geokos.org

Busolla Magnetike

busolla recta Busolla Magnetike Së pari disa fjale rreth Busolles anglisht - compass, një ndër veglat më të vjetra për përcaktimin e drejtimit është Busolla Magnetike, besohet se Busolla e parë magntike është zbuluar nga kinezët, ndërsa në Europë ka fakte me shkrim se Busolla e parë është përdorur nga Hugues de Bercy nga viti 1190. Toka gjithsej është një Magnet gjigant, me magnetin verior dhe atë jugor, fusha Magnetike e Tokës është përafruar nga qendra dipole Magnetike, boshti i të cilit është i drejtuar për 11, 4° kundër boshtit të rrotullimit të Tokës dhe e shpon sipërfaqën e Tokës në pikat gjeomagnetike. Këto janë të vendosura në afërsi të poleve magnetike të njohur si polet gjeomagnetike, derisa pikat e tyre në vijat natyrore qëndrojn pingul, kto Pole e ndryshojn ngadal vendndodhjen e tyre me kalimin e kohës.

Drejtimi Veri

Ku është Veriu ? Kjo duket një pytje e thjeshtë në shikim të parë, Veriu është drejtim të cilin e trgon gjilpëra magnetike e Busollës, kështu mendojnë ata të cilët kanë pak njohuri me kët temë, mirpo nëse futemi pak më thell në kët qështje do ta vrejme se Veriu nuk është gjithmon Veriu, ekzistojn dallime në mes të Veriut Magnetik, Veriut Gjeografik dhe Veriu të Boshtit X, disa lloje të Hartave Topogarfike paraqesin llojet e Veriut me shigjeta të ndryshme. Fusha Magnetike e Tokës është e drejtuar kah Polet magnetike, kto Pole nuk qëndrojn paralel me Polet Gjeografike Gjilpëra Magnetike nuk e trgon Veriun Magnetik, Gjilpëra Magnetike orientohet kah liniat e fushave magnetike të Tokës, derisa kursi i saj ndryshon prej një vendi në vendin tjetër, gjithashtu ky kurs ndryshon permanet në tër Sipërfaqen e Tokës.
Veriu Gjeografik është veriu i vërtet Anglisht - true north, të gjitha Meridianet në Rrjetin Koordinativ Gjeografik janë të orientuara kah Veriu Gjeografik gjithashtu Veriu Gjeografik është i orientuar nga Ylli Polar, pra Ylli Polar gjithmon paraqet veriun e vërtet Gjeografik, te Hartat Topografike, Veriu Gjeografik zakonisht paraqitet me një Yllë që simbolizon Yllin Polar.
Veriu i Boshtit ( X ) Grid - North
Tregon drejtimin në të cilën shtrihen linjat vërtikalë dhe paralel të një drejtkëndëshi dydimenzionl p.sh. rrjeti Koordinativ Gauss Kryger, UTM etj. Veriu i Boshtit x dhe Veriu Gjeografik trgojn të njëjtin drejtim vetëm përgjat Meridianit Qëndror, Veriu i Boshtit x në Hartat Topografike paraqitet si një simbol dhe ka formën e kryqit apo të rrjetit, pra një vijë horizontale dhe një vijë vërtikale të cilat prehen në mes veti.
Veriu Magnetik
Gjilpëra Magnetike drejtohet kah vijat e fushave magnetike lokale të atij vendi, dhe ato takohen në polet magnetike të tokës dhe nuk janë paralel me polet Gjeografike. Vijat e Fushave magnetike nuk janë vija të të drejta të cilat shtrihen prej polit magnetik në polin tjeter magnetik, mirpo janë vija të lakuara, të cilat e ndryshojn ngadal pozitën e tyre, Veriu Magnetik në Hartat Topografike paraqitet si një simbol i cili e ka formën e gjilpëres magnetike.

