geokos.org

Bazat e Klimatologjis

Klimatologjia është një shkencë ndërdisiplinore e Meteorologjis, Gjeologjis, Oqeanografis dhe Fizikës.
Ajo studion gjendjen mesatare të atmosferës të një vendi të caktuar si dhe proceste efektive brenda atij vendi. Degë të klimatologjisë janë: mikrometeorologjia, agroklimatologjia, klimatologjia pyjore, ajo mjekësore, e transportit, sinoptike etj.

Ndarja Vertikale e Atmosferës

troposfera , startosfera , mezosfera , termosfera , ekzosfera Troposfera, Stratosfera, Mezosfera, Termosfera, Ekzosfera . Atmosfera paraqet karaketeristika të ndryshme të temperaturës, densitetit dhe përmbajtjes me ngritjen në lartësi nga sipërfaqja e tokës deri në nivelet më të larta. Kryesisht për ndarjen e atmosferës meteorologët i referohen temperaturës. Ata fillimisht e ndanin në tre pjesë kryesore: troposferë 0-12km, stratosferë 12-80km, dhe në atmosferën e lartë nga 80 deri në afro 800 km. Aktualisht ndarja më e njohur dhe e pranuar tashmë është ajo në katër zona, e cila i referohet kryesisht shpërndarjes vertikale të temperaturës. Zonat quhen: Troposferë, Stratosferë, Mezosferë dhe Termosferë të cilat ndahen midis tyre prej tre shtresa të holla tranzitore të emërtuara : Tropopauzë, Stratopauzë dhe Mesopauzë, lartësia e të cilave është 1-2 km dhe ku përgjithësisht ruhet një gjendje qëndrueshmërie ose e thënë ndryshe pandryshushmëri në vlerat e treguesve të temperaturës.
Troposfera
Kjo është zona më e afërt me sipërfaqen e tokës. Ajo karakterizohet nga një gradient termik vetikal i parregullt, por që kryesisht zbret me ngritjen në lartësi. Temperatura e masës së ajrit pranë sipërfaqes së tokës është rreth 15°C e vlerësuar në shkallë globi dhe me ngritjen në lartësi ajo ulet me 6.4 ˚C për çdo 1 km. Në kufijtë e tropopauzës arrin vlerat -55°C deri -57°C. Troposfera përmbanë rreth ¾ e masës së atmosferës. Në këtë shtresë zhvillohen edhe të gjitha fenomenet më intensive dhe të dukshme që përbëjnë motin. Në vijim të kësaj shtrese ndodhet tropopauza. Trashësia e troposferës është 11km, temperatura nga +15°C-56°C, gradient vertikal i temperaturës rritet 0.6°C për çdo 100m.
Startosfera
Me fillimin e kësaj shtrese dhe deri në njëfarë lartësie, temperatura e masës së ajrit ruhet konstante për disa kilometra në vlerën -56°C. Rreth lartësisë 17-18km nga sipërfaqja e tokës, temperatura fillon e ngrihet lehtësisht. Nga kilometri i 30-t, ngritja fillon e bëhet më intensive. Ngritja fillon pra në lartësin 17-18 km dhe arrin maksimumin në kuotës e 48-49 km. Rritja e temperaturës midis lartësive 17 dhe 50 km i dedikohet pranisë së ozonit dhe oskigjenit atomik e molekular. Këto gaze thithin rrezatimin diellor me gjatësi vale në pjesën ultraviolet të spektrit dhe për pasojë atmosfera ngrohet pasi rritet veprimtaria e përshpëjtimi molekular. Trashësia është 39 km, temperatura sillet prej -56°C+ 50°C, Në lartësinë 48-50 km gjendet stratopauza.
Mezosfera
Kjo shtresë e atmosferës është rreth 30 km e trashë dhe karakterizohet me një ulje të fortë të temeraturës. Në lartësin 80 km shënohet vlera -75°C e temperaturës. Pas lartësisë 80 km ndalon ulja e temperaturës dhe rifillon rritja e saj. Deri në këtë lartësi atmosfera ka të njejtën përbërje kimike: 78% azot, 21% oksigjen dhe 1% gaze të tjera. Në vijim pason shtresa tranzitore e mezopauzës. Trashësia është 30 km , temeratura sillet nga + 50°C deri në -75°C.
Termosfera
Në këtë shtresë temperatura rritet në vijimësi. Ajo arrin vlera të larta deri në 100°C në kuotën 100 km nga sipërfaqja e tokës dhe në rreth 1000°C në lartësinë 300 km. Kjo zonë me temperature të larta quhet termosferë. Kufiri i sipërm i shtresës së termosferës arrin ne kuotën 1000 km nga sipërfaqja e tokës. Trashësia është nga 80 deri në 1000 km, temperatura e ajrit nga -75°C deri në mbi +1000°C .
Ekzosfera
Pas katër shtresave kryesore që u permendën më lartë vjen e ashtuquajtura ekzosferë, ku vërehen vetëm copëza atmosfere që ndjekin lëvizje rrotulluese të tokës dhe masës së atmosferës.

