geokos.org

Dendësia e Tokës

Dendësia mesatare e Tokës si planet, e përcaktuar në bazë të studimeve gravimetrike, është 5, 52g/cm3. Kjo dendësi është dy herë më e madhe se dendësia mesatare e shkëmbinjëve të pjesës së sipërme të korës së tokës, e përcaktuar me metoda të zakonshme laboratorike. Nga kjo del se në brendësi të Tokës janë përqëndruar masa me dendësi të lartë. Rritja e dendësisë në thellësi, siq del nga studimi i përhapjes së valve sizmike të lindura gjatë tërmeteve, nuk bëhet në mënyrë të njëtrajtshme. Kështu deri në thellësinë 5-80 km, dendësia rritet gradualisht nga 2, 7g/cm3, që i përgjigjet dendësis së shkëmbinjëve më të përhapur në pjesën e sipërme të korës së tokës. Në thellësin 5-80km dendësia ndyshon në mënyrë të menjëhershme në 3, 4g/cm3. Më tej ajo vazhdon rritjen graduale deri në 6, 5g/cm3 në thellsin 2900 km ku rritet në 10, 0g/cm3, më posht ndodh pësëri rritje graduale e dendësis deri në 13, 5 g/cm3 në qendër të tokës.
Rritja e dendësis bëhet me rritjn e trysnis, të shkaktuar me rritjen e trysnis të shkaktuar nga rritja e peshës së shkëmbijëve të ndodhur më sipër. Në rast se toka do të ishte homogjene nën veprimin e vetëm të trysnis do të duhej që dendësia brenda saj të rritej në mënyrë të njëtrajtshme. Ndryshimet e menjëhershme të dendësis në thellësi të caktuar të Tokës, tregojnë se në ato thellsi ekzistojn kufij ndarës midis mjediseve me dendësi dhe veti elastike shumë të ndryshme nga njëri tjetri, pra që Toka është heterogjene.