Deklinacioni

deklinacioni magnetik Deklinacioni Magnetik Deklinacion Magnetik quhet ndryshimi i këndit në mes Veriut Gjeografik dhe Veriut Magnetik, Vijat e fushave magnetike apo te njohura si: Izogonet ndikojn drejtpërsëdrejti në drejtimin e Veriut, Izogonet ndryshojn për çdo vitë, dhe ato lëvizin me polet magnetike në drejtim të Perendimit. Pengesat lokale Magnetike ndikojn gjithashtu në Deklinacion, Vijat e Fushave Magnetike me Deklinacion quhën Agone. Gjilpëra e Busollës nuk drejtohet patjeter në Polin Verior Magnetik, por ajo orientohet në viajt e Fushës magnetike Lokale të atij Vendi, gjithashtu Deklinacioni nuk rritet nëse shkojm sa më afër polit Verior. Deklinacioni nuk guxon të anashkalohet sepse lëvizja prej pikës A në pikën B pa e llogaritur deklinacionin e këtij Kursi patjeter do të sjell në drejtim të gabuar varsisht nga Deklinacioni Lokal.
Në Europë Deklinacioni në përgjithsi nuk është shumë i madh mesatarisht dhe ai rritet për çdo vitë 6.4 ' Lindje pra kto vlera të Deklinacionit në distanca të shkurta munden edhe të injorohen, mirpo në disa Vende të Botës si p.sh. në SHBA, Afrikë të Jugut, Zelanë të Re, Deklinacioni Magnetik arrin mbi 20°, derisa në disa pjesë të Kanadës Veriore Deklinacion mbrrin deri 30°. Deklinacioni mund të jet Pozitiv Lindor si dhe Negativ Perendimor, Në Hartën e Botës ku janë të paraqitura Izogonet me ngjyrë të kuqe janë pozitive me ngjyrë të kaltërt janë negative. Nëse Këndi i matur në Natyrë është më i madh se Këndi i maturë në Hartë atëherë Deklinacioni është perendimor apo Negativ, ndërsa nëse këndi i matur në Natyë është më i vogël se këndi në Hartë Deklinacioni është Lindor apo Pozitiv.
Deklinacioni Magnetik i një Vendi mundet të përcaktohet në disa mënyra, nëpërmjet të internetit në kët Webfaqe mundni ta gjeni Deklinacionin e çdo pike në Botë, këtu duhet vetëm ti caktoni Koordinatat Gjeografike Lat - Long dhe automatikisht Softweri ju llogarit Deklinacionin e atij Vendi.
Mënyra tjetër është duke bër krahasimin ndërmjet këndit të matur në Hartë dhe këndit në Natyrë si p.sh. nëse Këndi i matur në Hartë ndërmjet pikës A dhe Pikës B është 250° ndërsa në Natyrë ky Kurs është 265° në kët rast Këndi në Teren qenka më i madh se në Hartë kjo do të thot se Deklinacioni është Perendimor apo negativ . Mënyra sipas Yllit Polar. Ylli Polar përputhet pikrisht me Veriun Gjeografik, Ylli i Veriut mund të vrehet që nga gjërsia gjeografike 10° dhe më lartë në hemisferën veriore, në gjërsit gjeografike më të ulta është vështirë të shihet, në Ekuator dhe hemisferën jugor nuk shihet aspak, në hemisferën jugore orientohen me grupin e yjeve të quajtur Kryqi i Jugut, i cil është simbol i disa Shteteve te cilat shtrihen në hemisferën jugore si p.sh. ky Grup i yjeve është prezent ne Flamurin e Australis, Zelandës së re , Brazilit etj. Ylli i Veriut gjendet leht nëse kemi gjetur Arushën e Madhe në latinisht Ursa Major, është një grup i yjeve i cili gjendet në hemisferën veriore, atëherë vetëm duhet ta imagjinojm distancën në mes dy yjeve të fundit të arushës së madhe, nëse kët distancë të imagjinuar e marrim si masë dhe e zgjatim edhe pesë herë në të njëtin drejtim do ta takojm një Yllë pak si të vetmuar, dhe ky është Ylli i Veriut apo Ylli Polar, këtu duhet cekur sepse shpesh kam pasur rastin me ndëgjue se gjoja Ylli Polar ndriqon më së shumti në Qiellin e Natës, për kët arsye edhe gjendet leht, kjo s' është e vërtet aspak, sepse ky Yllë nuk ndriqon asgjë më shumë se Yjet e Arushës së madhe.