Faktorët e formimit të Klimës

Moti ndryshon nga një ditë në tjetrën dhe klima ndryshon nga një vend në tjetrin për shkak të ndryshimeve që vërehen në sasinë, intenzitetin dhe shpërndarjen në hapsirë të elementeve klimatike siq janë temperatura e ajrit, presioni atmosferike, lagëshita e ajrit etj. Cilat janë shkaqet e këtyre ndryshimeve? Përgjigjja është se ekzistojnë disa faktorë klimatikë, të cilët veprojnë me intenzitet të ndryshëm dhe në kombinime të ndryshme mbi çdo element të sipërpërmendur duke i krijuar atyre modifikime të ndryshme,të cilat shfaqen për ne, në variacionin e motit e të klimës që e vrojtojmë. Këto faktorë ndahen në dy grupe: kozmikë dhe gjeografikë .
Kozmikë, pasi varen nga forma dhe pozicioni i tokës në sistemin diellor.
Gjeografikë, pasi lidhen me karakteristikat thelbësore fizike dhe biologjike të sipërfaqes tokësore.

Faktorët Kozmike:
Lëvizja e tokës
Jashtëqendërsia e orbitës së tokës
Lëvizja rrotulluese 24 orëshe
Rrezet diellore dhe forma sferike e tokës

FaktorëtGjeografike:
Shpërndarja e tokave dhe deteve
Distanca nga deti
Rymat detare
Orientimi i masave kontinentale dhe i sistemeve malore
Relievi dhe ekspozicioni topografik
Liqenet
Karakteristikat e tokës
Vegjetacioni
Njeriu, si faktor veprues e modifikues i sipërfaqes së tokës

Faktorët Kozmik

ekuinoksi ne pranver dhe vjesht Kushtet e ndriqimit të Tokë në Ekuinoks . Energjia, që është burim i të gjitha fenomeneve meterorologjike që zhvillohen në atmosferë vjen nga dielli, por kushtet në të cilat çdo vend i rruzullit tokësor merr rrezatimin diellor nuk janë konstante në kohë, pasi ndryshojnë në varësi të rrotullimit të tokës rreth bushtit të vet dhe rreth diellit.
Lëvizja e tokës rreth diellit
Në lëvizjen vjetore, toka rrotullohet rreth diellit jo në formë rrethore por eliptike duke e realizuar një rrotullim të plotë në 365,25 ditë dhe me një shpejtësi mesatare 30km/sek. Gjithashtu plani i eliptikës me ekuatorin e tokës formon një kënd 23,27°. Lartësia e diellit mbi horizont ka rëndësi themelore pasi këndi i rënies së rrezeve diellore mbi sipërfaqen e tokës përcakton diferencat në prurjet e ngrohtësisë në të njejtin vend gjatë ditës, gjatë stinëve dhe në të njejtin moment në gjerësi të ndryshme gjeografike. Me ndryshimin e lartësisë së diellit në horizont, ne momente të ndryshme gjatë vitit vërehet dhe ndryshim i kohëzgjatjes së periudhës me ndriqim, që shprehet nga numri i orëve kur dielli qëndron në horizont. Dielli si burim kryesor i energjisë, ngroh sipërfaqen e tokës dhe atmosferën me kohëzgjatje të ndryshmë. Zgjatja e ditës është një faktorë tjetër që luan rol, pasi prej saj varet zgjatja e kohës me rrezatim diellor. Një informacion më i gjerë është paraqitur në tabelen më poshtë.

