geokos.org

Gjeologji e Përgjithshme

Gjeologjia është shkencë natyrore që merret me studimin e Tokës. Fjala Gjeologji rrjedh nga greqishtja e vjetër, dhe do të thotë shkencë për Tokën gjeo-tokë, llogos-shkencë. Me studimin e Tokës merren edhe shkenca të tjera si: Gjeodezija, Gjeografia, Astronomia etj. Secila prej tyre e studion Tokën nga një prespektiv e caktuar dhe ka metodat e veta të studimit.
Gjeologjia studion në radhë të parë, pjesën e sipërme të ngurtë të tokës, që quhet Kore e Tokës. Gjeologjia e studion korën e Tokës në procesin e zhvillimit të saj në mënyrë të gjithanshme. Për kët arsye ajo është një shkencë shumë e gjër dhe përfaqson tërsin e shumë shkencave të ciklit gjeologjik, të gjitha këto shkenca mund të grupohen në:
Shkenca që studiojnë përbërjen lëndore të korës së Tokës,
Shkenca që studijojnë proceset që ndodhin në korën e Tokës,
Shkenca që studijojnë historinë e zhvillimit të korës së Tokës
Shkenca që studijonë korën e Tokës për qëllime praktike.
Në shkencat që studijojnë përbërjen lëndore të korës së Tokës hyjnë: Gjeokimia, Mineralogjia, Kristalografia dhe Petrografia.
Gjeokimia studion përbërjen kimike të korës së Tokës dhe ligjet e shpërndarjes së elementeve kimike.
Elementet kimike në shumicën e rasteve ndodhën në korën e Tokës në trajt komponimesh të ndryshme kimike, që quhen minerale. Përbërjen kimike, vetit fizike, prejardhjen dhe përhapjen e tyre e stydion mineralogjia.
Shumica e mineraleve gjenden në trajtë kristalesh, të cilat janë trupa të ngurtë, homogjenë, me forma të rregullta gjeometrike. Veqorit fizike dhe fiziko-kimike dhe ndërtmimin e brendëshëm të mineraleve, si dhe format e jashtme të kristaleve, i studion kristalografia.
Petrografia është shkenca për shkëmbinjët të cilët janë agregat të kokrrizeve të një ose disa mineraleve. Ajo studion përbërjen, ndërtimin dhe vetit e shkëmbinjëve, prejardhjen e tyre, si dhe ndryshimet që pësojn nën veprimin e faktorve të ndryshëm.
Nën veprimin e forcave të brendshme, që lidhen me energjin e thellsive të lëmshit toksor dhe forcave të jashtme, që kushtëzohen nga energjia diellore, korja e tokës dhe Toka në përgjithsi ka ndryshuar dhe do të ndryshoj permanent. Shkencat që studiojn procest e ndryshimit të korës së Tokës dhe formimin e relievit janë të shumta dhe quhen me një emër Gjologji dinamike. Ndër to veqojm: vullkanologjin, seizmologjin, gjeotektoniken etj.
Toka ka një Histori zhvillim i shumë të gjatë dhe të ndërlikuar, gjurmët e së cilës gjenden në shkëmbinjëtë e shumëllojshëm, të formuar në thellësi dhe në sipërfaqe të korës së Tokës. Me ndërtimin e historis së Tokës dhe me shpjegimin e shkaqeve të zhvillimit të saj merret gjeologjia historike, të lidhura ngushtë me të janë: startigrafia, palenotologjia dhe paleogjeografia.

Toka si Trup Qiellor

Toka është një nga trupat e panumërt qiellor dhe një nga Planetet e sitemit tonë Diellor. Trupat qiellor kanë formë, përmasa, përbërje dhe veqori fizike të ndryshme. Prej tyre më të mëdhenj janë yjet, që lëshojn dritë dhe nxehtësi p.sh një prej tyre është Dielli ynë. Trupa qiellor më të vegjel se Yjet janë Planetet dhe të cilat nuk lëshojn dritë dhe as nxehtësi, por e reflektojn dritën e yjeve rreth të cilave rrotullohen. Trupa më të vegjël se Planetet janë Hënat, mirpo ekzistojn edhe trupa shumë më vegjël se Hënat si asteroidet, meteorët, kometa dhe pluhuri kozmik.
Të gjitha trupat qiellor që i përmendëm, lëvizn në një hapsirë në bazë të ligjeve të caktuara, siq është për shembull, ligji i tërheqjes.
Trupat qiellor në përgjithsi grupohen në sisteme, siq është sistemi jonë Diellor. Në sistemin tonë Diellor bëjn pjesë: Dielli dhe 8 planetet dhe shumë satelite, ku numri i tyre rrritet vazhdimisht, deri më tani janë zbuluar mbi 200 satelit.
Sistemet yjore në Kosmos janë të panumërta, në të ndodhen me miliarda yje, të cilat në shumicën e rasteve formjn bashkësi yjore që quhen Galaktika.
Galaktika në të cilën ndodhet sistemi jonë Diellor ka formën e një disku, diametri i madh i saj arrin 100 mijë viete dritë, ndërsa trashësia në qendër të diskut arrin 20 mij vite dritë.
Në përbërjen e galaktikës sonë dhe që njihet me emrin Rruga e Qumshtit hyjnë 100 miliard yje të cilat rrotullohen rreth qendrës së galaktikës me shpejtësi të ndryshme varsisht nga largësia e tyre prej boshtit të rrotullimit të galaktikës. Dielli jonë gjendet përafërsisht 3/5 e largësis nga qendra e galaktikës dhe së bashku me planetet e tij bën një rrotullim të plotë rreth qendrës së saj për rreth 250 milion vite me një shpejtësi mesatare 240km/s. Mosha e galaktikës ton supozohet të jet 15 milard vite e vjetër. Galaktikat, nga ana e tyre, formojnë grumbullime akoma më të mëdha yjore që quhen metagalaktike.

Përbërja e Korës së Tokës

Në natyrë Lëndët mund të ndodhen në gjendje të ngurtë, të lëngët, ose të gazët. Lëndët e ngurta mund të jenë kristalore ose amorfe. Ato dallohen njëra nga tjetra prej ndrtimit të brendshëm.
Veqori dalluse e lëndëve kristalore është se grimcat përbërse të tyre atomet, jonet ose molekulat vendosen sispas rendit krejtësisht të caktuar, duke formuar rrjetën hapsinore. Në kët kuptim kristale apo trupa kristalor quhen trupat e ngurtë, struktura e të cilave përfaqson një rrjetë të caktuar hapsinorë. Sipërfaqja e kristaleve kufizohet nga faqet, brinjët dhe kulmet. Në kuptim më të përgjithshëm, kristale quhen trupat e ngurtë, homogjenë, të formuar në kushte natyrore ose artificiale, të kufizuar me faqe të sheshta që u japin forma të caktuara gjometrike.
Kristalet janë me përmasa të ndryshme, nga shumë të vogla që mund të vrehen vetëm me mikroskop dhe në shumë të mëdha që matën me metra ose peshojn disa tonë, si p.sh Kristalet e kuarcit rreth 70 tonelata.
Në rast se grimcat që ndërtojnë trupat e ngurtë nuk vendosen në mënyrë të rregullt, si nyjet e rrjetës, kta quhen amorfë. Të tilla janë: dylli, celuloza, qelqi, materialet plastike etj.