Përcaktimi i Deklinacionit sipas Yllit Polar

Arusha e Madhe dhe Ylli i Polar Përcaktimi i Deklinacionit sipas Yllit Polar, bëhet në kët mënyrë: së pari duhet ta gjejm Yllin Polar, tash e drejtojm Busollën nga Ylli Polar, pastaj e lëvizim me dorë diskun rrotulllues të busollës derisa vijat e gjelbërta të Busollës të bien paralel me gjilpëren magnetike të busollës, Busollën duhet ta mbajm mundsisht drejt dhe horizontalisht, Këndi i formuar në mes Yllit Polar dhe Gjilpëres Magnetike është Deklinacioni Lokal i atij vendi, p.sh. nëse Ylli Polar përputhet me gjilpëren magnetike do të thot se deklinacioni është zero, mirpo nëse disku rrotullues i busollës tregon saktësisht 340° në drjtim të Yllit Polar, si në kët Grafikë atëherë mund të themi se, Deklinacioni Magnetik është saktësisht 20° Pozitiv, ndërsa nëse Ylli Polar është i barabart me 10° të Busolles në diskun rrotullues, atëherë Deklinacioni është 10° Negativ, kjo metod e përcaktimit të deklinacionit është shumë e saktë
Përcaktimi i Deklinacionit Magnetik sipas Diellit Një ndër metodat më të sakta sa i përket përcaktimit të Deklinacionit Magnetik është ajo me anë të Diellit, derisa me anë të Yllit Polar përcaktimi i Deklinacionit ishte shumë i thjesht, me anë të Diellit është pak i komplikuar, nevoitet një Digitron - Kalkulator për ti llogaritur vlerat e Deklinacionit të Diellit, Barazimit Kohor, Kohen Lokale, si dhe Këndin e Orës.

Deklinacioni i Diellit ( D )