Lëvizja 24 orëshe e tokës
Lëvizja rrotulluese e tokës shkakton një ndarje të dritës dhe ngrohtësisë që vjen në tokë. Alternimi i ditës dhe natës është një faktorë me pasoja të caktuara për fenomenet që zhvillohen në atmosferë dhe në sipërfaqen e tokës. Kjo lëvizje bën që të vërehen ndryshime në temperaturat e natës me ato të ditës. Po ashtu ka zona ku ndryshimet vërehen edhe për reshjet, që sjellin pasoja në regjimin e lumejve dhe në vegjetacion.
Rënia e rrezeve diellore dhe forma sferike e tokës
Rrezet diellore gjatë kalimit në atmosferë pjesërisht thithen e pjesërisht devijohen e përhapen në të. Me zvogëlimin e këndit të rënies së rrezeve diellore trashësia e atmosferës që ato duhet të përshkojnë rritet. Forma sferike e tokës luan rol në shpërndarjen e sasisë së energjisë që vjen nga rrezet diellore. Sasia e energjisë që arrin në tokë është në varësi direkte të këndit të rënies së rrezeve dhe vlerësohet sipas formulës : E" =E' ∗ Sin i
Ku E' - është energjia e rrezeve diellore që kanë përshkuar atmosferën,
I – është këndi i rënies së rrezeve,
E" – është energjia e marrë efektivisht.
Kur Dielli është në zenit, thithja nga atmosfera është minimale dhe sasia e energjisë që arrin tokën është maksimale dhe ngroh me një intenzitet më të madh një njësi sipërfaqe.

Faktorët Gjeografik

Disa faktorë si shpërndarja e tokave dhe masës ujore, distanca nga deti, rrymat detare, orientimi i kontinenteve dhe i sistemeve të mëdha malore e shtrijnë influencën e tyre në hapsira më të mëdha, ndërsa të tjerët si relief, ekspozicioni topografik, karakteristikat e tokës, liqenet, vegjetacioni dhe njeriu konsiderohen si faktorë modifikues të sipërfaqes së tokës dhe kanë një fushë veprimi më të kufizuar.
Shpërndarja e tokave dhe deteve-kontrasti i tyre termik
Sipërfaqja totale e tokës është 510 milionë km2, ku 70.8% është ujë dhe 29.2% është tokë. Këto masa kanë kapacitete termike të ndryshmë. Masa e tokës është e ndarë në kontinente, ndërsa ajo ujore është një në shkallë globi. Masat e tokës kryesishtë janë në hemisferën veriore, ndërsa në hermisferën jugore janë vetëm 16% e tyre. Shpërndarja jouniforme e tokave dhe masës ujore ka një influencë të madhe mbi shpërndarjen e tipeve të ndryshme të klimave. Detet ftohen e ngrohën më ngadalë se tokat, pasi nxehtësia specifike e ujit është dy herë me e madhe se e tokës. Ngrohja e tokës bëhet vetëm nga sipërfaqja e deri në 20m thellësi. Në oqeanet dhe detet ngrohja është më e thellë pasi rrezet depërtojnë më në thellësi, ndërkohë që nga lëvizjet vertikale të ujit bëhet e mundur që ngrohtësia të transferohet më në thellësi.

