geokos.org

Përcaktimi i Kursit

percaktimi i kursit Përcaktimi i Kursit me Busollë , Këndi i drejtimit apo i njohur edhe si Kursi është këndi ndërmjet drejtimit të veriut dhe drejtimit në te cilin dëshiriojm ne të shkojm. Ne duhet ta vendosim Busollën mbi Hartë ashtu që vizorja e Busollës duhet të lidhë pikëqëndrimin dhe destinacionin, Derisa Busolla qëndron mbi Hartë, gjilpëra magnetike mund të injorohet krejtësisht, Busolla duhet të vendoset në atë mënyr që drejtimi i shigjetes te jet i drejtuar kah destinacioni pika B, prej këtij momenti Busolla nuk guxon më me u lëviz nga Harta, derisa ta caktojm kursin e dëshiruar, tash duhet me njerën dorë ta mbajm Busollën mbi Hartë në mënyr që mos të lëviz dhe me doren tjeter e rrotullojm diskun e rrotullues të busolles derisa Veriu i Busollës të jet paralel me Veriun e Hartes, gjithashtu vijat paralele të Busolles duhet të jen paralel me vijat e rrjetit gjeografik të Hartës, po ashtu duhet ta kemi parasysh Deklinacionin Magnetik dhe Meridian Konvergjencen, nëse vlerat e tyre jan pozitive apo negative, në Europë në përgjithësi Deklinacioni është pozitiv, pra tash ja hjekim kursit të Deklinacionit, sepse te ne në Kosovë, Deklinacioni Magnetik momentalisht është 4, 2°, tash e marrrim Busollën dhe e mbajm horizontalisht mbi bel, mandej sillemi edhe ne me gjithë Busollë derisa Gjilpëra Magnetike të futet ndërmjet vijave paralele të saj, më në fund shiqojm përpara dhe kërkojm në terren ndonjë objekt ndihmës si p.sh. në malet e dendura është pema druri më i afërt apo diçka të ngjajshme i cili duhet të jet drejt me shigjeten e kursit të Busollës, ndërsa në fusha të hapura kërkojm ndonjë Guri, Lis apo diçka që është statike që nuk lëviz, pastaj ecim deri te Objekti ndihmës, gjatë rrugës mos e humbëni nga syri objektin të cilin e keni marrur si shenjë, gjithashtu duke ecur deri te objekti nuk ka nevoj të shikoni më në Busollë, mirpo kursi i zgjedhur nuk guxon më të ndryshohet, gjat rrugës deri te objekti ndihmës nëse paraqitet ndonjë penges si p.sh. ndonjë Lumë, Moqal etj, mundeni ti shmangeni, pra nuk jeni të obligura të ecni drejt, por ta gjeni një rrugë të përshtatshme që ju konvenon juve, posa të mbërrini te objekti ndihmës, merreni Busollën në dorë dhe veproni njësoj si më parë dhe kërkone ndonjë Objekt tjetër ndihmës dhe kështu me radhë derisa të mbërrini në destinacionin e duhur, në rast se ka mjegullë të dendur dhe shikimi është i kufizuar, atëherë duhet që tër kohën ta mbani Busollën horizontalisht në Dorë pran Belit, pra Gjilpëra Magnetike tër kohën duhet të jet në mes vijave të Veriut të Busollës.
Para se të marrim ndonjë rrugë në Teren, duhet së pari të planifikojm mirë rrugën, rëndësi të veqant ka shkalla e Hartës, zakonishtë për udhtime të tilla preferohen Hartat me shkallë të lartë 1 : 25 000, kto Harta lexohen shumë qartë dhe shumica e objekteve si ato të ndërtuara ashtu edhe elementet natyrore janë të paraqitura në këto Harta shumë detalisht, pra para se të nisemi për rrugë kto gjëra duhet ti keni parsysh: Cilën rrugë duhet ta zgjedhim për të arritur në cilë, Si mundemi të arrijmë në CILË më së shpejti, rëndësi të veqant duhet ti kushtohet izohypseve dhe ekuidistances, sepse rruga më e shkurtë nuk është gjithmonë më e shpejtë, çfarë vendbanimesh gjenden përgjat rrugës, apo nuk ka vendbanime, a' ka ujë përgjat rrugës, nese ka, a' është ujë i rrjedhshëm Lumë , Kanal apo i qetë Liqen , Moqal, Pusë, çfarë pengesash mund të jenë përgjat rrugës dhe si mund t' ju shmangëmi këtyre pengesave, me çfar vegjetacioni kemi të bëj, sa është Mali i dendur, të gjitha këto elemente duhet ti llogariteni mirë në mënyr që rruga juaj të jet sa më e shkurtër dhe më e lehtë .
Orientimi në Teren, krahsimi Hartë - Terenë
Me Hartë mundemi ta përcaktojm drejtimin, nëse Hartën e barazojmë me Objektet të cilat gjenden në hartë dhe Teren si p.sh. udhkryqi i ndonjë rruge, Urat e lumenjeve, Tunelet, Shpellat e ndryshme, përquesit elektrik të tensionve të larta etj, Harta duhet në atë mënyrë të rrotullhet derisa drejtimet nga vendndodhja me objektet e paraqitura në Hartë janë në një drejtim me objektet në Teren, këtu duhet të keni kujdes nëse Harta nuk është aktuale egziston mundsia që gjërat të cila janë të paraqitura në Hartë, ndoshta në Teren nuk ekzistojn më p.sh. Malet janë prer, rrugët kanë ndryshuar, janë ndërtuar vendbanime të reja etj, pra kto gjëra duhet ti ken i parasysh nëse harta është më e vjeteër se 5 vite .

