geokos.org

Gjeoidi - Elipsoidi

gjeoidi Toka ka formën e një Gjeoidi , Çfarë forme ka Toka ? në mesjet ka pasur mendime të ndryshme rreth formës së Tokës, disa kanë pasur mendimin se Toka ka formën e nje disku, formë sfere apo formë ellipsoidi, në realitet forma e tokës më shumë i ngjan një patate se sa një ellipsoidi, pra sipërfaqja e Tokës ka formë jo të rregulltë dhe ka formë të një Gjeoidi. Rrafshimi i vogël i Tokës në pole rezulton me një diferenc prej 20 km, ndërmejet rrezës së sferës së zakonshme dhe rrezës së poleve të matura, apo më mirë me than rrezja e ekuatorit është 1 / 300 më e madhe se ajo në pole. Për distanca të gjata dhe drejtime të sakta nevoiten modelle ekliptike të Tokës. Modelet Ekliptike përcaktojn një elipsoid mbi rrezen ekuatoriale dhe një mbi rrezen polare, në sipërfaqen e Tokës rrezja ekuatoriale është gjysëmharku kryesor internacional e njohur edhe si rrezja e gjatë semi-major axis dhe rrezja polare pranë gjysëmharkut kryesor e njohur si rrezja e shkurtë, apo internacional semi-minor axis. Modelet e tilla e paraqesin Tokën deri në 100 metra saktësisht duke u nisur nga niveli i detit, kështu arrihet deri te thjeshtësimi prej sipërfaqës fizike të Tokës deri te Elipsoidi që do ta përshkruaj Tokën. Niveli i detit është lartësia mesatare e oqeaneve, gravitacioni i Tokës luan një rol të rëndësishëm, duke u nisur prej asaj se garvitacioni nuk është i fortë njësoj në tër planetin atëherë ndryshon prej një vendi në vendin tjeter dhe në kët mënyr ndikon në paraqitjen e lartësive, ku si shkak i gravitacionit ndryshimi mund të jet deri në qindra metra, edhe nëse e tër sipërfaqja e Tokës do të ishte e mbuluar me ujë prap se prap Toka nuk do ta kishte formen e sferës apo elipsoidit për shkak të gravitacionit i cili nuk ndikon njësoj në tër sipërfaqen e Tokës, Elipsoidi si një figurë gjeometrike është i përshtatshëm për ta parqitur Gjeoidin i cili nuk ka formë të njëjt, në një trupë gjeometrik, në kët mënyr thjeshtësohet mundsia për ta paraqitur Tokën në Hartë. Për kët arsye nevoiten njohuri gjeometrike për ta paraqitur formën e Tokës në formë të një ellipsoidi, rrallë herë paraqesim tër sipërfaqen e Tokës në një Hartë, pra një elipsoid i vetëm nuk mjafton për kët arsye nevoiten elipsoide të tjera varsisht nga vendi për ta paraqitur sa më saktësisht Tokën në Hartë.

elipsoid Gjeoidi me Elipsoide të ndryshme Në figurë shihet kjart se një elipsoid i vetëm nuk mundet ti paraqes të gjitha pikat në sipërfaqen e Tokës p.sh. elipsoidi me ngjyrë të kaltërt përshtatet deri dikund me Gjeoidin në figurë i paraqitur me ngjyrë të gjelbërt, mirpo jo perfekt, ky elipsoid i kaltërt përafërsisht e paraqet elipsoidin WGS 84, ndërsa elipsoidi i kuq përshtatet shumë mirë lartë - djthtas, mirpo në përgjithësi jo mirë, derisa elipsoidi i gjelbërt nuk po përshtatet gati askund. Duke u nisur prej asaj se vetëm një elipsoid paraqet sipërfaqe të vogla të Tokës është edhe shkaku kryesor që sot kemi elipsoide referencuse të ndryshme në tër Botën, derisa në një Shtet të caktuar elipsoidi i caktuar përshtatet mirë në Shtetet tjra ky elipsoid nuk do të përshtatej askund. Elipsoidi referencues është i pavarur nga sistemi referencues Anglishtë - Map Datum, mirpo Sistemi Referencues bazohët nga një elipsoid referncues . Disa prej Elipsoidet Referencuese më të njohura janë këto : Besel 1841, International 1924, Helmert 1906, WGS84 ky Elipsoid ka te njejtin Emër si Map Datum, pra WGS84, mirpo ky rast është i veqant, përndryshe Elipsoidet në të cilat bazohet Map Datum kanë emra të ndryshëm . Me vendosjen e Elipsoidit është bër një hap në drejtim të formimit të Sistemit Referencues Map Datum.