Distanca nga deti
Detet me inercinë e tyre termike zbusin klimën e zonave përreth, ulin temperaturën dhe shkaktojnë një farë vonese të temperaturave ekstreme të vitit. Në zonat e ndikuara nga detet vërehet një zgjatje e periudhës së dimrit.P.sh në Japoni dimri është më i butë se në Kinë, por zgjatë më shumë për të njejtën gjerësi gjeografike. Pra në zonat bregdetare influenca e detit bën që të frenohet rritja e temperaturës në veqanti e atyre maksimale dhe ulja e atyre minimale.
Rrymat Detare
Ndikojnë mbi regjimin e temperaturave dhe të reshjeve. Rrymat e ftofta (polare) dhe ato të ngrohta ekuatoriale që lëvizin drejt meridianëve kanë rol të madh në shkëmbimin e ngrohtësive midis gjerësive të ndryshme gjeografike. Rrymat e ngrohta paraqesin një influencë më të madhe se ato të ftofta, pasi këto të fundit kalojnë në thellësi. Në brigjet norvegjeze p.sh vërehet një temperaturë +8°C dhe Alaskë +6°C më e madhe, kundrejt të njejtave zonave me të njejtën gjerësi gjeografike. Në të kundërtën brigjet lindore kanadeze preken nga rryma e ftoftë e Labradorit. Rrymat detare nuk ushtrojnë vetëm influencë termike, por ato kanë një rol të rendësishëm dhe në shpërndarjen e reshjeve. Rrymat e ngrohta ndikojnë në rritjen e lartësisë së reshjeve. Masa e ajrit që arrin në kontinent prej një deti relativisht të ngrohtë pëson mbi tokë një ftohje, gjë që e qon ajrin të lagët pranë pikës së kondensimit dhe për rrjedhojë rrit mundësinë e reshjeve e kundërta dukuri vërehet për dete të ftoftë.
Orientimi i masave kontinentale dhe i sistemeve të mëdha malore
Orientimi i masave kontinentale është një faktorë tjetër që ndikon në transformimin e karakteristikave të masave ajrore. Në Kili, zona perendimore e Andeve, preket më shumë nga reshjet, ndryshe nga ajo e Patagonisë së Argjentinës që është e thatë. Sistemet malore në Euroazi janë të orientuara kryesisht sipas paraleleve: Alpet, Kaukazi, Himalajet. Ato lehtësojnë lëvizjet zonale të masave ajrore, por paraqiten si pengesë për levizjet meridionale të masave të ajrit p.sh të atyre që vijnë nga zonat polare.
Relievi dhe ekspozicioni topografik
Reliefi paraqet rëndësi të veqantë. Me ngritjen në lartësi ulet temperatura dhe presioni. Në lartësi 3000m për gjerësin gjeografike mesatare sasia e ngrohtësisë së ardhur është e njejtë me atë të regjistruar në nivel deti në ekuator. Kjo ndodhë per arsye se rrezet duhet të përshkojnë një trashësi më të vogës të atmosferës -3000m që është edhe më pak e dendur, si dhe ndërkohë ato përshkojnë vetëm ajr të thatë e të pastër transparent Ndërkohë atmosfera në këto lartësi duke qenë më e rrallë e më me pak avuj, uji është e pa-aftë të thithë e të mbajë një sasi të madhe energjie, e për rrjedhojë temperature është më e ulët se në shtresat e atmosferës në nivele të detit. Me ngritjen në lartësi zvogëlohet dhe lagështia absolute, ndërsa ajo relative ndryshon në mënyrë të parregullr dhe deri në njëfarë kuote rritet.
Liqenet
Prania e pasqyrave ujore Brenda kontinenteve me një shtrirje të madhe mund të kontribojë për të bërë më të butë klimën e një zone kontinentale, pasi masat ujore veprojnë në drejtim të zbutjes së temperaturave ekstreme ditore ose vjetore. Gjatë ditës pranë brigjeve të liqeneve ajri është më i freskët ndërsa gjatë natës më i ngrohtë.
Karakteristikat e tokës
Temperaturat mesatare dhe bilanci i rrezatimit në një vend të dhënë varen nga tipi i tokës, nga përmabjtja e lagështisë në të, nga ngjyra e saj dhe struktura. Tokat e lagëta kanë një kapacitet termik më të madh se tokat e thata. Tokat ranore ose gurishtore e transmetojnë ngrohtësinë më në thellësi pasi ajri qarkullon më lirisht se sa p.sh në një tokë argjilore. Ngjyra. Sa më e errët të jetë aq më e prirur është ajo tokë të thithë energjinë diellore, ndërsa tokat e bardha me ngjyrë të hapur reflektojnë më shumë e për pasojë grumbullojnë më pakë energji. Një tokë me mbulesë dëbore që reflekton 80% të rrezatimit, sigurisht që ngrohet më pak.
Vegjetacioni
Mbulesa bimore është një faktorë shumë i rëndësishëm, pasi ndryshon mjaftë kapaciteti termik ose aftësia thithëse midis një toke të zhveshur dhe një të mbuluar me bimësi. Bimësia ndikon në zbutjen ekstreme termike dhe në ruajtjen e një shkalle më të lartë të lagështie. Në zonat pyjore p.sh ruhen temperature më të ulta se të zonave përreth. Pyjet lirojnë ose prodhojnë një sasi të madhe lagështie që ndikon në krijimin e një klime relativisht më të lagët e me zbutje të temperaturave ekstremale.
Njeriu si faktorë klimatik
Njeriu me njohuritë e tij shkencore, me pyllëzimet, me shpyllëzimet, me tharjen e kënetave, krijimin e liqeneve artificial etj, ka ndikuar në ndryshimin e kushteve klimatike të zonave të ndryshme. Krijimi i qendrave të mëdha urbane p.sh shoqërohet me ndryshime të treguesve të klimës.

