geokos.org

Proceset Gjeologjike Endogjene

Toka jonë dhe veçanërisht korja e saj që kur është krijuar e deri më sot ka qenë në lëvizje e zhvillim të pandërprerë. Ajo ka pësuar e pëson edhe në ditët e sotme ndryshime të mëdha. Kanë ndyshuar vazhdimisht përbërja dhe ndërtimi i saj, gjendja fizike e lëndës, pamja e jashtme e tokës, kushtet fiziko-gjeografike etj.
Këto ndryshime janë shkaktuar nga proceset e ndryshimeve gjeologjike, të cilat në shumicën e tyre janë procese që veprojnë shumë ngadalë e për një kohë shumë të gjatë me mijëra e miliona vjet në krahasim me zgjatjen e jetës së njeriut.
Shpesh ato janë të pakapshme edhe nga shumë breza njerëzish, siç janë p.sh.lëvizjet tektonike të kores së Tokës, tjetërsimi etj. Megjithëkëtë këto procese të ngadalshme që veprojnë në mënyrë të vazhdueshme, çojnë në ndryshime të mëdha në koren e Tokës. Ndërmjet proceseve gjeologjike ka dhe të tilla që zhvillohen me një shpejtësi të madhe dhe që çojnë shpesh në pasoja katastrofike, siç janë p.sh. tërmetet, vullkanet, shëmbjet dhe rrëshqitjet e papritura e të menjëhershme të tokës etj.
Burim i energjisë që i shkakton këto procese është i ndryshëm dhe lidhet me faktorë të brendshëm e të jashtëm. Në lidhje me këtë, të gjitha proceset gjeologjike i ndajmë në dy grupe:
1. Procese endogjene të brendshme,
2. Procese ekzogjene të jashtme.
Procest gjeologjike endogjene quhen ato procese të cilat shkaktohen nga forcat e brendshme të Tokës dhe që ndodhin kryesisht brenda saj, por që shfaqen shpesh edhe në sipërfaqe të Tokës. Në këto procese përmendim: magmatizmin, sizmicitetin tërmetet, lëvizjet tektonike të kores së Tokës dhe metamorfizmin.
Procese gjologjike ekzogjene quhen ato procese që lindin nga faktorët e jashtëm, kryesisht për llogari të energjisë diellore dhe zhvillohen në sipërfaqe të Tokës ose afër saj në thellësi të vogla.
Në këto procese hyjnë: tjetërsimi prishja fizike e kimike e shkëmbinjëve, proceset që lidhen me veprimtarinë e ujërave rrjedhëse sipërfaqësore, të ujërave nëntokësore, të deteve e liqeneve, të erës, të akullnajave etj.

Magmatizmi

Më qartë procest endogjene shfaqen me dukurinë e magmatizmit, me të cilin kemi parasysh tërësinë e proceseve të lidhura me lëvizjen e magmës nga thellësia drejt sipërfaqes së Tokës.
Sipas shkallës së depërtimit të magmës në koren e Tokës, magmatizmi mund të jetë sipërfaqësor
efuziv ose vullkanik, kur magma del në sipërfaqe të Tokës ose derdhet nën ujë, nga ftohja e së cilës formohen shkëmbinjë efuzivë vullkanikë dhe thellësinor intruziv ose plutonik, kur magma nuk arrin të dalë në sipërfaqe të Tokës, duke dhënë kështu formimin e shkëmbinjëve magmatikë intruzivë abisalë të thellësive të mëdha dhe hipabisalë të thellësive të vogla.

Magmatizmi ekstrukziv - vullkanizmi

Vullkanizmi është një process endogjen që ka të bëjë në të shumtën e rasteve, me daljen e lavës
magmës e varfëruar me elemente gazore në sipërfaqen e Tokës dhe të produkteve të tjera të gazta e të ngurta, të cilat e shoqërojnë atë para dhe pas daljes së saj.
Në fillim dalin produktet e gazta kryesisht avuj uji dhe gaze që përmbajnë: SO2, H2S, Cl,CO2, CO, F, Br, CH4 të cilat shpesh vazhdojnë të dalin edhe për shumë kohë pasi ka pushuar aktiviteti i vullkanit si dhe produktet e ngurta hi dhe pluhur vullkanik, lapile, bomba vullkanike. Pastaj del lava, e cila rrjedh nëpër shpatet e vullkanit me shpejtësi të ndryshme që varet nga pjerrtësia e terrenit, shkalla e viskozitetit të saj.
Lava në fillim kur del nga vullkani ka temperaturë të lartë, deri 1000-1200°C, pastaj ftohet gradualisht e ngurtësohet, duke formuar shkëmbinjtë efuzivë, kurse nga hiri e pluhuri vullkanik formohen tufet vullkanike, nga copat më të mëdha lapilat,bombat vullkanike formohen brekçiet vullkanike ose aglomeratet.

Natyra e proceseve vullkanike

elementet e vullkanit Ndërtimi dhe elementet përbërse të një vullkani Vullkanizmi mund të bëhet me eksplozion, i shoqëruar me gjëmime e tronditje të mëdha ose në mënyrë të qetë dhe pa tronditje. Mënyra e shpërthimit lidhet kryesisht me përbërjen dhe gjendjen fizike të magmës që ushqen vullkanin në një kohë dhe në një vend të dhënë. Veçoria fizike kryesore që kushtëzon mënyrën e shpërthimit të vullkanit është viskoziteti i magmës. Kështu, magmat e pasura me SiO2magmat acide janë më viskoze se magmat e varfëra me SiO2
magmat bazike. Kur vullkanet nxjerrin lavë acide, shpërthimi i tyre bëhet me eksplozion ose ka raste kur lava nuk del fare në sipërfaqe të Tokës. Kurse vullkanet, që nxjerrin lavë me përbërje bazike, kanë mënyrë të qetë dhe pa zhurmë e tronditje. Sot dalja e lavës në sipërfaqe të Tokës ose nënujë bëhet, kryesisht nga vullkane që quhen të tipit qëndror. Ata përfaqësojnë zakonisht male në formë koni me lartësi të ndryshme, nga disa dhjetra e qindra metra deri në 6000 - 7000 m.
Malet vullkanike ndërtohen nga materiali i ngurtë dhe nga lava e ngurtësuar, të nxjerra në sipërfaqe nga vetë vullkani gjatë shpërthimeve të herëpasherëshme të tij.
Në majën e vullkanit ndodhet gryka ose krateri që ka formën e një hinke me përmasa të ndryshme nga ku del lava dhe produktet e tjera në sipërfaqe.
Krateri lidhet me vatrën e vullkanit zona e ushqimit magmatik, që ndodhet në thellësi të ndryshme, mesatarisht në thellësi 100-200 km, me anën e një kanali të çrregullt, që quhet oxhaku i vullkanit.
Në shumë vullkane përveç kraterit dhe oxhakut kryesor vërehen dhe shumë kratere e kanale oxhaqe më të vogla parazitë, që vendosen në pjesë të ndryshe të konit vullkanik, nga të cilët dalin kryesisht produkte të gazta, dukuri e cila vazhdon për një kohë të gjatë edhe mbas shpërthimit të vullkanit. Kështu p.sh. vullkani Etna në Sicili ka rreth 200 krater e të tilla të vogla.
Vullkanet në sipërfaqen e Tokës numërohen me mijëra, por shumica e tyre mbi 4000 janë të shuar
jo veprues ) dhe më pak aktivë veprues. Historia e njerëzimit nuk ka informacione, që vullkanet e shuara të kenë shpërthyer ndonjëherë. Sot në sipërfaqen e Tokës ruhet vetëm forma pak a shumë konike e tyre, më rrallë edhe në trajtë kupolore. vullkanet e shuara Vullkanet e shuara Megjithatë, për asnjë nga vullkanet që ekzistojnë sot nuk mund të thuhet me siguri se është i shuar, pasi veprimtaria e shumicës së tyre shfaqet pas një periudhe të gjatë kohe. Kështu p.sh. vullkani Vezuv deri në vitin 63 para erës sonë kur pati një shfryrje të lehtë nuk konsiderohej fare si vullkan, shpatet e tij ishin me rënie të butë dhe të veshura me bimësi. Në vitin 79 të erës sonë ndodhi një shpërthim i fuqishëm i këtij vullkani, gjatë të cilit një pjesë e shpatit të malit me pamje nga deti u shkatërrua edhe në ajër u hodh një sasi e madhe e hiri
lavë nuk doli dhe që mbuloi qytetet që ishin poshtë tij, si Pompein, Herkulianumin dhe Stabian. Vdiqën rreth 25000 njerëz, ose rasti i vullkanit që ndodhet në ishullin Pina-Tubo të Filipinëve, i cili shpërtheu fuqishëm në fillim të qershorit të vitit 1991 mbas 600 vjetësh në gjendje qetësie. Gjatë shpërthimit dolën sasi të mëdha gazi sulfuror, hi dhe pluhur vullkanik si dhe lavë.
Vullkane aktive quhen vullkanet të cilët shpërthejnë herëpashere me intervale kohe jo të rregullta. Ka vullkane që intervali i kohës midis dy shpërthimeve ëdhtë i gjatë Vezuvi p.sh.,shpërthen mesatarisht çdo 100 vjet,kohët e fundit dhe më shpesh.
Vullkane aktive në Tokë mbi 500, shumica e të cilëve ndodhen në stere dhe rreth 100 ndodhen nën ujë, kryesisht në oqeanin Paqësor.
Shumica e ishujve në oqeane janë me origjinë vullkanike.Të tilla formohen dhe në ditët tona. Kështu ka ndodhur p.sh.,në vitin 1957 pranë ishujve Azore në oqeanin Atlantik, ku nga lava e nxjerrë gjatë shpërthimit të një vullkani nënujor u formua një ishull i ri me lartësi rreth 150 m mbi nivelin e detit.
Një vullkan i ri u shfaq mbi nivelin e ujit po në oqeanin Atlantik në vitin 1963, panë brigjeve të Islandës, që u shëndrrua në ishull me lartësi 170 m mbas shpërthimit të tij.

