nën akullanjat. Te akullanjat, sidomos në pjesën e tyre të poshtme, nga shkrirja lindn sasita të ndryshme uji.

Ciklet dhe epokat akullanjore

Studimi i depozitimeve akullanjore në vende të ndryshme ka tregua se akullanjat janë dyndur dhe tërhequr disa herë. Gjatë dyndje së tyre ato kanë pushtuar territore të mëdha të sipërfaqës së tokës.
Duke filluar që nga proterozoiku i vonshëm, në histrorinë e Tokës njihen 4 cikle akullnajore.
Cikli i parë ka ndodhur rreth 600 milionë vite më parë, në proterzoikun e vonshëm ai ka lën gjurmët e tij në shkëmbinjët proterozoikë të Shpicbergenit, të Groenlandes Lindore, të Norvegjisë, të Kinës dhe të Afrikës së Jugut.
Cikli i dytë ka ndodhur në ordovikian 400 milion vite më parë, gjurmët e tij dallohen në Amerikën veriore, në Afrikën jugore dhe në Rusi.
Cikli i tretë akullnajor ka ndodhur në paleozoikun e vonshëm 240 milion vite më parë, gjurmët e këtij akullimi njihen në Australi dhe në Rusi.
Cikli i fundit akullnajor lidhet me periudhën antropogjenike. Ai ka filluar rreth 2 milion vite më parë dhe ka mbaruar para 10 mijë vitesh. Akullanjat në këtë kohë mbulonin gati gjithë rrafshinën ruse dhe hapsira të mëdha të Europes Veriore dhe Lindore.
Në kët mënyrë të plotë janë studijuar depozitimet akullnajore të periudhës antropogjenike. Në kët periudhë sipërfaqe të gjërë të Evropës verilindore kanë qenë të mbuluar me akullanja të tipit kontinental, të cilat disa herë me radhë u dyndën dhe u tërhoqën përsëri. Qendrae akullanjës ishte në malet e Skandinavisë, sipërfaqja e të cilave arrin deri në 900 km2.
Gjatë periudhës antropogjenike disa zona të Evropës kaluan katër epoka akullnajore.

Shkaqet e lindjes së akullnajave

Qdo cikel akullnajor është shkatuar nga një ftohje e përgjithshme e klimës. Lidhur me shkaqet e kësaj ftohje, dhe për rrjedhojë të lindjes së akullnajve në pjesë të veqanta të sipërfaqës së Tokës, shkenctarët kanë dhënë shumë hipoteza, të gjitha ato janë të njëanëshme, pasi nuk shpjegohet në mënyrë të plotë shkaqet e akullimit të planetit tonë në periudhat gjeologjike të kaluara.
Një grup hipotezash e lidhin ndryshimin e klimës në Tokë me dukuritë kozmike: me zvoglimin periodik të veprimtarisë diellore, që ndodh çdo 11 vite, në kohën e zhvillimit maksimal të njollave diellore, me zvoglimin e sasisë të nxehtësisë që vjen në Tokë për shkak të kalimit të sistemit diellor nëpër zonat të ftohta të Galaktikës, ose nëpër mjegullat gazo - pluhurore çdo 200 milion vite, me ndryshimin e jashtëqendërsisë së orbitës së Tokës çdo 90800 vite etj.
Grupi tjetër i hipotezave e lidh ndryshimin e klimës me dukuri gjeologjike që ndodhin në vetë Tokën si p.sh. me shkallën e zhvillimit të vullkanizimit. Disa shkencëtarë mendojnë se shpërthimet vullkanike e ngrohin klimën, pasi që rrisin sasinë e dioksidit të karbonit, i cili e pengon rrezatimin e nxehtësisë nga Toka. Të tjerët mendojnë, përkundrazi, se shpërthimet vullkanike shkatojnë ftohje pasi e pluhrosin atmosferën dhe kështu pengojnë depërtimin e rrezeve të Diellit.
Hipoteza më e pranushme që i merr parasysh dy faktorët e përmendur temperaturën dhe lagështinë, është ajo që e lidh formimin e akullanjave me proceset malformuese. Si pasojë e këtyre proceseve disa sektorë të sipërfaqës së Tokës ngrihen mbi kufirin e vijës së borës. Nga ana tjetër, ngritja e shkatuar nga proceset malformuese sjell edhe rritjen e sipërfaqës së kontinenteve në dëm të sipërfaqees së Oqeaneve, të cilat janë mbajtëse nxehtësie.