Cilësitë Kryesore të Kristaleve

Cilësitë kryesore të kristaleve janë: Homogjeniteti, Anizotorpia dhe vetëfaqëzimi. Ato lidhen me ndërtimin e brendëshëm të rregullt dhe me përbërjen kimike të tyre.
Homogjeniteti është cilsia e Kristaleve për të pasur veti të njëjta gjatë gjithë shtrirjes së tyre ai vrehet gjatë studimit të vetive të kristalit sipas drejtimeve paralele dhe shkaktohet ngaqë kristali në të gjithë shtrirjen e tij ka strukturë dhe përbërje kimike të njëjt.
Anizotorpia është cilsia e kristaleve që në drejtime paralele të kenë veti të njëjta, kurse në drejtime joparalele veti të ndryshme. Anizotorpia shkaktohet ngaqë në drejtime paralele grimcat që përbëjn kristalin vendosen në interval të njëjta, kurse në drejtim joparalele vendosën në largësi të ndryshme. Kur grimcatnë strukturën e kristaleve janë të vendosura në mënyrë të njëtrjtshme, atëher këto janë izotrope, do të thotë kanë vetitë të shprehura në të njëjtën shkallë në gjitha drejtimet.
Vetëfaqëzimi është cilsia e kristaleve që kur rrriten lirisht marrin formë shumëfaqëshi të rregullt.

Simetria e Kristaleve

Një nga vetitë më të rëndësishme të kristaleve është simetria d.m.th përsëritja e rregulltë e elementeve të kufizimit të tyre. Simetria është një dukuri mjaft e përhapur në Natyrë, por në mënyr më të qartë ajo është e shprehur te kristalet.
Te kristalet dallojmë këto elemente simetrie: Qendrën e Simetris, Boshti i Simetris dhe Planet e Simetris.
Qendër Simetrie quhet një pikë e përftëruar brenda kristalit e tillë që çdo drejtëz e hequr nepër të, ajo në të dyja anët dhe në largësi të barabarta takon pika simetrike të figurës. Qendrën e simetris e shenojm me germën C. Qendra e Simetris shfaqet vetëm njëher, ose mund të mungojë.
Boshti i Simetris quhet drejtëza e përftyruar që kalon nepër mesin e kristalit, nga rrotullimi rreth së cilës gjithmonë me po atë kënd kristali merr pozicioni e më hershëm. Për rrotullimin 360° në kristalet e ndryshme, përsëritja e pozicionit fillestar është e mundshme 2, 3, 4 ose 6 herë d.m.th në çdo rrotullim prej 180°, 120°, 90° dhe 60°. Numri që tregon sa herë përsëritet i njëjti pozicion gjatë rrotullimit për 360° quhet rendi i boshtit të simetris.
disaforma te kristaleve Simetria e disa Kristaleve Plan Simetrie quhet plani i përfytyruar që e ndan kristalin në dy pjesë të barabarta, të cilat paraqiten si pasqyrim i njëra tjetrës. Planin e Simetris e shenojm me germën P.
Në kristale janë të mundshme vetëm 32 kombinime të elementeve të simetrisë, të cilat quhen klasa apo lloje simetrie. Llojet e Simetrisë që kanë një ose disa elemente simetrie të njëjta për një numër të barabartë drejtimesh unike, i bashkojmë në grupe që quhen singoni. Gjithsej janë 7 singoni: Trikline, Monokline, Rombike, Trigonale, Tetragonale, Hegzagonale dhe kubike. Të shtatë singonitë ndahen në tri kategori: e ultë e mesme dhe e lartë.
Kategoria e ultë, në kët kategori hyjnë format e kristaleve që karakterizohen nga mungesa e boshteve të simetrisë të rendit më të lartë se dy dhe nga prania e tri e më shumë drejtimeve unike. Në këtë kategori bëjnë pjesë: singonitë trikline, monokline dhe rombike.
Në singoninë monokline ka shumë drejtime unike dhe ndodhën plani i simetris, boshti i simetrisë dhe kombinimi i tyre me qendrën e simetris. Në kët kategori kristalizohen minerale të tilla si: gipsi, mikat, ortoklazi, piroksenet, realgari etj.
Në singoninë rombike ka tre drejtime unike që përputhen me boshtet ose me pingulet e dy planeve të simetrisë. Në këtë singoni kristalizohen shumë minerale si: anhidrati, topazi, piroksenet, olivine etj.
Kategoria e mesme në kët kategori hyjn format e kristaleve të cilat kanë vetëm një drejtim unik që përputhet me boshtet e rendit të tretë, të katërt dhe të gjashtë. Këtu bëjn pjesë singonit trigonale, tetragonale dhe hegzagonale.
Kategoria e lartë, në kët kategori hyjn format e kristaleve të cilat nuk kanë asnjë drejtim unik. Të gjitha llojet e simetris të ksaj kategorie kanë 4 boshte të rendit të tretë. Kristalet kanë në përgjithsi formë izometrike. Mineralet tipike që karakterizohen me kët singoni janë: haliti, diamanti, piriti, magnetiti, granitet etj.

Format e thjeshta të kristaleve

Kristalet kanë formë të jashtme të ndryshme dhe futën po në atë klasë simetrie, për të karakterizuar kristalet nuk mjafton vetëm simetria, por duhet caktuar dhe forma gjeometrike e jashtme e tyre, për kët është future koncepti formë e thjeshtë.
Forma e thjeshtë quhet tërësia e faqeve të njëjta në Kristal, të vendosura simetrikisht në lidhje me njëra tjetrën, ose që përsëriten që janë të lidhura me anë të elementeve të simetrisë.
Bashkimi dy ose më shumë formave të thjeshta pa lidhje simetrie midis tyre quhet kombinim. Kombinimet përbëhen nga faqe me forma të ndryshme gjeometrike p.sh. Kristali në formë të një piramideje gjashtkëndëshe përfaqson një kombinim pasi që përbëhet nga gjashtë faqe trekëndëshi të barabarta dhe një faqe gjashtkëndshe bazë. Një Kristal është kombinim i aq formave të thjeshta, sa lloj faqesh ka.
Format e thjeshta mund të jenë të mbyllura dhe të hapura. Format e mbyllura janë ato, faqet e të cilave e mbyllin plotsisht hapsirën d.m.th. formojn një Kristal si p.sh. kubi, okteaderi, tetraedri, bipiramidat etj. Format e hapura nuk e mbyllin plotësisht hapsirën, prandaj nuk mund të formojnë kristale më vete. Të tilla janë prizmat dhe piramidat.
disa forma te kristaleve 1. Tetraedri, 2. Trigontritetraedri, 3. Tetragontritetraedri, 4. Pentagontritetetraedri, 5. Geksatetraedri, 6. Oktaedri, 7. Trigontrioktaedri, 8. Tetragontrioktaedri, 9. Pentagontrioktaedri, 10. Geksagontrioktaedri, 11. Geksaedri, 12. Trigontetrageksaedri. Në formë të thjeshta të hapura bëjnë pjesë: Monoedri i cili përbëhet vetëm nga një faqe, Pinakoida përbëhet prej dy faqeve të barabarta paralele, që nganjëherë mund të vendoden në mënyrë të anasjelltë.
Diedri përbëhet nga dy faqe të barabarta që ndërpriten, Prizmi rombik përbëhet nga katër faqe të barabarta që ndërpriten dhe prerja e tyre është romb. Tetraderi Rombik që përbëhet nga katër faqe trekëndëshe këndngusht joparalele që priten tri nga tri nepër kulmet. Bipiramida rombike që përbëhet nga dy piramida rombike të bashkuara në bazë. Ka tetë faqe të barabarta, prerja tërthore e saj është romb. Dipiramidat përfaqsojn dy piramida të bashkuara në bazë dhe emërtohen njësoj si piramidat. Romboedri përbëhet nga gjashtë faqe në formë rombesh. Ai është i mundshëm vetëm në singonitë trigonale dhe hegzagonale. Tetraedri tetragonal përbëhet nga katër faqe të barabarta në formë trekëndëshi dybrinjëshëm. Skalenoedrat përbëhen prej disa faqesh trekëndëshe të zhdrejta të vendosura anasjelltas. Skalenoedrat takohën vetëm në sigonitë trigonale dhe tetragonale. Trapezoedrat bëhen prej disa faqesh në formë trapezi. Trapezoedrat takohën në të tri singonitë e kategorisë së mesme dhe karakterizohen nga mungesa të planeve të simetrië. Kubi përbëhet nga gjashtë faqe katrore dy nga dy paralele, në qoftë se çdo faqe e kubit zvendësohet nga katër faqe trekëndëshe, del forma e thjeshtë që quhet tetrahekzadër. Oktaedri përbëhet nga tetë faqe trekëndëshe barabrinjëse, dy nga dy paralele. Në qoftë se çdo faqe e oktaedrit zavendësohet nga tri faqe sipas formës së faqës formohet trigontrioktaedri, tetragontrioktaedi dhe pentagontrioktaedri. Tetraedri Kubik përbëhet nga katër trekëndësha barabrinjës të vendosur anasjelltas. Nga zavendësimi i çdo faqeje të të tetraedrit me gjashtë faqe del hegzatetraedri. Rombododekaedri përbëhet nga 12 faqe në formë rombi, Pentagondodekaedri përbëhet nga 12 faqe në formë peskëndshi të çrregullt. Didodekaetri është një dodekaeder i dyfishuar, çdo faqe e dodekaedrit është e zavendësuar nga dy faqe dhe ka 24 faqe gjithsej. Kristale krejtësisht të rregullta në natyrë takohën shumë rrallë p.sh. piriti, kalciti, kualci, topazi etj. Në shumicën e rasteve kristalet nuk rriten lirisht, pasi pengojn njëra tjetrën, prandaj kanë formë të çrregulltë dhe dukën josimetrike.

