geokos.org

Shkëmbinjtë

Shkëmbinj quhen agregatet minerale me përbërje e ndrërtim të caktuar, që formojnë korën e Tokës. Shkëmbinjët dallohen njëri nga tjetri nga përbërja kimike e minerale, ndërtimi, vetitë fizike dhe nga format e shtrurjes në korën e Tokës.
Përbërja kimike e qdo shkëmbi varet nga mineralet përbërse. Në qdo lloj shkëmbi, krahas mineraleve shkëmbëformuse, që përbëjn masën kryesore të tij, mund të ndodhen në sasi të vogla dhe minerale të tjera, që quhen minerale të dorës së dytë.
Në shkëmbijt magmatikë veqohen edhe mineralet shtojcë që ndodhen në sasi të vogla, por karakteristik për një lloj shkëmbi të caktuar. Përveq ktyre mineraleve parësore, të formuara njëkohsisht me shkëmbin dallohen edhe minerale dytësore, të formuar më vonë, për shkak të standardeve që kanë pësuar mineralet parësore.
Sipas numrit të mineraleve shkëmbformuse, shkëmbinjët mund të jenë një mineralësh apo monominerale, ose shumëmineralësh polimineralë. Në disa raste shkëmbinjët përbëhen jo vetëm prej mineralesh, por edhe prej copash shkëmbinjësh të ndryshm si dhe prej fosilesh.

  • Struktura e shkëmbit përcaktohet nga forma, madhësia dhe shkalla e kristalizimit të mineraleve që e përbëjnë atë. Strukturat mund të dallohen me sy makrostrukturat,
    ose me mikroskop mikrostrukturat. Dallohen këta tipa kryesor makrostrukturash:
    Struktura kristalore e plotë kokrrizore, kur shkëmbi përbëhet krejtsisht prej kokrrizash kristalore.
  • Stukturë kristalore e fshehtë, kur shkëmbi përbëhet nga kristale, që vrehen vetëm me mikroskop.
  • Struktura qelqore, kur shkëmbi përbëhet prej lënde të pakristalizuar.
  • Strukturë porfirike, kur masa kryesore e shkëmbit është me strukturë kristalore të fsheht ose qelqore dhe brenda saj janë shpërndarë kristale të mëdha fenokristale.
  • Strukturë copëzore, kur shkëmbi përbëhet nga copa mineralsh ose shkëmbinjësh.

Tekstura e shkëmbit përcaktohet nga mënyra e shpërndarjes ose ndërthurjes së mineraleve të ndryshme në të. Dallohen këta tipa kryesorë teksturash:

  • Teksturë masive, kur në shkëmb nuk vrehet ndonjë orientim i caktuar i mineraleve.
  • Teksturë poroze, kur shkëmbi është me pore.
  • Teksturë bajamore, kur boshllëqet e shkëmbit janë mbushur me minerale dytësore.
  • Teksturë brezore, kur mineralet me përbërje ose ngjyrë të ndryshme ndërthurën njëra me tjetrën në trajtë rripash.
  • Teksturë shtersore, kur shkëmbi përbëhet prej shtresash me përbërje ose strukturë të ndryshme.
  • Teksturë rreshpore, kur shkëmbi përbëhet prej mineralesh luspore ose fletëzore, rrafshet e të cilave vendosën në një drejtim.

Format e shtrurjes dhe vetitë fizike të shkmbinjve janë të ndryshme, ato sikur strukturat dhe teksturat varen nga kushtet gjeologjike të formimit të tyre.
Njihen rreth 1000 lloje shkëmbinjsh, që sipas kushteve të formimit ndahen në tri grupe të mëdha:

  • Magmatikë, të lidhur me proceset magmatike,
  • Sedimentarë, të lidhur me proceset sipërfaqësore,
  • Metamorfikë, të lidhurë me proceset e ndryshimit në thellsi të korës së tokës të shkëmbinjve magmatik dhe të atyre sedimentarë.

