geokos.org

Orientimi në Natyrë

veriu gjeografik me anë të hijes së shkopit Grafika 1, Përcaktimi i Veriut Gjeografik me anë të hijes së Shkopit, Orientimi në Natyrë pa mjete ndihmëse si: Harta, Busolla, GPS është Orientim jo shumë i sakët dhe nuk mundet të praktikohet në çdo kohë, sepse vetëm nëse Qielli është pak i mbuluar me re, menjëher kufizohen shumë mundsi. Paramendone se gjendeni diku në një Bjeshkë shumë largë nga civilizacioni dhe nuk e dini nga të shkoni, gjithashtu nuk keni me vete asnjë mjet për Orientim siq është: Harta apo Busolla, pra jeni total të paorjentuar. Së pari preferohet ta ruani qetësin dhe mos të bini në panikë, si mjete ndihmëse keni në dispozicion objekte që gjenden në Natyrë Diellin dhe Yjet, kjo metodë në vijim funksionon vetëm në Hemisferën Veriore nga Gjërsia Gjeografike 23, 5 ° — Tropiku i Gaforrës e sipër, për fatë të mirë Europa gjindet mbi Tropikun e Gaforrës, pra kët metodë mundemi me praktikue në tër Europën nëse vijm në situata të tilla.
Pra gjendeni dikund dhe nuk dini nga t ' ja mbani më tutje, po fillojmë ta gjejm hemisferën veriore me metodën më të sigurtë që egziston kuptohet pa Busollë apo GPS, si ndihmë marrim një shkop të drejt diku rreth 1 meter të gjatë, dhe dy shkopij të vegjël dhe diçka që zavendëson një litar. Kjo metodë e përcaktimit të hemisferës veriore fillon në mengjes, së pari ngulim shkopin vërtikalisht dikund ne një fushë ku Dielli depërton pa pengesa, pastaj ngulim shkopin e vogël aty ku përfundon hija e shkopit të madh. Fundin e shkopit të madh e lidhim me litar me shkopin tjetër të vogël, Litari duhet të jet i ngrehur plotësisht, pastaj me shkopin e vogël e vizatojm në Tokë një gjysëmharkë si në Grafik - 1, mandej duhet me prit deri sa të perendon Dielli.
Nga mesi i Ditës hija e shkopit të madh do të shkurtohet në maksimum, drejtimi lindje - prenedim Grafika 2, Përcaktimi i drejtimit Lindje - Perendim me hije të Shkopit , hija më e shkurtë e shkopit tregon Veriun Gjeografik, mirpo vetëm nëse gjendemi mbi gjërsin gjeografike 23, 5°. Më vonë fillon të zgjatet parp hija e Shkopit të madh dhe në mbrëmje Hija arrin ta prek kufirin e gjusëmharkut të vizatuar më par në Tokë, shikone Grafiken - 2 pastaj aty ku tangon hija gjysëmharkut duhet ta ngulni një shkop të vogël apo ta vendosni një Guri, vija horizontale e formuar në mes dy shkopinjëve të vegjël është drejtimi Lindje - Perendim, ndërsa në mes tyre linja vërtikale tregon drejtimin Veri - Jug. Egziston edhe një metodë tjetër e cila është shumë më e shpejtë dhe nuk nevoitet Litari dhe gjysëmharku, mirpo nuk është shumë precize dhe divijon sa më shumë që largohemi nga Ekuatori, po ashtu më duhet ta përmendi se kjo metodë mund të jet e saktë vetëm kur dita dhe nata janë të barabarta nga 12 orë. Pra ngulim prap një Shkop 1m të gjatë vërtikalishtë në Tokë dhe aty ku përfundon hija e shkopit vendosim një guri apo një shkop të vogël, presim 20 minuta dhe përsëri shenojm hijën e shkopit të gjatë dhe vendosim një guri tjetër, vija horizontale në mes dy hijeve të matura paraqet përafërsisht drejtimin Lindje - Perendim. Në rast se nuk kemi njohuri se në cilën hemisfer gjendemi atëherë duhet me përcjellur hijën e shkopit se në cilën anë po lëviz. Nëse hija e shkopit lëviz në anën e majt atëherë gjendemi në Hemisferën Veriore, në rast se Hija lëviz në anën e djatht atëherë gjendemi në Hemisferën Jugore.

Orientimi me anë të Yllit - Verior - Polar

Natën mundeni të orjentoheni sipas Yllit Polar, Ylli Verior gjindet saktësisht në Veri, ky Yllë gjendet lehtë nëse keni gjetur Arushën e madhe, Arusha e Madhe lat - ursa major gjithashtu gindet në hemisferën veriore, kërkoni dy yjet e fundit të Arushës së madhe që gjenden njri pas tjetrit, dhe tërhjekeni një linie të imagjinuar pesë herë të gjatë sa është distanca në mes dy yjeve të fundit të Arushës së madhe, kështu takoni Yllin Polar, i cili është i orientuar nga Veriu, nëse keni probleme për ta gjetur Yllin Polar shikone kët Foto dhe pastaj me sigurie do ta gjeni më lehtë.