Rrezatimi Diellor

gjatsia e valve te rrezatimit dielor Gjatësia e valve dhe emërtimet perkatse, të spektrit të rrezatimit, që arrin në kufijtë e jashtëm të atmosferës së Tokës. Rrezatimi diellore paraqet praktikisht burimin e vetëm të energjisë për atmosferën e tokës, pasi energjia që mund ti vijë asaj nga pjesa e brendëshme e litosferës nëpërmjet sipërfaqes së tokës është e papërfillshme. Dielli, diametrii të cilit është mbi 100 herë më i madh se diametri i tokës, rrezaton në hapsirë një sasi energjie që vlerësohet në 5,2∗1024 Kilokalori/minut prej sipërfaqës së tij. Planeti ynë që është mesatarisht 150 milion km larg, merr vetëm 0.5 të miliardën pjesë të të gjithë energjisë së rrezatuar, dmth 2kal/cm2min. Rreth 99% të sasisë së energjisë së rrezatimit diellor arrin në gjatësin e valëve që përfshihen midis vlerave 0.17 dhe 4 mikron, me intensitet maksimal në pjesën qëndrore te spektrit 0.4-0.7μ të rrezatimit të dukshëm. Në tërësi pothuajse gjysma e energjisë së rrezatimit diellor ndodhet në pjesën e rrezatimit të dukshëm të spektrit, ndërsa gjysma është e shpërndarë në pjesën ultraviolet dhe në atë të rrezeve infra të kuqe. Për të kuptuar rëndësinë e energjisë diellore mjafton të mbahet parasysh që të gjitha fenomenet fizike që verifikohen në atmosferë dhe ato biologjike që zhvillohen mbi sipërfaqen e tokës, bëhen të mundura pikërisht nga kjo përqindje e vogël e energjisë diellore që arrin në toke, p.sh qarkullimi i përgjithshëm i atmosferës, avullimi nga deti, cikli i ujit në natyrë, erërat locale stuhitë etj i dedikohen pikërisht energjisë diellore të ardhur në tokë. Gjithashtu rrymat detare, lëvizjet e akullnajave, jeta shtazore e bimore janë produkt i kësaj energjie. Burimet kryesore të energjisë që përdorë njeriu si: qymyri, nafta, energjia e marrë prej hidrocentraleve nuk janë veqse transformim i energjisë diellore.
Rrezatimi diellor dhe atmosfera e tokës
gjatsia e valve te rrezatimit diellor Rrezatimi Diellor që arrin në kufijet e jashtë të Atmosferës. Në shpërndarjen gjeografike të energjisë diellore mbi sipërfaqen e tokës një rol të veqantë paraqet atmosfera me karakteristikat dhe transparencën të cilat ndryshojnë vazhdimisht. Rezatimi, që është i përbërë nga valë me gjatësi të ndryshme, pëson dobësim të ndryshëm gjatë kalimit nëpër atmosferë. Një pjesë ë energjisë thithet nga O3 - Ozoni , CO2 Gazi karbonik dhe H2O avujt e ujit, një pjesë përhapet nga molekulat e ajrit si dhe grimcat që janë në gjendje pezull në të gjitha drejtimet, një pjesë energjie reflektohet nga grimcat e mëdha dhe nga retë në drejtim të hapsirës, ndërsa ajo që ngelet arrin në sipërfaqe të tokës. Si pasojë e këtyre dukurive energjia e cila arrin në sipërfaqe të tokës është e njejtë në të gjitha gjerësit gjeografike. Tre proceset që shoqërojnë rrezatimin diellor gjate pershkimit të atmosferës janë: thithja, përhapja (difuzimi) dhe reflektimi.
Thithja nuk është e njejtë në të gjithë spektrin. Për rrezet e dukshme atmosfera është pothuajse transparente. Në zonën ultraviolet rrezet (energjia përkatëse) thithet nga ozoni. Në pjesën e rrezeve infra të kuqe të spektrit, rrezet thithen më shumë nga gazi karbonik - CO2 dhe avujt e ujit -H2O. Ozoni O3 thith kryesisht rrezet me gjatësi të shkurtër vale 0.23 – 0.32 mikron ultraviolet. Megjithse shtresa e ozonit është e hollë ajo bën që në sipërfaqen e tokës këto valë te spektrit pothuajse të mungojnë. Gazi karbonik CO3 ka banda thithjeje më të gjera të cilat janë 2.6-2.8 mikron dhe 4 e 5 mikron. Avujt e ujit H2O kanë gjithashtu disa banda thithjeje, por sidomos evidentohet ajo në pjesën e rrezeve infra të kuqe. Energjia e thither kthehet në ngrohtësi, në energji kinektike ose përfshihet në procese fizike, kimike e biologjike të mjedisit të atmosferës që përshkon. Kjo energji është burim i rrezatimit valëgjatë të atmosferës.
Perhapja dhe reflektimi janë në varësi të pastërtisë së atmosferës. Grimcat e vogla ose ato të mëdha bëjnë që rrezet të devijojnë në drejtime të ndryshme. Si konkluzion mund të thuhet se dobësimi i rrezatimit që përshkon atmosferën varet nga transparenca.
Treguesi i Rrezatimit Ultra Violet
Harta e shperndarjes  se vlerave te rrezatimit UV Harta e shperndarjes se vlerave te rrezatimit UV. Çdo njeri është i ekspozuar ndaj rrezeve ultra violet që vijnë nga Dielli ose nga mjaft burime tjera artificial të përdorura në industry, tregëti etj. Emetimet nga dielli përmbajnë dritën ngrohtësine dhe rrezatimin ultraviolet. Rrezatimi ultraviolet përfshihet në gjatësinë e valëve 100-400nm dhe ndahet në tre breza: UVA 315-400nm, UBV 280-350nm, UVC 100-280nm). Kur rrezatimi diellor kalon nëpër atmosferë e gjithë pjesa UVC dhe afro 90% e UVB thithen nga ozone, avujt e ujit dhe gazi karbonik, ndërsa UVA është më pak i përthithshëm nga atmosfera. Sidoqoftë rrezatimi UV që arrin në sipërfaqen e tokës është gjerësisht i përbërë nga UVA si dhe me një komponente të vogël të UVB. Fortësia e rrezatimit ultraviolet shprehet nëpërmjet treguesit UV diellor – Solar UV index bazuar në një system të përpunuar dhe aprovuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Organizata Botërore e Meteorologjisë. Vlerat e këtij treguesi shkojnë nga 1 deri në 11.
Ky vlerësim mbanë në konsideratë:
Pozicionin e Diellit në qiell
Parashkrimin për mbulesën me re
Trashësin e shtresës së ozonit në Stratosferë.
Për stinën e verës në Europë dhe në zonën Mesdhetare shënohen vlera të larta, të rrezatimit UV që në mjaftë raste paraqiten problematike për shëndetin e njeriut.