Mineralet

Mineralet janë komponime kimike me përbërje, ndërtim dhe veqori fizike të caktuara, që janë formuar në korën e tokës, si rrjedhim i proqeseve të ndryshme gjeologjike
Mineralet janë shumë të përhapura në Natyrë, ato mund të jenë në gjendje të gaztë, të lëngët dhe të ngurtë. Shumica e mineraleve janë trupa të ngurtë kristalorë. Mineralet dallohen njëri nga tejtri për nga përbërja fizike, kimike , ndërtimi i brendshëm, forma dhe prejardhja. Në natyrë minaralet takohën në trajt individësh, ose në trajt bashkimesh të shumëllojshme të këtyre individëve mineralë që quhen agregate minerale. Agregatet mund të jenë monomineral si mermeri, shkëmbinjët gipsorë etj, dhe polimineral në përgjithësi shkëmbinjët e ndryshëm. Mjaft minerale, pra janë përbërsit kryesor të shkëmbinjëve dhe si të tillë quhen minerale shkëmbformuese si: kuarci, kalciti, olvina, ortoklazi, plagjiokolazi, piroksenet etj. Shumë minerale paraqiten edhe si minerale të dobishme të cilat mund të jenë xehror dhe joxehrore. Mineralet xehrore quhen ato minerale prej të cilave nxirren metale siq janë: kromiti, magnetiti, hematiti, kalkopiriti, galeniti etj. Minerale joxehrore quhen ato minerle të cilat kanë përdorim drejtpërdrejt në degë të ndryshme të industrisë. Të tilla janë p.sh. kuarci i tejdukshëm, diamanti, grafiti, squfri, gipsi, azbesti, kaoliniti etj. Mineralet kanë përbërje kimike dhe struktur të caktuar, nga ana kimike ato zakonisht përfaqsoj komponime të ndryshme dhe vetëm në raste të rralla paraqiten në trajt elementesh të palidhura kimikisht. Kto quhen elemente të lindura si: Ari (Au), Platini (Pt), Squfri (S), Grafiti (C) etj. Si elemente kimike që përbëjn shumicën e mineraleve janë:
O, Si, Al, Fe, Ca, Mg, Na, K
etj. Përbërja kimike e mineraleve përcaktohet në rrugë laboratorike, pra me analiza kimike. Te mineralet, lidhur me përbërjen dhe strukturën e tyre vrehen dy veqori kryesore: izomorfizimi dhe polimorfizimi.
Me izomorfizim kuptojm vetit e atomeve ose joneve të një minerali për tu zavendësuar në strukturë nga atome ose jone të tjera me rreze afërsisht të njëjta. Izomorfizimi është shumë i përhapur në mineralet sulfurore si dhe në disa silicate, si tek olivine, piroksanet, plagjioklazet etj.
Polimorfizimi është dukuri e kundërt e izomorfizimit. Në këtë rast, e njëjta përbërje kimike në kushte të ndryshme fiziko-kimike, formohen struktuara të ndryshme. Shembull tipik i polimorfizimit është diamanti dhe Grafiti, të përbër prej që të dy nga karboni, por që kristalizohen përkatësisht në singonit kubike dhe hegzagonale gjë që pasqyrohet në vetit fizike krejtësisht të ndryshme të tyre.

Format e ndodhjes së mineraleve në natyrë

Mineralet në natyrë mund të takohën në kristale të veqanta monokristale, në binjak kristalor dhe në grumbullim individësh kristalorë. Individet kristalorë dhe agregatet minerale kanë forma të shumëllojshme, që varën nga ndërtimi i brendshëm i tyre nga kushtet gjologjike të mjedisit ku formohen mineralet.