Veprimtaria gjeologjike e ujrave nëntoksore

Skema e qarkullimit të ujit në Natyrë Skema e qarkullimit të ujit në Natyrë Ujra nëntoksore quhen të gjitha ujrat që ndodhen poshtë sipërfaqës së Tokës, në poret, qarjet dhe zbraztitë e tjera të shkëmbinjve. Ato janë shumë të përhapura dhe shtrihen jo vetëm në zonat me klimë të lagët, por edhe në stepat e thata dhe shkretëtirat. Horizontet ujëmbajtëse janë kapur me shpime deri në thellsinë 4 km, por ka patur raste që janë takuar edhe më thellë. Në nëntokë gjendet përafërsisht 37 herë më shumë ujë se në të gjtha pelgjet ujore Liqenet, Knetat, Lumenjët.
Burimi kryesor i ushqimit të ujrave nëntoksore janë reshjet atmosferike, të cilat bien në sipërfaqën e Tokës në trajtë shiu, bore etj. Ky proces është i vazhdushëm. Ujrat e deteve, oqeaneve, liqeneve dhe lumenjëve gjatë avullimit kalojnë në atmosferë në formën e avujve të ujit, duke formuar retë nga kondensimi i të cilave lindin përsëri reshje, dhe pastaj një pjesë e këtyre ujrave nëpërmjet infiltrimit, kalojnë në nëntokë, kurse një pjesë tjetër rrjedh mbi sipërfaqe derisa derdhet në liqene apo dete.
Ujrat nëntoksore janë në lëvizje të vazhdushme.
Ato në vende të përshtatshme drenazhojnë dalin në trajtë burimesh, duke u bërë burim i furnizimit për ujrat sipërfaqësor, ose derdhen drejtpërdrejt në dete dhe oqeane.

Gjendja e Ujit në shkëmbinjët

Uji në shkëmbinjtë mund të jet në tri gjendjet: të ngurtë, të lëngët dhe të gazët.
Uji në gjendje avulli ngop ajrin e zbrastirave të shkëmbinjëve. Sa më e lartë të jetë temperatura dhe sa më ulët shtypja, aq më shumë avëj uji përmban ajri që mbush këto zbarzëtira. Me uljen e temperaturës avujt kalojnë në gjendje të lëngët.
Uji në gjendje të lëngët takohet në shkëmbinjtë në forma të ndryshme. Dallojmë ujë higroskopik, membranor, kapilar dhe të lirë.
Uji higroskopik rrethon grimcat e shkëmbinjëve me në shtresë një molekulare, e cila mbahet fortë në sipërfaqen e tyre nga forcat molekulare dhe elektrike. Ky ujë mund të largohet vetëm me nxehje në temperaturë jo më të ulët se 105 - 110°C.
Uji membranor formon rreth grimcave të shkëmbit dhe mbi ujin higroskopik një membranë prej disa shtresash molekulash. Ai ka aftësi të lëvizë në brendësi të shkëmbit, që nga grimcat me membranë më të trashë në grimcat me membranë më të hollë, derisa të barazohet trashsia e membranës, edhe ky ujë mund të largohet vetëm me temperatura të larta
Uji kapilar gjendet në gypat kapilar të shkëmbit, me diametër më të vogël se 1mm. Ai lëvizë nëpër këta gypa nga poshtë lartë, pasi forcat molekulare e të tensionit sipërfaqësor mposhtinë atë të rëndesës. Sa më i vogël të jetë diametri i gypave kapilar, aq më e madhe është lartësia e ngritjes.
Uji i lirë mbush poret dhe qarjet e shkëmbinjve dhe lëviz lirisht lart - poshtë, nën veprimin e forcës së rëndesës.
Uji në gjndje të ngurtë ndodhet në shkëmbinjtë në zona me temperatura nën 0°C. Ky ujë ka përhapje veqanërishtë të madhe në zonat e ngrirjes së përjetshme.

Prejaradhja e ujrave nëntoksore

Sipas prejardhjes ujrat nëntoksorë mund të ndahen në pesë grupe: infiltrimi, kondensimi, magmogjene, mbetëse dhe organike.