Përhapja e këtyre shkëmbinjve nuk është e njëjtë: 50% e korës së Tokës përbëhet nga shkëmbinjt magmatik, 45% e saj nga shkëmbinjët metamorfikë dhe 5% nga shkëmbinjët sedimentar. Këta të fundit mbulojnë 75% të sipërfaqës së Tokës, kurse shkëmbinjët magmatikë dhe metamorfikë zënë 25% të saj.

Shkëmbinjtë Magmatik

shkembinjte magmatik Paraqitja skematike e fenomeneve magmatike dhe formimi i shkëmbinjve vullkanik në sipërfaqe. Shkëmbinjët magmatik formohen si pasojë e ftohjes dhe të ngutësimit të magmës. Në shumicën e rasteve magma ngurtësohet në thellsi të korës së tokës, duke formuar shkëmbinjët intruzivë, që mund të jenë të thellsive të mëdha abisale, apo thellsive të vogla hipoabisal. Në raste më të pakta magma del në sipërfaqe të Tokës dhe formohen shkëmbinjët ekstruzivë vullkanik, të cilët ndahen në shkëmbinjë efuzivë dhe shkëmbinjë piroklastik. Shkëmbinjët efuzivë të derdhur formohen nga ngurtësimi i lavës që është magmë nga e cila janë larguar gazet. Shkëmbinjët piroklastik përbëhen nga produktet e ngurta të shpërthimeve vullkanike, në trajt hiri, rëre të cilat janë ngjeshur e qimentuar dhe disa herë janë përzierë edhe me material sedimentar. Shkëmbijët intruzivë dhe ekstruzivë dallohen njëri nga tjetri prej pamjes së jashtme, pasi kanë tekstura dhe struktura të ndryshme. Për shkëmbinjët efuzivë karakteristike është struktura kristalore e fshehtë, qelqore dhe mikrokokrrizore, pasi ngurtsimi i lavës bëhet shpejt dhe ajo nuk arrin e gjitha. Kur kristalizimi fillon që në thellsi, shkëmbinjët efuzivë kanë struktura porfirike. Në kët rast kristalet që formohen në thellsi kanë përmasa të dukshme, kurse masa kryesore e shkëmbit që formohet nga ngurtësimi i lavës në sipërfaqe, është me strukturë kristalore të fshehtë ose qelqore. Shkëmbinjët piroklastik kanë strukturë të copzuar me madhsi të ndryshme të copave.
Tekstura e shkëmbinjve intruzivë zakonishtë është masive, por nganjëher edhe rripore, edhe shkëmbinjët vullkanik kanë shpesh teksturë masive, por krahas saj shkëmbinjët efuzivë jo rrallë herë kanë teksturë poroze, bajmore, dhe rripore.

Gajtë formimit të shkëmbinjëve magmatikë si rrjedhim i ftohjes jo të njëtrajtshme të magmës, trupat magmatikë përshkohen nga një rrjet qarjesh, që quhen qarjet e ndajshmërisë. Sistemi i qarjeve është i rregulltë dhe me kalimin e kohës bëhet më i dukshëm, kjo gjë shkakton ndarjen e masivëve në pjesë me forma të caktuara.
Shkëmbinjët me shkallë të ndryshme aciditeti së jashtmi dallohen nga ngjyra dhe dendësia. Sa më i madh të jet aciditeti i shkëmbit aq më e qelët është ngjyra dhe aq më e vogël dendësia e tij.