Përcaktimi i Vendqëndrimit me prerje prapa

Para se të fillojmë për ta përcaktuar vendqëndrimin me ndihmën e ksaj metode duhet që harta të barazohet me objektet që gjenden në Teren, pra Harta duhet të rrotullohet në atë mënyrë që Veriu i Hartës të përputhet me veriun në Teren, si kusht kërkohet që nga vendi ku ndodhemi duhet të identifikohen së paku dy objekte të ndryshme në hartë dhe njëkohsisht në Teren, p.sh. nëse para nesh shihet një Kishë apo një përcaktimi i vendqëndrimit me prerje prapa Përcaktimi i i Vendqëndrimit me prerje prapa Xhami atëherë ky objekt duhet të figuroj edhe në Hartë, pastaj kërkojm parp ndonjë objekt tjetër p.sh. ndonjë udhkryq të ndonjë rruge apo ndonjë Urë, mirpo që përcaktimi i vendndodhjes të jet sa më i saktë, kërkohet që objektet të mos jenë në një vij si p.sh. njëra të jet në lindje, tjetra në Perendim, mirpo kërkohet që vijat e tërhjekura nga kto dy objekte të formohet përafërsisht këndi 90°, pra po e zëm që nga vendndodhja jonë në lindje kemi identifikuar një Urë ndërsa në Veri kemi identifikuar një Minare të një Xhamije, atëherë marrim Busollën në dorë dhe e drejtojmë kah njëri Objekt Ura në atë mënyrë që shigjeta e orientimit të Busollës të përputhet me drejtimin e Urës, tash e rrotullojmë diskunë rrotullues të Busollës derisa gjilpëra magnetike e Busollës të futet brenda vijave parale të veriut të Busollës, pastaj e korigjojm deklinacionin dhe konvergjencen nëse kemi Deklinacionin Pozitiv ku te ne është rasti atëherë ja shtojm vlerat e deklinacionit, mandej e vendosim Busollën në Hartë ashtu që pjesa epërme e Busollës të jet pran Urës, këtu bëhet fjalë për Busollat të cilat janë të pajisura me vizore në të dya anët tash e lëvizim busollën derisa vijat e Busollës të vin paralel me vijat e rrjetit koordinativ të Hartës, mirpo jo me rrotullue diskun rrotullues të Busollës, por komplet Busollën në fundë e tërhjekim një drejtëz me laps të thjesht prej Urës, njësoj veprojmë me objektin tjetër, pikprerja e këtyre drejtëzave duhet të jet vendndodhja jonë. Në shumicën e rasteve edhe nëse kemi përcaktuar kursin e duhur prej A në B pa u mbështetur në objektet në te cilat gjinden në Teren lëvizja do të jet më e vështir, mirpo nëse i shfrytëzojm objektet ndihmëse në Natyrë marshi jonë do të jet shumë më i sigurt kjo bëhet me ndihmën e vijave anësore.
Çka janë vijat e anësore, Vijat anësore janë Tipare Natyrore të cilat janë të paraqitura në Hartë, ato mund të jenë: Rrugë Malore, përques të energjis elektrike, Lumë etj, vija anësore qëndron në njërën anë të marshit tim dhe më kap nëse unë dal jashtë kursit të planifikuar p.sh. Vendndodhja jonë është e njohur dhe ne kemi marrur si cilë një Antenë për shpërndarjen e valve të Telefonis Mobile, mirpo Antenen nuk mundemi me mbajt tër kohën parasysh sepse jemi duke ecur në një Malë të dendur, paralel me destinacionin tan rrejdh në një prrua malorë i cili kalon në drejtim të Antenës, pra edhe nëse nuk mundemi tër kohën ta mbajmë drejtimin e duhur, për shkak të dendësis së pyllit ne mundemi të lëvizim pa frikë majtas apo djathtas pra cik - cak kurs pa u trembur se mundemi ta humbim rrugën, për arsye se kemi vijën ansore, në kët rast pra një prrua malor, nëse kemi gabura patjeter do tatakojm prronin ku pastaj sipas tij mundemi parp të riorientohemi derisa të mbrrijm në cilë të duhur.