Ujërat e infiltrimit
Formohen nga depërtimi në thellësi të korës tokësore i reshjes atmosferike, që bien në sipërfaqën e Tokës.
Sasia e reshjeve atmosferike që infiltron në thellësi 15 - 30% dhe varet nga përshkushmëria e shkëmbinjëve që vendosen më pranë sipërfaqës së Tokës, nga relievi, nga mbulesa bimore, nga ngrirja e Tokës, karakteri dhe lloji i reshjeve etj. Një provë për kët prejardhje është ndryshimi i sasisë dhe i cilësisë së ujit në puset në kohë shiu.
Ujrat e kondensimit
Formohen në vendet me reshje atmosferike të pakta, nga kondensimi i avujve të ujit në Tokë. Kështu, në zonat e shkretëtirave, ku gjatë gjithë verës nuk ka reshje dhe avullimi është shumë i madh, në thellsi disa metra dhe nganjëher disa dhejtra metra takohen ujrat nëntokësor, që në shumicën e rasteve kanë një mineralizim të lartë. Shkaku kryesor i formimit të ujit të kondensimit është temperatura. Në stinët e ngrohta të vitit elasticiteti i avujve të ujit të atmosferës është më i madh se në Tokë dhe Shkëmbinjë, prandaj avujt e ujit do të lëvizin nga sipërfaqja e Tokës në Tokë dhe në shkëmbinjë dhe do të zbresin deri në brezin e temperaturave konstante. Avujt e ujit që vijnë nga lart meqënëse ftohen, kondensohen dhe kthehen në gjendje të lëngët. Ujrat e inflitrimit dhe të kondensimit ndodhen në qarkullim të vazhdudhëm ( Atmosferë - kore dhe Tokë - Hidrosferë ), prandaj edhe quhen ujra vadoze.
Ujrat magmogjene
Formohet nga ftohja e avujve të ujit, që qlirohen nga magma në stadet e fundit të ngurtësimit të saj në korën e Tokës. Këta avuj kanë temperaturë disa qindra gradë, dhe gjenden nën presion të lartë, prandaj ngjiten lart dhe duke rënë në kontakt me pjesën më të ftohët të korës së tokës, kthehen në gjendje të lëngët. Duke lëvizur drejt sipërfaqës, ato ftohen edhe më shumë, por shpesh kur dalin në sipërfaqe ruajnë ende një temperaturë të lartë dhe janë të mineralizuara. Këto ujra që vijnë nga thellësit e nëntokës quhen magmogjene. Studimet e hollsishme në vende të ndryshme kanë treguar se ujrat e thjeshta magmogjene në pjesët e sipërme të korës së Tokës nuk takohen. Avujt e ujit që qlirohen nga magma duke u ngjitur lart nëpër thyrjet e korës së tokës, takohen dhe përzihen me uëjrat nëntoksor të infiltrimit dhe dalin në sipërfaqe së bashku të përzirë. Nga ana tjetër, ujërat nëntoksore të infiltrimit në kushte të përshtatshme mund të depërtojnë në thellësi në zonën e temperaturave të larta, ku nxehen dhe tretin minerale të ndryshme duke marrë tiparet e ujrave magmogjene.
Ujrat mbetëse
Këto janë ujrat e pellgjeve detare, liqenore që ruhen në sendimentet përkatëse dhe pas shëndrrimit të tyre në shkëmbinjë. Ujrta detare mund të marrin pjesë në formimin e ujërave nëntoksore ose duke u ruajtur në sendimentet e grumbulluara në fund të detit, ose duke depërtuar në sendimentet e formuara më parë. Kushte të favorshme për formimin e ujrave mbetëse krijohen kur sendimentet e ngopura me ujë mbulohen shpejtë nga shtesa të trasha. Me kalimin e kohës ujrat mbetëse zkonisht pësojnë ndryshime. Nganjëherë përzihen me ujra të cilat kanë prejardhje tjetër, ose zhvendosen krejtësisht nga ujrat e infiltrimit, kë to ujëra kanë shpesh herë mineralizim të lartë.
Ujrat organike
Kto takohen në zonat naftëmbajtëse, janë të mineralizuara dhe mendohet të jenë formuar nga shpërbërja e gjallesave sikurse edhe vetë nafta.

Vetitë fizike dhe përbërja kimike e ujrave nëntokësore

Në vetitë fizike të ujrave nëntokësore bëjnë pjesë: ngjyra, tejdukshmëria, era, shija dhe temperatura.
Ujrat nëntokësore përgjithësisht janë pa ngjyrë dhe pa erë. Shija e tyre varet nga shkëmbinjtë në të cilët ndodhen, nga përbërja dhe sasia e kriprave të tretura në to. Këshu p.sh. ujrat që ndodhen në shkëmbinjtë gëlqerorë kanë një shije më të këndshme se ato të shkëmbinjëve të tjerë.
Temperatura e ujërave nëntokësorë lëviz nga disa gradë në zonat polare dhe malet e larta, deri në 100°C e më shumë në rajonet e veprimtarisë vullkanike. Me rritjen e thellësisë temperatura e ujit, sikurse edhe e shkëmbinjve, rritet.