Përhapja e vullkaneve

Shpërndarja e vullkaneve në globin tokësor nuk është e njëtrajtëshme. Tashmë njihen zonat kryesore të përhapjes së vullkaneve në Tokë. Përhapja e tyre si edhe e tërmeteve shpjegohet kryesisht me teorin e tektonikës së pllakave. Sipas kësaj teorie vatrat e vullkaneve edhe të tërmeteve lidhen me buzët kufijtë e pllakave litosferike dhe me thyerjet e thella, kryesisht me zonat e subduksionit
vendet e afrimit të pllakave dhe me kurrizoret mesoqeanike vendet ku largohen pllakat.
Një pjesë e vullkaneve rreth 122 lidhen dhe me ato zona të globit tokësor që quhen pika të nxehta. Ato vendosen kryesisht në brendësi të pllakave litosferike. Shumica e tyre i përkasin pllakës afrikane rreth 43. Veçohen 4 zona breza kryesore të përhapjes së vullkaneve në Tokë.
Zona e zjarrtë e Oqeanit Paqësor, ku përfshihet gjithë periferia e Oqeanit Paqësor dhe me ishujt e saj. Në këtë zonë numërohen 330 - 340 vullkane aktive. Kështu p.sh. në gadishullin e Kamçatkës ka 13 vullkane aktivë. Në ishujt Kurile ndodhen 10 vullkane të tilla. Në Japoni ka 200 vullkane nga të cilët 50 janë aktivë. Mjaft vullkane aktive ka në Indonezi Krakatau, në Guinenë e Re, në Andet e Amerikës Jugore Akonkagua, Katopahi, të cilët përfaqësojnë male shumë të larta mbi 6000-7000 m, në ishujt Havai Mauna Loa, Mauna Kea, Killeuea, në Meksikë, Alaskë, ishujt e Aleut etj.
Brezi mesdhetar përfshin brigjet e ishujt e detit Mesdhe, Azinë e Vogël e të Mesme deri në Himalaja e Indonezi. Në këtë brez ka shumë vullkane, ku më kryesorët e më aktivët janë: vullkani Etna në Sicili, Vezuvi në gjirin e Napolit, Stromboli e Vullkano në ishujt Lipari, Panraleria midis Sicilisë e Afrikës, Santorini në ishullin Thira të Greqisë etj.
Brezi meridional i Atlantikut lindor, ku vullkanet ndodhen kryesisht në Islandë, ishujt Azore, Kanarje, në ishullin e Shën Elenës etj. Brezi meridional i Afrikës lindore, ku bëjnë pjesë vullkanet e njohura Kilimanxharo, që ndodhet në lindje të liqenit Viktoria dhe vullkani Kenia, të cilat kanë lartësi mbi 6000 metra.

Tipat e vullkaneve

Vullkanet kanë karakteristikat e veta të mënyrës së shpërthimit, të produkteve që nxjerrin, të kohëzgjatjes në aktivitet dhe të gjëndjes në qetësi të tyre etj. Pavarsisht nga individualiteti i çdo vullkani, duke marrë parasysh si kriter kryesor mënyrën karakterin e shpërthimit, vullkanet mund të grupohen në këto tipa kryesorë:

Vullkane të tipit Havajan
hawaiian Tipi Havajan Në këtë grup janë tipike vullkanet që ndodhen në ishujt Havai, por takohen dhe në vende të tjera, si në Islandë, Afrikën Lindore etj. Karakterizohen nga mënyra e qetë e shpërthimit, pa zhurma e tronditje. Lava me përbërje bazike është shumë e rrjedhshme dhe kur mbush kraterin e vullkanit derdhet anash nëpër shpatet e tij me rënie të butë, që nuk e kalojnë pjerrësinë mbi 10°. Shpesh lava nuk arrin të derdhet nga buzët e kraterit, por grumbullohet aty, duke formuar kështu liqene lave që vlojnë sin jë vorbull në zjarr.
Përveç lavës, nga këto vullkane, kur shfryjnë, dalin dhe pak gazra, kurse materiale të ngurta
hi, pluhur e copa të mëdha nuk dalin. Krateret e këtye vullkaneve shpesh herë kanë përmasa të mëdha dhe muret e brendshme i kanë gati vertikale e të shkallëzuara.
Vullkane të tipit Strombolian
strombolian Tipi Strombolian Shembull tipik i këtij grupi është vetë vullkani Strombol, që ndodhet në veri të Sicilisë në ishujt Lipari të detit Tirren.
Të ngjashme me këtë nga mënyra e shpërthimit ka dhe shumë vullkane të tjera që ndodhen në Kamçatkë, Amerikën Qëndrore etj. Shpërthimi i këtyre vullkaneve shpesh është i fuqishëm dhe shoqërohet në fillim me daljen e produkteve të gazta e të ngurta lapila e bomba vullkanike .
Lava që del më pas nga vullkani ka përbërje bazike dhe temperatureë rreth 1000 - 1100°C, është më pak e rrjedhshme se lava e vullkaneve të tipit Havajan.
Vullkane të tipit Vezuvizan
Në tipin vezuvian të shpërthimit, përveç Vezuvit, hyjnë dhe vullkanet Etna, Vullkano, shumë vullkane në Japoni, Kamçatkë etj. Në këtë tip vullkanesh para shpërthimit ndihen gjëmime e tronditje të Tokës. Në fillim të shpërthimit nga krateri i vullkanit del një sasi e madhe gazi e hiri vullkanik si dhe copa lave më të mëdha të hedhura në ajër nga eksplozioni i gazrave. Pastaj del lava pak e rrjedhshme, e cila rrjedh nëpër shpatet e pjerrëta të vullkanit, është për t’u theksuar se shpërthimi i vullkanit shoqërohet dhe me shira të zeza të fuqishme, prej të cilave formohen rrjedhje balte, që dhe këto zbresin gjatë shpatit të vullkanit.është konstatuar se karakteri i shpërthimit të vullkanit të Vezuvit ka ndryshuar nga njëri shpërthim në tjetrin, me prirje drejt shpërthimeve më të qeta lava e nxjerrë nga Vezuvi është bërë gjithnjë e më bazike.
Vullkane të tipit Pelian
pelian Tipi Pelian Karakteristikë është shpërthimi i vullkanit Mon Pele në vitin 1902, i cili ndodhet në ishullin Martinika të Antileve të Vogla. Para shpërthimit të vullkanit u ndjenë gjëmime dhe tronditje të fuqishme nëntokësore dhe më vonë shpërthimi u shoqërua me eksplozion dhe sasi të mëdha pluhuri e hiri vullkanik, si dhe me daljen e gazrave të dendura e të nxehta,me temperatureë mbi 600 - 700°C.
Ato ishin të rënda dhe përmbanin shumë H2S, kështu që nuk u ngjitën lart por lëvizin nëpër shpatet e vullkanit me shpejtësi të madhe, rreth 450km /h, duke zhdukur një qytet të tërë qytetin Sen-Pjer me 28000 njerëz, ky qytet që ishte rreth rreth 8 km larg vullkanit. Më pas nga krateri i vullkanit doli lava që ishte shumë viskoze, e cila nuk rodhi nëpër shpat të vullkanit, por u ngjit lart në formën e një obelisku
gjilpëre të madhe me lartësi deri 400 m dhe mbas një viti u shemb.
Vullkane të tipit Krakatau
Si vullkan tipik i këtij grupi merret vullkani Krakatau, i cili ndodhet në Indonezi, midis ishujve Java dhe Sumatra. Shpërthimi kryesor e karakteristik i këtij vullkani është a i vitit 1883 nga i cili vdiqën mbi 23000 vetë dhe u hodh në erë një pjesë e ishullit të krijuar nga vet ky vullkan. Shpërthimi u paralajmërua nga tronditje e gjëmime të mëdha nëntokësore. Më vonë këto u pasuan nga një eksplozion i fuqishëm dhe hedhje lart të një sasie shumë të madhe gazi e hiri vullkanik, i cili u ngjit lart në trajtën e një shtëllunge me lartësi rreth 27 km, që më vonë u përhap në atmosferë nga era. Lavë nuk doli.Kjo tregon se lava ishte shumë viskoze me përbërje acide. Shpërthime si ky i vitit 1883 i vullkanit Krakatau kanë ndodhur dhe në disa vullkane të tjera në Indonezi, në Japoni, në Kamçatkë, Alaskë etj.

Dukuritë pasvullkanike

Edhe pas rënies në qetësi të vullkanit vazhdojnë të ndodhin për një kohë të gjatë një sërë dukurish, siç janë vazhdimi i daljes së gazrave, dalja periodike si shatërvan e ujërave të nxehta me temperaturë 80-100°C e më tepër, që quhen gejzere, shfaqja e të ashtuquajturave vullkanet e baltës etj.
Nga dukuritë pasvullkanike, më interesante janë geizerët. Ata janë një tip i veçantë burimesh të nxehta, që takohen në rajonet me veprimtari vullkanike të sotme e të re, siç është p.sh. Islanda, Indonezia, Zelanda e Re, SHBA etj.

Magmatizmi intruziv - plutonizmi

Procesi intruziv ose plutonizmi është procesi i formimit të lëndës magmatike nga shkrirja e pjesshme e shkëmbinjve të mantelit të sipërm ose dhe të shkëmbinjve diku në brendësi të kores së Tokës dhe i shtrydjes depërtimit të saj në trajtë shtoku ose diapiri në pjesët e sipërme të kores së Tokës kores kontinentale, por pa mundur të dalë në sipërfaqe të saj. Ai është një proces endogjen që zhvillohet në kushte të ndërlikuara e të ndryshueshme termo-dinamike e fiziko - kimike të pasqaruara plotësisht deri më sot. emagma, lava Magma, Lava Siç dihet, magma është një lëndë natyrore me përbërje kryesisht silikate, plotësisht ose pjesërisht e shkrirë, që përmban shumë elemente flurorë gazore në gjendje të tretur, si dhe kristale të veçuara që notojnë në të. Nga diferencimi dhe kristalizimi i kësaj magme formohet shkëmbinjtë e ndryshëm magmatikë intruzivë.
Përbërja kimike e magmës filllestare është në vartësi të thellësis së vatrës magmatike dhe të zonave me regjim të ndryshëm tektonik e termodinamik. Kështu, kur procesi magmatik nis kur magma lind në mantel, përbërja e magmës është kryesisht bazaltike. Magmatizmi që zhvillohet gjatë hapjeve oqeanike në kurrizoret formon brezat ofiolitikë, të ndërtuar kryesisht nga shkëmbinj magmatikë.
Ndryshimi i kushteve termo - dinamike ulja e temperaturës dhe e trysnisë dhe i përbërjes fillestare të magmës nga shkrirja që ajo u bën shkëmbinjëve rrethues gjatë ngjitjes në nivelet më të sipërme të kores së Tokës procesi i asimilimit do të shpjerë në diferencimin dhe kristalizimin e magmës, për pasojë do të formohen shkëmbinj të ndryshëm magmatikë nga e njëjta magmë fillestare .
Si rregull gjatë procesit të kristalizimit të magmës, që është dhe procesi kryesor, mineralet që kanë temperaturë shkrirjeje më të lartë do të formohen më parë në përgjithësi mineralet me ngjyrë: olivina, piroksenet etj dhe si më rëndë që janë do të zbresin në pjesën e poshtme të kamerës magmatike, kurse mineralet që kanë temperaturë shkrirjeje më të ulët në përgjithësi, mineralet me ngjyra të qelëta, si feldshpatet e kaliumit e të natriumit,kuarci etj do të formohen më vonë dhe meqë janë më të lehta do të vendosen në pjesën e sipërme të kameras magnatike. Kështu, si rrjedhim i kësaj, në nivele të ndryshme të prerjeve magmatike do tëmbizotëronjë shkëmbinjtë ultrabazikë, më sipër ata bazikë dhe në pjesën e sipërme të prerjes do të vendosen shkëmbinjë mesatarë e ata acidë. Prerje të tilla takohen kryesisht në rastet kur kemi shkëmbinj masivë magmatikë të stratifikuar, siç është p.sh, masivi i madh magmatik i Bushveldit në Afrikën e Jugut.

Tërmetet

Tërmetet janë lëkundje të shpejta të kores së Tokës, të shkaktuara kryesisht nga çlirimi i energjisë së grumbulluar diku në thellësi të Tokës.
Ato janë karakteristike për rajone të pastabilizuar të paqëndrueshme nga ana gjeologjike, pra tërmetet janë jehonë e lëvizjeve të sotme tektonike, që tregojnë se diku në brendësi të Tokës ka ndodhur një zhvendosje e masave shkëmbore, një deformim, nga i cili Toka dhe korja e saj ka pësuar dridhje.