Me Deklinacioni të Diellit nënkuptojm kur Dielli në një Gjërsi të caktuar Gjeografike brenda vitit në mesditë qëndron pingul. Deklinacion zero është atëherë kur Dita dhe Nata janë të barabarta nga 12 orë, kjo ndodh dy herë brenda vitit, në fillim të Pranverës me 21 Mars dhe në fillim të vjeshtës me 23 Shtator, Vlerat më të larta të deklinacionit të Diellit janë atëherë kur Solstice arrin në Hemisferën Veriore 23, 44° me 21 Qershor ku edhe fillon stina e Veres dhe në Hemisferen Jugore -23, 44° me 22 Dhjetor ku fillon Dimri.
Barazimi Kohor ( BA ) ndryshimi i gjatësis së ditës brenda 24 orve të një dite nga mesdita dhe ditës tjeter në mesditë quhet Barazim i Kohes apo i njohur edhe si Ekuacion Kohor. Për shkak të pjerrtësis që ka boshti i Tokës dhe për shkak të Ekliptikes ditët e vitit janë të ndryshme, disa janë më të gjata dhe disa më të shkurta.
Ora Diellore në bazë të pozitës së Diellit mundemi ta përcaktojm Kohën e saktë në minuta, Koha Diellore më së miri vërtetohet kur Dielli gjindet pingul apo ma mir me than 100% në Jug të atij Vendi, Dielli brenda 24 orve kalon neper secilin Meridian, mesi i ditës për secilin vend llogaritet të jet në atë moment kur Dielli gjindet në Jug të atij vendi, para Industrializimit Ora e dores apo e Murit ka qenë e barabartë me Orën Diellore Lokale, pra Koha është përcaktuar me anë te Diellit për secilin Vend, pra secili Vendë ka patur kohën e vet, ku edhe në realitet është e sakt, por gjat kohës se industrializimit duke filluar me bashkpunue vendet e Botes ne mes veti kan vendosur që shum Shtete ta ken të njejtën zonë kohore, Globi gjithsej ka 24 zona kohore, derisa 1 zone kohore përfshin 15° Meridiane sepse Globi ndahet në 360° meridiane, dhe Toka sillet brenda 24 orve një her rreth boshtit të vet, pra 360 / 24= 15, Zona e parë apo zona zero e njohur ineternational si UTC-Universal Time Coordinated dhe si meridian qendror ka meridianin Zero, pra meridianin e greeniqit Greenwich, kjo zonë perfshin 7, 30° meridiane në lindje të meridianit zero dhe 7, 30° meridiane në Perendim të këtij meridiani, zona 1 apo UTC+1 fillon nga meridiani 7, 30° deri te meridiani 22, 30° dhe si Meridian qëndror eshte Meridiani 15° pra të gjitha vendet që gjenden brenda ketyre meridianeve kan kohë te njejet pra 1 orë perpara dhe keshtu me radhe, perpos UTC+1 kemi dhe UTC-1 me nje ore pas UTC , UTC-2 me dy ore prapa dhe keshtu me radhe, UTC-1 fillon nga meridiani 7,30° në perendim të greeniqit deri te meridiani 22, 30° në perendim te greeniqit ndërsa si meridian qendror llogaritet meridiani 15° në perendim të greeniqit dhe keshtu me radhë, ka edhe perjashtime të vogla në disa vende të Botes mirpo në shumicen e vendeve të Botes funksionon ky sistem, në kët Harte mundeni me pa se si është e ndar Bota në zona Kohore. Nepër Kosovë kalon Meridiani 21°, pra ne gjendemi ne zonen UTC+1, në vazhdim do ta përcaktoj Mesin e Ditës pra orën 12 për Prishtinën, për datën 30 Korrik me anë të formulës në vazhdim mundeni ta përcaktoni Orën Diellore për çdo vendë të Botës, tash nevoitet ndryshimi në mes meridianit qëndror dhe atij lokal, Meridiani Qëndror si tham më lartë për zonen UTC+1 ishte Meridiani 15° Lindje, ndërsa Meridiani Lokal është në kët rast Meridiani që kalon nepër Prishtinë 21°, pra diferenca e tyre na nevoitet në vazhdim, me anë të Formulës në vazhdim mundeni ta gjeni cilen do Diferencë të Meridianeve,
ML = Meridiani Lokal