Sipas temperaturës ujërat nëntokësore ndahen të ftohta prej 4 - 20°C, të ngrohta prej 20 - 37°C, të nxehta nga 37 - 42°C dhe shumë të nxehta mbi 42°C.
Përbërja kimike e ujrave nëntoksore luhatet mjaft në varësi të klimës, të përbërjes minerale dhe prejardhjes së thellësisë.
Përbërja kimike e ujrave nëntoksore gjykohet sipas disa tregusve siq janë: mineralizimi i përgjithshëm, fortësia etj.
Mineralizimi i përgjithshëm i ujit quhet përmbajtja e përgjithshme e substancave të tretura në të. Ai përcaktohet në bazë të peshës së mbetjes së thatë pas avullimit të ujit në një litër ujë. Ujrat natyrore sipas mineralizimit ndahen në ujra të ëmbla, të kripuara pak, të kripuara dhe shumë të kripuara.
Fortësia e ujit kushtëzohet nga prania e joneve të kalciumit dhe të magnezit. Fortësia e ujit shprehet në miligram ekuivalent Ca2+ në një litër ujë. Sipas fortësis ujrat nëntokësore ndahen në pesë grupe: shumë të buta, të buta, me fortësi mesatare, të forta dhe shumë të forta.

Përbërja kimike e ujrave nëntoksore nuk është e qëndrushme, ajo ndryshon me kalimin e kohës, veqanarisht për ujrat që janë pran sipërfaqës së Tokës.

Burimet

Burim quhet dalje natyrore e ujit nëntoksor në sipërfaqën e Tokës. Burimet shfaqen në vendet ku në sipërfaqën e Tokës dalin zona të veqanta qatjesh ose zbulohen horizonte të ujrave nëntokësore.
Burimet mund të kenë rrjedhje të vazhdushme ose mund të thahen, gjë që varet shumë nga njëtrajtshmëria e shpërndarjes së reshjeve gjatë stinëve.
Nga mënyra e rrjedhjes së ujit, burimet mund të jenë zbritëse dhe ngjitëse.
Burimet zbritëse formohen nga ujrat e sipërme pa trysni, në këto burime uji rrjedh qetësisht gjatë shpatit të prroskës, luginës lumore etj. Burimet zbritëse Burimet zbritëse Burimet zbritëse mund të jenë të lidhura edhe me qarjet. Ndër to bëjnë pjesë të ashtuquajturat burime të ndërprerëshme ose alternative që lindin zakonisht në zonat e përhapjes së shpellave karstike.
Burimet ngjitëse zakonisht formohen nga ujrat arteziane që depërtojnë nëpërmjet qarjeve që presin tavanin e papërshkrushëm të shtresave ujëmbajtëse. Në këto burime uji rrejedh përpjet, duke dalë me gurgullim.
Saisa e ujit që del në njësi kohe nga burimi quhet prurje. Në shkëmbinjtë argjilo - ranorë prurja e burimeve zakonisht është më e vogël se 1L/s. Burimet kanë prejardhje, temperaturë dhe përbërje të ndryshme, sipas prejardhjes burimet mund të jenë vadoz, juvenile dhe të përzira. Përcaktimi i prejardhjes së burimeve mund të bëhet kryesisht në bazë të prurjes.
Ujrat termale ngjiten në sipërfaqe prej thellësive të mëdha dhe shpesh takohen në zonat vullkanike, por temperatura e lartë e burimit dëshmonë gjithmonë për lidhjen e tij me vatra magmatike.
Shpesh ujërat sipërfaqësore, duke qarkulluar në thellësi nxehen, tretin minerale të ndryshme dhe pastaj ngjiten nëpër të qarat për të dalë përsëri në sipërfaqe.
Burimet ujrat e të cilave përmbajnë kripëra dhe gaze të tretura në sasi më të madhe se ujrat e zakonshme quhen burime minerale. Burimet minerale që kanë edhe temperaturë quhen burime termominerale.