Natyra e Tërmeteve

epiqendra dhe hipoqendra e termetit Epiqendra dhe Hipoqrndra e Termetit Vendi ose zona ku ka lindur tërmeti quhet vatër e tërmetit, kurse qëndra e saj quhet Hipoqendër. Skaji më i afërt i daljes në sipërfaqe të diametrit të Tokës të hequr nga hipoqendra quhet Epiqendër. Largësia ndërmjet qendrës dhe hipoqendrës quhet thellësi e vatrës së tërmetit, kurse largësia prej stacionit që regjistron tërmetin deri në epiqendër quhet largësi epiqëndrore. Zona në sipërfaqe të Tokës ku ndihet më përpara dhe më i fuqishëm tërmeti quhet zonë pleistoseiste, ajo shtrihet përreth epiqendrës.
Thellësitë e vatrave të tërmeteve janë të ndryshme dhe zakonisht ato ndodhen brenda kores së Tokës deri në thellësinë 50-70km. Tërmetet që kanë rënë në vendin tonë kanë patur thellësi të vatrës deri në 20 - 30 km. Por në botë ka tërmete që kanë patur vatër më të thellë, madje disa qindra kilometra. Kështu p.sh. disa tërmete që kanë rënë në ishujt e Egjeut, në Itali, në Spanjë, në Rumani etj, kanë pasur thellësi të vatrës mbi 100 - 200 km. Ka dhe tërmete me thellësi të vatrës deri në 700 e më tepër kilometra, si ato që kanë rënë në ishujt e Lindjes së Largme Japoni etj.
Në vatrën e tërmetit, nga çlirimi i energjisë potenciale, krijohen deformime mbetëse në shkëmbinjtë, kurse larg vatrës këto deformime përhapen në trajtën e valëve elastike sizmik.
Karakteri i përhapjes së këtyre valëve është i ngjashëm me një sinusoidë. Me fjalë të tjera zhvendosja e thërmijave materiale që dalin nga gjendja e ekuilibrit bëhet në të gjitha anët dhe në një mjedis elastik, në trajtën e lëvizjeve lëkundëse, që të kujtojnë lëkundjet e lavjerrësit kur del nga gjendja e qetësisë e që lëkundjet shuhen gradualisht. Në brendësi të Tokës lindin dy lloje valësh sizmike: gjatësore P dhe tërthore S.
Në valët gjatësore thërrmijat materiale zhvendosen në të njëjtin drejtim me përhapjen e vete valës. Këto e përshkojnë tejpërtej globin tokësor dhe në varësi të dendësisë e të vetive elastike të mjedisit ku kalojnë, përhapen me shpejtësi të ndryshme nga 5.5 km/sek në koren e Tokës deri në 13.6 km/sek në pjesën e poshtme të mantelit.
Valët sizmike tërthore përhapen pingul me drejtimin e përhapjes së atyre gjatësore dhe kanë shpejtësi më të vogël rreth 1. 7 herë më të vogës se shpejtësia e përhapjes së valëve gjatësore.
Valët tërthore nuk e përshkojnë tej për tej globin tokësor. Në kufirin e mantelit me bërthamën ato reflektohen. Përveç këtyre dy lloje valësh në sipërfaqen e Tokës përhapet edhe një lloj tjetër valësh, valët sipërfaqësore. Këto valë formohen në çdo pikë të sipërfaqes së Tokës, por më parë në epiqenër, pasi valët gjatësore e tërthore që i shkaktojnë këtu arrijnë më parë.
Nga epiqendra valët sipërfaqësore përhapen me një shpejtësi më të vogël se valët se valët tërthore, në të gjitha drejtimet, në trajtë rrethore, një lloj si valët në sipërfaqen e një pellgu me ujë kur në të hedhim një gur. Kështu,çdo pikë të sipërfaqes së Tokës, pra dhe në stacionet sizmike vinë valët gjatësore, tërthore dhe sipërfaqësore, të cilat interferohen midis tyre, duke shkaktuar lëkundje të ndërlikuara të sipërfaqes së Tokës vertikale, horizontale, rrotulluese.

Origjina e Tërmeteve dhe dukurit sizmike

Sipas origjinës Tërmetet ndahen në: Tërmete tektonike, Tërmete vullkanike dhe Tërmete nga shëmbjet nëntoksore.
Tërmetet vullkanike e të shëmbjeve zënë një përqindje shumë të vogël, rreth 1% dhe ndihen në sektorë të kufizuar, përgjithsisht me fuqi të vogël.
Tërmetet tektonike quhen tërmetet që lidhen me sforcime tektonike, që veprojnë në brendësi të Tokës dhe që shpien në shfronime të shkëmbinjëve dhe në qlirimin e energjisë së grumbulluar në të. Këto për nga numri dhe fuqia e tyre janë tërmetet kryesore.
Tërmetet që regjistrohen në gjithë Botën janë tërmete tektonike. Për shkak të të proceseve të ndryshme që zhvillohen në brendësi të tokës, të trysnive të larta dhe të ndërtimit heterogjen të saj, shkëmbinjëtë e ndryshëm që e ndërtojnë atë janë në gjendje të tensionuar. Tërmeti tektonik ndodh kur tensionet eleastike tjekalojn kufirin e qëndrushmërisë të shkëmbinjeve dhe këta shkatrrohen këputen. Blloqet e shkëputura zhvendosen, duke përpjekur ta ruajn ekulibrin e mëparshëm.
Qasti i zhvendosjes së tyre është qasti i lindjes së tërmetit. Zakonisht shkëputjet dhe zhvendosjet e shkëmbinjve ndodhin gjatë zonave të vjetra të dobësuara, të cilat janë plagët e tokës që hapen her pas here. Zhvendosjet e masave shkëmbore në brendësi të Tokës në vatrën e tërmetit janë të natyrave të ndryshme. Ato mund të jenë zhvendosje vërtikale, horizontale ose të ndërlikuara. Gjatë rënies së Tërmeteve të fuqishme këto shkëputje dalin edhe në sipërfaqë e tokës.
Kështu, gjatë tërmetit në San Francisko të vitit 1906 u zhvendos vargmali bregdetar i Kalifornisë sipas qarjes së madhe të San Andreas, me gjatësi rreth 400 km. Amplituda e zhvendosjes horizontale arrti 3 - 6 m në të dyja anët e qarjes.
Gajtë tërmeteve të forta, vërehen edhe dukuri të tjera sizmike, si: qarje të Tokës, dalje apo zhdukje ujrash sipërfaqsore, rrëshqitje shpatesh, zhytje dhe ngritje të Tokës, ndryshime të nivelit të ujrave nëntoksore dhe sipërfaqsore, zhurë dhe ndriqime karakteristike etj. Nga Tërmeti që ra në Japoni në vitin 1923 fundi i detit u ul 200 m. Nga Tërmeti i 1960 në Chile-Kili ndodhen rrëshqitje shpatesh që u zhvendosen disa miliona metra kub shkëmb.
Në rastet kur Tërmetet kanë epiqendrtat e tyre në Oqeane, në to krijohen valë të mëdha të quajtura cunami, me lartësi deri disa djetra metra, të cilat kur arrijnë brigjet shkatojnë dëme të mëdha. Këshu ka ndodhur në tërmetin që ra në Lisbonë në vitin 1755, kur u shkatrrua pothuajse i tër qyteti dhe gjetën vdekjen rreth 50000 persona. Një nga dukurit më kryesore që shoqrojn Tërmetin janë të ashtuquajturat para dhe pasgoditja.
Meqense gjatë lindjes së Tërmeteve qlirohet një energji shumë e madhe p.sh. energjia e Tërmetit që ra në vitin 1950 në Himalaja mund të krahasohet me energjin e shpërthimit të mijra bombave atomike dhe për një kohë të shkurtë që zgjat vetëm disa sekonda, ato janë një nga dukurit më shkatrrimtare, më të maskuara dhe më të pashmangshme të natyrës.