Fusha Magnetike e Tokës

fusha magnetike Fushat magnetike të Tokës Siq dihet Toka sillet si një magnet i madh dhe si qdo magnet ka një bosht magnetik dhe dy pole magnetike, të cilat nuk përputhen me polet gjeografike, kështu që në hemisferën veriore poli magnetik ndodhet rreth 1000 km më në perendim të polit gjeografik, kurse në hemisferën jugore, poli magnetik ndodhet rreth 800 km në lindje të polit gjeografik. Për rrjedhim, boshti magnetik nuk kalon nepër qendrën e Tokës, por në largësi 400 km në jug të saj dhe formon me boshtin e rrotullimit të Tokës një kënd prej 11-20°.
Rreth Tokës ekziston një fushë magnetike e përhershme, të cilën mund të vëm në dukje me anën e një gjilpëre magnetike
gjilpëra magnetike orientohet sipas drejtimit të vijave të forcës së fushës magnetike. Fusha magnetike e Tokës është qindra herë më e dobët se një magnet i zakonshëm, por ajo shtrihet në hapsirë mjaft të mëdha rreth Tokës deri në lartësinë 93 000 km nga sipërfaqja e Tokës dhe ka një rëndësi mjaft të madhe për gjallesat në Tokë. Po mos të ishte fusha gjeomagnetike, rrymat e fuqishme të protoneve dhe të elektroneve, që vijnë nga Dielli me shpejtësi rreth 500km/s të njohura si era diellore e që janë vdekjeprurëse për gjallesat. Duke rënë në fushën gjeomagnetike grimcat e ngarkuara e ndryshojnë trajekrorën e tyre dhe duke marrë drejtimin e vijave të forcës të fushës magnetike, vihen në rrotullimin rreth Tokës. Në veprimin e erës diellore kufijët e fushës gjeomagnetike ngushtohën deri në 10 rreze tokësore nga ana e Diellit dhe zgjerohen 30 e më shumë rreze tokësore në anën e kundërt. Hapsira në të cilën shtrihet fusha gjeomagnetike quhet magnetosferë.
orintimi i shtazve me ane te fushave magnetike Shpezet orientohen me anë të fushës magnetike të Tokës. Përveq kësaj është konstatuar se shumë gjallesa tokësore që fluturojn ose ujore, gjatë shtegtimit të tyre në rrugën që bëjn për gjetjen e ushqimit, ose të folesë, orientohen me anë të fushës magnetike të Tokës.
Fusha magnetike karakterizohet nga intensiteti, i cili është madhësi vektoriale. Ai për qdo pikë të sipërfaqes së tokës ka madhësi dhe drejtim të caktuar. Projeksioni i vektorit të intensitetit në një rrafsh horizontal në sipërfaqën e Tokës quhet meridian magnetik. Këndi ndërmjet meridianit magnetik dhe meridianit gjeografik në një pikë të caktuar të sipërfaqës së Tokës quhet deklinim magnetik. Deklinimi mund të jet lindor, kur gjilpëra shmanget në të majtë të meridianit gjeografik dhe perendimor, në të kundërtën. Këndi që formon vektori i intensitetit me një rrafsh horizontal quhet inklinim magnetik. Në sipërfaqën e Tokës ka shumë pika me vlera të barabarta të intensitetit të deklinimit dhe inklinimit. Vijat që i bashkojn pikat me intensitet magnetik të barabartë quhen izodine. Izodina me intensitet minimal kalon pran ekuatorit gjeografik dhe quhet ekuator dinamik. Nga ekuatori dinamik, intensiteti rritet drejt poleve magnetike, duke marrë vlera nga 5300066000 nT. Vijat që i bashkojn pikat me inklinim magnetik të barabartë quhen izokline. Në përgjithësi izoklinet të kujtojnë paralelet gjeografike, por nuk përputhën me to. Vlerat e izoklineve ndryshojn nga zero deri në 90°. Izoklina me vlerë zero përfason ekuatorin magnetik. Në ekuatorin magnetik, gjilpëra magnetike qëndron horizontalisht, në polet magnetike ajo qëndron vertikalisht vertikalisht, kurse ndërmjet tyre pjerrtas.