Si mundemi ti tejkalojm pengesat të cilat paraqitën në rrugë

në Natyrë shpeshherë paraqiten pengesa Natyrore të cilat janë të pakalushme, çka duhet bër për t' ju shmanger këtyre pengesave, ekzistojn disa mundsi:
Së pari duhet të planifikohet se çfarë pengesash mund të paraqiten dhe si mundemi ti tejkalojm këto pengesa, në radhë të parë e ndajmë rrugën në disa distanca të shkurta, me objekte të dukëshme natyrore, kto objekte duhet të jenë mundsisht afër rrugës, gjithashtu duhet të figurojn edhe në Hartë kjo metod ka nj përparsi sepse tejkalimi i pengesave me Busollë edhe nëse gabojm dikund mundemi ta korigjojmë vetëm gabimin e fundit, si pika ndërmjetsuse në mes vendqëndrimit dhe cakut preferohen më së shumti kto objekte: Drunjë të cilët qëndrojn vetëm , dhe janë në Hartë të paraqiturë, vendbanime të vetmuara, Shtylla të Përquesve të tensionit të lartë, kryqzim i rrugëve etj, përparsi e ksaj metode është se caqet ndërmjetsuese trajtohen njësoj si caku final, rruga deri te caku ndërmjetsues është shumë më e shkurtërse sa caku kryesor, kështu që mundsia për të arritur te caku ndërmjetsues është shumë më e madhe, edhe nëse kemi devijuar nga rruga korigjimi bëhet shumë më leht, kur të arrijmë te caku ndërmjetsues prap kemi fituar një vendndodhje të re .
Mënyra tjetër për t' ju shmangur pengesave të mundshme që paraqiten në rrugë bëhet vetëm me Busollë pa Hartë, kjo metod funksionon kështu; me ndihmën e Busollës e llogarisim një kënd prej 90° dhe shkojm majtas shigjeta e kuqe apo djathtas për t' ju shmanger pengeses në Natyrë, prej momentit kur kemi filluar të ikim pengesës në të majt apo në të djathtë duhet ti numrojm hapat derisa ta shohim se tash pengesa nuk qëndron më para neve, tash duhet të ecim për rreth pengesës shigjeta e kaltërt sipas kursit të vjetër derisa ta kalojm pengesën komplet , për të arritur prap në Kursin e vjetër duhet që me ndihmën e Busollës ta llogarisim këndin prej 270° dhe të ecim po aq hapa sa kemi ecur kur jemi shmangur në fillim nga kursi i parapar ( shigjeta e kuqe ) , në fundë kemi arritur ti shmangemi pengesës me sukses dhe kemi arritur prap në kursin e vjetër shigjeta e gjelbërt dhe mundemi të vazhdojm rrugën që kemi filluar drejt cakut final.

Përcaktimi i Pjerrtësis së Terenit - Profilit

Nese marrim një rrugëtim në një Vend të panjohur dhe nuk e kemi planifikuar mirë rrugën, përcaktimi i pjerrtësis profilit Përcaktimi i Pjerrtësis, pra nuk e kemi lexura me kujdes Hartën se çfar pengesash munden të parqiten gjatë rrugës si dhe nuk e kemi llogaritur pjerrtësin e Terenit pa dyshim se do të hasim në vështirsi, prandaj përcaktimi i pjerrtësis së Terenit ka rëndësi të veqant, sepse vetëm ata të cilët e lexojn Hartën paraprakisht me kujdes nuk do të ken telashe kur të dalin në Natyrë. Profili apo Pjerrtësia e Terenit mund të paraqitet Numerikisht dhe Grafikisht, Profili i Terenit caktohet në bazë të izohypseve dhe dendësis së tyre, pastaj Pjerrtësia mund të përcaktohet në përqindje () apo gradë - shkallë (°).
Paraqitja e pjerrtësis në Përqindje bëhet kështu: Së pari matet distanca në Hartë mes pikës A dhe B në centimetra pastaj gjendet ndryshimi i lartësive mbidetare të këtyre dy pikave disneveli, pastaj vlerat e disnivelit i pjestojm me distancen në mes pikës A dhe B , në fundë rezultatin e këtyre vlerave e shumëzojm me 100 sa për ilustrim po e marrim një shembullë konkret.
Pjerrtësia në Përqindje
α = Dh / d × 100
Pjerrtësia në Grad -Shkallë
α = arc tan ( Dh / d )