Format e kristaleve të veqanta të mineraleve

Mineralet vetëm në raste të veqanta takohen në kristale të rregullta. Kristalet natyrore, për shkak të rritjes jo të barabartë të faqeve të tyre, zakonisht nuk marrin format ideale të modeleve kristalografike, por kanë forma kokrrizash të çregullta. Kto kokrriza mund të jenë izometrike, me zhvillim pak a shumë të barabartë në të gjitha drejtimet, pllakzore në trajt fletësh, luspash, petësh, pllakash etj, kanë një zhvillim të barabart në dy drejtime dhe shumë rrallë në drejtimin e tretë. Kristalet e mineraleve kanë përmasa të ndryshme, nga mikroskopike deri në gjigande, këto të fundit janë raste të rralla. Kështu janë takuar kristale kuarci, me peshë deri në 10 tonë e më shumë, flet biotiti me sipërfaqe prej disa metra katror etj.
Binjakët
kristale binjak Binjak depërtimi të fluoriti, Kryqi i hekurt të Piritit, Bisht Dallendyshe të gipsit, Binjak Japan të kuarcit Binjak te mineralet quhet bashkrritja e rregullt e dy kristaleve të të njëjtit mineral, në të cilën njëri kristal paraqitet si pasqyrim i tjetrit, ose i rrotulluar për 180° kundrejt ti. Dallohen binjak të ngjitjes dhe të depërtimit. Formimi i binjakëve është karakteristik për shumë minerale si p.sh. në kuarcin, feldshapatet, gipsin, fluoritin etj. Binjakzimi te kristalet mund të përsëritet disa herë, kështu formohen trinjakët etj, dhe në rastin e një numri të madh individësh formohen binjakët polisintetikë.
Agregatet minerale
Mineralet në shumicën e rasteve gjenden në natyrë në trajtë agregatesh. Agregatet mundë të jenë monominerale d.m.th. të përbëra nga kristalet e kalcitit dhe poliminerale, të përbëra nga disa minerale si p.sh Graniti. Varsisht nga shkalla e kristalizimit, agregatet mund të jenë kristalore të qarta, kur kristalet e veqanta mund të dallohen leht me sy, ose me mikroskop dhe kristalore të fshehta, kur kristalet nuk mund të dallohen as me mikroskop. Nga pikpamja e formës dhe ndërtimit, agregtet janë të ndryshme. Tipat kryesor të agregateve minerale janë: agregatet kokrrizore, druzet, skrecionet, konkrecionet, oolitet, format rrjedhëse, dendridet dhe masat dherore. Agregatet kokrrizore përbëhen nga kokrriza kristalor, të mineraleve të ndryshme. Agregatet mund të jenë me kokrriza të njëtrajtshme ose jo të njëtratshme.
Druzet janë bashkrritje të çregullta, në një drejtim të kristaleve të formuara mirë, mbi faqet e lira të qarjeve dhe të zbraztëtive. Druze të bukura formojn kristalet e kuarcit, të kalcitit etj.
Sekrecionet formohen nga mushja me lëndë minerale e zbraztive të çregullta të shkëmbinjëve dhe zakonisht kanë formë të rrumbullakët. Rritja e kristaleve bëhet nga periferija drejt qendrës, prandaj te sekrecionet e mëdha mesi mund të jet i zbrazët. Sekrecionet më të mëdha se 2mm quehn zheode, kurse sekrecionet e vogla quhen bajamore dhe janë karakteristik për shkëmbinjët vullkanik, sekrecione formojnë kalcedoni opali etj.
Konkrecionet janë grumbullime në trajtë sferike e gungore me ndërtim lëvëzhgor ose rrëzor, me përmasa nga milimetra deri në dhjetra centimetra dhe rrallë herë deri në metra. Formohen në shkëmbinjët e shkreft si argjilat, rërat etj. Rriten nga qendra në periferi, në qendër shpesh herë kanë mbeturina organike ose lëndë të tjera, rreth të cilave është përqëndruar lënda minerale, më së shpeshti në formë konkrecinesh, ku takohen fosforiti, piriti dhe markaziti.
Oolitet janë agregate sferike të vogla, me diametër nga 0, 05mm deri në 2mm. Formohen nga grumbullimi i lëndës rreth grimcave të rërës, mikroorganizmave dhe madje rreth fluskave të gazit të mbetura pezull në tretësirat ujore të liqeneve. Kanë ndërtim lëvëzhgor. Oolitet zakonisht janë të qimentura njëri me tjetrin. Kur janë të paqimentuara quhen pizolite. Oolitet janë karakteristike për aragonitin, kalcitin, mineralet e hekurit, boksitet etj.
shpella e gadimës, stalaktite, stalagmite Forma rrjedhëse në Shpellën e Gadimës Format rrjedhëse formohen në zbrazëtitë, sidomos në shpellat krakteristike të gëlqerorve, nga avullimi i tretësirave. Këto tretësira, duke humbur vazhdimisht ujin, dendësohen - ngurtësohën dhe nën ndikimin e forcës rëndesës varen nga pjesa e sipërme e shpellës në trajtë veshkash dhe stalaktitesh, në pjesën e poshtme të shpellave, në saje të pikave që bien nga sipër , ngrihën stalagmitet që kanë formë konike.
Dendridet janë agragate në trajt degësh e gjethesh, që formohen nga kristalizimi shumë i shpejt i mineraleve, nëpër qarje shumë të holla të shkëmbinjëve. Më shpesh takohen dendridet e oksideve të manganit, të bakrit, të argjendit etj.
Masat dherore janë forma të buta e të shkrifta që formohen kryesisht nga prishja kimike e mineraleve dhe shkëmbinjëve. Në formë masash dherore takohen: Hidrosilikatet e niklit, Hidrooksidet e hekurit, të manganit, të aluminit etj.

Vetitë fizike të mineraleve

Mineralet ashtu si dhe të gjithë trupat e tjerë kanë një sër vetish fizike katrakteristike, që varen nga përbërja kimike dhe ndërtimi i brendshëm i tyre dhe që i dallojn ato nga njëri tjetri. Shpesh disa veti fizike janë të njëllojta për disa minerale, prandaj për përcaktimin e një minerali ose dallimin e tij nga njëri tjetri është e nevojshme që vetit e tij fizike të përcaktohen në kompleks. Megjithatë zakonisht nuk është e nevojshme që të përdoren të gjitha vetitë, por vetëm ato që janë shprehur më qartë e që quhen diagnostike. Përcaktimi i vetive fizike të mieraleve bëhet me sy, ose me anë të aparateve të ndryshme.
Vetitë Optike
Vetit optike janë nga më të rëndësishmet për mineralet, sidomos për ato silikate, pasi në to bazohen, shumë metoda të përcaktimit të tyre. Mineralet, duke u ndodhur nën veprimin e rrezeve të dritës reagojn ndaj tyre në mënyra të ndryshme. Disa minerale, ashtu si dhe metalet, pothuajse nuk përcaktohen nga rrezet e dukshme të dritës, por i pasqyrojn ato pjesërisht apo krejtësisht duke shkatuar shkëlqimin e tyre. Disa minerale ndriqojnë posa të ngacmohen nga veprimet e jashtme. Vetit kryesore optike të mineraleve janë thyrja e dritës (bifraksioni), shlëlqimi, ngjyra dhe ngjyra e vijës.
Thyrja e dritës, kur rrezet e dritës kalojn nga një mjedis në tjetrin, që kanë një dendësi të ndryshme optike p.sh. nga ajri në mineral, ato gjithmonë shmangen nga drejtimi i tyre i mëparshëm, ose siq thuhet ndryshe thyhen.
Shkëlqimi është aftësija e mineraleve për të pasqyruar një pjes të rrezeve të dritës që bien mbi to. Intenziteti i pasqyruar është aq më i madh, sa më i madh të jet tregusi i thyrejes dhe nuk varet nga ngjyra e Mineralit. Mineralet mund të ken shkëlqim metalik dhe jometalik. Shkëlqimi metalik të kujton shkëlqimin e sipërfaqës së metalit në thyrje të feskët, ai është karakteristik për mineralet e metaleve të ndryshme që janë të tejdukshme. Minerale me shkëlqim metalik janë p.sh. Ari, Galeniti, Magnetiti etj.
Shkëlqimi jometalik është disa llojesh: shkëlqim qelqi kuarci, kalciti, topazi, shkëlqim yndyror squfri, grafiti, shkëlqim dylli kalcedoni, shkëlqim mëndafshi asbesti.
Ngjyra e mineraleve është një nga vetitë që bie menjëher në sy. Mineralet mund të kenë ngjyra dhe nuanca nga më të ndryshmet. Disa minerale kanë gjithmon të njëjtën ngjyrë si p.sh. Piriti ka ngjyrë të verdhë, malahiti jeshile, azuriti të kaltërt. Ngjyra e mineralit duhet të përcaktohet gjithmonë në thyrje të freskët, praktikisht ajo përcaktohet me sy.
Vetitë Mekanike
Në vetit mekanike të mineraleve futën ato që kanë të bëjnë me sjelljen e mineraleve kundrejt veprimeve të jashtëme mekanike. Vetitë mekanike janë veti të kristaleve të mineraleve, ato kanë shumë rëndësi në praktik, sepse kanë të bëjn me përdorimin e tyre në degë të ndryshme të teknologjis.
Vetit mekanike më kryesore të mineraleve janë fortësia, shpetëzimi dhe thyrja.
Fortësia, fortësi quhet aftësia e mineralit për ti rezistuar veprimit mekanik të një trupi më të fortë, si p.sh. gërvishjes, shtypjes etj. Në praktik meneralogjike përcaktohet zakonisht fortësia relative e mineraleve në gërvishtje. Për të vlersuar kët fortësi, përdoret shkalla e fortësis shkalla e Mosit, e përfaqsuar nga 10 minerale etalone, të vendosura në radhën e rritjes së fortësis së tyre, në mënyrë që çdo mineral pasardhës gërvish paraardhësin.
Shpetëzim, quhet aftësia e mineraleve për tu qarë në drejtim të caktuar kristalografik, paralel me faqet reale. Për vlerësimin e shpetëzimit shërben kjo shkallë. Shpetëzim shumë i përsosur kur minerali çahet me dorë në pllaka ose fletë të lëmura si p.sh. Gipsi, Shpetëzim i përsosur, kur minerali gjatë goditjes me qekiq çahet, si p.sh. kalciti, galeniti etj, Shpetëzimi mesatar, kur gjatë goditjes së mineralit formohen copa me sipërfaqe të sheshta, Shpetzimi krejt i papërsosur, kur shpetzimi praktikisht mungon dhe gjatë goditjes minerali thyhet me sipërfaqe të qrrregullta kuarci, korundi, piriti etj.