Izovijat e fushës gjeomagnetike izodinet, izogonet, izoklinet paraqiten me anë hartash të veqanta, që quhen harta magnetometrike.
Matjet e shumta të fushës gjeomagnetike të Tokës, tregojnë se parametrat fizike, që karakterizojnë atë intensitet, deklinim dhe inklinim ndryshojnë në kohë dhe hapsirë. Ato me kalimin e kohës në po atë pikë pësojn ndryshime, të cilat mund të jenë periodike dhe joperiodike. Këto ndryshime quhen variacione magnetike.
Variacionet magnetike periodike mund të jenë shekullore, vjetore dhe ditore dhe lidhen kryesisht me shkaqe astronomike nga rrotullimi i Tokës rreth Diellit dhe rreth boshtit të vet etj.
Variacionet magnetike joperiodieke quhen stuhi magnetike, ato vazhdojnë disa orë, ose disa ditë. Shfaqja e tyre lidhet me veprimtarin e Diellit me shpërthimet në Diell, por nganjëher ndodhin edhe gjatë ose para shpërhimeve të vullkaneve dhe tërmeteve.
Përveq këtyre në sipërfaqën e Tokës nga matjet konstatohen dhe ndryshime lokale të intensitetit të fushës gjomagnetike, që quhen anomali magnetike. Në kontinente ato shkaktohen nga vendosja poshtë sipërfaqës së Tokës të masave shkëmbore ose xehëore që përmbajnë minerale ferromagnetike si: magnetit, ilmnit, pirotinë etj. Këto anomali zbulohen me anë të studimeve gjeofizike, duke përdorur aparate që quhen magnetometra.
fanomalit magnetike Anomalit Magnetike mbi Atlantikun Jugor. Anomalia më e madhe që njihet deri më sot në Tokë, është ajo e Kurskut Federata Ruse e zbuluar rastësisht nga ndryshimi i kursit të drejtimit të gjilpërës së busollës të avionit që kalonte mbi atë zonë.
Studimet magnetometriek kanë rëndësi në gjeologji, mbasi ato ndihmojn në gjetjen e vendburimeve të mineraleve të dobishme, sidomos ato të hekurit dhe strukturave naftëgazmbajtëse etj. Me rëndsi në gjeologji është dhe studimi i paleomagnetizmit, që është ruajtur në shkëmbinjët e ndryshëm deri në ditët e sotme, të atij magnetizmi që ka ekzistuar në Tokë në të kaluarën gjeologjike.
Nga studimi i shkëmbinjëve të ndryshëm, e sidmos i atyre vullkanik është vënë re se fusha magnetike e Tokës ka ndërrruar herë pas here polaritetin në krahasimin me të sotmin për 180°. Kjo do të thotë që polet e fushës magetike kanë ndrruar pozicionin kanë mërguar, poli magnetik veroir është zavendësuar me atë jugor dhe anasjelltas. Që nga ekzistimi i Tokës kjo dukuri është përsëritur disa herë d.m.th. ka pastur intervale të kohës gjeologjike që janë quajtur epoka gjeomagnetike, gjatë të cilave polariteti i i fushë s magnetike ka qenë normal, pra i njëjt me atë të sotmin. Zgjatja kohore e këtyre epokave ka qenë e ndryshme, mesatarisht 1-2 milion vite, kjo është përcaktuar me metoda që japin moshën absolute të shkëmbinjve. Brenda këtyre epokave ka pasur edhe intervale kohore më të shkurta, mesatarisht rreth 100000 vite, që janë quajtur ngjarje gjeomagnetike, gjatë të cilave përsëri është vrejtur dukuria e inversionit.