Shkalla e Hartës (P) = 1 : 25 000 ,
Disniveli (Dh) = ndryshimin në mes të lartësis mbidetare të pikës (A dhe B) në metra ,
Distanca (d) = largësia në mes pikës (A dhe B) në metra ,
Dh = 179 m
d = 3000 m
Distanca në Hartë në mes pikës (A dhe B) është 12 cm, ndërsa shkalla e Hartës është 1 : 25000, kjo rrjedh se 1cm në kët Hartë = 250 metra në Natyrë,
12 × 250 = 3000 m apo 3 km,
α = 179 / 3000 × 100
α = 5,96%
ndërsa në (Grad - Shkallë)
α = arc tan (179 / 3000)
α = 3.41°
Disa Pjerrtësi në Krahasim: 4% (= 2,3°) është maksimumi i pjerrtësis për Autoudhët moderne,
10% (= 5,7°) i përballon një Biciklist normal,
ndërmjet 10% dhe 18% janë rrugët magjistrale të cilat kalojn nëpër Alpe,
nga 30% (= 17°) munden Automobilat të ngjiten vetëm me shpejtësin e parë,
Pista e Skitarve fillon nga 25% (= 14°), nga 40% (= 22°) llogaritet si pjerrtësi me vështërsi të mesme, ndërsa nga 55% (= 29°) numrohet si Pistë me vështërsi të lartë,
100% nuk është vërtikalisht, mirpo (= 45°)
nga 70° (= 275%) janë muret shkëmbore dhe mund të thuhet se janë vërtikalisht,

Si lexohen Koordinatat Gjeografike Lat & Long nga Harta

Koordinatat Gjeografike Lat - Latitude dhe Long - Longitude mund të përcaktohen në Hartë, nëse Harta ka një rrjet të tillë Koordinativ, në bazë të Koordinatave qofshin ato Gjeografike apo Kënddrejta - Ortogonale mundet të lokalizohet çdo pikë në Hartë. Egzistojn disa metoda me anë të cilave munden të lexohen Koordinatat Gjeografike, mirpo ne do ti prezentojm vetëm dy metoda sepse nuk janë te komplikuara. Sipas metodës së parë shkalla e Hartës nuk luan kurfarë roli, gjithashtu Harta mund të jet e zmadhuar, e skenuar apo mund të jet vetëm një pjes e Hartës , derisa me metodat tjera shkalla e Hartës duhet të jet e njohur. Sipas metodes së parë bëhet interpolimi i distances prej vijes së rrjetit koordinativ të Gjërsis Gjeografike deri te vija tjeter e Gjërsis Gjeografike, si dhe distanca prej vijes së Gjërsis Gjeografike deri te pika e dëshiruar, distanca te Gjërsit Gjeografike në hemisferën Veriore numrohet prej posht - lartë sepse ashtu shkojn duke u rritur edhe paralelet, njësoj duhet vepruar duke matur distancën prej linjës së meridianit deri te meridiani tjetër, si dhe distancën nga meridiani deri te pika e dëshiruar. Në hemisferën lindore distanca e meridianeve matet nga ana e majtë në të djatht sepse ashtu shkojn edhe Meridianet duke u rritur.
Sa për ta kuptuar më mirë metodën e parë, në vijim do ta marrim një shembull konkret se si lexohen koordinatat gjeografike nga Harta sipas metodes së intrpolacionit ...
Nxjerrja ( Leximi ) i Koordinatave Gjeografike nga Harta
Lat → CP × DP / CD = Delta Grad
Long → AP × DM / AB = Delta Grad
CP = Segmenti i matur prej Paraleles jugore (poshtë) deri te pika (P) ,
CD = Segmenti i matur në mes dy Paraleleve,
DP = Distanca në mes dy Paraleleve (në kët Hartë është 15′)
AP = Segmenti i matur prej Merdianit Perendimor (majtas) deri te pika (P)
AB = Segmenti i matur në mes dy Meridianeve ,
DM = Distanca në mes dy Meridianeve (në kët Hartë është 15′)
percaktimi i koordinatave gjeografikeLeximi i Koordinatave Gjeografike nga Harta, Metoda I
CP = 2 , 61 cm
CD = 5 , 22 cm
DP = 15’
2 ,61 × 15 / 5 , 22 = 7 ,5
çka do të thot ky rezultat (7 , 5) ?
vlera (7′) tregon minutin, pra tash ja shtojm minutit ( 15 + 7 = 22 ), ndërsa vlera e mbetur 0,5 janë sekondat, tash e shumzojm (0,5 × 60 = 30″)
Lat = 42° 22′ 30″
AP = 2 ,35 cm
AB = 4 , 14 cm
DM = 15’
2,35 × 15 / 4 , 14 = 8 , 51
njësoj veprojm si më lartë, pra ( 30 + 8 = 38′ ), ( 0 , 51 × 60 = 30, 6 ≈ 31 )
Long = 21° 38′ 31″