Shkëmbinjët Ultrabazik

shkembinjte ultrabazik Shkëmbinje Ultrabazik Peridotit me erozion serpentin
( Serra da Capelada Spanjë ).
Mineralet kryesore shkëmbformuse të shkëmbinjëve ultrabazikë janë: olivina dhe piroksenet, prandaj janë shkëmbinjë me ngjyrë të errët. Më të përhapurit nga këta shkëmbinjë janë intruzivët që përfaqsohen kryesisht nga dunitet, perioditet dhe piroksenitet.
Dunitet përbëhen pothuajse kryesisht nga olivina me ngjyrë të verdhë. Nga serpentizimi i olvinës ato marrin ngjyrë jeshile, të errët dhe të zezë. Si mineral shtojcë të zakonshëm dunitet përmbajnë kromit. Në rast se në vend të kromitit, përmbajn magnetit quhen olvinite.
Peridotitet janë shkëmbinjë me kokrriza mesatar, me ngjyrë të verdhë, jeshile, të errët ose të zezë, të përbër kryesisht nga olivina, që mbizotron edhe piroksenet.
Piroksenet dallohen lehtë pasi kanë shpetzim dhe shkëlqejn në dallim nga olivina, që nuk ka shpetzim dhe jep përshtypjen e një mase amorfe.
Piroksenitet përbëhen kryesisht prej pirokseneve dhe prej një pakice olvine. Kanë ngjyrë të verdhë të qelët dhe strukturë me kokrriza të mëdha dhe të mesme. Shkëmbinjët ultrabazik janë shumë të rëndësishëm nga ana praktike, në to vendosen kryesisht vendburimet e kromit.

Shkëmbinjët Bazikë

Mineralet kryesore shkëmbformuse të shkëmbinjve bazikë janë plagjioklazet bazike dhe piroksenet dhe rrallë herë olivina. Mineralet e errta si olivina, piroksenet përbëjnë mesatarisht rreth 45% deri 50% të shkëmbit.
Shkëmbinjët intruzivë bazikë janë më pak të përhapur, se efuzivët, që zënë nganjëherë me qindra mijra kilonetra katror. Përfaqësus kryesorë të shkëmbinjve intruzivë bazik janë gabrot.
Gabrot e zakonshme përbëhen nga plagjioklazet bazike dhe piroksenet. Varietetet e tyre të përbëra prej plagjioklazeve dhe olvinës quhen troktolite, kurse ato të përbëra vetëm prej plagjioklazeve quhen plagjioklazite.
Në gabrot plagjioklazet dallohen lehtë nga ngjyra e bardhë hiri dhe forma e qrrregullt e kokrrizave, kurse piroksenet dallohen nga shkëlqimi në rrafshet e shpetzimit dhe ngjyra e errët, zakonisht jeshile. Olivina dallohet nga ngjyra karakteristike dhe mungesa e shpetzimit. Me gabrot lidhen vendburimet e hekurit, bakrit, niklit, kobaltit etj. Gabrot përdoren si gurë ndërtimi, disa plagjioklazite përdoren si material dekorativ për veshje ndërtesash.
Bazaltet janë shkëmbinjë me ngjyrë hiri të errët, zakonisht kanë strukturë mikrokokrrizore apo porfirike dhe qelqore. Bazaltet janë shkëmbinjë efuzivë më të përhapur, formohen në stere ose në kushte nën ujore. Përveq bazalteve efuzive takohen edhe bazaltet hipabisale të cilat në dallim nga të parat nuk përmbajnë mbetje qelqore. Një varietet i këtyre bazalteve janë diabazet, të cilat janë shkëmbinjë shumë të ndryshuar, prandaj kanë ngjyrë të gjelbërt. Shkëmbinjët e ndërmjetëm quhen gabro-diabaze. Bazaltet e formuara në kushte nënujore dhe që janë krejtësisht të ndryshuara, të altbitizuara dhe të kloritizuara pra që përbëjnë plagjioklaz acid në vend të atij bazik quhen spilite.
Bazaltet përdoren si material ndërtimi, për shtrim rrugësh etj.