Temperatura e Tokës

temperatuar e tokes Temperatura e jashtme e sipërfaqes së Tokës. Në Tokë ndikojnë dy burime nxehtësie, i jashtmi dhe i brendshmi. Burimi i jashtëm i nxehtësis është Dielli, i cili e ngroh Tokën, me anë të rrezeve të tij. Si burim i brendhsëm i nxehtësis shërbejnë kryesisht elementet radioaktive të ndodhura kudo në Tokë, gjatë zbërthimit të të cilave qlirohet një sasi e madhe e nxehtësie. Si burim nxehtësie shërbejnë edhe diferencimi gravitativ i lëndës në brendësi të korës së tokës etj. Nxehtësa që ka Toka në Thellsi shfaqet në sipërfaqe me anë të shpërthimeve vullkanike, të burimeve të ujrave të nxehta etj.
Në sipërfaqën e Tokës ndikon kryesisht nxehtësia e jashtme, që përbën 99, 5% të nxehtësis që merr sipërfaqja e Tokës. Sasia e nxehtësis që merr Toka nga Dielli gjatë një viti është rreth 4, 2x1024 J. Rreth 1/3 e saj kthehet përsëri në hapësirë kozmike, kurse pjesa tjetër thithet prej Tokës në mënyrë të diferencuar. Kështu sterea që përbëhet prej shkmbinjsh dhe që përfaqson një mjedis më të dendur se uji, nxehet më fortë dhe më shpejt se uji i oqeaneve dhe, po ashtu e jap më shpejt nxehtësin në atmosferë. Sipërfaqja e tokës nuk ngrohet njësoj nga Dielli dhe prandaj në të dallohen zona me temperatura të ndryshme. Në këtë ndikojn një sërë faktorësh si: gjerësia gjeografike, shpërndarja jo e njëtrajtshme e ujit, relivi, zhvillimi dhe karakteri i mbulesës bimore, rrymat ajrore dhe detare etj. Dielli edhe në të njëjtin vend nuk ngroh vazhdimisht njëlloj. Si rrjedhim, temperatura e sipërfaqës dhe shtresave të Tokës pranë saj ndryshon nga dita në natë dhe nga stina në stinë, pra pëson luhatje periodike. Në një farë thellësie nga sipërfaqjs e Tokës , këto luhatje nuk ndjehën më, pra ndikimi i nxehtësis diellore mbaron. Sipërfaqja në thellsi të korës së Tokës , që përfshin pikat ku ndikimi i nxehtësisë dillore mbaron quhet brezi i temperaturave konstante. Aty Temperatuara mbetet gjithmonë konstante me temperaturën mesatare vjetore të ajrit në sipërfaqe të atij vendi. Kështu p.sh. në Paris, në thellësinë 28m prej më shumë se 100 vite termometri tregon pa ndryshuar 11, 83°C, në Moskë në thellësi prej 20m shënon 4, 2°C etj.
temperatuar e brendshme e tokes 1. Korja e Tokës:
Trashsia: 0 - 170 km
Temperatura: -50 - 500°C
-----------------------------------
2. Manteli i sipërm:
Trashsia: 10 - 900 km
Temperatura: 450 - 1400°C
3. Manteli i poshtëm:
Trashsia: 900 - 2900 km
Temperatura: 1400 - 3000°C
----------------------------------------
4. Bërthama e jashteme:
Trashsia: 2900 - 5100 km
Temperatura: 2900 - 4000°C
-------------------------------------------------------------------5. Bërthamae brendshme, Trashsia: 5100 - 6371 km, Temperatura: 4000 - 6700°C
Brezi i temperaturave konstante në vende të ndryshme shtrihet në thellësi 2-30m, kjo thellësi varet nga luhatjet e temperaturës në sipërfaqe si gjatë 24 orëve, ashtu edhe gjatë vitit, nga karakteri dhe përbërja e shkëmbinjëve lart brezit, nga përcjellshmëria termike e shkëmbinjëve, nga karakteri i shtruarjes së tyre horizontale të pjerrt, vërtikale, nga shkalla e ngrohjes së shkëmbinjëve prej ujrave nëntoksor, nga relievi etj.
Nga sipërfaqja e tokës deri në brezin e temperaturave konstante, temperatura vjen duke u ulur, poshtë brezit të temperaturave konstante arrihet zona e gjeometrisë, ku temperatuara vjen duke u rritur dhe varet kryesishtë nga nxehtësia e brendshme. Në rritjen e temperaturës është vrejtur njëfarë ligjësie, e cila shprehet me shkallën dhe gradientin gjeometrik. Shkalla gjeometrike tregonë thellsinë në metra poshtë brezit të temperaturave konstante, për të cilën temperatura rritet për 1°C. Gradienti gjeometrik tregon rritjen e temperaturës për qdo 100m thellësi, poshtë brezit të temperaturave konstante. Në bazë të matjeve të shumta që janë bërë, del se vlera mesatare e shkallës gjeometrike është rreth 33m, kurse ajo e gradientit gjeometrik është 3°C. Sipërfaqet e temperaturave të njëjta, nën brezin e temperaturave konstante quhen gjeoterma.