Temperatura e Ajrit

Rrezatimi diellor është faktori kryesor i ruajtjes së një temperature të caktuar mbi sipërfaqen e tokës. Ekziston një lidhje direkte midis sasisë së rrezatimit të marrë dhe temperaturës mesatare të masës së ajrit. Kjo shprehet në forumëlen e E.T. Linacre, e cila është e vlefshme për gjerësitë gjeografike midis 60° veri dhe 60° jug.
Td= Qd (102-1.2A) ku: Td e Qd janë përkatësisht vlerat mesatare të temperaturës në nivel deti në °C dhe intensiteti i rrezatimit të përgjithshëm diellor në kal/cm2min, ndërsa A- është gjerësia gjeografike në gradë dhe të dhjeta të gradës. Në realitet temperatura në çdo vend të rruzullit tokësor varet gjithashtu dhe nga faktorë të tjerë si p.sh. prurjet energjetike që sjellin masat ajrore mbi një zonë të caktuar, orientimi i shpatave etj. Zonat në brendësi të kontinenteve paraqesin një lidhje më të mirë të temperaturës me rrezatimin diellor. Zonat bregdetare si p.sh. ato të Europës VP, ku mbërrijnë masa ajrore nga Atlantiku, zonat tropikale dhe ato polare, paraqesin një lidhje relativisht më të dobët rrezatim – temperature.
Shkalla termometrike dhe llogaritja e mesatares