Klasifikimi i Mineraleve

Për studimin e mineraleve, numri i të cilave është mbi 2000 lloje, është e domësdoshme që ato të klasifikohen. Kjo bëhet e mundur për arsye se ekzistojn lloje të mineraleve që kanë veqori të ngjajshme fiziko-kimike. Sot klasifikimi i mineraleve bazohet në kriterin kristalokimik, që merr parasysh përbërjen kimike dhe ndërtimin e brendëshëm të tyre. Në bazë të përbërjes kimike dhe stukturave kristalore të gjitha llojet e mineraleve ndahën në disa klasa, prej të cilave më të rëndësishme janë: Elementet e lindura, sulfuret, halogjenuret, oksidet dhe hidroksidet, fosfatet, sulfatet, karbonatet dhe silikatet.

  • Ari - Au
  • Platini - Pt
  • Squfuri - S
  • Diamanti - C
  • Grafiti - C
  • Piriti - FeS2
  • Pirotina - Fe1-xS
  • Kalkopiriti - CuFeS2
  • Galeniti - PbS
  • Sfaleriti - ZnS
  • Realgari - AsS
  • Auripigmenti - As2S3

Ari, Au Ari - Au Ari shpesh përmban përzirje izomorfike, si Ag, nagnjëher deri në 1, 5%, Cu, Fe, Bi etj. Kristalizohet në singoninë kubike. Gjendet në formë kokrrizash të çrregullta mikroskopike brenda masës kuarcore ose xehërore, si dhe në trajtë copash, dendridesh e fletësh. Ka ngjyrë të verdhë, shkëlqim metalik, fortësi dhe dendësi të madhe, është shumë i fraktueshëm dhe përcjellës i mirë i nxehtësis dhe elektricitetit, nuk ka shpetëzim. Nga mineralet e ngjajshme me të janë: Piriti dhe Kalkopiriti dallohet prej shkëlqmit të fortë, nuancës karakteristike të ngjyrës, dendësis së madhe etj. Rëndësia praktike Arit qëndron në vetit fiziko-kimike të tij. Ai është metal valutor kryesor, përdoret për zbukurime etj.

Platin, Pt Platin - Pt Platini zakonisht formon përzirje izomorfike me Fe, Ni, me metalet e grupi të tij etj. Më i përhapuri është Poliksen. Karakterizohet në singoninë kubike, zakonisht gjendet në kokrriza të çrregulluarta dhe copa. Ka ngjyrë të bardhë, shkëlqen metalik, fortësi të dhe dendësi të madhe, thyrje grepore dhe veti magnetike, dallohet nga Argjendi i cili ngjason shumë me të, për nga temperature e lartë e shkrirjes dhe mostretja në acide. Origjina e Platinit është magmatike, lidhur me shkëmbinjët ultrabazik. Platini grumbullohet në shkrifërimet. Platini përdoret për pregaditjen e enve kimike, zjarr dhe acid duruese, në elektronik, në apaturtat e precizionit, në veglat mjeksore, për zbukurim etj.

squfri-s Squfri - S Squfuri mund të jet kimikisht i pastër, ose më pak përzirje izomorfike, shpesh është i ndotur nga lëndë argjilote dhe bituminoze. Karakterizohet në singoninë rombike.
Kristalet e squfrit kanë trajtë bipiramide.
Shpesh takohet në trajt masash kompakte, veqimesh sferike dhe veshlore etj.
Squfuri ka zakonisht ngjyrë të verdhë, për shkak të përzirjeve kalon në të verdhë të murme, apo të verdhë kafe, ka thyrje guaskore, shkëlqim diamanti në faqet dhe yndyror në thyrje, fortësi dhe dendësi të vogël, digjet leht me një flakë të kaltërt të qelët duke liruar erë karakteristike të gazit sulfuror, kurse nga të fërkuarit ngarkohet me elektricitet negativ. Squfri përdoret në degë të ndryshme të industrisë, si në atë të acidit sulfurik, të letrës dhe të celulozës, të shkrepsave, të ngjyrave etj. Ai përdoret poashtu për prodhimin e lëndëve plasëse, të preparateve të gomës etj.

Diamanti-C Diamanti - C Karakterizohet në singoninë kubike. Formon kristale oktaedriale me brinjë të lakuara, që mund të jenë mikroskopike deri në masë 3000 karat 1 karat = 0, 2g.
është krejtësisht transparent, apo në disa raste i kaltert dhe rrallë herë të zezë. Diamanti ka shkëlqim të fortë. Vendbanimet e Diamantit janë dy tipash: magmatike dhe të shkrifërimeve, Vendbanimet magmatike lidhen me disa shkëmbinjë ultrabazik, që quhen kimberlite.
Vendbanimet e shkrifërimeve formohen nga shkatrrimi i vendburimeve rrënjsore të diamantit, si dhe i shkëmbinjëve diamantmabajtës. Diamanti dallohet për nga fortësia e tij e madhe, ai në industri përdoret për prodhimin e instrumenteve prerëse, në shpimet etj.

Grafiti-C Grafiti - C Emri grafit vjen nga Greqishtja grafo-shkruaj, përmban përzirje të ndryshme mekanike. Kristalizohet në singoninë hegzagonale. Takohet në trajtë agregatësh pllakorë dhe lusporë të imta. Ka ngjyrë të zezë shkëlqen yndyror dhe ka një fortësi dhe dendësi të dobët, me shpetëzim të përsosur në një drejtim, është i yndyrtë në prekur dhe të ndyan duart. Grafiti është mineral mjaft i përhapur, ai kryesisht ka origjinë metamorfogjene, por mund të ket edhe origjin magmatike dhe pneumatogjene.
Grafiti në metalurgji për prodhimin e ngjyrave, të lapsave në industrin e elektrike etj.

Piriti Piriti - FeS2 Mund të përmbajë si përzirje izomorfike Cu, Co, Ni, As, Sb, Se, Te. Kristalizohet në singoninë kubike, kristalet e piritit kanë trajtë kubash me vija përkatësisht pingule mbi faqet, më rrallë në trajtë pentagondodekaedrash dhe oktaedrash. Formon druze, pikëzime, agregate të dendura dhe kokërrizore.
Ngjyren e ka të verdhë, shpetëzimi i mungon, thyrejen e ka jo të sheshtë, fortësin dhe dendësin mesatare, përqon elektricitetin vetëm në një drejtim dhe disa lloje të tij kanë veti dedektore, kur goditet lëshon shkëndija. Njihet lehtë nga ngjyra, forma e kristaleve, i vetëmi ndër sulfuret e përhapura që gërvish qelqin. Piriti shfrytzohet për prodhimin e acidit sulfurik.