Studimi i Tërmeteve

Tërmetet kanë tërhqur gjithmonë vëmendjen e shkenctarve të ndryshëm për të sqaruar natyrën dhe mekanizmin e formimit të tyre. Shkenca që studion tërmetet Sizmologjia po i afrohet gjithnjë e më tepër fshehtësis të kësaj të kësaj dukurie madhore të natyrës. Për studimin e Tërmeteve në Botë janë ngritur një numër i madh stacionesh sizmologjike, të pajisura me aparate moderne. saizmogrami i termetit ne Haiti Saizmogrami i Termetit ne Haiti në vitin 2010 Studimi i Tërmeteve bëhet duke regjitruar lëkundjet sizmike që vijnë në stacion, me anë të aparateve të posaqme që quhen Sizmografë si dhe duke vrojtuar të gjitha pasojat dhe dukurit e tjera që kanë lindur dhe shoqruar Tërmetin në zonat e prekura prej tij. Sizmografët përbëhen prej dy pjesëve krysore: nga sizmometri i cili ka një aparat i bazuar në parimin e lavjerrsit që merr lëkundjet dhe nga regjistratori që i regjistron ato.
Sizmografët sipas konstruksionit, janë dy llojësh: Horizontal dhe Vërtikal. Në seizmografët horizontal masa e lavjerrsit është e fiksuar në mënyrë të tillë që lavjerrsi të mund të zhvendoset vetëm në plan horizontal, ai nuk reagon ndaj lëvizjeve vërtikale të Tokës, por regjistrohen vetëm lëvizjet horizontale. Në seizmografët vërtikal masa mbahet në pozicion horizontal me anë të sustës e cila lejon që lavjerrsi të zhvendoset vetëm në plan vertikal. Pra ky llloj sizmografi regjistron vetëm lëkundjet vertikale të tokës. Këto aparate janë të fiksuara në një bazament prej betoni dhe vetë ky i fundit është vendosur drejtpërdrejt mbi shkëmbinjët rrënjësorë. Bazamenti i merr goditjet e tërmetit nga Toka dhe i transmenton ato te sizmometri, duke nxjerr lavjerrsin nga gjendja e qetësisë. Gjatë lëvizjes së Tokës, masa prej disa kilogramësh e lavjerrsit, për shkak të inercionit, lëviz në drejtim të kundërt të lëvizjes së Tokës. Regjistrimi i lëkundjeve të lavjerrsit bëhet ose drejtpërdrejt me ndihmën e penës me bojë të lidhurë me masën në letrën e vendosur në një tambur që rrotullohet njëtrjtësisht me ndihmën e një mekanizmi, ose me rrugën e shëndrrimit të lëvizjeve mekanike në rrymë elektrike.
saizmograf Vertikal Saizmogrfi   Vertikal Me anë të regjistrimit të lëkundjeve sizmike merren të dhëna, në radhë të parë, për epiqendrën, për thellësin e vatrës së Tërmetit dhe forcën e tërmetit. Më tej gjykohet edhe për parametrat dhe të dhëna të tjera të tërmetit si: mekanizmi i formimit të tërmetit d.m.th. karakteri dhe drejtimi i zhvendosjes së masave shkëmbore në vatër. Për të përcaktuar epiqendrën e tërmetit është e domësdoshme të dihen drejtimi i ardhjes së valve dhe largësia epiqëndrore. Për të përcaktuar këto parametra, zakonisht në stacionet szmologjike vendosen tre sizmografë, dy horizontalë të orientuar në drejtim lindje - perendim, tjetri në drejtim meridional dhe një vërtikal, pra sizmografët regjistrojnë lëvizjet e orientuara sipas tri komponeneteve x, y, z. Për të përcaktuar forcën ose energjinë e tërmeteve përdorën dy parametra energjetikë: magnituda dhe intensisteti.
Magnituda paraqet karakteristikat energjetike të tërmetit në bazë të dhënave mikrosizmike të përfituara nga regjistrimi i valëve sizmike në sizmogram, ajo tregon forcën ose energjin e liruar nga tërmeti në vatër. Madhsia e magnitutes shprehet me shkallën e Rihterit. Tërmet me magnitud zero, konsiderohet ai që në largësin 100 km, nga epiqendra shkaton një zhvendosje prej 1 mikron. Përcaktimi i forcës së Tërmeteve në bazë të magnitudës bëhet një lloj për të gjitha stacionet sizmologjike të Botës, pavarsisht nga vendi dhe largësia epiqëndrore e tyre. Magnituda më e madhe që është regjistruar deri më sot ka qenë 8, 9, por te dy tërmete që kanë pasur magnitudë të tillë kanë kanë ndodhur në Oqeane.
Intensisteti paraqet karakteristikat energjetike të tërmetit në bazë të dhënave mikrosizmike, është një parametër sasior i energjisë së tërmeteve, që përcaktohet në bazë të pasojave që shkakton tërmeti në Natyrë dhe në objekte të ndryshme si dhe në reagimet e njerzve ndaj tronditjeve nga tërmeti. Pra në përgjithsi intensiteti përfaqson efektin sipërfaqësor të tërmetit. Intensiteti i tërmeteve shprehet në ballë.
Tërmetet 1 - ballshe janë shumë të dobta, dhe nuk ndjehen nga njerzit, por regjistrohen vetëm në sizmografët.
Tërmetet 2- ballshe janë poashtu të dobta, lëkundjet i ndjejn shumë pak njerz, sisomos ata që gjenden në katet e sipërme të ndërtesave.
Tërmetet 3 - ballëshe shkatojn lëkundje të dobta që ndjehn nga pak njerz që ndodhen brenda godinave.
Tërmetet 4 - ballëshe ndjehn nga shumica e njerzve, që ndodhen kryesisht brenda ndërtesave.
Tërmetet 5 -ballëshe ndjehen pothuaj nga të gjithë njerzit edhe nga ata që ndodhen jashtë ndërtesave. Njerzit që flenë zgjohen, kafshët shtëpiake shqetësohen, objektet e varura tunden, në disa ndërtesa ka dëmtime të lehta.
Tërmetet 6- ballëshe janë të forta, lëkundjet ndjehen nga të gjithë njerzit edhe ata që janë brenda nga frika krkojnë të dalin jashtë. Brenda ndërtesave bien objeketet, qahen disa mure, ka dëmtime të lehta në ndërtesa solide.
Tërmetet 7- ballëshe janë shumë të forta, njerzit shqetsohen, në ndërtesa mund të rrëzohet edhe qatia, në sipërfaqe të tokës formohen qarje, në brigjet e paqëndrushme të lumnjeve e përrejve lindin rrëshqitje. Në disa raste mund të zhduken burimet ekzistuese dhe të lindin të reja.
Tërmetet 8- ballëshe janë shkatrrimatare, krijohet panik në njerzit, në shumë ndërtesa ka dëmtime të rënda, ato më pak të qëndrushme rrëzohen, në sipërfaqe të tokës krijohen qarje nga të cilat mund të dalë edhe ujë nga nëntoka, thyhen degët e pemëve.
Tërmetet 9- ballëshe janë shumë shkatrrimtare, ka shkatrrim të plotë të shumë ndërtesave, ndodhin rrëzime dhe shembje të shpateve, në sipërfae të tokës formohen qarje të shumta nga të cilat dalin ujra nëntoksorë, nganjëher në formë shatërvani.
Tërmetet 10- ballëshe janë rrafshuse vrehet shkattrim i përghithshëm i ndërtesave, lumenjët dalin nga shtrati etj.
Tërmetet 11 dhe 12 - ballëshe janë katastrofike, shkatrrohen pothuajse të gjitha ndërtesat dhe objektet inxhinierike, ndodhin ndryshime të mëdha në reliev etj.
Intensiteti i tërmetit është më i madh në epiqendër, duke u larguar nga epiqendra intensiteti bie, kjo rënje varet nga disa faktorë, siq janë ndërtimi gjeologjik dhe mekanizmi i vatrës së tërmetit. Në madhësin e intensitetit të tërmetit luajn rol dhe vetitë fiziko-mekanike të shkëmbinjëve që ndërtojn truallin si dhe niveli i ujarave nëntoksore. Madhësia e intensitetit të tërmetit për pika të ndryshme të sipërfaqës së tokës jepet me anën e hartave të izoseisteve. Izoseistet janë vija që i bashkojn pikat me intensitet të njëjtë.

