geokos.org

Harta Topografike

Hartografia është një Landë shkencore e cila merret me krijimin e Hartave si dhe përdorimin e tyre.
Hartografia ndahet në disa grupe: Hartografi Matematike, Hartografi e përgjithshme, Hartografi Tematike, Hartografi praktike si dhe Metahartografi. Hartografia Matematike ka për qëllim ndertimin e bazes matematike të Hartes, e cila ështe baza kryesor e seciles Hartë, posaqerisht për Hartat Topografike, pjesen matematike të Hartes e përbëjn; shkalla e Hartes, sistemi koordinativ si dhe projeksionet. Dega e Hartografis e cila merret me matjen e siperfaqeve, të këndeve quhet Hartometri, pjesen më të madhe në kët Homepage do tja kushtoj pikrisht Hartometris.
Hartografia e përgjithshme merret me përpilimin e simboleve, ngjyrave, po ashtu pjes e Hartografis së përgjithshme është Hartografia digjitale e cila merret me digjitalizimin e fotografive të perfituara gjat fotografimeve nga ajri.
Hartografia Tematike merret me paraqitjen e fenomeneve nga fushat e ndryshme siq janë: paraqitjet nga Gjeologjia, Gjeomorfologjia, Klimatologjia, Hidrologjia, Demografia etj.
Metahartografia merret me analizen teorike të paraqitura në Hartë
Çka është Harta? Definicioni i ICC- international cartographic conference thot se: Harta është fotografi e koduar e realitetit gjeografik, në të cilen paraqiten objektet apo fenomenet e zgjedhura . Hartat ndahen në Harta të trupave qiellor - Harta Astronomike si dhe në Harta të siperfqes Toksore në Harta Gjeografike.
Hartogarfimi, procesi i plotsimit të siperfaqes të shenuara me pika të hedhura në Hartë bëhet me shenja, simbole, ngjyra dhe përshkrimin e nevojshem të objektit. Ky proces quhet Hartografim.
Objektet që paraqiten në Hartë ndahen në dy grupe:

  • Objekte Fiziko Gjeografike :
  • Objekte Sociale, Ekonomike,

harta_topografike Ngjyra kafe paraqet izohypset, e kalterta hidrografin, e gjelberta vegjetacionin Objektet Fiziko-Gjeografiek që paraqiten në Hartë janë Objekete Natyrore konkrete: si relievi, hidrografija, vegjetacioni, kufijtë natyror në mes të objekteve. Objekete ekonomike, sociale-kulturore janë objeket të ndërtauara nga vetë njerzit si: vendbanimet, rrugët, aeroprtet, Objektet tjera janë të gjitha ato objekte të cilat duhen të paraqiten patjeter në Hartë. Në Hartë paraqiten edhe objkte plotsuse, të gjitha ato element të cilat gjinden jasht kornizes së Hartes janë elemente plotsuse, si shkalla e Hartes, nomenklatura, deklinacioni magnetik, konvergjenca etj.
Siperfaqja T ë gjitha figurat gjeometrike të rregullta dhe jo të rregullta i kan dy dimensione në rrafsh. Figurat kan gjatsin dhe gjërsin, për kët arsye ktyre elementeve mundet me ju percaktue sipefaqja.
Ngjyra në Hartë ka rëndësi shumë të madhe, ngjyrat të cilat paraqiten më së shpeshti në Hartë janë ngjyra e zazë, ngjyra e kaltert, ngjyra kafe, ngjyra e gjelbert, si dhe ngjyra e hirit. Ngjyra e zezë përdoret më së tepermi për paraqitjen e objekteve të ndërtuara siq jan rruget, vendbanimi etj, ndërsa ngjyra e kaltert paraqet hidrografin, pra lumenjet, liqenjet etj, ngjyra kafe paraqet izohypset dhe shkëbinjet me pjerrtësi të madhe, ngjyra e gjelbert paraqet vegjetacionin në përgjithsi, ngjyra e hirit paraqet hijet. Harta Topografike është paraqitje e zvogëluar e siperfaqes së caktuar të Tokes, e projektuar në rrafshin horizontal sipas metodes ortogonale. Harta Topografike zakonisht përdoren për planifikime hapsinore, urbanistike apo edhe për qëllime Ushtarake. Paraqitja e Relievit në Hartë nënkupton përfshirje e të gjitha ngritjeve, uljeve dhe formave të ndryshme të siperfaqes së Tokes. Mënyra e paraqitjes së Relievit në Hartë varet nga shkalla e Hartes, Hartat prej shkalles 1 : 500 deri në 200 000, relievi paraqitet me: Kuotë Izohypse, simbole dhe hijesim.