Shkëmbinjtë Mesatarë

Shkëmbinjët mesatarë përmbajnë rreth 25% minerale të errëta, që përfaqsohen kryesisht nga homblenda. Mineralet e qelta përfaqsohen kryesisht nga feldspatet, më rrall nga kuarci etj.
Përfaqësues kryesorë të shkëmbinjëve mesatar janë: dioritet, andezitet, stenitet, trahitet.
Dioritet janë shkëmbinj inttruzivë me ngjyrë hiri, hiri të errët në të gjelbeërt, të përbër kryesisht nga plagjioklazet mesatare dhe homblenda. Dioritet që përmbajn kuarc quhen kuarcdiorite
Dioritet mund të përdoren si material veshës dhe për shtrim rrugësh, me to lidhen vendburimet e hekurit, bakrit, polimetalore etj.
Andezitet janë ngjasorë efuzivë të deoriteve. Kanë ngjyrë hiri të errët të gjelbër, strukturë shpesh herë porforike. Andzitet japin kalime graduale në shkëmbinjt efuzivë bazikë me trahitet dhe me shkëmbinjët acidë.
Andezitet mund të përdoren si material zjarrdurues dhe në ndërtim.
Sienitet janë shkëmbinj intruzivë të përbër kryesisht nga feldspatet e kaliumit, plagjioklazet mesatare dhe homblenda. Kan ngjyrë të bardhë hiri, trëndafili pak në të gjelbërt. Në sienitet feldspatet e kaliumit dallohen nga forma tabelore e kristaleve dhe shpetëzimi i dukshëm qartë.
Trahitet janë ngjasorë efuzive të sieniteve. Knë ngjyrë hiri në të gjelbërt dhe të murrme. Strukturën e kanë porfirike, shpesh herë teksturë poroze ose bajomore. Trahitet mund të përdoren për ndërtim dhe si material acidduruese.

Shkëmbinjtë acidë

Shkëmbinjtë acidë karakterizohen nga një përmbajtje e vogël e mineraleve të errta, prandaj kanë ngjyra të qelëta.
Mineralet kryesore shkëmbformuse të shkëmbinjëve acidë janë: kuarci, feldspatet dhe mikat. Shkëmbinjët intruzivë acidë kanë një përhapje shumë të gjërë dhe takohen shumë më shpesh se efuzivët. Përfaqësues kryesorë të tyre janë granitet.
Granietet janë shkëmbinjë me kokrriza të mëdha mesatare ose të vogëla, me ngjyrë hiri, trëndafili të kuqe. Përbëhen kryesishtë nga kuarci, mikat dhe feldspatet. Granitet që nuk përmbajn aspak feldspate kaliumi quhen plagjiogranite.
Granitet japin kalime graduale me shkëmbinjtë mesatarë. Ndër shkëmbinjtë e ndërmjetëm bëjn pjesë granodioritet, që kanë ngjyrë hiri në të gjelbër.
Granitet përdoren si material ndërtimi dhe zbukurimi. Përfaqësues kryesorë të shkëmbinjve efuzivë acidë janë riolitet.
Riolitet janë ngjasorë efuzivë të graniteve. Ato kanë ngjyrë hiri të gjelbër, deri në të bardhë, strukturë porfirike dhe tekstur bajamore e poroze. Ngjasorët efuzive të granodioriteve quhen dacite.