Parashikimi i Tërmeteve dhe masat antisizmike

Meqënëse tërmetet janë një nga dukurit më shkatrrimtare dhe të pashmangshme të natyrës, njerzit prej kohësh janë munduar të gjejnë forma dhe mënyra se si ti shmangen efektit shkatrrues të tyre. Mundësit për këtë, me zhvillimin e shkencës, kanë ardhur vazhdimisht duke u rritur, është arritur të spjegohet natyra dhe prejardhja e tërmeteve, zonat e mundëshme të ndodhjes së tyre, intensitetin e pritshëm të tërmeteve, mekanizmin dhe karakterin e zhvendosjes në vatrën e tërmetit, thellësin e vatrës etj. Përpjekje të shumta po bëhen edhe për prognozimin e tërmeteve. Për kët bëhen studime të shumta sistematike gjeologjike, gjeofizike, gjeodezike, sizmologjike etj.
Përveq këtyre shfrytzohen edhe të dhënat historike, vrojtimet dhe eksperimentimet laboratorike, reagimet dhe shqetsimet e kafshëve para rënjes së tërmeteve të forta, rezultatet e analizave hidrologjike siq është p.sh. shtimi i përmbajtjes së radionit në ujrat nëntoksore para rënjes së tërmeteve.
Problem i rëndësishëm por i vështirë në tërsinë e problemeve për prognozimin e tërmeteve është ai i përshkrimit të epiqendrës, të intensitetit dhe qastit të rënjes së tërmeteve të mundshme. Megjithë përpjekjet e shumta që bëhen për zgjedhjen e këtyre problemeve, duhet thënë se edhe në ditët e sotme nuk janë zgjedhur përfundimisht këto probleme.

Proceset gjeologjike ekzogjene - të jashtme

Këto procese shprehin bashkveprimin ndërmjet gjeosferave të jashtme të Tokës. Burim kryesor i energjisë për zhvillimin e këtyre proceseve, siq është theksuar është energjia diellore.
Proceset gjeologjike të jashtme fillojnë kryesisht me tjetërsimin e mineraleve e të shkëmbinjëve, i cili krijon kushte dhe material edhe për zhvillimin e proceseve të tjera gjeologjike.

Tjetërsimi - Prishja

Tjetërsim quhet procesi i prishjes së mineraleve dhe të shkëmbinjëve në vendin e ndodhjes së tyre, sidomos në rastet kur ato zbulohen në sipërfaqën e Tokës, nën veprimin e faktorve të jashtëm, nga të cilët rolin kryesor e luajnë temperatura, uji, ajri dhe veprimtaria jetësore i organizmave. Tjetërsimi është proces i ndërlikuar, i cili shfaqet në disa forma. Ai përmbledh një sërë procesesh me karakteristik fizike, kimike dhe biokimike. Lidhur me karakterin mbizotërues të prishjes dallojmë: tjetërsim fizik, tjetërsim kimik dhe tjetërsim organik.

Tjetërsimi Fizik

Tjetërsimi fizik qëndron në copëtimin dhe thërmimin e shkëmbinjëve pa ndryshime të dukshme të përbërjes kimike të tyre. Ai zhvillohet kryesisht në pjesët e dala në sipërfaqe të shkëmbinjve dhe në pjesët më pranë sipërfaqës, por gjithnë sipër brezit të temperaturave konstante.
Faktortët kryesorë që shpien në prishjen fizike të shkëmbinjëve janë: luhatjet periodike të temperaturës, që shkaktojn bymimin dhe tkurrjen e përsëritur të mineraleve të ndryshme, që përbëjn shkëmbinjët, ngrirja dhe shkrirja e ujit që ndodhet në blloqet e shkëmbinjëve, ngrohja e drejtpërdrejt e sipërfaqeve të shkëmbinjve nga rrezet e diellit, veprimi mekanik i organizmave etj.
Luhatjet ditore dhe stinore të temperaturës i shkatrrojnë shkëmbinjët, ky proces është i theksuar në zonat ku ka kontraste të mëdha të temperaturës, ajër të thatë dhe mungesë ose pak zhvillim të bimësisë. Zonat e tilla janë shkretëtirat, ku ditën sipërfaqja e shkëmbinjeve nxehet shumë, kurse natën temperatura ulet në minimum deri në zero grad. Në prishjen fizike të mineraleve dhe të shkëmbinjëve nga luhatjet e temperaturës ndikojnë edhe faktorë të tjerë siq janë: përbërja dhe ndërtimi i shkëmbit, kompaktësia e tij etj.
Kështu, shkëmbinjët polimineral do të shkatrrohen më lehtë se shkëmbinjët monomineral e kompaktë. Ky veprim është aq më intensiv sa më të mëdha të jenë kokrrizat e mineraleve dhe sa më të errëta të jenë ato.
Bymimet dhe tkurrjet që pësojnë mineralet nga luhatjet e temperatures janë shumë të vogla, por duke u përsëritur ky proces për një kohë të gjatë gjatë qindra mijra vitesh do të sjellë në fund të fundit në dobsimin e lidhjeve midis pjesëve përbërse të shkëmbit deri në shkatrrimin total të tij.
Për shkak të depërtimit të ngadaltë të nxehtësisë në brendi të shkëmbit, bymimi dhe tkurrja e kokrrizave shfaqen më shumë në pjesët sipërfaqësore të tij. Si rezultat i kësaj shkëmbinjët shpesh fillojnë të plasariten dhe të qahen.
Në vendet me klimë të ftohtë ku temperatura luhatet rreth zero grad celsius, një rol të madh në shkattrimin fizik të shkëmbinjëve luan ngrirja dhe shkrirja e ujit brenda zbrastirave të tyre.
Kur temperatura ulet nën zero grad uji ngrihet dhe kthehet në akull, i cili do të ushtrojë trysni në faqet e qarjeve ku është formuar akulli, pasi që dihet se kur uji kthehet në akull rritet vëllimi në një masë prej 10%. Kjo trysni do të jetë aq më e madhe sa më e ulët të jet temperatura, pasi që kjo dukuri përsëritet vazhdimisht për një kohë të gjatë do të shpjerë në coptimin dhe shkatrrimin e shkëmbinjëve.
Veprimi mekanik shaktërrues mbi shkëmbinjët e ndryshëm ushtrojnë edhe proceset e kristalizimit të kriprave që ndodhen të tretuara në ujin, sidomos në ato zona ku kemi klimë të thatë dhe të nxehtë.