Pirotina Pirotina- Fe1-xS Në përbërjen e pirotinës vërehet një tepricë squfri, deri në 7%, në krahasim me FeS, shpesh përmban përzirje Ni, Co dhe Cu. Kristalizohet me singoninë hegzagonale. Takohet në trajtë masash të dendura mikrokokrrizore dhe kompakte. Ka ngjyrë bronzi, shkëlqim metalik, fortësin dhe dendësin mesatare, është përques i mirë i elektricitetit dhe shpesh ka veti magnetike.
Origjina e pirotinës është magmatike, hidrotermale e temperaturës së lartë, dhe kontakto-metasomatike. Takohet rrallë në shkëmbinjtë sedimentarë. Pitotina mund të përdoret për prodhimin e acidit sulfurik, por rëndësin më të madhe e ka kur përmban përzirje me Ni e Co që mund të nxirren.

KalkopiritiKalkopiriti CuFeS2 Përmban përzirje Au, Ag, Zn, Co, As, rrallë herë Se dhe Te. Kristalizohet në singoninë tetragonale. Zakonisht takohet në trajtë pikëzimesh dhe agregatesh të dendura kokrrizore. Ka ngjyrë të verdhë, shkëlqim metalik, dendësi dhe fortësi të dobët, nganjëher ka ngjyrë blue dhe të gjelbërt për shkak të oksidimit.
Origjina e kalkopiritit është e ndryshme magmatike, kontakto-metasomatike, hidrotemale dhe sedimentare. Përhapjen më të madhe e ka në vendburimet hidrotermale, ku shoqrohet nga piriti, sulfuret e tjera të bakrit.

GalenitGalenit PbS Shpesh përmban përzirje AG, Cu, Zn etj. Kristalizohet në singoninë kubike. Gjendet në formë kristalesh kubikë dhe oktaedrike, më të zakonshme janë agregatet makrokokrrizor të ngjeshura dhe druzet.
Ka ngjyrë hiri, shkëlqim metalik dhe shpetëzim të përsosur sipas faqeve të kubit. Galeniti njihet lehtë nga ngjyra, shpetzimi i përsosur, fortësia e vogël dhe dendësia e madhe. Galeniti shoqrohet me kalkopiratin, sfaleritin, sulfurat e përbëra të argjendit etj.

SfaleritSfaleriti ZnS Përmban përzirje izomorfike si: Fe, Cd,In, Ga, Cu, Au, Ag etj. Kristalizohet në singoninë kubike. Formon kristale tetraedriek, agregate të dendura kokrrizore, më rrallë me strukturë kristalore të fshehtë etj. Ka ngjyrë të ndryshme, nga kafe të qelur deri në të zezë, në varësi nga përmbajtja e hekurit. Shkëlqim ka nga diamanti deri në gjysëm metalike, shpetëzim të përsosur sipas faqeve rombododekaedrit, fortësi dhe dendësi mesatare.
Vendburimet më të njohura të sfaleritit janë ato të polimetaleve me origjinë hidrotermale. Ka edhe Origjin ekzogjene sedimentare dhe në zonën e pasurimit dytësor sulfuror. Sfaleriti është xehëror shumë i rëndësishëm për Zn dhe njëkosisht për nxjerrjen e Ga, Cd.

RealgariRealgari AsS Kristalizohet në singoninë monokline. Formon kristale të vogla prizmatike e druze. Takohet në formë agregatesh kokrrizore e dherore dhe në trajtë cipash, zakonisht takohet i pastër. Ka ngjyrë portokalli të kuqe, shkëlqim diamanti në faqet e kristaleve, fortësi dhe dendësi të vogël dhe nuk e përcjell elektricitetin.
Origjina e Relagrit është hidrotermale e temperaturës së ulët. Zakonisht shoqrohet me auripigmentin si dhe me piritin, mineralin e merkurit etj.

AuripigmentiAuripigmenti As2S3 Kristalizohet në singoninë monokline, formon kristale prizmatike dhe zakonisht agregate kokrrizore, dherore e fletëzore.
Ngjyra e auripigmentit është e verdhë limoni, prej të cilës ka marrë edhe vetë emrin, ka shkëlqim të fortë, shpetëzim shumë të përsosur, fortësi shumë të dobët, gërvishet me thua dhe dendësi po ashtu të dobët.
Origjina e auripigmentit është hidrotermale e temperaturës së ulët, shoqrohet gjithmonë me ralgarin. Auripigmenti dhe relagari përdorën për nxjerrjen e arsenikut. Auripigmenti përdoret edhe për përgaditjen e ngjyrës së verdhë për pikturë dhe në industrin kimike.

Halogjenuret

Në Halogjenuret hyjnë mineralet që janë kripëra të acidit klorhidrik, fluorhidrik, bromhidrik dhe jodhidrik. Nga kationet më kryesore janë metalet alkaline. Në kët grup përfshihen rreth 95 lloje mineralesh që përbëjn më pak se 0. 5% të masës së korës së Tokës. Përhapjen më të madhe e kanë kloruret dhe fluoruret, ndërsa bromuret dhe joduret kanë origjin ekzogjene, kurse fluoruret kanë origjin pegmatike-pneumatolite dhe hidrotermale të temperaturës së ulët. Halogjenuret në përgjithësi kanë rëndësi të madhe praktike, shumë prej tyre janë lëndë e parë për industrin kimike, metalorgjike, të qelqit etj. Disa përdorën në bujqësi për plehra artificiale, disa në mjeksi, kurse halite luan një rol të madh edhe për jetën e njeriut.

Oksidet dhe Hidroksidet

Mineralet okside dhe hidrokside janë komponime të metaleve dhe të metaloideve me oksigjenin dhe me grupin hidroksal OH. Të tilla minerale janë mbi 200, në përbërjen e të cilave hyjnë rreth 45 elemente kimike. Oksidet përbëjn rreth 17% të masës së korës së tokës, prej tyre më të përhapurat janë oksidet e silicit 12, 6%, dhe oksidet e hidroksidit të jekurit 3, 9%. Nga mineralet e tjera të ksaj klase kanë rëndësi oksidet dhe hidroksidit e Mn, Ti, Cr, U, Sn etj. Oksidet formojn kristale të rritura mirë si p.sh. Kuarci, magnetite, rutile, konundi etj, si dhe agregate të shumë llojshme druze, agregate kokrrizore të ngjeshta dhe të shkrifta, nganjëher edhe me strukturë kristalore të fsheht. Kurse hidroksidet formojn zakonisht formojn agregate të ngjeshura, të shkrifta. Oksidet kanë origjin endogjene magmatike, pegmatite, hidrotermale dhe ekzogjene, kurse hidroksidet kanë origjin kryesisht ekzogjene. Oksidet dhe Hidroksidet janë minerale të rëndësishme jo vetëm se kanë përhapje të madhe dhe takohen kudo, por se në shumë raste janë xehërore për nxjerrjen e hekurit , kromit, aluminit, titanit dhe shumë elementeve të rralla radioaktive. Shumë okside janë gurë zbukurimi dhe të qmuar, të tjerët si kuarci optic përdoret në teknik për qëllime të ndryshme.

  • Hematiti Fe2O3
  • Magnetiti Fe3O4
  • Limoniti Fe2O3- H2O
  • Boksiti
  • Piroluziti MnO2
  • Kromiti FeCr2O4
  • Kuarci SiO2
  • Kalcedoni SiO2
  • Opali SiO2. nH2O
  • Fosfatet
  • Apatiti Ca5(PO4)3 (F,Ci,OH)
  • Sulfatet
  • Bariti BaSO4
  • Anhidriti CaSO4
  • Gipsi CaSO4 . 2H2O
  • Karbonatet
  • Kalciti-CaCO3
  • Magneziti MgCO3

HematitiHematiti Fe2O3 Kristalizohet në singoninë trigonale. Takohet në trajt masash kompakte të shkrifta me struktur kristalore të fshehtë, në formë rrjedhëse dhe oolite.
Ka ngjyrë të kuqe të errët, vizshnje deri në të zezë, ka shkëlqim gjysmëmetalik, fortsia ndryshon sipas gjendjes agregate, dendësi mesatare, shpetëzim nuk ka aspak, nuk ka veti magnetike. Origjina është e ndryshme e kontaktit metasomatik, hidrotermale, sendimentare e tjetersimit kimik dhe metamorfogjen. Hematiti është mineral i rëndësishëm për nxjerrjen e Hekurit. Një sasi e vogël përdoret edhe në industrin e ngjyrave.