Temperatura e ajrit matet me termometra profesionall, funksionimi i të cilëve bazohet në parimin e bymimit e tkurrjes së mërkurit (zhivës) dhe alkoolit, në varësi të temperaturës së ajrit. Ato janë shkallëzuar në gradë celsius, që si kufi bazë kanë pikën e shkrirjes së akullit 0°C dhe 100°C atë të vlimit të ujit. Këto dy pragje janë zgjedhur për arsye të rëndësisë së madhe që paraqet uji në të gjitha fenomenet fizike të globit.
Temperatura mesatare vjetore
Amplituda vjetore e Temperatures vjetore Amplituda vjetore e Temperatures vjetore për qytetin e Moskes ( Rusi ) Temperaturat mesatare vjetore të ajrit ruajnë vlerat më të larta rreth gjerësive gjeografike 30 gradë, pra jo në ekuator por në Sahara dhe në pjesën e Arabisë jugore. Kjo shpjegohet me faktin se në ekuator vranësira e lagështia e lartë thithin një pjesë të rrezatimit diellor, para se ai të arrijë në sipërfaqen e tokës. Kështu Afrika rezulton si kontinenti më i ngrohtë kundrejt kontinenteve të tjerë. Zonat më të ftohta janë ato të Siberisë VL, të Greenlandës, në Detin Arktik, ku temperaturat arrijnë në -25°C dhe disa zona të pjesës lindore në Antarktidë, ku shënohen vlerat -40°C, -50°C. Izotermat nuk përshkojnë dhe ndjekin në mënyrë paralele gjerësinë gjeografike për shkak të rrymave detare, ndërthurjes së tokave dhe oqeaneve me karakteristika të ndryshme termike, të qarkullimit të përgjithshëm të atmosferës etj.
Ndryshueshmëria e temperaturës në kohë
Alternimi i ditës me natën si dhe ndryshueshmëria e stinëve përcaktojnë në ecurinë e temperaturës së ajrit ciklet 24 orëshe dhe vjetoer që shënojnë ritmin e jetës për gjithë sferën biologjike të planetit. Ngrica Ngrica quhen uljet e temperaturës në shtresën e ajrit pranë tokës dhe në sipërfaqe të tokës deri në 0°C e më tepër minus në periudhën e vegjetacionit aktiv të bimëve dhe në sfondin e temperaturave pozitive. Njohuritë për ngricat janë të domosdoshme për vlerësimin e rrezikut të ngricave të territoreve të caktuara, llogaritjes së afateve të mbjelljeve, zgjidhjes së çështjeve mbi shpërndarjen racionale të kulturave me ngrohtësi dashëse, përcaktimin e probabiliteteve të dëmtimit të luleve e të lidhjes së fruteve të bimëve dhe të bimëve të porsambira.
Ngricat advektive
Formohen si rezultat i ardhjes së masave ajrore të ftohta nga një zonë tjetër me temperaturë nën 0°C në një zonë me temperatura të ajrit mbi 0°C. Si rregull ato vrojtohen gjatë disa ditëve rresht në fillim të pranverës ose fund të vjeshtës, shoqërohen me vranësira dhe erëra të forta, e mund të përfshijnë rajone të mëdha. Ngricat rrezatuese Formohen në Netë të qeta e të kthjellëta si rezultat i ftohjes gjatë natës së sipërfaqes së tokës, e cila ndodhë si pasojë e humbjeve të mëdha të ngrohtësisë së tokës me rrugën e rrezatimit valëgjatë. Këto ngrica mund të zgjasin disa net dhe shfaqen në mënyrë lokale në territorin e ekonomive e rajoneve të veçanta. Ngricat advektivo-rrezatuese janë më të rrezikshme për bimët. Ato formohen si rezultat i bashkimit të ajrit të ftohtë të ardhur nga një zonë tjetër dhe ftohjes së tij të mëtejshme për llogari të rrezatimit valëgjatë gjatë natës. Në këtë rast proceset e adveksionit dhe të ftohjes rrezatuese së bashku forcojnë njëra-tjetrën.
Rrezikshmëria e Ngricave
Ngricat paraqiten si një prej faktorëve klimatikë më të rrezikshëm për kulturat bujqësore e në veçanti atyre të perimeve dhe drurëve frutore, të cilat nganjëherë i shkaktojnë dëmtim të madh prodhimit. Prandaj vlerësimi i rrezikshmërisë së ngricave në territoret e ekonomive bujqësore në pranverë e vjeshtë ka një rëndësi të madhe praktike. Ky vlerësim kryhet me metoda llogaritëse, të cilat në raste të caktuara plotësohen me rezultatet e matjeve me sy dhe matjeve instrumentale mikroklimatike. Rrezikshmëria e lartë e ngricave dallohet në luadhet në pyll dhe tokë, në trofiket e thata në të cilat intensiteti i ngricave të pranverës e të vjeshtës mund të jetë me 3-5°C më shumë, ndërsa vazhdimësia e periudhës pa ngrica 20-30 ditë më e shkurtër në krahasim me vendet e sheshta të hapura. Në brigjet e liqeneve të mëdha dhe lumenjve rrezikshmëria e ngricave ulet, veçanërisht në kohën e ngricave të vjeshtës, kur uji është relativisht më i ngrohtë se toka. Rrezikun më të madh për bimët barishtore dhe kulturat frutore e paraqesin ngricat e vona pranverore dhe ato të hershme të vjeshtës, pasi bima në këtë kohë vegjeton intensivisht piqet dhe “kallitja” e tyre është e vogël. Zakonisht ngricat në këtë kohë kanë origjinë advektivo-rrezatuese. Periudha midis datës mesatare të ngricave më të vona të pranverës dhe datës mesatare të ngricave më të hershme të vjeshtës quhet periudhë pa ngrica. Rreziku i ngricave për bimët e kultivuara është i ndryshëm dhe varet nga lloji, varieteti dhe faza e zhvillimit të bimëve, koha e futjes së tyre në një fazë të caktuar. Organe të ndryshme të po të njëjtës bimë kanë shkallë të ndryshme qëndrueshmërie ndaj temperaturave të ulëta kritike. Më pak të qëndrueshme ndaj ngricave janë organet e frutave. Pas këtyre ngricave bimët nuk vdesin, por pas disa ndalesash në rritje e zhvillim vazhdojnë të vegjetojnë dhe të formohet prodhimi, por shumë më i ulët në krahasim me bimët që nuk janë prekur nga ngricat.
Mënyrat dhe mjetet e Mbrojtjes nga Ngricat
Të gjitha mënyrat dhe mjetet e mbrojtjes nga ngricat mund të ndahen në biologjike, agroteknike dhe teknike. Mënyrat biologjike të mbrojtjes konsistojnë në nxjerrjen e llojeve të kulturave bujqësore, të qëndrueshme ndaj ngricave si dhe gjithashtu seleksionimin e llojeve të bimëve, të cilat fillojnë të lulëzojnë vonë, gjë që do tu lejonte atyre të shpëtonin nga ngricat e vona të pranverës. Masat agroteknike përmbledhin në vetvete zgjedhjen e vendeve të mbjelljeve, ku rrallë vrojtohen ngrica, shtrirjen optimale të këtyre parcelave sipas shpateve, shfrytëzimin e hormoneve të rritjes, votuesve kimik, krasitjet speciale për mbajtjen e lulëzimit të kulturave frutore si dhe masa të tjera ndihmëse. Rezultate më shpresë dhënëse siç ka treguar praktika japin paisjet e ndryshme teknike, me ndihmën e të cilave sigurohet shmangia e uljes së temperaturave të ajrit në zonën e rritjes së bimëve nën madhësitë kritike. Mbrojtja e bimëve nga ngricat me ndihmën e mjeteve teknike mund të arrihet me ngrohjen e hapur, nëpërmjet përzierjes së ajrit në shtresat e ulëta me ndihmën e makinave erëbërëse mënyra dinamike ose me anë të ujitjes në formë shiu ose ujitjes së zakonshme si dhe me shfrytëzimin e llojeve të ndryshme të mbulesave strehimeve apo në këtë rast të perdeve të tymit, mjegullave artificiale dhe mbulesave.