Puna shkatrruese e erës

Puna shkatrruese e erës varet, në radhë të parë, nga shpejtsia e saj. Sa më e madhe të jetë shpejtësia e erës, aq më e madhe është forca shkatrruese e saj. Ajo ndihet më shumë në vendet e zhveshura nga bimësia ose nga vendet me bimësi pak të zhvilluar dhe që ndërtohen, në përgjithësi, nga shkëmbinjë të butë dhe të shkriftë.
Vendet më karakterstike ku veprimtaria e erës është shumë e ndjeshme janë shkretirat dhe gjysëm shkretirat. Ato quhen edhe arena e veprimtarisë së erërave. Nga një shkallë më të vogël era vepron edhe në zonat e larta malore, në shpatet e zhveshura të luginave lumore, në brigjet e deteve etj. Puna shkatrruse e erës shfaqet në dy forma:
Së pari në atë që quhet deflacion, me të cilën kuptojm punën fryerse që bën era me forcën e saj në shkëmbinjtë, duke larguar nga sipëfaqja e tyre materialin e imët që i mbulon, pra i zhvesh ata, duke hapur rrugë zhvillimit të mëtejshëm proceseve të tjera. Gjithashtu me punën e saj fryrëse, era zghëron, thellon më tej të plasurat.
Së dyti në atë që quhet korazion, me të cilën kuptojmë punën goditëse që bën era mbi shkëmbinjët, krahas forcës goditëswe të saj, dhe me materialin grimcor që ajo mbart në gjendje pezullie. Veprimtaria gjeologjike e erës Veprimtaria gjeologjike e erës Kurë erërat janë të forta, nga sipërfaqja e shkëmbinjëve ngrihen jo vetëm grimca të imëta, por edhe grimca të mëdha, me përmasa deri në disa milimetra. Grimcat e ngritura dhe të transportuara nga era përplasen mbi shkëmbinjët, ato së bashku me forcën goditëse të erës formojnë mbi sipërfaqën e shkëmbinjëve brazda, vijëzime të thelluara, pra lëmojnë dhe grryejnë sipërfaqën e tyre. Korazioni është më i fuqishëm në pjesët më të poshtme të shkëmbinjëve, që ndodhen më pranë sipërfaqës së Tokës, pasi në këto lartësi 1 - 2 m materiali grimcor i ngritur nga era është në sasi më të madhe dhe me përmasa më të mëdha. Proceset e deflacionit dhe të korazionit janë të lidhura ndrsjelltazi dhe zakonisht ndodhen së bashku. Shkalla e shkatrrimit të shkëmbinjëve nga era është e ndryshme dhe varet, përveq forcës së erës edhe nga fortësia e shkëmbijëve, ndërtimi i tyre, përbërja etj. Si rrjedhim i procesit të deflacionit dhe të korazionit lindin forma kaakteristike skulpturore të relievit, që janë tipike, për ato vende ku veprimtaria e erës është mjaft e madhe dhe që ndërtohen nga shkëmbinjë heterogjen.

Puna transportuese dhe depozituese e erës

Era bën një punë të madhe transportuese dhe depozituese. Kjo veprimtari e erës varet kryesisht nga shpejtësia e saj. shkretëtira gobi Shkretëtira Gobi Materiali i shkriftët mund të transportohet nga era i mbajtur pezull në ajër ose me rrokullisje nëpër sipërfaqën e Tokës. Largësia e transportit të materialit nga era varet nga shpejtësia e erës dhe nga madhësia e grimcave. Ka raste kur erërat e fuqishme transportojnë masa të mëdha pluhuri, që në shkretëtëtira e errësojn edhe dritën e Diellit. Pluhuri shpesh herë qëndron për një kohë të gjatë pezull në qiell dhe mund të transportohet në largësi të mëdha, kjo dukuri vrehet sidomos gjatë shpërthimit të vullkaneve, të cialt shpesh nxjerrin sasi hiri dhe pluhuri. Shpesh rëra dhe pluhuri i shkretëtirës së Saharës ndodh të bjerë në formë shiu të kuq në Maltë, Italin jugore etj.
Materiali i përfituar nga veprimtaria e erës, kryesisht rëra duke u grumbulluar, formon relieve pozitive në trajt kodrash asimetrike mjaft karakteristike, siq janë: dunat, barhanat, valëzimi etj. Formimi i tyre shpjegohet në kët mënyrë: Rëra gjatë transportimit nga era nepër sipërfaqën e Tokës do të ndeshë rrugës në pengesa të ndryshme sado të vogla qofshin ato.

Veprimtaria gjeologjike e ujërave rrjedhëse sipërfaqësore

erozioni Erozioni - Grryrja Ujrat rrjedhëse sipërfaqësore quhen të gjitha ujërat që rrjedhin në sipërfaqën e Tokës. Këto ujëra, duke lëvizur nga vendet më të larta në drejtim të vendeve më të ulta, kryejnë një punë të madhe gjeologjike, që qëndron në shkatrrimin e shkëmbinjëve, në transportimin e produkteve të shkatrrimit dhe në depozitimin e këtyre produkteve.
Ujrat rrjedhëse sipërfaqësore, në qdo formë që të paraqiten janë një nga faktorët ekzogjenë më të rëndësishëm që me veprimtarit e tyre shpien në shëndrrime të ndjeshme të sipërfaqës së Tokës, me prirje për ta rrafshuar dhe niveluar atë. Sipas llogaritjeve që janë bërë është vërtetuar se shpejtësia mesatare e uljes së kontinenteve nga erozioni është rreth 0, 05 mm në vit, duke marrur parasysh se lartësia mesatare e kontineteve është 850 m, do të duheshin afërsisht 17 mil vite për ta rrafshuar dhe për ti sjellur ato në nivelin e detit. Po ashtu është llogaritur që nga grryrja e Tokës dhe transportimi nga ujrat rrjedhëse sipërfaqësore, kryesisht nga lumenjtë, shkojnë në Det qdo vit rreth 70 - 80 mil metra kub materiale të ngurta.
Puna shkatërruse e ujrave rrjedhese sipërfaqësore shprehet në dy forma:
1. Në shpërlarjen sipërfaqësore procesi deluvial.
2. Në shpërlarjen lineare gryrrje ose procesi eroziv.
Shpëralarja sipërfaqësore kryhet nga ujërat që formohen nga reshjet e rrëmbyshme të shirave dhe nga shkrirja e borës të cilat rrjedhin në sipërfaqën e Tokës, në trajtë të shpërndarë. Këto ujëra duke lëvizur gjatë shpateve marrin me vete produkte të shkrifta duke formuar kështu depozitime që quhen deluvione.
Këto depozitime përbëhen kryesishtë nga materiali i imët argjila me trashsi deri disa metra.
Grryrja ose procesi eroziv kryhet nga ujrat që rrjedhin në shtretër të caktuar. Ky proces shumë i zhvilluar në sipërfaqën e Tokës, sidomos në viset malore dhe në ato vende që janë të zhveshura nga bimësia dhe që ndërtohen nga shkëmbinjë të pa qëndrueshëm kundrejt grryrjes, është vërtetuar se erozioni në zonat me pyje është rreth 200 - 1000 herë më i dobët se në sipërfaqet e zhveshura.
Erozion zhvillohet në dy forma: në erozion thellsinor, ku Lumi ose përroi gërryen ose thellon shtratin e tij dhe erozion anësor, kur Lumi grryen anët dhe zgjeron shtratin. Erozioni zhvillohet si nga ujërat e përkohshme prrockat, ashtu edhe nga rrjedhjet e përhershme Lumenjtë.