MagnetitiMagnetiti Fe3O4 Kristalizohet në singoninë kubike. Formon kristale oktaedrike të rritura mirë dhe agregate të dendura kokrrizore. Ka ngjyrë të zezë, shkëlqen metalik, ka fortësi mesatare dhe dendësi po ashtu mesatare. Dallohet leht se ka veti të forta magnetike, një nga varietetet e magnetit është titanomagnetiti.
Origjina e magnetitit është magmatike, kontakto-metasomatike, hidrotermale e temperaturave të larta, metamorfogjene. Magneti është një mineral mjaft i qëndrushëm në kushte ekzogjene dhe për kët arsye është përbërsi i zakonshëm shkrifërmimeve. Magnti është mineral shumë i rëndsishëm për nxjerrjen e hekurit.

LimonitiLimoniti Fe2O3-nH2O Limoniti është një agregat polimineral i përbër kryesisht prej hidroksideve të hekurit, me struktur kristalore të fshehët, ka edhe përzirje mekanike lëndësh argjilore, silice etj. Limontiti formon kore, cipa, forma të ndryshme rrjedhëse masa dherore, konkrecione dhe olite me ngjyrë të murrme. Vetitë fizike të limontit ndryshojn shumë në varësi të përbërjes dhe të gjendjes agregate. Limontiti ka origjin ekzogjene, formohet nga tjetërsimi i mineraleve hekurmbajtëse, ai formohet edhe si pasojë e sedimentimit në liqenet.

BoksitiBoksiti Boksiti është një nga agregatet shumë mineralor, i përbër kryesisht nga mineralet hidrokside të aluminit si dhe nga kaolina, silica, oksidet dhe hidroksidet e hekurit etj.
Ka ngjyrë të ndryshme të bardhë, hiri, të kuqe , jeshile etj. Ka Fortësi dhe dendësi relativisht të voglë varsisht nga gjendja agregate e tij dhe është i ashpur në të prekur. Boksiti mund të takohet në gjendje agregate të ndryshme si dherore, oolitike te ngjeshur etj. Origjina e Boksitit është vetëm ekzogjene. Ai formohet nga proceset e tjetersimit kimik të shkëmbinjëve magmaik të pasur me alumin dhe nga sedmentimi i tretësirave koloidale.
Boksiti është xehërori kryesor për nxjerrjen e aluminit i cili ka përdorim të madh në industri.

PiroluzitiPiroluziti MnO2 Piroluziti kristalizohet në singoninë tetragonale. Formon agregate të ngjeshura kristalore me strukurë kristalore të fshehët, masa të shkrifta, dherore, nganjëher agregate, oolitike, në formë koresh et.
Ka ngjyrë të zezë shkëlqim të dobët metalik, fortësi të dobët dhe dendësi të mesme. Origjina e piroluzitit është ekzogjene. Formohet nga prishja kimike e mineraleve dhe shkëmbinjëve të ndryshëm që përmbajn mangan, si dhe nga proceset e sedimentimit. Takohet shpesh së bashku me minerale të tjera të manganit. Piroluziti është një nga xehroret kryesore të manganit që ka një rëndësi të madhe në metalurgji për prodhimn e qelqeve speciale.

KromitiKromiti FeCr2O4 Në përbërjen e kromiteve takohen shpesh si përzirje izomorfike edhe Mg, Mn, Al për kët arsye kromitet quhen ndryshe edhe si kromshpinelide, ndër të cilat dallohen sipas kësaj përmbajtje p.sh. Magnokromitet, Alumokromitet etj.
Kromitete takohen zakonisht në agregate kokrrizore të ngjeshura me tekstura të ndryshme. Kromitet kanë ngjyrë të zezë, shkëlqim metalik, fortësi dhe dendësi të mesme, shpetëzimi ju mungon plotsisht.
Origjina e kromititit është vetëm magmatike lidhur me shkëmbijt ultrabazik. Kromititi është xehrori i vetëm për nxjerrjen e kromit, kromititet e varfëra përdoren për prodhimin e tullave zjarrduruese.

KuarciKuarci SiO2 Kristalizohet në singoninë trigonale. Takohet në kristale prizmatike të zgjatura e të rritura mirë, në druze të mëdha, agregate të dendura kokrrizore etj. Kristale të veqanta të kuarcit mund të arrijn një peshë deri në 10 tonë e më tepër, për kuarcin janë shumë karakteristike binjakët, sidomos binjakët e depërtimit. Kristalet e kuarcit mund të jenë të tejdukshme pa ngjyrë kristale, të tilla të rritura mirë quhen kristal i malit, kuarci me ngjyrë vjollce quhet ametist, ai me ngjyrë të murrme kuarc i tymosur, me ngjyrë të zezë morion, ndërsa me ngjyrë të bardhë quhet qumshtorë etj. Kuarci mund të ket ngjyrë: rozë, të verdhë, të kuqe, të murrme etj. Kuarci ka shkëlqim qelqi, shpetëzimi i mungon, thyrjen e ka guaskore, fortësin e ka shumë të lartë, ndërsa dendësin e ulët. Ka veti pjezoelektrike dhe lejon kalimin e rrezeve ultraviolete.
Kuarci është një ndër mineralet më të përhapura në natyrë, ai hynë në përbërjen e shumë shkëmbinjëve magmatik, sedimentar dhe metamorfik. Kuarci përdoret në prodhimin e qelqit, në industrinë e qeramikës të materialeve zjarrduruese, në metalurgji në radioteknik, si gurë zbukurimi etj.

KalcedoniKalcedoni SiO2 Kalcedoni është varietet kuarci me struktur kristalore. Takohet në forma rrjedhëse, me ndërtimin bashkqëndror rrezor, në cipa etj. Zakonisht ka ngjyrë të kaltërt ose hiri. Përmmban gjithmon përzirje, të cilat i japin ngjyra të ndryshme. Njihen disa varietete kalcedoni. Më i rëndësishmi është varieteti i tij në trajtë brezash bashkëqëndror, që quhet agat.
Kalcedoni ka kryesisht origjin hidrotermale të temperaturës së ulët. Mund të ketë edhe origjin ekzogjene, nga depozitimi prej ujrave të ftohta. Përdoret si gur zbukurimi, në teknikë për pjes precise aparatsh dhe si material ndërtimi.

OpaliOpali SiO2. nH2O Opali është mineral amorf, takohet në forma rrjedhëse me pamje qelqi dhe me thymje guaskore, ka ngjyrë zakonishtë të bardhë, hiri nganjëher është gjysëm i tejdukshëm me nuanca të ndryshme të ngjyrës së kaltër e rrallë të kuqe. Nuk shkëlqen aspak, ka një fortësi mesatare dhe dendësi shumë të vogël. Opali formohet në mënyra të ndryshme. Ai është mineral tipik i korës së prishjes, por mund të ketë edhe origjinë hidrotermale të temperaturës së ulët. Opali është përbërsi kryesor i disa shkëmbinjëve silicorë me origjinë organogjene, me kalimin e kohës Opali kalon në kalcedon deri në kuarc, përdoret si gur zbukurimi.