Shkëmbinjtë sedimentarë

shkembinjte sedimentarë Shkëmbinje sedimentarë Utah - ShBA. Formimi i shkëmbinjëve sedimentarë ndodhë në sipërfaqe të Tokës dhe në hidrosferë. Ai bëhet sipas një skeme të përgjithshme si shkatërrim, transportim, depozitim dhe diagjenezë.
Shkatërrimit, nën ndikimin e proceseve të ndryshme gjeologjike, i nënshtrohen të gjithë shkëmbinjtë. Rol të madh në shkatrrimin e shkëmbinjëve luajn proceset e tjetërsmit dhe të grryrjes erozionit.
Depozitimi i masës kryesore të produkteve të shkatrrimit bëhet në pelgjet detare. Megjithatë, një pjesë e tyre grumbullohet brenda kontinenteve në luginat lumore, në liqenet ose drejtpërdrejt në stere. Materialet e depozituara quhen sedimente. Sedimentet mund të jenë mekanike të formuara nga grumbullimi i copave të shkëmbijëve të shkatrruar,
kimike të formuar nga fundrrimi i trestësirave
dhe organogjen të formuar nga grumbullimi i mbeturinave të gjallesave bimore dhe shtazore.
Sedimentet me kalimin e kohës pësojnë një sër ndryshimesh fiziko-kimike, për pasojë ato shëndrrohen në shkëmbinj sedimentarë. Procesi i shëndrrimit të sedimeneteve në shkëmbinj quhet diagjenezë rilindje.
Shkëmbinjët sedimentar sipas origjines ndahen në tri grupe:
1. Shkëmbinjë copëzorë
2. Shkëmbinjë argjilorë
3. Shkëmbinj kimikë dhe organogjenë.
Shkëmbinjtë kimikë që depozitohen me pjesmarrjen e drejtpërdrejtë ose të tërthortë të gjallesave quhen shkëmbinjë biokimikë.
Shkëmbinjtë Copëzorë
Shkëmbinjtë copëzorë përbëhen prej copave të shkëmbinjve ose kokrrizave të mineraleve. Copat ose kokrrizat mund të jenë të mbrehta ose të rrumbullaksuara në shkallë të ndryshme.
Shkëmbinjtë copëzorë mund të jenë të shkriftë ose të qimentuara. Qimentimi bëhet nga lëndet e ndryshme silicore, karbonate, hekurore, bituminoze, argjilore, fosfate, që depozitohen nga ujërat natyrorë, që qarkullojnë nepër poret e sedimenteve.
Përbërja e shkëmbinjëve copëzorë është e ndryshme. Copat e tyre mund të jenë me origjin sedimentare, magmatike, metamorfike ose të përzierë.
Shkëmbinjtë copëzorë sipas madhësis së copave, ndahen në: Shkëmbinj copëmëdhenj, copëmesëm dhe copvegjël.