Rrymat ujore të përkohshme

Rrymat e përkohshme lindin gjatë kohës me reshje ose kur shkrihet bora dhe i takojmë pothuajse në qdo shpat mali në formën e rrëkeve, proskave përrenjeve etj. Zhvillimi i tyre si në thellësi dhe në zgjatje bëhet në mënyrë regresive d.m.th në drejtim të kundërt të rrjedhjes së ujit.
Niveli i pellgut ujor ose i fundit të luginës në të cilën derdhet prroska quhet bazë erozioni, për këto rrjedhje ujore, poshtë së cilsës erozioni thellësinor nuk zhvillohet d.m.th. thellimi i luginës nuk vazhdon më mbasi shpejtësia e ujit në të zvoglohet shumë. Rrymat e përkohshme bëjnë një punë të madhe grrysëse dhe transportuese, mbasi kanë zakonishtë shpjtësi të madhe. Nga studimet del se pesha e copave të shkëmbinjve që transportohen nga ujrat rrjedhëse sipërfaqësore është në përpjestim të drejtë me shpejtësin e ujit në fuqi të gjashtë. Kështu po rritet shpejtsia e ujit dy herë, aftësia transportuese rritet 64 herë. Produketet e shkatrrimit që transportohen nga këto rryma depozitohen pranë grykes së derdhjes duke formuar këtu ato që quhen kone të derdhjes, kurse depozitimet që i ndërtojnë quhen proluvione. Këto depozitime karakterizohen nga një asortim i keq i materialit, janë pa shtresëzim, materiali copëzor është i papërpunuar, ose ka një përpunim të pakët, kanë përbërje, në përgjithësi të njëjtë, d.m.th. përbëhen pothuajse nga i njëjti shkëmb, materiali më i trashë vendoset lart, ndërsa materiali më i imët në pjesët anësore.

Puna gjeologjike e Lumenjëve

Lumenjët janë rryma të vazhdushme uji që rrjedhin në sipërfaqën e Tokës nëpër shtretër të veqantë, secili Lumë, ka në sër degësh, që së bashku përbëjnë atë që quhet sistemi i lumit. Sipërfaqja nga e cila lumi me degët e tij mbledhin ujrat e reshjeve quhet pellgu i lumit.
Pellgjet lumore ndahen nga njëri tjetri prej ujëndarësve, të cialt mund të jenë zona malore, zona kodrinore ose vende të rrafshëta. lumi nil Gryka në formë delte e lumit Nil Në lumenjët, sidomos në ata që janë më të zhvilluar, dallohen tri pjesë: pjesa e poshtme, e mesme dhe e sipërme. Këto dallohen nga njëra tjetra nga një sërë veqorish, siq janë: morfologjia e luginës, karakteri i veprimtarisë së lumit, shaklla e përpunimit të shtratit të lumit, pjerrtësia e tij, shpejtësia e rrjedhjes së ujit etj. Në qdo Lumë dallojmë edhe gryken e tij, grykat e lumenjëve janë dy llojesh: në formë delte dhe në formë erstauri. Formimi i tyre lidhet me karakterin dhe dinamikën e bregut të detit ku derdhën lumenjët, me pranin ose jo të rrymave detare, me karakterin e lëvizjeve tektonike, me sasin e materialit të ngurtë që sjellin lumenjët, me ndikimin e baticës dhe zbaticës. Gryka në formë delete kanë lumenjët si Volga, Nili, Danubi etj. Lumenjët bëjnë një punë të madhe gjeologjike gërryese, transportuese dhe depozituese. Meqënëse veprimtaria e një lumi si dhe qdo rryme tjetër ujore është e lidhur me lëvizjen e ujit, është e nevojshme të jepën më parë disa të dhëna të shkurtra për format e lëvizjes së ujit në një lumë, për shpejtësin dhe masën e ujit në të, për ngarkesën që bart lumi etj. Karakteri i një Lumi në radhë të parë, përcaktohet nga sasia dhe shpejtësia e ujit. Këto përcaktojnë edhe forcën e gjallë të lumit, me të cilën ai vepron mbi shkëmbinjtë.
Sa më e madhe të jetë sasia e ujit të një Lumi dhe shpejtësia e rrjedhjes, aq më e madhe është edhe puna që kryen Lumi. Energjia e Lumit nuk është gjithmon dhe kudo e njëjtë, sasia e ujit ndryshon gjatë vitit dhe njëkohsisht paraqitet jo e njëjtë gjatë rrjedhjes. Në pjesën e poshtme të Lumit ka prurje më të madhe ujore, sepse shtohet numri i degëve që derdhën në të. Pra mund të themi se ajo ndryshon në kohë dhe hapsirë. Përveq sasisë së ujit në lumë, shpejtësia e rrjedhjes varet edhe nga pjerrtësia dhe veqorit morfologjike të shtratit të lumit.
Shpejtësia më e madhe e Lumit është në rrjedhjen e sipërme të tij, pasi këtu edhe pjerrtësia e shtratit është më e madhe, po ashtu sa më i gjërë dhe i qrregullët të jetë shtrati i Lumit, aq më e vogël është edhe shpejtësia e rrjedhjes së ujit. Afër shtratit dhe në pjesët anësore shpejtësia zvoglohet për shkak të fërkimit, kurse në mes rritet. Maksimumin e shpejtësis së rrjedhjes në një Lumë e gjejmë pak më poshtë sipërfaqës së ujit, në vendin që ndodhet në pjesën më të thellë të lumit.

Puna depozituese e lumenjeve

Lumenjtë krahas punës së tyre gërryese dhe transporuese, ata ktyejn edhe punë depozituese.
Në fazat e para të zhvillimit të lumit, kur proceset e erozionit dhe të transportimit mbizotrojn dukshëm mbi akumulimin, depozitimi i materialit në shtrat të Lumit bëhet vetëm në sektorë të kufizuar dhe depozitimet janë të paqëndrushme. Në fazat e më vonshme, me përpunimin e profilit të ekuilibrit të lumit në shtratin e tij grumbullohen depozitime gjithnjë e më të qëndrushme, që nuk zhvendosen posht gjatë rrejdhjes së lumit. Pra depozitimi bëhet atëher kur lumi nuk është në gjendje të transportojë materialin që grumbullohet në shtrat. depozicioni, transportimi Depozitimi i rërës në skajet e Lumit Procesi i depozitimit në një lumë ndryshon jo vetëm në kohë, por edhe gjatë lumit. Në luginën e lumit vihen re sektorë, ku procesi i depozitimit është i zhvilluar dhe sektorë ku ai është minimal ose mungon krejtësisht. Vendet ku bëhet depozitimi i materialit të sjellë nga lumi janë atje ku zvoglohet pjerrësia e shtratit të lumit, ku shtrati zgjerohet, në grykëderdhjen e lumit.
Përveq kësaj, në procesin e depozitimit dhe në karakterin e materialit të depozituar ndikojn edhe kushtet klimatike. Ndryshe bëhet depozitimi në zonat me klimë të ftohta dhe të thata, depozitimi i materialit bëhet në sasi më të madhe në sektorët e rrjedhjes së sipërme të lumit, për shkak se në këto kushte klimatike proceset e denudimit në shpate janë më të zhvilluara dhe për pasojë grumbullimi i materialit në shtratin e lumit është më e madhe. Lumi nuk është në gjendje të transportoj të gjithë materialin e rrëzuar, ngase ka energji të vogël, prandaj në shtrat të lumit, në rrjedhjen e sipërme të tij do të depozitohet, një sasi e madhe materiali copëzor, ndërsa më poshtë, kjo sasi do të vijë duke u zvogëluar. Në zonat me klimë mesatare dhe me lagështirë proceset e denudimit dhe të shpërlarjes në shpate nuk janë aktive, kështu që edhe materiali i rrëzuar dhe i grumbulluar në fundin e luginës do të jetë i pakët.
Nga ana tjetër, sasia e ujit në lumë do të jetë e bollshme, gjë që rrit aftësin e lumit për të transportuar dhe depozituar kët material në rrjedhjen e mesme dhe të poshtme të tij, sidomos në grykderdhje. Pra në këto kushte depozitimi i materialit bëhet nga grykderdhja e lumit derjt pjesëve të sipërme të tij, ky proces quhet agradim.
Materialet e transportuara dhe të depozituara nga lumi gjatë shtratit të tij nga ana gjenetike quhen aluvione, kurse nga ana litologjike quhen rëra, zhavore etj.

go top