Elementet e Hartës

izohypset dhe ekuidistanca Vijat e Izohypseve dhe Ekuidistanca Izohypset janë vija të lakuara dhe të mbyllura të cilat i lidhin të gjitha pikat me lartesi të njejta mbidetare, se sa afer janë Izohypset njera me tjetren varet nga Shkalla e Hartes si dhe nga Tereni që paraqitet në atë Hartë. Izohypset kryesore janë zakonisht më të trasha dhe kan ngjyrë kafe apo ngjyrë portokalli, gjithashtu në mes izohypseve kryesore shpeshëher vrehen edhe izohypset ndihmëse te cilat janë vija pak më të holla dhe kan ngjyrë më të zbehet se sa izohypset kryesore.
Ekuidistanca rrjedh nga latinishtja aequus - njejt është distanca vertikale në mes dy izohypseve, Ekuidistanca varet nga shkalla e Hartes dhe Relievit, Ekuidistanca zakonisht shenohet në fund të Hartes dhe vlen për gjithë Harten, si për p.sh. Harta me Shkallë 1 : 25 000 ka ekuidistancen 10 m, ndersa Harta me Shkallë 1 : 50 000 ka Ekuidistancen 20 m. Distanca horizontale në mes dy izohypseve në Hartat Topografike quhet interval , Intervali paraqet dendësin e Izohypseve se sa janë të shpesha izohypset në atë Terren. Në bazë të intervalit dhe ekuidistances mund të llogaritet pjerrsia e terrenit apo shpesh thuhet profili që mund të shprehet në shkallë apo përqindje.

Paraqitja e izohypseve në Hartë dhe karakteristikat e saj

  1. Izohypset janë lakore të hapura apo të mbyllura varsisht prej Relievit, që i bashkojnë pikat me kuotë të njejtë ,
  2. Izohypset me kuotë të ndryshme nuk nderpriten në mes veti ,
  3. Izohypset në terene të rrafshta dhe në qafa mali mund të takohen në ms veti, por zakonisht largohen pak sa për efekte ,
  4. Sa më të dendura izohypset në mes veti, gjegjsisht sa më i ngusht intervali aq më i madh duhet të jet profili apo pjerrtësia e atij Terreni ,
  5. Sa më e vogel që është ekuidistanca në mes dy izohypseve, saktësia e paraqitjes së relievit në Hartë është më e madhe ,
  6. Çdo e 5 apo çdo e 10 izohypse paraqitet më e trash, dhe quhet izohypse kryesore, në të cilen shkruhet edhe kuata e saj ,
  7. Izohypset ndihmëse paraqiten në gjysmen e ekuidistances me vijë më të hollë ,
  8. Izohypset i nderprejn vijat karakteristike të Terrenit në kënde të drejta si p.sh. Lumenjet ,
  9. Objektet ndërtimore, rrugët, hekurudhat etj nuk përshkohen me izohypse, Izohypsja paraqitet deri në fillim të objektit dhe vazhdon në anen tjeter të tij ,
  10. Izohypset në Hartat Topografike paraqiten zakonisht me ngjyrë kafe, për efekte vizuale .

Paraqitja e Hidrografisë në Hartë

Me Hidrografi kuptojmë paraqitjen e të gjitha ujërave si elemente gjeografike në Harta. Në përgjithsi ujrat mund të ndahen në dy grupe, ujrat rrjedhse, sq jan; lumenjët, kanalet dhe ujrat e qeta, siq jan; liqenet, detet apo oqeanet, gjithashtu një ndarje tjeter e Hidrografis në Hartografi mund të jet në ujëra të ëmbel dhe të njelmët. Kahja e rrjedhjes së Lumenjëve paraqitet me nje shigjet, pra drejtimin e rrjedhjes së Lumit. Mënyra e paraqitjes të ujërave rrjedhëse varet prej gjerësisë së shtratit të tyre rrjedhës në Natyrë, varësisht nga shkalla e Hartes dhe gjërsia e shtrati të Lumit në Natyrë përcaktohet se a' do të paraqitet Lumi në Hartë me një vijë apo me dy vija.
Lumejët që kohë pas kohe thahen paraqiten me vija të kaltërta dhe të ndërprera, ndërsa puset dhe burimet e ujit paraqiten me një pikë të trashë, të gjitha objektet hidrografike paraqiten me ngjyrë të kaltert, thellsit e ujërave paraqiten me kuotë apo me izobate.
Izobatet janë vija të cilat i bashkojnë pikat me thellësi të njëjtë të ujërave kudo që paraqiten.