Korja e Tokës

Korja e Tokës vendoset midis sipërfaqës së Tokës dhe të ashtuquajtrit kufi Moho
sipas emrit të shkenctarit Jugosllav Mohorovcic, të përcaktuara me anë të studimeve sizmike. Valët gjatësore e rritin shpejtësin nga 6, 5 në 8km/s, kurse valët tërthore nga 3, 24, 3 km/s.
Korja e Tokës shpesh quhet edhe sial, simbas simboleve të dy elementeve më të përhapura në të, silicit dhe aluminit. Trashsia e Korës së Tokës lëviz nga 5-12 km nën oqeane, ndërsa në kontinente prej 20-80 km. Masa e saj nuk e kalon as 1% të masës së Tokës. Në bazë të të dhënave të studimeve gjeologjike dhe gjeofizike është arritur në përfundim se korja e Tokës është heterogjene. Janë vequar dy lloje kryesore koresh: kontinentale dhe oqeanike.
Korja e Tokes Ndërtimi i Korës së Tokës në Kontinetale, Oqeanike Korja kontinentale ka trashsi të ndryshme varsisht nga relivei. Si rregull është që korja më e trashë gjendet në zonat malore dhe më e hollë në ultsirat bregdetare. Trashsia maksimale është p.sh. në Pamir, Alpet e Europës, Ande etj. Korja kontinentale ndërtohet në tri shtresa: sedimentare, granitike dhe balztike. Ato dallohen njëra nga tjetra nga trashsia, përbërja kimike e minerale dhe vetitë fizike të shkmbinjve që i përbëjnë.
Shtresa sedimentare përbëhet prej shkëmbinjëve sedimentar dhe ndërton pjesën më të sipërme të korës së Tokës. Trashsia e saj mund të arrijë deri në 20 km, por vende-vende ajo hollohet shumë dhe mund të mungojë. Shpejtësia e përhapjes së valve sizmike gjatësore në kët shtresë arrin deri në 5km/s, kurse dendësia mesatare e shkëmbinjëve është 2, 7g/cm3.
Shtresa granitike përbëhet kryesisht nga shkëmbinj magmatik e metamorfik, të pasur me alumin e silic dhe nga një pakicë shkëmbinjësh bazikë të metamorfizuar. Kjo shtresë ndërton pjesën më të madhe të korës së kontinentale, sidomos në zonat malore. Ajo ka trashsi nga disa kilometra deri në 40 km.
Shtresa bazaltike përbëhet nga shkëmbinjë magmatikë dhe pak shkëmbinjë ultrabazikë, të përbëra kryesisht nga feldspatesh, piroksenesh e kuarci, që në përgjithësi janë shkëmbinjë hekuroro-magneziale të varfër me silicë. Kjo shtresë ka trashësi deri në 30 km dhe vazhdon edhe nën oqeane.
Korja Oqeanike, në bazë të të dhënave të kohëve të fundit të studimeve sizmike, të shpimeve të thella, ndryshon shumë nga korja kontinentale, si nga trashësia ashtu edhe nga përbërja, gjë që lidhet me evolucionin krejtësisht të ndryshëm të tyre. Ajo ndërtohet nga tri shtresa.
Shtresa e parë sedimentare përbëhet nga sedimente të pakompeksuara, me trashsi mesatare prej 500m. Sedimentet përbëhen prej llumrave të ndryshme dhe kanë shtrirje të qetë, të padeformuar. Shpejtësia mesatare e valëve sizmike gjatsore 2km/s, kurse dendësia mesatare e shkëmbinjëve është 2, 3g/cm3.
Shtresa e dytë vullkanike, përbëhet kryesisht nga bazalte me ndashmëri sferike, të formuara nga shpërthimet nënujore, të ndërtuara vende-vende me shkëmbinj sedimentar. Trashsia e saj është 2 km, shpejtësia sizmike gjatësore është 5, 5km/s, kurse dendësia mesatare e shkëmbinjve 2, 5g/cm3.
Shtresa e tretë (oqeanike), me trashsi deri në 5km është pak e njohur dhe përbërja e saj është e diskutushme. Mendimi kryesor është se përfaqsohet nga shkëmbinj bazik dhe shumë pak ultrabazik. Nga përbërja ajo i përgjigjet shtresës bazaltike të korës kontinentale. Shpejtësia mesatare e përhapjes së valve sizmike gjatësore në të është: 7km/s dhe dendësia 2, 9g/cm3 .
Përveq korës kontinentale dhe oqeanike ka edhe një tip të ndërmjetëm koresh të ashtuquajtura subkontinentale dhe suboqeanike.