elipsoid Zhvendosja e qendrës së Tokës Në figuren a vrehet se qendra e Tokës gjendet aty ku duhet të jet, pra në mes, në kët figurë është paraqitur Map Datum WGS 84 , ndërsa në figurën b qendra e Tokës është zhvendosur, llogaritja e vlerave me kët metodë është mjaft e komplikume, siq e dimë nga Gjeometrija se çdo pikë në Objektë tre dimensional është e formuar nga tri koordianata x, y, z. Map Datum WGS 84 Standard ka këto vlera
x = 0, y = 0, z = 0, mirpo nëse e zhvendosim qendrën e Tokës atëherë fitojm këto vlera në metra si p.sh.
x = 110 m, y = 84 m, z = 52 m zhvendosja mund të jet në anën negative, dhe pastaj fitojm vlera negative, nëse p.sh qendrën e zhvendosim në jug, atëherë koordinatat e boshtit
Y do të marrin vlera negative, nëse koordinatat X i zhvendosim në anën perendimore, atëherë X do të ket vlera negative. Me përcaktimin e Koordinatave Gjeometrike kemi bër hapin e dytë dhe të fundit në formimin e Map Datum.

Konvertimi i vlerave të Sistemeve Referencuese

Shumica e Hartave të reja të cilat krijohen sot, si Map Datum standard kan WGS 84, gjithashtu të gjithë aparatet GPS, Map Datum srandarde kanë WGS 84, mirpo çka të bëjm nëse Hartën të cilën e posedojm ka një tjeter Map Datum, ndërsa në GPS mungon ky Sistem Referecues, kur të them Sistem Referncues është njesoj si të them Map Datum, pra në ksi raste duhet me i konvertue vlerat e Sistemit Referencues që ka Harta dhe pastaj manuel ti japim në GPS ndërsa në User Datum duhet ti definojm 5 parametrat një nga një:
da, df, dx, dy, dz në rast se parametrat gjenden në kët Garmin Tabellë, atëherë vetëm i bartim kto parametra në GPS, Setup-Meny -- Navigation Nav Setup -- Map Datum - User, nëse nuk i gjeni parametrat e duhur në Garmin Tabellë, Parametrat dx, dy, dz janë identike me koordiantat gjeometrike të zhvendosjes së qendrës dhe munden së bashku me Elipsoidin Referencues parametrat e tyre të mirren nga kjo Tabellë, ndërsa për ti llogaritur vlerat që mungojnë da - df duhet të merren nga Tabella me parametra të Elipsoidit.
Parametri da është në Tabellë diferenca ndërmjet Semi-major axis a/2 në Shqip gjysëmharkut të madh të elipsoidit WGS 84 a / 2 = 6378137 dhe gjysëmharkut të madh të elipsoidit të kërkuar,
da = a / 2 WGS84 - a / 2 Ellipsoid
. Parametri df është diferenca ndërmjet flattening - f WGS 84, Elipsoid
f = 0,003352810665 dhe të ashtuquajturit flattening - f të elipsoidit të kërkuar, dhe në fundë e shumzojm me 10000, pra në bazë të ksaj formule i fitojmë parametrat df = ( f WGS84 - f Ellipsoid ) x 10.000,
da = a / 2 WGS84 – a / 2 Ellipsoid
df = (f WGS84 – f Ellipsoid) ∗ 10.000

Të gjitha Hartat e ish Jugosllavis kan qenë të përpiluara në bazë të Ellipsoidit Bessel 1841-Namibia emri i këtij Sistemi Referncues është Hermannskogel, sa për demostrim po e marrim një shembullë se si mund ti gjeni parametrat da - df, si tham më lartë gjithmonë provone në Garmin - Tabellë, nëse jan të gatëshme të gjithë parametrat, në rast se nuk keni Fat atëherë i shfrytëzojm te dy formulat, unë do të përpiqem ti gjej pikrisht parametrat da - df për Kosovë, edhe pse në Garmin Tabelë i kam vendosur të gjitha parametrat për Hermannskogel.

go top