Shkëmbinjtë argjilorë
Shkëmbinjtë argjilorë zënë një pozicion të ndërmjetëm midis shkëmbinjve copëzorë dhe kimik
kanë prejardhje nga sedimentimi mekanik dhe kimik ose koloidal. Ata përbëhen prej mineraleve të formuara si pasojë e shpërbërjes kimike dhe prej grimcave të imta të pandryshuara të mineraleve të mineraleve dhe shkëmbinëve fillestarë.
Shkëmbinjtë argjilorë janë shumë të përhapur. Ata përbëjnë mbi 50% të vëllimit të gjithë shkmbinjëve sedimentarë. Në shkëmbinjët argjilorë bëjnë pjesë argjilat dhe argjilitet.
Argjilat janë shkmbinjë deri diku të ngjeshur me grimca të imta, kur janë të thata thërmohen lehtë me gishta, kur janë të lagëta janë të yndyrta në të prekur, kanë aftësi të ththin lagështin, ndërsa kur ngopen me ujë bëhen plastike.
Argjilitet janë shkëmbinjëargjilorë të ngjeshur dhe të qimentuar, qimentoja e tyre zakonishtë është silicore. Argjilat mund të kenë ngjyrë hiri të errët, të zezë, të gjelbër dhe lara-lara.
Shkëmbinjtë kimik dhe organogjenë
Në shkëmbinjtë sedimentarë kimikë dhe organogjenë hyjnë: argjilat bokstike, shkëmbinjtë hekurorë dhe manganorë, gëlqerorët fosfatikë, shkëmbinjtë karbonatë e silicorë, shkëmbinjtë kriporë dhe kaustobiolitet. Të gjithë këta shkëmbinjë kanë rëndësi të madhe praktike. Shkëmbinjtë karbonatë, silicorë dhe kriprat janë shumë të përhapur, kurse shkëmbinjtë e tjerë formojnë grumbullime lokale. Nga shkëmbinjtë sedimentarë kimikë dhe organogjenë do të shohim : Shkëmbinjtë karbonatë, Shkëmbinjtë silicorë dhe kaustobiolitet.
Shkëmbinjtë karbonatë janë më të përhapurit nga shkëmbinjët sedimentarë me origjin kimike dhe organogjene. Përfaqësohen nga gëlqerorët, dolomitet dhe mergelet.
Gëlqerorët janë shkëmbinjë mjaftë të përhapur dhe përbëhen kryesisht prej kalciti. Si përzirje mund të përmbajnë material argjilor, alevritor e rëror dhe minerale të ndryshme, si dolomit, magnezit, kuarc, pirit, lëndë bituminore e hekurore etj. Në varësi të përzirjeve ngjyra gëlqerorëve mund të jetë e bardhë, hiri, rozë, e kuqe deri në të zezë.
Gëlqerorët me origjin organogjene përbëhen nga skeletet dhe guaskat gëlqerore të gurëzuara të kafshëve dhe të bimve. Për shkak të proceseve të diagjenezës gjurmët e fosileve mund të zhduken krejtësisht.
Gëlqerorët organogjen emërtohen sipas llojit të gjallesës së gurzuar që i përbën: si p.sh. gëlqerorët koralorë, të përbër pothujse tërsisht nga koralet, gëlqerorë numulitikë, të përbërë nga gjallesa njëqelizore me skelet karbonatik që quhen numulite, gëlqerorë litotamnikë, të cilët përbëhen nga kërcelli karbonik i gjallesave bimore alget që quhen litotamnium etj.
Në gëlqeroret organogjenë hyn edhe shkumësi, shkëmb në formë dheu, i bardhë, i përbërë nga grimca të imta kalciti dhe nga guaska të disa kafshëve dhe bimëve njëqlizore.
Gëlqerorët përdorën si material ndërtimi, si gëlqere, qimento etj. Gëlqerorët e bluar dhe shkumësi përdoren si pleh për tokat acide. Shkumësi përdoret edhe për industrinë e letrës dhe të gomës.
Dolomitet janë shkëmbinjë sedimentarë karbonatë të përbërë kryesishtë prej mineralit dolomit. Mund të jenë të ngjeshura, me pamje sheqeri dhe të shkrifta.
Kanë kryesisht ngjyrë të bardhë në të verdhë, mundet edhe me nuanc të murrme të kuqe, të gjelbër etj. Dolomitet janë pak më të fortë se dhe më të rëndë se gëlqerorët, dolomitet zakonisht takohen me gëlqerorët me të cilët lidhen me kalime graduale, shkëmbinjtë e ndërmjetëm quhen gëlqerorë dolomatike.
Dolomitet në përgjithsisht kanë origjinë sedimentare kimike. Mund të formohen edhe gjatë diagjenezës nga dolomatizmi i llumit gëlqeror.
Mergelet janë shkmbinjë argjilo-karbonatë që përmbajnë rreth 25-50% material argjilor.
Si materiale karbonate mund të përbëjnë kalcit, dolomit ose të dy bashkë. Për shkak të përzirjeve sidomos të oksidideve të hekurit mund të marrin ngjyra të ndryshme si hiri, të verdhë, të gjelbër, të kuqe, shpesh lara-lara.
Margelet mund të jenë dherore, të ngjeshura, nganjëherë rreshpore. Në shumicën e rasteve nuk janë të qëndrushme mekanikisht dhe ndalën në copa të vogla dhe të mbrehta. Margelet kanë origjinë sedimentare, formohen nga përzirja e grimacave argjilore me llumin karbonik.