Puna shkatrruese e Detit

Puna shkatrruese e detit quhet abrazion, ajo lidhet kryesisht me valët e shkaktuara nga era. Në det të hapët çdo pikë e uji e valës ngjitet në kreshtë dhe ulët poshtë pa bër lëvizje përparuese. Kur vala i afrohet bregut, pjesa e poshtme e saj fërkohet me fundin dhe e zvogëlon shpejtësinë, kurse pjesa e sipërme, për shkak të shpejtësis më të madhe përplaset në breg dhe shkatrronë atë dalngadal. abrazioni Shkatrrimi i shkëmbinjve nga dallgët e detit - abrazioni Veprimtaria shkatrruese e valve është shumë e madhe në brigjet e larta veqanarisht kur thellësia e ujit në rrezën e tyre është e madhe. Në kohë stuhish fuqia goditëse e valve arrin deri në disa qindra kilopaskal, kurse lartësia e tyre deri në 50m e më shumë. Dallgë të tilla shkatrrojnë edhe shkëbinjtë më të fortë dhe janë në gjendje të të ngrejnë dhe të lëvizin në largësi të ndryshme copa shkëmbinjësh me masë deri në dhjtra tona. Këto copa të ngritura nga valët, duke goditur brigjet i shkatrrojnë ato edhe më tepër se vetë valët e detit.
Shkëmbinjët e brigjeve në një masë më të vogël, shkatrrohen edhe nga veprimtaria kimike e ujit të detit, në shkatrrimin e brigjeve ndikojnë edhe baticat dhe zbaticat, sidomos në grykat e lumenjëve dhe të gjirit dhe ngushticat detare, duke bër një grryrje të fortë si pranë bregut, ashtu edhe në thellësi të detit. Shaktrrimi i shkëmbinjve është aq më intenziv, sa më i madh të jetë ndryshimi i nivelit të detit gjatë baticave dhe zbaticave.
Shkëmbinjët e brigjeve detare nuk shkatrrrohen me shpejtësi të njëjtë. Përveq faktorëve të mësipërm, që kanë të bëj kryesisht me mekanizmin e abrazionit në këtë shpejtësi ndikojnë edhe faktorë të tjerë, ndër të cilët më të rëndësishëm janë: fortësia, ndërtimi dhe shtrurja e shkëmbinjëve. Shkëmbinjët e butë, të shkriftë dhe me qarje shkatrrohen me shpejtësi qindra herë më të madhe se shkëmbinjët e fortë e kompakt.

Veprimtaria gjeologjike e Liqeneve

Liqene quhen pellgjet ujore në sipërfaqën e steresë, që nuk ka lidhje të drejtpërderjt me detet dhe oqeanet. Shkenca që merret me studimin e liqeneve quhet Limnologji.
Liqenet mund të jenë të vogla, me sipërfaqe nën 1 km , deri në gjigande, si Kaspiku i cili ka një sipërfaqe prej 394000 km2 . Shumica e liqeneve shtreihen në brendësi të steresë, por disa prej tyre gjenden pranë brigjeve detare. Liqenet zënë një sipërfaqe të përgjithshme prej 2, 7milion km2 ose 2% të sipërfaqës së tokës.
Liqenet gjenden në lartësi të ndryshme mbi nivelin e detit, nga Liqeni Horpasto 5465 m në Tibet dhe Liqeni i vdekur -392 m. Thellsia e liqeneve lëviz nga disa dhjetra centimetra Liqeni Elton 80 cm deri në 1741 m Liqeni Bajkall.
Liqenet ushqehen me reshjet atmosferike, ujrat sipërfaqsore dhe ujrat nëntoksore. Sipas regjimit ujor ato mund të jenë me rrjedheje dhe pa rrjedhje. Liqene me rrjedheje janë ato të cilat e ushqjen ndonjë lumë, ndërsa liqene pa rrjedhje janë ato të cilat e hargjojn ujin vetëm me avullim.
Regjimi ujor i liqeneve dhe kushtet klimatke e përcaktojnë në një farë shkalle, mineralizimin e ujit. Liqenet me rrjedhje zakonisht kanë një ujë të ëmbël, sidomos në vendet me klimë të lagët, ku rrymat sipërfaqësore dhe nëntoksore qojnë në liqenet shumë ujë të ëmbël, kurse avullim është i papërfillshëm. Liqent pa rrjedhje në vendet me klimë të lagët, kanë ujë pak të kripur, në vendet me klimë të nxehtë dhe të thatë, ku avulllimi është shumë i madh dhe uji që hynë në Liqen shpesh ka mineralimi të lartë.
Prejardhaja e gropave ose luginave të zëna nga liqenet është e ndryshme. Shpeshherë ato formohen nga zhytja e blloqeve të veqanta të kores së Tokës në thellësi si rrjedhim lindin Liqenet Tektonike që kanë thellësi të madhe si p.sh. Liqeni i Ohrit, ka raste kur liqenet zënë krater të vullkaneve të shuara, gropat liqenore mund të formohen edhe nga veprimtaria shkatërruese dhe depozituese e akullanjave. Në rajonet malore liqenet mund të formohen edhe si rrjedhim i shembjes masivëve shkëmborë, të cilët në kët rast u bëhen si prita lumenjeve, ka liqen që janë shkëputur nga detet, si rrjedhim i ngritjes së fundit me reliev të diferencuar të tyre. Liqenet formohen në pjesët e ulta të fundit të detit, kurse pjesët e larta formojnë tokë, që i rrethon këto liqene. Liqene të tilla quhen mbetëse. Me kohë uji i tyre bëhet i ëmbël, si pasoj e derdhjes së ujrave sipërfaqësore dhe nëntoksore dhe të reshjeve atmosferike në të. Për çdo vit po shtohet edhe numri i liqeneve artificiale në sipërfaqën e Tokës siq janë liqenet e hidrocentraleve.

