geokos.org

Fosilet

Fosilet janë mbeturina të gurëzuara të botës organike bimore e shtazore që kanë jetuar në të kaluarën e largët gjeologjike. Fjala fosil vjen nga fjala latine fodere që do të thot nxjerr nga toka. Fosilet takohen kryesisht në shkëmbinjtë sedimentar.
Në gjendje të gurëzuar fosili ruhet vetëm pjesa e fortë e gjallesave guaska ose skelet, e cila është e zavendësuar nga lënda minerale, kryesisht nga karbonati i kalciumit CaCO3 dhe silica
SiO2, më rrallë nga lënda fosfatike etj. Duke u nisur nga kjo mund të themi se gusakat e organizmave që takohen në brigjet detare ose liqenore të sotme nuk janë ende fosile.
Fosilet janë një nga objektet kryesore të studimeve gjeologjike palenotologjike. Me anën e tyre përcaktohet mosha relative e shkëmbinjve dhe kushtet fiziko-gjeografike të mjedisit ku ato kanë jetuar, gjë që ndihmon shumë për të krijuar historin e zhvillimit gjeologjik të korës së Tokës, në përgjithsi dhe të botës organike në veqanti.
Me studimin e fosileve merret palenotologjia, e cila ndahet në dy degë: paleozologji, e cila merret me studimin e kafshëve fosile dhe paleobotanikë, që studion bimët fosile.
Fosilet njihen nga njerëzimi qysh në kohët e lashta, Leonardo da Vinqi që punonte si inxhinier në hapjen e rrugëve në Italin veriore është i pari që ka krahasuar fosilet me gjallesat e sotme.
Çdo Fosil përfaqëson një gjallesë të dikurshme që ka pasur dhe një kohë të caktuar të jetës së vet, disa grupe gjallesash kanë jetuar më gjatë e më evolucion të ngadalshëm, disa të tjera më pak, dhe kanë pasur kështu evolucion më të shpejtë. Po ashtu edhe mënyra e jetesës dhe mjedisi ku kanë jetuar ka qenë shumë i larmishëm. Disa kanë jetuar në kushte ujore, disa në kushte tokësore, madje edhe në atmosferë. Jeta ka lindur më parë në ujë dhe më pas në tokë. Mjedisi ujor është i përshtatshëm për zhvillimin e botës organike.

Klasifikimi i Botës Organike

Shkenca e cila merret me klasifikimin e botës Organike quhet Sistematikë ose Taksonomi . Detyra kryesore e Sistematikës është përcaktimi dhe përshkrimi i të gjitha formave ekzistuese dhe atyre në gjendje fosile, përcaktimi i mardhënjve midis tyre, në mënyrë që ti vendosë ato në një sistem. Themelusi i Sistematikës është Karl Lineu, i cili sitemoi për herë të parë të gjithë materialin zologjik, botanik dhe palenotologjik në njësi taksonomike të veqanta.
Sot në klasifikimin e botës organike përdorën këto njësi taksonomike, duke filluar nga më të mëdhat deri te më të voglat: Mbretëria, Tipi, Klasa, Rendi, Familja Gjinia, Lloji.
Lloji përbën njësin taksonomike bazë të sistematikës. Ai përbëhet nga një grupë individësh mjaft të ngjashëm nga veqorit e tyre. Llojet bashkohen në gjini, gjinitë në familje, familjet në klasa dhe klasat në tipa. Ky klasifikim i formave të botës organike duhet të jetë filogjenetik, d.m.th. duhet të bazohet në disa veqori dhe në lidhjet fisnore të prejardhjes së tyre. Sot pranohet kjo sitematikë e botës shtazore dhe bimore.

Mbretria e Kafshëve
Mbretria e Bimëve
  • Bimët e ulëta
    • Algae
    • Funghi
    • Licenes
  • Bimët e larta
    • Tipi Psillopsida
    • Tipi Bryopsida
    • Tipi Lycopsida
    • Tipi Sphenopsida
    • Tipi Petropsida
    • Tipi Aspermae
    • Tipi Gymnospermae
    • Tipi Angiospermae

Tipi Protoza

tipi Protoza Tipi Protoza Në kët Tip futen gjallesa mikroskopike, trupi i të cilave përbëhet vetëm nga një qelizë, e cila kryen të gjitha funksionet e gjallesës dhe përbëhet nga protoplazma, si dhe nga një ose disa bërthama. Një pjsë e tyre kanë protoplazmë krejt të zhveshur, kurse pjesa tjetër, që janë format më kryesor, kanë protoplazmë të mbështjelltë nga një guackë minerale me formë, përbërje dhe ndërtimi të ndryshëm, e cila ruhet në gjendje fosile. Tipi Protoza ndahet në 4 klasa, prej të cilave për gjeologjinë rëndësi kanë vetëm klasat Flagellata dhe Sarcodina.