Manteli i Tokës

Manteli është një gjeosferë shumë e trashë, që zë 84% të zhvillimit dhe gati 2/3 e masës së Tokës. Ai vendoset në intervalin nga 5-80 deri në 2900 km, midis kufirit Moho lart dhe atij Gutenburgut poshtë, që edhe ky është kufi sizmik i shkallës së parë. Përfundimet e nxjerra mbi ndërtimin dhe përbërjen e mantelit janë hipotetike. Ato mbështeten në të dhënat e studimeve gjeofizike komplekse dhe në modelin eksperimental të disa proceseve që ndodhin në kushtet e trysnive të temperaturave të larta në thellësi.
Manteli është heterogjen. Ai ndahet kryesisht në mantelin e sipërm, që shkon deri në thellësinë 900-1000 km dhe në mantelin e poshtëm, që arrin deri në thellësin 2900km.
Manteli i sipërm përbëhet kryesisht nga shkëmbinj ultrabaziktë llojit peridotit, por përmban edhe ekologjitë si dhe piroksenite e durite.
Shpejtësia e përhajes së valve sizmike gjatësore në mantelin e sipërm në përgjithësi rritet me rritjen e thellësis, nga 8 në 9km/s. Por në thellësi 50 km nën oqeane dhe 100-150 km nën kontinente, është konstatuar një rënie 3-5% e shpejtësisë të tyre e cila vazhdon poshtë për rreth 250-300km deri në thellësin 400 km. Kjo tregon se në kët interval lënda është në gjendje viskoze ose pjesërishtë e shkrirë. Kjo pjesë e mantelit të sipërm është e quajtur astenosferë. Studimet kanë treguar se astenosfera nuk shtrihet kudo me të njëjtën trashësi. Ajo në vende të ndryshme ka trashësi të ndryshme. Korja e Tokës, së bashku me pjesën më të sipërme të mantelit, deri në astenosferë, quhen me një emër të përbashkët litosferë sferë e gurtë, meqenëse ato përbëhen prej shkëmbinjësh të ndryshëm të ngurtë. Pra litosfera ka kuptim më të gjërë se korja e Tokës dhe është më e trashë.
subduksioni Subduksioni Studimet kohëve të fundit kanë treguar se litosfera ështëe ndarë në disa pllaka të mëdha
6 pllaka të mëdha dhe të vogla kontinentale e oqeanike që lëvizin horizontalisht me shpejtësi të vogël disa centimetra në vit mbi atmosferë, e cila shërben si lubrifikuse. Sipas mendimit mbizotruesë sot, pjesët ballore të pllakave zhyten vazhdimisht nën pllakat fqinje kontinenetale. Kjo dukuri quhet subduksion.
Kështu ndodh p.sh. në pjesën perendimore të Amerikës, në pjesën lindore dhe juglindore të Azisë Japoni, Filipine, Indonezi. Atmosfera në sajë të gjendjes së saj fizike luan rol kryesor në aktivitetin tekno-magnetik që zhvillohet në litosferë dhe veqanarishtë në korën e tokës, prandaj ajo së bashku me litosferën janë quajtur me një emër të përbashkët tektonosferë.
Pjesa e poshtme e mantelit të sipërm që karakterizohet nga shpejtësi të rritura të përhapjes të valve sizmike quhet zona kalimtare.
Manteli i poshtëm mendohet se është më homogjen dhe i përbërë kryesisht nga minerale okside të Mg, Fe, Si, Cr etj, siq duket ruan më tepër përbërjen fillestare të Tokës. Manteli i poshtëm, së bashku me zonën kalimtare quhen edhe mezosferë.

Bërthama e Tokës

berthama  e tokes Temperatura në bërthama të Tokës është 6000°C Bërthama e Tokës zë 16% të vëllimit dhe gati 1/3 e masës së Tokës . Ajo shtrihet nga thellsia 2900 km deri në qendër të Tokës 6371 km. Kufiri i saj me mantelin karakterizohet nga zvogëlimi i shpejtësis së përhapjes së valëve gjatësore nga 13, 6 në 8 km/s dhe mosdepërtimi i valëve sizmike tërthore, njëlloj si te lëngjet.
Në kufirin e mantelit me bërthama valët sizmike gjtësore pësojnë në lakim të madh, i cili bën që ato të mos përhapen në një zonë të caktuar të Tokës, në anë të kundërt të epiqendrës. Kjo dukuri quhet hije sizmike. Zona e hijës sizmike arrin gjërsi 3000-4300 km dhe vendoset në lartësi 13000-16000 km sipas sipërfaqës së Tokës nga epiqendra ndërmjet 102-143°. Poshtë kufirit mantel-bërthamë shpejtësia e përhapjes së valve sizmike gjatësore rritet gradualisht deri në 10, 4km/s në thellësi rreth 5100 km, ku kalon një kufi sizmik, i shkallës së dytë kufiri lehman. Në kët kufi shpejtësia e valve sizmike rritet përsëri me shpejtësi prej 11 km/s dhe prej këtu vazhdon gati e pa ndryshuar deri në qendër të Tokës. Mbi këtë bazë, bërthama e tokës është e ndarë në dy pjesë: Në bërthamë të jashtme të lëngët në intervalin 2900-5100 km dhe bërthamën e brendshme të ngurtë.
Përbërja kimike e bërthamës është e paqartë. Për vlersimin e saj nuk ka të dhëna të mjaftushme, ndërsa nga ana tjetër është vështirë të mendohet përbërja e bërthamës në kushte laboratorike.