Përcaktimi i Hemisferës Jugore ma ndihmën e Orës së Dorës

ora e dorës Përcaktimi i drejtimit Veri - Jug me ndihmën e Orës së Dorës , Me anë të Orës së Dorës mundeni të orjentoheni deri dikund, sipas Orës së Dorës mundeni ta caktoni drejtimin Veri - Jug, mirpo kjo metodë funksionon vetëm në Gjërsi të Larta Gjeografike, në Gjërsi të Ulta nuk është e saktë ndërsa në Ekuator dështon krejtësisht, sepse ndryshimi i Këndit të Orës ( KO ) dhe Orës Dillore ( OD ) rritet prej Ekuatorit në drejtim të poleve shumë shpejt. Së pari preferohet Dorën ta drejtoni nga Dielli në atë mënyr sa që Akrepi i vogël treguesi i Orëve të jet absolutikisht i drejtuar nga Dielli, tash përgjysmone këndin ndërmjet Akrepit të vogël dhe numrit 12 të Orës, ky drejtim është Jugu, këndi duhet të përgjysmohet sepse Toka brenda 24 Orëve sillet njëher rreth Boshtit të vetë, ndërsa Akrepat e Orës brenda 24 orëve rrotullohen dy herë. Nëse rastësisht keni me vete një Orë digjitale, atëherë e vizatoni një Orë me akrepa me kohën aktuale, nëse nuk keni laps dhe letër me vete për ta vizatuar Orën, mundeni ta vizatoni në Tokë, se si caktohet drejtimi Jug me ndihmën e Orës Analoge tash veq keni mësuar, pra veproni njësoj edhe me Orën e Vizatuar, edhe diqka mos harroni nëse kemi Orën verore duhet llogaritur një një Orë më pak. Po ashtu duhet të kni kujdes nëse gjendeni në Hemisferën Jugore, atëherë gjysëm këndi apo drejtimi në mes Akrepit të vogël dhe shifrës 12 nuk është Jugu, por Veriu.
ora e dores zavendeson busollen 132° = 22 min të Orë së Dorës , Ora e dorës ju ndihmon jo vetëm me caktue një drejtim, por me ndihmën e saj mundeni me mbajtur një kurs gati si me Busollë, këndi ndërmjet dy shifrave të orës është 30°, nëse shifrën 12 e shfrytëzojm si 0° - Veriu atëherë rrjedh se shifra 3 = 90° - Lindje, ndërsa shifra 6 = 180° - Jug dhe 9 = 270° - Perendim, kështu mundeni ti gjeni edhe drejtimet e tjera. Rrethi i plotë ka 360°, një shifër në Orë paraqet 60 minuta kohor, çka do të thot se 1 minut i orës paraqet këndin prej , po e marrim një shembullë, nëse kursi i kërkuar është 132°, 132 : 6 = 22, kjo rrjedh se kursi prej 132° është i barabart me minutin 22 të Orës së Dorës.
Përcaktimi i drejtimit në bazë të trungut të një druri të prer, rrathet e trungut nuk janë njësoj të gjër dhe nuk kan distanc te njejt njeri prej tjetrit, në anën veriore rrathet janë më të dendur, lëkura e drurit është më e vrazhdë nga veriu, në pjesën jugore te trungut rrathet e viteve janë më të gjër, kjo për shkak të rrezeve të Diellit. Deget e drunjeve në anen Veriore janë më të rralla se sa në anën jugore, bubrrecat (milingonat) zakonisht e ndërtojn shtëpin e tyre në anën jugore të drunjeve, Frutat e Pemëve piqen më herët në anën jugore të Pemës, në anën veriore të drurit myshqet janë më të theksuara, Në hemisferën Veriore në Gjërsi të mesme Gjeografike Parabola e Sateliteve nepër vendbanime duhet të jet e drejtuar nga jugu, gjithashtu rëndësi të veqant në orientim kanë Objektet Fetare dhe varrezat, p.sh te ne më së shumti vrehen Xhamit, Minarja e Xhamis është e ndërtuar në anën jugore të Xhamis, mirpo nuk do të thot se në tër Botën vlen kjo rregullë, Minarja e Xhamis duhet të jet e drejtur nga Meka e cila gjindet në jug - perendim te Arabis Saudite, çka do të thot se kjo rregullë varet prej pozitës gjeografike të vendit, për shembulle po e marrim një Qytet në Australi. Xhamit në Australi Minaret e tyre duhet të jen të drejtuara kah Veri - Perendim, Hyrja në Kishat Romake - Katolike është në Lindje, ndërsa te Kishat pravosllave hyrja eshtë në perendim, te varezat pravosllave pllakat përkujtimore të të vdekurve janë të vendosura në drejtim të Perendimit.

go top