P = Lat 42° 22′ 30″ - Long 21° 38′ 31″

Si Lexohen Koordinatat Gjeografike nga Harta metoda II

Kjo metodë për leximin e Koordinatave Gjeografike nga Harta është shumë më praktike, prandaj edhe preferohet të përdoret, mirpo kjo metodë ka një dobësi, sepse nevoitet patjeter shkalla e Hartës, pra nëse shkalla e Hartës është e panjohur nuk mundemi me përdor kët metodë, por si alternativ kemi metoden tjetër që e mësuam më sipër, posaqërisht vlen të theksohet se me anë të kësaj metode saktësia e përcaktimit, respektivisht leximit të Kooordinatave është shumë më e madhe se sa çfrado lloj metode tjeter.
Formula më poshtë nevoitet për ta llogaritur lartësin dhe gjërsin e Minutave për çfardo lloj Harte, pa marrë parasysh se çfarë Shkalle mund ta ket Harta.
Lartësia = 1, 852 x 100000 : Shkallën e Hartës
Gjërsia = Vlerat e Lartësis x cosinus Gjërsia Gjeografike
Sipas Formulës rrjedh se 1′ për Hartën me shkallë 1 : 50 000 në Gjërsin Gjeografike 42° Vërtikalisht është 3, 7 cm dhe Horizontalisht është 2,74 cm , sepse
1, 852 x 100000 : 50000 = 3, 74
3, 7 x cos 42 = 2, 74
,
Sa për ilustrim do ta marrim një shembull konkret. Kërkohet ti lexojm Koordinatat Gjeografike për kët Pikë P të Hartës me shkallë 1 : 50000 ?
si lexohen koordinatat gjeografike Leximi Koordinatave Gjeografike nga Harta Medoda II Distanca nga Paraleleja φ = 42° 20′ deri te pika P = 2, 57 cm,
Distanca nga Meridiani λ = 21° 45′ deri te P = 1, 88 cm ,
(2, 57 : 3, 7 X 10 = 6, 95), së pari një sqarim pse po e shumzojmë pikrisht me 10, sepse rrjeti i paraleleve në kët rast është i ndërtuar nga 10′, shuma 6, 95 është në decimal minuta, tash nevoitet me konvertue në minuta dhe sekonda , shifra 6 gjendet në katrorin në mes minutave 20′ dhe 30′, ndërsa vlerat e mbetura në kët rast 0, 95 shumzohet me 60 = 57, pra rezultati për Gjërsin Gjeografike është : φ = 42° 26′ 57″ tash nevoitet ti gjejm Koordinatat e Gjatësis Gjeografike 1, 88 : 2, 74 x 15 = 10, 29, e kemi shumëzuar me 15, sepse rrjeti i Meridianeve në kët Hartë është i formuar nga 15′, tash nevoitet kto vlera me i konvertue në minuta dhe sekonda, pra vlera e minutit 10′ duhet ti shtohet katrorit të minutit 45′, ndërsa mbetja 0, 29 shumzohet me 60 = 17, pra rezultati për Gjatësin Gjeografike është : λ = 21° 55′ 17″ Pika e kërkuar P në kët Hartë gjendet në këto Koordinata:

P = Lat 42° 26′ 57″    Long 21° 55′ 17″

Bartja e Koordinatave Gjeografike Lat & Long në Hartë

Më lartë mësuam se si lexohen - nxirren Koordinatat Gjeografike të një pike te caktuar nga Harta, ksaj radhe do ta mësojm të kundërten, pra vendosjen e Koordinatave Gjeografike në Hartë.
p.sh. nëse kemi përcaktuar vendqëndrimin tonë me ndihmën e GPS -it dhe tash duam ta Lokalizojm kët pikë në Hartë me këto Koordinatat Gjeografike Lat = 42° 13′ 09″ - Long = 21° 17′ 54″, në vazhdim nevoitet kjo Formulë, Vendosja e Koordinatave Gjeografike në Hartë
Lat → Delta Grad × CD / DP = CP
Long → Delta Grad × AB / DM = AP
Në fillim nevoitet me i konvertue minutat dhe sekondat e Paraleles Lat = 42° 13′ 09″ në vlera decimale, së pari i konvertojm vlerat e sekondav, pra 9 / 60 = 0,15, në fund i mbledhim bashkë vlerat e minutave dhe sekondave
( 13′ + 0,15″ = 13, 15 ),
Delta Grad = 13, 15
CD = 5, 22
DP = 15
13, 15 × 5, 22 / 15 = 4, 57
CP = 4,57 cm
vendosja e koordinatave në harte Bartja - vendosja e Koordinatave Gjeografike në Hartë Njësoj veprojm edhe me Parametrat e Meridaneve Longitude = 21° 17′ 54″, këtu është pak një ndryshim i vogël, sepse kemi të bëj me një vlerë të minutit i cili është më i madh se 15′, kur dihet se rrjeti koordinativ i Hartës në kët rast është i formuar nga 15′, pra nevoitet së pari me i zvogluar vlerat e minutit të cilat janë më të larta se 15′ në kët rast kemi 17′- 15′ = 2′ po të ishte p.sh vlera e minutit 42′ atëherë duhet me zbrit me 30′ sepse 42′ nuk gjendet brenda katrorit 15′, por brenda katrorit 30′ dhe 45′ , kët duhet ta keni gjithmon parasysh, në fund na ka mbetur me i konvertuar vlerat e sekondave në decimalminuta, (54 / 60 = 0,9) , tash i mbledhim bashkë vlerat e minutit dhe sekondit (17 - 15) + 0 , 9 = 2,9)
Delta Grad = 2,9
AB = 4, 14
DM = 15
2,9 × 4,14 / 15 = 0,8004
AP = 0,8004 cm
Pozicioni i kërkuar gjendet 4,57 cm në veri të Paraleles 42° dhe 8mm në lindje të Meridianit 21° 15′.

Si Bartën Koordinatat Gjeografike në Hartë metoda II

vendosja e koordinatave në harte Bartja e Koordinatave Gjeografike në Hartë, metoda II Se si bartën Koordinatat Gjeografike në Hartë sipas ksaj metode, më së miri len të spjegohet me anë të një shembulli.
Kërkohet që këto Koordinata Gjeografike të bartën në Hartë : Lat 42° 18′ 23″ dhe Long = 21° 40′ 47″
Së pari duhet konvertuar sekondat në decimal - minuta: 23 / 60 + 8 = 8, 38, sqarim (23) , janë sekondat , duhet pjestuar me (60) sepse 1 minutë ka (60) sekonda, (8) janë minutat e paraleles, mirpo pse 8 dhe jo 18, sepse rrjeti i minutave të Gjërsis Gjeografike në kët Hartë është i ndërtuar nga 10′ nëse kemi si në kët rast 18 minuta ja zbresim 10 minuta, sepse 18′ gjendet brenda katrorit 10 - 20, në fundë duhet shumzuar shumën: 8, 38 x 3, 7 / 10 = 3,1 cm. Njësoj duhet vepruar edhe me vlerat e Gjatësis Gjeografike, së pari duhet sekondat të konvertohen në decimal minuta, 47 / 60 + 10 x 2, 8 / 15 = 1, 92 cm
Pozicioni i kërkuar në kët Hartë gjindet 3, 1 cm në veri të Paralelës 42° 10′ dhe 1, 92 cm në lindje të Meridianit 21° 30′