Tipi Porifera

tipi Porifera Tipi Porifera Poriferët janë gjallesa ujore, kryesisht detare, pra janë të mbrthyera në fundin e detit. Në kët tip futën sfungjerët, që kanë formë të ndryshme të trupit dhe skelet të ndërtuar nga spikula me përbërje gëlqerore. Shumica e tyre jetojnë në koloni. Gjinitë kryesore janë: Peronidella me skelet gëlqeror, Ventriculites dhe Sifonia me skelet silicor. Takohën me shumicë në depozitimet e paleozoikut dhe mesozoikut, kurse në paleogjen dhe neogjen takohen rrallë. Sot jetojnë kryesisht në dete dhe më pak në ujra të ëmbla, në thellsi 150 - 300m. Për stratigrafinë nuk kanë rëndësi të madhe, por kanë më tepër rëndësi paleogjeografike.

Tipi Archaeocyathea

Tipi Archaeocyathea Tipi Archaeocyathea Në kët tip futën gjallesa detare që kanë jetuar dhe kanë ngordhur në paleozoikun e hershëm. Ato kanë qenë të mbërthyera në fundin e detit dhe kanë pasur skelet të fortë gëlqeror, i cili ruhet në gjendje të fosilizuar. Trupin e tyre e kanë pasur në formë gote me përmasa nga disa milimetra, deri në dhjetra centimetra. Kanë jetuar kryesisht në koloni, duke formuar rife, pra janë shkëmbformuese. Kanë rëndësi për stratigrafinë, mbasi janë forma udhezuese për depozitimet e kembrianit. Gjini tipike është gjinia Archaeocyathus.

Tipi Arthropoda

Tipi Arthropoda Tipi Arthropoda Në kët tip futet pjesa më e madhe e gjallesave që njihen deri më sot, siq janë: insektet, karavidhet, gaforret, trilobitet. Ato takohen kudo, në ujë, në tokë, në ajër. Megjithëse në kët tip futet një numër i madh gjallesash, për gjeologjin kanë rëndësi vetëm disa përfaqësues të këtij tipi, siq janë: Trilobitet dhe Ostrakodet, të tjerët nuk ruhen në gjendje fosile, sepse nuk kanë skelet të fortë.

Tipi Mollusca

Tipi Mollusca Tipi Mollusca Në kët tip bëjnë pjesë gjallesa që jetojnë në det, në ujra të ëmbla dhe në Tokë. Molusqet takohen më shumë dhe në gjendje fosile. Shumë prej tyre janë forma udhëzuse, prandaj kanë rëndësi të madhe në gjeologji. Pjesa e butë e këtyre gjallesave është e mbuluar nga guaska, kryesisht me përbërje gëlqerore dhe është e diferencuar në kokën, trupin dhe këmbët. Molusqet ndahen në disa klasa, ndër të cilat më të rëndësishme janë: Klasa Gastropoda, Klasa Bivalvia, Klasa Scaphopoda.

Tipi Brachiopoda

Tipi Brachiopoda Tipi Brachiopoda Brahiopodet janë kafshë detare, trupi i butë mbulohet nga guaska me përbërje krejtsisht karbonatike dhe është e ndërtuar nga dy kapakë si dhe te bivalvoret. Plani i simetris ndryshe nga bivalvoret, këtu kalon duke i prerë të dy kapkët. Guaska e brahiopodëve ka përmasa disa centimetra, por ka dhe të tillë që arrijnë deri në 40 cm. Brahiopodët takohen kryesisht në gjendje fosile, sidomos në depozitimet me moshë palezoike. Gjinitë më kryesore janë: Obolus, Orthis, Sprifer, Productus, Terebratula etj.

Tipi Echinodermata

Tipi EchinodermataTipi Echinodermata Ekinodermatët janë gjallesa detare. Kanë formë të ndryshme të trupit dhe simetri pesërrezore. Në këtë tip dallohen disa klasa, por më të rëndësishme janë dy klasa: Crinoidea dhe Echinoidea.
Ekinodermatet kanë pasur zhvillim të gjatë paleozoikut, kryesisht ata të palëvizshmit, por rëndësi më të madhe stratigrafike kanë gjeemboret e lëvizshëm, sidomos përfaqsusit e klasës ekinoidea, kryesisht për depozitimet e mesozoikut dhe të kenozoikut. Shumë përfaqësues të ekinodermateve vazhdojnë të jetojnë në detet dhe oqeanet e sotme siq janë: zambakët e detit, ylli i detit etj.