Shkëputjet tektonike

Shkëputjet tektonike janë struktura dytësore shumë të përhapura në korën e Tokës. Ato takohën në të gjithë shkëmbinjët dhe janë fomuar nga veprimi i forcave tektonike mbi këta shkëmbinj kryesisht mbas formimit të tyre.
Në këto struktura, ndryshe nga rrudhat e strukturat monoklinale, nuk ruhet vazhdimësia e shtresave . Shkëmbinjtë janë ndarë në blloqe të veqanta nga sipërfaqe ose zona ndarse. Kur blloqet nuk zhvendosen përkundrejt njëri-tjetrit gjatë zonës ose sipërfaqs ndarëse, themi se kemi të bëjmë me qarje dhe këto janë strukturat shkëputëse më të përhapura. Ato zakonisht takohen në grupe që quhen sisteme qarjesh. Në një sektor të dhënë mund të takohën më shumë se një sistem qarjesh. Tërsia e qarjeve të të gjitha sistemeve të sektorit të dhënë quhet qarshmëri. Studimi i qarjeve ka rëndësi praktike në gjeologjinë inxhinierike, në hidrologji, në gjeologjin e naftës, në hapjen e punimeve minerale etj.
Kur shkëmbinjtë jo vetëm që ndahen në blloqe nga sipërfaqja ose zona ndarëse, por edhe zhvendosen përkundrejt njëri-tjetrit për gjat saj, strukturat e formuara në kët rast quhen zhvendosje tektonike.
Në zhvendosjet tektonike dallohen këto elemente kryesore:
1. Rrafshi i zhvndosjes ose rrafshi tektonik,
2. Blloqet Tektonike,
3. Linja Tektonike.
Rrafshi Tektonik është rrafshi gjatë të cilit bëhet zhvendosja e blloqeve. Ai ka natyrë të ndryshme mund të jetë në trajtën e një qarje ose mund të përfaqsoj një zonë të shkatrruar me gjërsi të ndryshme, nga disa centimetra deri në disa dhjetra metra. Rrafshi i zhvendosjes ka kënde të ndryshme rënije dhe pozicioni i tij në hapsirë përcaktohet ashtu si dhe shtresat monoklinale, me anë të elementeve të shtuarjes që matën me busollë.
Blloqet Tektonike janë pjesët e shkëbimit ose të shtrsës që janë ndarë dhe zhvendosur përkundrejt njëra tjetrës nga rrafshi tektonik. Kur rrafshi tektonik bie me kënd më të madh ose është vërtikal, themi se kemi të bëj me bllok të sipërm dhe bllok të poshtëm. Kur rrafshi tektonik është i pjerrët, atëher themi se blloku që vendoset mbi rrafshin tektonik është blloku i varur.
Linja Tektonike është gjurmë e ndërprerjes së rrafshit tektonik me një plan horizontal ose me sipërfaqën e Tokës. Në Hartat gjeologjike, linja tektonike, ashtu si dhe rrafshi tektonik në prerje si rregull shenohet me ngjyrë të kuqe. Përveq elementeve të mësipërme, në shkëputjet tektonike, dallojmë edhe aplitudat e zhvendosjes, njohja e të cilave ka rëndësi të madhe praktike, sidomos gjatë punimeve të kërkim zbulimit dhe të shfrytzimit të mineraleve të dobishme.
Në shkëputjet e thjeshta ku zhvendosja e blloqeve është sipas rënjes ose ngjitjes së rrafshit tektonik, dallohen katër lloje amplitudash: amplituda e vërtet, amplituda vërtikale, amplituda horizontale dhe amplituda startigrafike.

Klasifikimi i zhvendosjeve tektonike

Zhvendosjet tektonike janë të llojeve dhe të rangjeve të ndryshme, ato mund të jenë të thjeshta dhe të ndërlikuara, me ampltuda të vogla të zhvendosjes së blloqeve dhe me amplituda nga dhjetra e qindra metra deri në kilometra.
Për klasifikimin e këtyre zhvendosjeve bazohemi kryesisht në karakterin e njëri -tjetrit gjatë rrafshit tektonik.
Sipas këtyre të dhënave dallojmë këta tipa shkëputjesh tektonike: hedhjet normale, kundërhedhjet, shytjet mbihijet, mbulesat etj.

go top