Si Lexohen Koordinatat Ortogonale nga Harta me rrjet Gaus - Kryger

Sistemi Koordinatativ Ortogonal është një sistem koordinativ kënddrejt, te Sistemet Koordinative Kilometrike Ortogonale vlerat e para shenohen ato të Boshtit Y , derisa te Sistemi Koordinativ Gjeografik ishte e kundërta, gjithashtu te Koordinatat Ortogonale, Boshti X - Y paraqet të kundërten e asaj që e kemi mësuar në Gjeometri, pra vlerat e Boshtit X te Koordinatat Ortogonale paraqesin drejtëzen vërtikale apo distancen nga Ekuatori deri te vendndodhja, ndërsa Boshti Y paraqet drejtëzen Horizontale apo distancën nga Meridiani qëndror, Koordinatat Ortogonale janë shumë më praktike se sa ato Gjeografike, prandaj te Hartat për orientim apo në përgjithësi te të gjitha Hartat Topografike, zakonisht përdoren këto Koordinata, ndërsa Koordinatat Gjeografike janë të paraqitura te Hartat e Aviacioit si dhe te Hartat e Lundrimit, leximi i vlerave te Koordinatat Kilometrike është shumë më i lehtë dhe më i shpejt, posaqërisht vlen të theksohet se lokalizimi i vendndodhjes apo çfardo pike tjetër te këto Koordinatat është shumë më preciz se sa te Hartat që janë të përpiluara me ndonjë rrjet tjetër koordinativ. Shifra e parë e Boshtit - Y te Hartat me rrjet Gaus-Kryger paraqet Zonen, ndërsa 6 shifrat në vijim paraqesin distancën në metra nga Meridiani Qëndror, kurse vlerat e Boshti - X përbëhen nga 7 numra dhe paraqesin distancën në metra nga Ekuatori deri te pika e dëshiruar. Rrjeti Koordinativ te Hartat me Koordinata Ortogonale është i formuar prej katrorve të barabartë, ku secili prej tyre paraqet 1 km2 në Natyrë, se me çfrë dimensionesh janë të paraqitur këta Katror në Hartë, varet krejtësisht nga shkalla e Hartës, te Hartat me shkallë 1 : 25 000 një katror në Hartë përfshin 16 cm2 pra 4 x 4 cm, ndërsa te Harta me shkallë 1 : 50 000, një katror përmban 4 cm2 ose 2 x 2 cm2, te Hartat me shkallë 1 : 100 000 një katror përmban 1 cm2 dhe kështu me radhë. Vlera e Boshtit - Y të njohura gjithashtu si abshisa - Y është distanca e një Pike prej një vije vërtikale të rrjetit kordinativ në drejtim të lindjes, Vlera e Boshtit - X është distanca e një Pike prej një vije horizontale të rrjetit koordinativ në drejtim të veriut, Numrat e Boshtit - Y mirren poshtë dhe lartë nga kontura e Hartës, ndërsa Numrat e Boshtit - X merren majtas dhe djathtas nga kontura e Hartës,
Se si lexohen vlerat e Koordinatave Kilometrike nga Harta më së miri mund ta sqarojm me anë të një shembulli në vijim.
Shakalla e Hartës 1 : 25 000
Distanca Horizontale nga drejtëza vërtikale 7436 deri te Pika = 2, 54 cm
Distanca Vërtikale nga drejtëza horizontale 4708 deri te Pika = 1, 80 cm
Së pari duhet ta identifikojm se në cilin katror në Hartë gjendet Pika e kërkuar, në Hartë vrehet se Pika gjendet 2, 54 cm në lindje të drejtëzes vertikale 7436 si dhe 1, 80 cm në veri të drejtëzes 4708, tash nevoitet kto distanca ti shumëzojm me 250, pse pikrishtë me 250, sepse kjo Hartë ka shkallën 1 : 25 000, pra 1 cm në kët Hartë paraqet 250 metra në Natyrë.
2, 54 cm x 250 m = 635 m
1, 80 cm x 250 = 450
si lexohen koordinatat ortogonale nga harta Si Lexohen ( nxirren ) Koordinatat kilometrike nga Harta me rrjet Gaus Kryger Pika jonë gjendet në këto Koordinata: Y = 7436635 m dhe X = 4708450 m ,
Në fund një sqarim të rëndësishëm, Shifra e parë 7 e abshises - Y, paraqet numrin e zonës ndërsa mbetja tjetër 436635 paraqet distancen në metra nga Meridiani qëndror, mirpo në bazë të shifrave 436635 mund ta identifikojm se në cilën anë të meridianit qëndror gjendemi, në perndim majtas, apo në lindje djathtas. Vlerat më të mdhaja 500 000 gjenden në anën lindore të meridianit kryesor, ndërsa vlerat më të vogla gjenden në anën perendimore të meridianit kryesor. Në kët rast Pika gjendet në perendim të meridianit qëndror, Meridiani Qëndror gjithmon ka vleren 500 000 m, kjo rrjedh se: 500000 - 436635 = 63365 m, pra Pika në Hartë gjendet në zonen 7 dhe 63365 m në perendim të meridiani qëndror si dhe 4708450 m nga Ekuatori. Distancat në Hartë matën me vizore, mirpo egziston këndmatës special, me dimensione të ndryshme varsisht nga shkalla e Hartës, që shërben për matjen e Koordinatave Kilometrik nga Harta, Këndmatës të ndryshëm mundeni këtu me porosit nëse ju nevoitet maptools.com.