Fosfatet janë kripëra të acidit fosforik H3PO4 dhe takohen rrallë. Kimikisht mund të jenë kripëra të thjeshta ose të përbëra, me ujë ose pa ujë. Kanë të zhvilluar izomorfizimin si në grupin e anioneve, ku P mund të zavendëshet prej As, S etj, ashtu dhe me grupin e kationeve. Fosfatet pa ujë formohen nga procset magmatike, pegmatike dhe hidrotermale, kurse Fosfatet me ujë formohen sidomos në zonat e oksidimit të vendburimeve xehërore, ose gjatë proceseve sedimentare. Përhapjen më të madhe kanë fosfatet që përmbajnë F, nga të cilat veqanarisht karakteristike është apatite.

ApatitiApatiti Ca5(PO)3 (F,CI,OH) Karakterizohet në singoninë hegzagonale. Takohet në kristale prizmatike të rritura mirë, në trajtë agregatesh të ngjeshura kristalore, druze etj.
Ka ngjyrë të shumëllojshme: të kaltër, jeshile, vjollcë nganjëherë është pa ngjyrë. Ka shkëlqim qelqi në thyrje yndyrore, shpetëzim të papërsosur fortësi mesatare dhe dendësi të vogël.
Origjina e Apatitit është kryesisht magmatike dhe kontakto-metasomatike, ku formon grumbullime të rëndësishme. Formohet edhe në pegmatitet si dhe në rrugë sedimentare.

Sulfatet janë kripëra të acidit sulfurik H2SO4, te sulfatet hyjnë rreth 130 lloje minerale, që përbëjn afërsisht 0, 1% të masës së korës së Tokës.
Sulfatet janë të thjeshta ose të përbëra, me ujë dhe pa ujë. Kristalizohen kryesisht me singonit e ulta, monocline dhe rombike, ato shpesh formojn kristale të rritura mirë dhe agrgate të shumëllojshme: kokrrizore, të ngjeshura, fijore, rrezore, dhe të shkrifta. Shumica e sulfateve janë të pangjyrë me përjashtim të sulfateve të Fe dhe të Cu, Sulfatet kanë fortësi të vogël, dhe në shumicën e rasteve tretën në ujë.
Origjina e sulfatetve kryesisht është ekzogjene. Ato formohen gjatë proceseve të sedimentimit kimik. Shumë sulfate janë minerale të zonës së oksidimit. Sulfatet pa ujë të Ba, Ca etj formohen edhe në proceset hidrotermale. Disa sulfate si Gipsi dhe Anhidriti janë mjaftë të përhapura. Shumë sulfate kanë rëndësi të madhe praktike, kryesisht për industrin kimike.

BaritiBariti BaSO4 Kristalizohet në singoninë rombike. Formon kristale pllakore dhe agregate kokrrizore të ngjeshura, fletëzore, shpesh druze, është pa ngjyrë, kryesisht i bardhë, hiri, nga përzirjet i kuqrremtë, i kaltër, jeshil, i murrëm etj. Vijën e ka të bardhë, shpetëzimin të përsosur, shkëlqim qelqi, ka fortësi dhe dendësi të mesme. Bariti kryesisht ka origjinë hidrotermale, por mund të formohet edhe gjatë proceseve të sedimentimit dhe të tjetërsimit.
Bariti përdoret në shpimin e puseve si rëndues i tretësirës së argjilës dhe për qimentimin të shkëmbinjëve të shkriftë.
Bariti përdoret edhe për prodhimin e bojës së bardhë, në industrinë e gomës, industrinë e letrës, për prodhimin e kriprave të bariumit etj.

AnhidritiAnhidriti CaSO4 Kristalizohet në singonin rombike. Në shumicën e rasteve formon agregate të dendura me kokrriza të vogla. Kristale të formuara mirë takohen rrallë. Anhidriti është pa ngjyrë, ose me ngjyrë të bardhë. Fortësin dhe dendësin e ka të dobët. Origjina e anhidratit kryesisht është sedimentare kimike, shoqrohet me gipsin halitin e tj. Anhidriti përdoret për prodhimin e cimentos dhe për zbukurime.

GipsiGipsi CaSO4.2H2O Emri Gips rrjedh nga greqishtja që do të thotë shkumës, zakonisht përmban përzirje mekanike të lëndëve argjilore dhe organike. Kristalizohet në singoninë monokline. Formon kristale të rritura mirë, me pamje pllakzore, shtyllore dhe gjilpërore. Shumë të përhapura janë binjakët në formë të bishtit të dallëndyshes. Gipsi formon agregate të ngjeshura të cilat mund të jenë me kokrriza të imta dhe me kokrriza të mëdha. Ngjyra e gipsit është e bardhë, në disa raste hiri, ka shkëlqim qelqi, shpetzimin shumë të përsosur në një drejtim, fortësin dhe dendësin e ka shumë të dobët. Gipsi përdoret në gjendje natyrore dhe të pjekur. Gipsi Natyror përdoret për prodhimin e cimentos dhe për zbukurime, ndërsa gipsi i pjekur përdoret në medicin, në punimet plastike etj.

Karbonatet janë kripra të acidit karbonik H2CO3. Në karbonate bëjnë pjesë rreth 80 lloje minerale, ndër këto minerale më i përhapuri është kalciti, i cili është minerali kryesor i shkëmbinjëve karbonatë.
Karbonatet formojnë kristale të rritura mirë, si dhe agregate të shumëllojshme , ato formohen nga proceset e sedimentimit kimik në kushte ujore dete, liqene. Ka edhe karbonate pa ujë si ato të hekurit, magnezit, kalciumit etj, që formohen nga proceset hidrotermale të temperaturave të ulta.
Karbonatet kanë rëndësi të madhe jo vetëm si minerale shkëmbformuese, por edhe si minerale xehrore dhe jo xehrore.

GipsiKalciti CaCO3. Kristalizohet në singoninë trigonale. Formon kristale romboedrieke dhe skalenoedriek, shpesh të rritura mirë me përmasa të mëdha, formon edhe agregate të ngjeshura kokrrizore masive, druze, forma rrjedhëse, të përhapura janë edhe binjakët e kalcitit.
Ngjyra e kalcitit është e ndryshme: e bardhë, hiri, e kuqrremtë etj, që shkaktohet nga përzirjet ndryshme. Kur është kimikisht i pastër, kristalet e kalcitit janë pa ngjyrë dhe në kët rast kalciti quhet spati i Islandës. Kët emër e ka marr nga Islanda, ku gjendet me shumicë në blloqet e të qarve të shkëmbinjëve vullkanik. Kalciti ka shkëlqim qelqi, shpetëzim të përsosur në tri drejtime sipas faqeve të romboderit, fortësi dhe dendësi mesatare.
Kalciti ka rëndësi në radhë të parë, si mineral kryesor shkëmbformues, për shkëmbinjët gëlqeror, mermeret etj

.

MagnezitiMagneziti MgCO3. Magneziti kristalizohet në singoninë trigonale. Rrallë herë formon kristale. Më shpesh gjendet në formë agregatësh të ngjeshura, si porcelan ose me strukturë kristalore të fshehtë.
Ngjyrën e ka të bardhë , rrallë me nuanca të ndritshme nga përzirjet. Ka thyrje jo të sheshtë deri guaskore, fortësi dhe dendësi të mesme.
Origjina e magnezitit është hidrotermale dhe e infiltrimit. Takohet në shkëmbinjtë Karbonatë gëlqerorë, dolomite dhe Magmatik ultrabazik, ku formohen trupa të qrregulltë dhe damarë. Përdoret për prodhimin e tullave zjarrduruese, për prodhimin e cimentos etj.

go top