Shkëmbinjtë silicorë

Shkëmbinjtë silicorë me origjin kimike dhe organogjene kanë një përhapje mjaftë të madhe, këtu futën radiolaritet, trepelet, opokat, stralli etj.
Radiolaritet janë shkëmbinjë të qimentuar, me ngjyrë të verdhë në hiri, ose në të kuqe që kanë në sasi të madhe skelete radiolariesh, ku më tepër se 50% janë gjallesa detare mikroskopike me skelet silicor.
Trapeli përbëhet prej kokrrizave të imta të opalit. Ai është i shkriftë si miellli, por mund të jetë dhe i ngjeshur, ka ngjyrë të bardhë në të verdhë, të murrme dhe të hirit, është i leht me dendësi jo të madhe.
Për shkak të porozitetit të madh, trapeli ka veti thithëse, prandaj përdoret si material filtrues, përdoret edhe si material i butë polerues dhe për prodhimin e qimentos, për lënd explozive etj.
Opoka është shkëmb me ngjyrë hiri të qelët dhe të zezë, ka ngjajshmëri të madhe me Trapelin, nga ky dallohet sepse është më i qimentuar dhe i fortë, por më i lehtë.
Stralli është shkëmb i përbër prej kalcedoni, dhe pjesërisht prej kuarci që përmban një sasi të madhe përzirjesh të ndryshme: okside hekuri, material argjilor, ekarbonik etj. Stralli është shumë i ngjeshur, i fortë me thyrje guaskore dhe me strukturë kristalore të fshehtë. Ka ngjyrë të kuqe, jeshile, të zezë etj, që shpesh ndërthurn në trajtë rrripash ose njollash.

Kaustobiolitet

Kaustobiolite quhen shkëmbinjtë e djegshëm me origjin organike. Ato mund të jenë të ngurta si qymyri, torfa, rreshpet e djeghsme, bitumi, të lëngëta nafta dhe të gazta gazrat e djegshme natyrore.
Rëndësia e kaustobioliteve, veqanarisht e qymyrit dhe e naftës është shumë e madhe, ato janë burimi kryesor i energjis, për shumicën e llojeve të transportit dhe të termocentraleve, ato janë lëndë e parë për shumë degë të industrisë-kimike, shërbejnë për ngrohje etj.
Torfa formohet si pasojë e grumbulimit dhe shpërbërjes së materilait bimor nepër kneta në mungesë të oksigjenit. Torfa përfaqsonë një masë me pamje të dheut me ngjyrë kafe në të verdhë, të murrme deri në të zezë. Torfa përmbanë një sasi të madhe lagështie 88-90%, Torfat përdoren si lëndë e djegshme e lirë, si material izolues në ndërtim, pleh në bujqësi etj.
Qymyri ka origjinë bimore, ka disa llojë qymyresh minerale, prej të cilave më të përhapura dhe më të rëndësishme janë qymyret humusike që formohen nga torfa.
Qymërzimi ndodh në rast se shtresat e saj mbulohen nga shtresa shkëmbinjësh argjilorë-ranorë etj. Në varësi të temperaturës dhe të trysnisë, shkalla e qymërzimit të torfës është e ndryshme. Si pasojë formohen lloje të ndryshme qymyresh, si qymyri i murrëm, qymyri i gurit.
Nafta është një lëng viskoz me ngjyrë të verdhë, kafe, kafe të errët, ose të zezë. Fuqia kalorike e naftës është më e madhe se e qymyreve dhe mesatarisht arrin në 43600 deri 46200 J.
Elementet kryesore që e formojn naftën janë: karboni, hidrogjni, oksigjeni, azoti, dhe squfri. Nafta formohet nga shpërbërja e lëndës bimore e shtazore në mungesë të oksigjenit në fundin e gjireve detare. Aty ajo gjendet e shpërndarë ndërmjet sedimeneteve argjilore-llumore. Në sajë të vetive të saj dhe kushteve të caktuara gjeologjike, nafta largohet prej këtyre shkëmbinjve dhe lëviz në shkëmbinjët porozë dhe me qarje, që mund të shërbejnë si mbledhës të naftës. Shkëmbinj naftëmbajtës janë rërat, ranorët, gëlqerorët me qarje kavermozë etj.