MQ = Meridiani Qëndror
$$DM = ML - MQ$$
Diferenca e Meridianit është 21° - 15° = 6°, tash kët vlerë duhet ta shumzojm me 4 sepse një grad ka 4 minuta, vlerat për Barazimin Kohorë për tër vitin mundeni ti merrëni nga kjo Tabellë
OD = Ora Diellore
OL = Ora Lokale
BK = Barazimi Kohorë
DM = Diferenca e Meridianeve
$$OD = OL + 4DM + BK$$
$$\eqalign{ & OD = ? \cr & OL = 12 \cr & BK = ( - 6,4) \cr & DM = 24 \cr & OD = 24 + ( - 6,4) = 17,6\min \cr} $$
pra me 30 Korrik në Prishtinë mesi i Ditës, ka qenë në ora 12 : 18 min kur Dielli qëndron mbi Meridianin 15° atëherë është Ora 12 për pjesën më të madhe të Europës, pra edhe te ne, mirpo në realitet te ne Ora duhet të ishte tash 12 : 18 min.
Si bëhet konvertimi i ODOL , p.sh kërkohet që OD = 13 : 46 për 1 Gusht të knvertohet në OL UTC+1 , Formula në vazhdim vlenë
$$OL = OD - 4DM - BK$$
$$\eqalign{ & OL = ? \cr & OD = 13:46 \cr & DM = 24 \cr & BK = - {\rm{6}}.{\rm{3}} \cr & OL = 46 - 24 - ( - 6.3) \cr & OL = {\rm{28}} \cr} $$
pra Ora Diellore 13 : 46 me 1 Gushtë e konvertuar në Orë Lokale qenka 13 : 28
Këndi i Orës ( KO )
  —   Për ta llogaritur drejtimin e Diellit dhe lartësin e tij na nevoitet Këndi i Orës së Diellit, gjatë rotacionit të përditshëm që bën Toka rreth Boshtit të vet dhe rreth Diellit krijohet nje mardhënje ndërmjet Kohës dhe Meridianeve, ku si rezultat i tyre rrjedh se :
360° = 24h
15° = 1h
1° = 4
15 = 1
1 = 4
p.sh. 5h janë 75°, ose 258 janë 17h 12. Çdo Orë paraqet një Kënd të Orës së diellit, mirpo këndi i orës dhe drejtimi i Diellit nuk janë njësoj, sepse Dielli e ndryshon pozicionin e vetë ngadal gjatë ngritjes dhe gjatë zbritjes, me përjashtim ne mesditë. Për ta llogaritur vendndodhjen e Diellit është e nevojshme që Ora Diellore të konvertohet në në Kohë decimale, p.sh. OD = 19 : 36 ndërsa në decimal 19 : 0,6 sepse 36 / 60 = 0, 6
$$KO = OD * 15 - 180$$
p.sh. si ta gjejmë Këndin e Orës së Diellit ( KO ) për oren 10 : 15, së pari koha duhet të konvertohet në Orë Diellore ( OD ) pastaj të konvertohet në kohë decimale,
$$10,250 * 15 - 180 = - {30^o}$$
Deklinacioni Magnetik në bazë të Diellit përcaktohet kështu: së pari duhët që, Ora Diellore ( OD ) të jet 12 h pra kur Dielli gjendet në Jug, tash marrim diçka p.sh një Laps apo Shkop të hollë dhe e ngulim vërtikalisht në Tokë, nga këtu hija shkopit e luan rolin e Yllit Polar, pra e drejtojm Busollen nga Hija e Shkopit, mandej e lëvizim ngadal diskun rrotullues të busollës derisa gjilpëra magnetike të jet brenda apo paralel me vijat e gjelbërta gjegjësisht
vijat orientuese të busollës si në kët Grafik , këndi që formohet ndërmjet gjilpëres magnetike dhe drejtimit të hijes së shkopit është deklinacioni lokal i atij vendi, ai mund të jet pozitiv dhe negativ apo edhe mos të ket aspak Deklinacion, në raste të tilla gjilpëra magnetike është e drejtuar 100% nga hija. Në rast se Deklinacioni Magnetik është pozitiv, atëherë këndin e matur në Hartë duhet ta zvoglojm për aq grad sa është Deklinacioni, ndërsa këndin e matur në Natyr duhet ta rritim po ashtu për aq grad sa është deklinacioni matur për atë vendë.
p.sh. deklinacioni i matur sipas Yllit Polar apo ndonjë metode tjetër është pozitiv, këndi i matur në Hartë në mes pikës A dhe B është 139°, para se të fillojm të ecim në Natyr prej pikës ( A - B ) duhet zbritur Deklinacionin e matur pra gjithsj tash kemi 133°, ndërsa te deklinacioni negativ, vlen e kundërta.