Paraqitja e Vegjetacionit në Hartë

Vegjetacioni është e tërë Bota bimore në siperfaqen e Tokes, e cila është gjithsesi e paraqitur në Harta Topografike, në Harta Topografike paraqiten siperfaqet me vegjetacion, pa vegjetacion si dhe siperfaqet e posaqme. Siperfaqet me vegjetacion janë siperfaqet me bimë natyrore të përhershme si pyjet gjethrënse dhe ato gjethmbajtëse, bari-kullosat, bimët e kultivuara etj. Siperfaqjet pa vegjetacion janë të gjtha ato sipefaqe të mbuluara me rërë dhe shkëmbinjët e thatë, ndërsa sipërfaqe të posaqme janë moqalet e ndryshme ku disa prej tyre janë të kalushme disa jo. Paraqitja e vegjetacionit në Harta me shkallë shumë të madhe derinë 1 : 5000 d.m.th. në planet gjeodezike paraqiten të gjitha llojet e vegjetacionit sipas shenjave të caktuara, në këto Harta janë të paraqitura llojet e vegjetacioni të njohura si kultura bujqësore. Paraqitja e vegjetacionit në Harta me shkallë më të vogel se 1 : 50 000 reduktohet kryesishtë në Toka Bujqësore, ndëra në Hartat me shkallë 1 : 100 000 vegjetacioni përgjysmohet dhe paraqiten vetëm pyjet, ndërsa në Hartat 1 : 500 000 vegjetacioni nuk mund të paraqitet fare.
Paraqitja e Vendbanimeve në Hartë
Vendbanimet janë ndër elementet kryesore të Hartës dhe orientimit të saj në hapsirë, në përgjithsi vendbanimet ndahen në vendbanime me sistem Fshati dhe Qyteti. Se si do të paraqiten vendbanimet në Hartë varet komplet nga shkalla e Hartes dhe madhsive të objekteve.

Nëse një vendbanim që është paraqitur në Harten 1 : 25000, paraqitet në Harten 1:100 000 duhet të zvoglohet pë 16 herë, ose 64 herë nese paraqitet në Harten 1 : 200 000, kjo mund të sqarohet edhe kështu : siperfaqja në Natyrë prej 1km² është e paraqitur në Harten 1 : 25000 me 16cm² ndërsa në Harten 1 : 100 000 vetëm me 1 cm².

Paraqitja e Komunikacionit në Hartë

Me Komunikacion kuptojmë të gjitha mënyrat e bartjes së gjësendeve, të mjeteve, të energjis, informatave etj , prej një vendi në vendin tjeter. Në Hartat Topografike objektet e komunikaciont numërohen: rrugët toksore, pra edhe hekurudhat, nërsa në komunikacionin ujorë bëjn pjes Lumejtë, Liqenet si dhe Deti, nërsa në kumunikacioni ajrorë kuptohet Aeroprtet e ndryshme.
Së pari paraqiten rrugët dhe hekurudhat kryesore, të cilat janë lidhje kryesore dhe kanë gjërsi maksimale në atë kategorizim, pastaj kuptohet shkohet kah rendi më i ulët i rrugëve. Në Hartë nuk guxon të mbetet asnjë vendbanim pa rrugë dhe pa lidhje me vendbanimet e urbanizuara, rruga dhe hekurudha në gryka dhe kanione duhet të paraqitet me kujdes të veqantë, për shkak të saktësisë.
Rruget e kumunikacionit shënohen me emrat përkatës ose me symbole të caktuara, zakonisht në Hartat Topografike përgjat rruges shenohet edhe lloji i rruges me shkurtesë dhe gjërsia e saj si p.sh. A6 çka do të thot se rruga është e asfaltuar dhe është e gjërë 6 metra
lumi i kameniceEmri i Lumit shkruhet kryesisht sipas rrjedhjes Paraqitja e Kufijve në Hartë
Kufiri është një vijë e imagjinuar, apo edhe konkrete që paraqet ndarjet e ndryshme në Natyrë në mes të objekteve apo edhe ndarjet administrative dhe shtetrore. Kufijët tokësorë në Hartë paraqiten në tërë gjatësinë dhe mundsishtë me të gjitha kthesat, nërsa kufijët në ujra paraqiten të ndërprer.
Paraqitja e Emërtimeve në Hartë
Objeket e paraqitura në Hartë nuk do të jenë plotësishtë të njohura nese mungon emertimi i plotë i tyre, në Hartografi është rregullë e veqantë si duhet shenuar çfarë shkronjash duhet përdorur dhe me çfarë trashsie shkruhen emrat. Pozita e shkrimit të emrave në Hartë paraqet njëkohsishtë edhe shtrirjen e objektit gjeografik, si p.sh. emri i malit shkruhet sipas shtrirjes së tij, emri i lumit shkruhet kryesisht sipas rrjedhjes së tij, Vendbanimet shkruhen me shkronja të ndryshme, varsisht nga madhësia dhe dendësia e vendbanimeve, për të mos e ngarkuar Hartën me emra të gjatë, emrat në Hartat Topografike zakonisht shkruhen me shkurtime.
Siperfaqja e Hartës
Elementet përbërse të siperfaqes së Hartes janë : Elementet që gjinden jashtë Kornizes së hartes dhe Elemente që gjinden brenda Kornizes së Hartës. Elementet brenda kornizes së Hartës janë Rrjeti Koordinativ ai mund të jet gjeografik apo ortogonal, mirpo shumica e Hartave Topografike kanë të dy llojet e koordinatave, pastaj brenda kornizes gjenden edhe izohypset, pra vijate lakuara, ndërsa jasht kornizes së Hartes gjenden këto elemente: Shkalla e Hartës, Ekuidistanca, Ellipsoidi i Hartës, Deklinationi Magnetik, Meridian Konvergjnca, Viti i Botimit etj .

Kuotë quhet lartësia prej nivelit zero të detit deri në siperfaqen fizike të Tokes ku gjendet ajo pikë
go top