Puna gjeologjike e Liqeneve

Veprimtaria e Liqeneve nuk është aq e gjërë sa veprimtaria e deteve. Rolin kryesor në punën shkatërruese dhe transportuese të liqeneve e luajn dallgët e shkaktuara nga era. Ato bëjnë shkatrrimin e e pjesëve të dala të brigjeve dhe të zonës bregore të fundit të liqeneve.
Puna depozituse në Liqenet varet kryesisht nga regjimi dhe përmasat e tyre, mineralizimi i ujit, relievi, dhe kushteve klimatike në të cilat ato ndodhen.
Në liqenet grumbullohen sedimente mekanike, kimike, dhe organogjene. Në liqenet me ujë të ëmbël depozitohen kryesisht sedimente mekanike dhe organike, ndërsa në liqenet me ujë të kripuar sedimentet kimike.
Sedimenetet mekanike të liqeneve përbëhen kryesisht nga materiale terrigjene të sjella nga lumenjët dhe prrenjët që derdhën në to. Në sasi më të vogël ato lindin edhe nga shkatrrimi i brigjeve të liqeneve nga dallgët.
Kur në liqene derdhen lumenj të mdhenj, puna transportuse zmadhohet dhe krahas me këtë, rritet edhe largësia e depozitimit nga bregu për në thellësi të liqenit.
Sedimenetet kimike lindin zakonisht në liqenet vetësedimentuese, ku në saj të avullimit të madh, uji bëhet i mbingopur me kripra dhe ato fillojnë të fundrrojnë.
Në liqenet me ujë të ëmbël të vendeve me klimë mesatare dhe me lagështi, me rrugë kimike dhe biokimike shpeshëherë fundrrojnë minerale okside dhe karbonate të hekurit, të manganit, të aluminit dhe silicit. Ato sillen nga ujërat nëntoksore dhe nga lumenjët në formë tretësisrash kolodiale si produkete të tjetërsimit të shkëmbinjve dhe formojnë zakonisht grumbullime oolitike dhe pizolitike.
Llumrat karbonate formohen në disa liqene të zonave me klimë mesatare dhe tropikale, nga grumbullimi i guaskave të disa molusqeve të ujrave të ëmbëla dhe pak të kripura. Këto sedimenet janë të rralla, pasi sasia e molusqeve që banon në fundin e liqeneve zakonishtë është e vogël.
Ende më të përhapura në liqenet me ujra të ëmbëla janë sedimentet që formohen nga mbeturinat e gjallesave të vogëla bimore dhe shtazore. Këto gjallesa pasi ngordhin bien në fund, ku në mungesë të oksigjeni dhe nën veprimin e baktereve anerobe shpërbëhen dhe formojnë një masë llomore viskoze me ngjyrë të murrme, që quhet Sapropel. Me shtimin e depozitimeve liqenore, saporpeli xhelatinoz dhe gjysëm i lëngët ngjishet dhe shëndrrohet në një shkëmb qymyror të fortë, me ngjyrë kafe në të zezë, që quhet Sporopelit.

go top