Shkëmbinjtë Metamorfikë

shkembinjte metamorfikë Shkembinjte Metamorfikë Rocky-Mountains Kanada. Shkëmbinjtë metamorfikë formohen si pasojë e ndryshimit të shkëmbinjve sedimentarë dhe magmatikë, madje edhe të atyre të vjetër metamorfikë në thellësi të korës së Tokës, nën veprimin e temperaturës së lartë, trysnisë së madhe dhe të gazeve të tretësirave të ndryshme që dalin nga magma.
Për shkmbinjët metamorfikë është karakteristike struktura kristalore e plotë. Teksturat e shkëmbinjve metamorfikë janë të ndryshme. Më kryesoret jnë: Tekstura rripore dhe tekstura rreshpore. Për shkak të teksturës rreshpore, shkëmbinjtë fitojnë aftësinë të qahen në peta të veqanta. Ndër shkëmbinjtë më të përhapur metamorfikë bëjnë pjesë: gnejset, rreshpet, filitet, mermeri, serpentinitet, amfibolitet etj.
Gnejset përbëhen kryesisht prej feldspateve, kuarcit, mukave dhe hornblendës. Zakonisht kanë ngjyrë hiri, jeshile. Nga përbërja minerale gnejset janë të ngjajshme me granitet dhe kuarcdioritet. Tipar karakteristik i jashtëm i gnejseve është rreshpëzimi dhe tekstura rripore, e shkaktuar nga ndërthurja e rripave të mineraleve të errëta boititit, hornblendës dhe të qelta feldspateve dhe kuarcit.
Gnejset formohen nga metamorfizmi i shkëmbinjve magmatikë, si dhe nga metamorfizmi i shkëmbinjve sedimentarë kryesisht prej rërave dhe ranorëve. Gnejset janë shkëmbinjtë metamorfikë më të përhapur dhe shpesh zënë sipërfaqe të mëdha.
Reshpet janë shkëmbinj kokrrizorë me rreshpëzim të hollë, me sipërfaqe rreshpëzimi të lëmuara ose të përkulura varsisht nga shkalla e metamorfizmit. Kanë përbërje të ndryshme dhe emërtohën sipas emrit të mineralit kryesor shkëmbëformues në rreshpe kloritke, talkore, mikore, amfibolitike etj. Të gjitha ato përmbajnë edhe kuarc si dhe materiale të tjera, kanë ngjyra të ndryshme sipas përbërjes. Formohen nga metamorfizmi i shkëmbinjëve të ndryshëm magmatik e sedimentarë, shkëmbinjëve argjilor, rënorve argjilorë dhe i konglomerateve, i tufave vullkanike, rioloteve, bazalteve etj.
Filitet janë shkëmbinj argjilorë të metamorfizuar, të përbër kryesisht prej sericiti dhe kuarci, kanë ngjyrë jeshile, të kuqrremta, hiri dhe të zezë. Për shkak të rreshpëzimit qahen në pllaka të holla dhe janë të shëndritshme.
Mermeri formohet nga rikristalizimi i gëlqerorëve dhe nganjëherë i dolomiteve nën veprimin e temperaturës dhe të tysnis së lartë. Shkëmbi është me kokrriza të njëtrajtshme, i përbër gati krejtësisht prej kalciti. Mermeri gërvishet lehtë dhe reagon vrullshëm me acidin klorhidrik.
Ngjyra e mermereve mund të jetë e bardhë, e verdhë, hiri, trëndafili e kuqe, vishnje etj. Përdoret për zbukurime, skulptura etj.
Kuarcitet janë shkëmbinjë masivë kokrrizorë, të përbër kryesisht prej kuarci mund të përbëj edhe mika, klorite dhe disa minerale të tjera. Janë shumë të fortë dhe të qëndrushëm ndaj tjetërsimit.
Kanë ngjyrë hiri, të bardhë, të verdhë, trëndafile etj. Kokrrizat mund ti kenë mesatre ose të vogla. Formohen nga metamorfizmi i ranorëve kuarcorë. Kuarcitet përdoren si material veshës, për pregaditjes e betonit dhe të tullave zjarrduruese, në metalurgji etj.

go top