Lindja dhe Perendimi i Diellit

Dielli si burim kryesor i energjisë, ngroh sipërfaqen e tokës dhe atmosferën me kohëzgjatje të ndryshme. Zgjatja e ditës është një faktorë tjetër që luan rol, pasi prej saj varet zgjatja e kohës me rrezatim diellor. Për shkak të formës që ka Toka, boshtit të pjerrët dhe rotacionit të saj, lindja dhe perendimi i Diellit nuk ndodh njësoj gjatë tër vitit, gati për çdo ditë Dielli lind dhe perendon në kohë të ndryshme në një vendë të caktuar. Në vazhdim mundeni që të përcaktoni lindjen dhe perendimin e Diellit me ndihmën e këtij SCRIPTI , së pari caktoni koordinatat gjeografike dhe programi llogarit automatikisht lindjen, perendimin e diellit, si dhe shumë procese të tjera për atë lokacion.

Meridian Konvergjenca

meridian konvergjenca Meridian Konvergjenca Meridian Konvergjenca është këndi ndërmjet Veriut Gjeografik dhe Veriut të Boshtit X apo internacional i njohur si Grid - North Vlera e Meridian Konvergjencës në Ekuator është zero dhe shkon duke u rritur sa më shumë që largohemi nga Ekauatori në drejtim të poleve si dhe sa më shumë që largohemi nga Meridiani Qëndror, Vlerat më të larta arrijnë në Gjërsi të larta Gjeografike, përkatësisht në kufijët e meridianeve, në rrjetin koordinativ UTM në gjërsit gjeografike mbi 50° vlerat e meridian konvergjencës arrijnë deri në 2, 3°, ndërsa vlerat maksimale mund të arrijnë deri .
Përcaktimi i Meridian Konvergjences
Së pari e sjellim diskun rrotullues të Busollës në 360 / 0, pastaj e vendosim Busollën paralel me nje Meridian i cli zakonisht te Harta Topografike gjendet anash, pastaj e vendosim Busollën paralel me nje vijë të rrjetit ortogonal, Këndi i maturë është Konvergjenca për atë regjion, kjo metod është shumë e leht dhe nuk nevoiten llogaritje të ndryshme, mirpo nuk është shumë e saktë, më saktësisht është nëse e masim Gjatësin e Hartës në mm, pastaj e llogaritim sa është devijimi në mes Meridianit dhe rrjetit Ortogonal lartë dhe poshtë, llogaritja bëhet në bazë të kësaj Formule .
DM = Devijimi nga Meridiani
GH = Gjatësia e Hartës
$$Konvergjenca = \arctan (DM:GH)$$
p.sh. Distanca në mes Meridianit dhe rrjetit ortogonal lartë = 17 mm , poshtë = 3 mm = 14 mm
DM = 14 mm , GH = 447 mm
Konvergjenca = arc tan ( 14 : 447 ) = 1,8° ≈

Inklinacioni

Përpos Deklinacinit nuk guxojm ta injorojm edhe Inklinacionin, ndërmjet poleve magnetike kalojn vijat e fushave magnetike të Tokës, vijat e fushave magnetike nuk kalojn horizontalisht, mirpo pjerrtësisht, kjo pjerrtësi në Horizontale quhet Inklinacion. Në Polet Magnetike Inklinacioni ka parametrat 90° ndërsa në tër Ekuatorin Magnetik është , Inklinacioni në Europën Qëndror është 65°, Vijat me Inklinacion të njëjt quhen Isokline. Vijat e fushave magnetike të cilat i lidhin te gjitha vendet me Inklinacion quhen Akline. Te Busollat e thjeshta Inklinacioni barazohet sepse gjysëmpjesa e jugore e gjilpërës magnetike është më e rënd se sa gjysëmpjesa tjeter veriore, kështu që ky lloj i Busllollave nuk mund të përdoret në Hemisferën Jugore. Gjilpëra magnetike do ta prek pjesën e poshtme të Busollës sepse Vijat e fushave magnetike do ta tërhjekin gjilpërën magnetike drejt Tokës, gjilpëra nuk do të mund të notoj ashtu si duhet, pra me një fjalë një Busollë e vetëme nuk mund të shërbej në dy Hemisferat, ekzistojn Busolla të veqanta për hemisferën Jugore.

go top