Tipi Hemichordata

Tipi Hemichordata Tipi Hemichordata Përfaqsuesit e këtij tipi nga pikpamja sistematike kanë rëndësi të madhe pasi zënë pozicione të ndërmjetme midis kërbishtorëve dhe jokërbishtorëve. Ato kanë tipare që janë karakteristike për kordatët siq janë korda fillestare e pasegmentuar, zgavrat bronkiale, si dhe tipare që janë karakteristike për inevertebrorët, siq është faza e lavrës së tyre. Rëndësi më të madhe startigrafike kanë përfaqsuesit e klasës Graptolithina, të cilat janë forma udhëzuse për deshifrimin e startigrafië së depozitimeve të ordovikian-silurianit.

Tipi Chordata

Tipi ChordataTipi Chordata Në kët tip futën kafshë me zhvillim evolucionar shumë të lartë. Jetojnë në ujë, tokë dhe ajër. Kordatet karakterizohen nga skeleti i brendshëm në formë boshti, i cili në formë primitive është i pasegementuar, që është vetë korda, kurse në format e zhvilluara kjo është e segementuar në unaza. Kafshët që kanë shtyllë kurrizore quhen verteborë. Këtu hyjnë mbiklasa Pisces peshqit, klasa Amphibia, klasa Reptilia zvarranikët, klasa Aves zogjët dhe klasa Mammalia gjitarët. Për gjeologjin rëndësi kanë vetëm veretbororët. Peshqit kanë pasur zhvillim që nga palezoiku i mesëm. Ato vazhdojnë të jetojnë me shumicë edhe më sot në dete dhe oqeane. Amfibët janë kafshët e para që dolën nga mjedisi ujor në atë Tokësor. Përfaqsusi fosil më i njohur është Stegocefeli, që takohet në depozitimet e paleozoikut të sipërm. Reptilet janë shfaqur në Tokë që në paleozoikun e sipërm, por koha e lulzimit të tyre është mesozoiku, sidomos në periudhat jurasike kretake. Ato u janë përshtatur mirë kushteve tokësore, por një pjesë e tyre kanë jetuar edhe në ujë dhe në ajër. Zhvillim të madh gjatë mesozoikut morën një grup i veqantë zvarranikësh që quhen Dinozaurë, me gjinitë: Stegosaurus, Brontosaurus, Plesiosaurus, Tyrannosaurus etj. Sot vazhdojn të jetojnë vetëm një pjesë e kufizuar siq janë: krokodilët, breshkat, gjarprinjët. Zogjët kanë filluar të shfaqën që në mesozoik, por zhvillimi më të madhë e kanë në ditët e sotme . Zogu i parë fosil është gjendur në depozitimet e jurasikut të sipërm dhe njihet me emrin Archeopteryx.
Gjitarët janë klasa më e zhvilluar e vetebrorëve. Shumica e tyre e jeton në stere, vetëm disa fluturojn në ajër lakuriqët e natës, ndërsa një pjesë tjetër i janë përshtatur jetës në ujë balenat, delfinët. Gjitarët e parë janë shfaqur që në triasik, por lulzim të plotë morën në kenozoik, që njieht edhe si koha e gjitarve.

Bimët

Edhe bota bimore është e shumëllojshme. Ajo sot është shumë e zhvilluar dhe e diferencuar sipas brezave klimatikë. Përfaqsues të botës bimore takohen edhe në gjendje fosile, që kanë rëndsi jo vetëm për përcaktimin e moshës por edhe për rikrijimin e kushteve paleogjeografike e sidomos të paleoklimës. Përveq kësaj, në kohë gjeologjike të caktuara, bimët kanë pasur një zhvillim aq të madh sa kanë kushtëzuar edhe formimin e qymyreve, siq është periudha e karboniferit, neogjenit etj. Së pari bota bimore ndahet në dy pjesë: bimët e ulata Thallophyta dhe bimët e larta Cormophyta. Bimët e ulta përbëhen nga qeliza të paspecializuara. Këtu futen algat, këpurdhat, bakteriet e ndryshme etj. Rëndësi më të madhe për startigrafinë kanë algat, të cilat janë bimë detare me kërcell gëlqeror e silcor, që ruhet në gjendje fosile.

go top