Si Barten Koordinatat Ortogonale te Hartat me rrjet Gaus - Kryger

Hartat me rrjet Koordinativ Kilometrik përdorim të gjër kan gjetur në Ushtri, Polici, te Ndihma e Shpejt, Kërkim Shpëtim, e tjera. Bartja e Koordinatave Ortogonale në Hartë bëhet shumë thjeshtë, zakonisht bartja e koordinatave bëhet nga GPS në Hartë, këtu duhet të keni parsysh se çfarë MapDatum ka Harta, parametrat e Elipsoidt të Hartës që e përdorni duhet që ti programoni në GPS ashtu që gjatë bartjes së koordinatave nga GPS në Hartë dhe anasjelltas të mos ket ndonjë diferenc në vlerat e koordinatave, nëse në GPS keni programuar prametra jo të njëjt si të Hartës, me siguri që GPS do të ju jap koordinata të gabuara, mua personalishtë më ka ndodhur diçka e njëjt, gjat një eskursioni në Bjeshkët e Nemuna me disa shokë, në një udhkryq malor morra GPS në dorë dhe dëshiroja ta përcaktoj vendndodhjen, një klik në GPS dhe menjëher lexova në display koordinatat X - Y, dhe gjatë bartjes së këtyre Koordinatave në Hartë ndodhi diçka e pa pritur, vendnodhja jon sipas koordinatave të GPS nuk ishte në udhkryq, por dikund 750m larg nga udhkryqi, natyrisht që menjëher e korigjova gabimin në GPS, mua më ka ndodhur ky gabim jo nga mosdija, por nga pakujdesia, mirpo çka të bëni nëse nuk e dini ku qëndron gabimi, dhe ju përpiqëni ta caktoni tër kohen pikqëndrimin tuaj në Hartë, mirpo koordinatat që i lexoni në GPS display nuk përputhen në Hartë, pra vëmendje të posaqme kushtoni MapDatum, unë tër kohën kam punuar me Harta të projeksionit Gaus Kryger, pra leximin e koordinatave nga Harta apo bartjen e tyre në Hartë, zakonisht si shembullë kam marrur Hartat me kët rrjet koordinativ, kohëve të fundit shumë Harta jan përpiluar me rrjet koordinativ UTM, edhe ky sistem është Ortogonal njësoj si Gaus Kryger, pra leximi dhe bartja e koordinatave bëhet njësoj si te Hartat me rrjet Gaus Kryger, prandaj nuk e shoh të arsyshme me ja kushtu ekstra një kapitull ksaj teme se si lexohen - barten korrdinatat te Hartat me rrjet UTM. Në fundë po e marrim një shembullë konkret se si bartën koordinatat ortogonale nga GPS te Hartat që kanë rrjetin koordinativ Gaus - Kryger.
Kërkohet që këto koordianata të bartën në Hartë ?
bartja e koordinatave nga gps në hartë Si bartën Koordinatat kilometrike nga GPS te Hartat me rrjet GK Shaklla e Hartës 1 : 25 000, pra 1cm = 250 m
Boshti - Y ( easting ) = 7430824
Boshti - X ( northing ) = 4718801

Së pari duhet ta identifikojm se në cilin katror gjendet pikprerja e këtyre koordinatave, direkt nga Harta mundmi ta lexojm, se Pika gjendet brenda katrorit: 7430 dhe 4718, në fundë nevoitet që mbetjet e vlerave të Boshtit - X dhe Boshtit - Y ti pjestojm me 250.
824 / 250 = 3,296 dhe 801 / 250 = 3,204, pra pikaprejra e këtyre koordinatave gjendet 3,296 cm në lindje të drejtëzes vërtikale 7430 dhe 3,204 cm në veri të drejtëzes horizontale 4718. Po ashtu në YouTube kam publikuar një videoclip lidhur me kët temë. Parametrat MapDatum dhe Grid Format për Hartat me projeksion Gaus Kryger Zona 7 si dhe për shumë Harta të tjera, mund ti merrni nga kjo Tabellë !

go top