Presioni atmosferik dhe Era

Presioni është pesha e atmosferës në një pikë të caktuar. Ajri siç dihet ka një peshë, 1 litër ajër i pastër dhe i thatë në nivelin e detit në temperatur 0°C peshon 1.293 gr ose 773 herë më pak se uji. Pranë nivelit të detit densiteti llogaritet të jetë sipas formulës në vijim:
formula presioni atmosferik Me që ka një peshë ai ushtron dhe një presion, i cili arrin vlera të mëdha në sajë të masës së madhe të atmosferës. Pra, në nivel deti masa e ajrit vlerësohet afërsisht në 1.3 kg/m3. Tërsia e masës së atmosferës llogaritet të jetë 5.1 x 1018kg. Peshën e ajrit e zbuloi fizikani italian Torriceli në shekullin e XVII, i cili me eksperimentin e njohur vërtetoi se në nivel deti, ajri mesatarisht ushtron mbi çdo cm2 në një forcë të barabartë me atë të një kolone mërkuri të lartë 76cm dhe me seksion 1cm2.
Me që 1 cm3 në temperaturë 0°C peshon, 13.5gr, mund të thuhet se një forcë e tillë do të jetë 76 x 13.59 – 1032.8gr. Pra, një presion prej 1.033 kg/cm2. Kjo njësi presioni quhet atmosferë. Presioni atmosferik shprehet dhe në hektopaskal simboli: hPa. Njësia më e vjetër është milibari simboli: mb , njësi që i korrespondon ekzaktësisht hektopaskalit. Një trusni prej 1013.25 milibar është ekuivalent me 1013.25 hPa ose 760 mm të kolonës së mërkurit në temperaturë 0°C, në fakt 13.6 g/cm3 x 76 cm x 871 cm/sek2 = 1013250 din ose 12013.25 mbar. Kjo i korrespondon gjithashtu një force presioni prej 1.01x10 Njuton/m2. Kështu ekziston ky relacion midis njësive të ndryshme: 760 mm Hg = 1013,25 hPa = 1013,25 mb.
shpërndarja e qendrave me presion të ulët dhe të lartë atmosferik Isobaret janë vija të lakuara të cilat lidhin të gjitha vendet me presion të një atmosferik Presioni atmosferik zvogëlohet shumë shpejtë me ngritjen në lartësi dhe gradienti përkatës vlerësohet të jetë: 1hPa për çdo 8.3 metra. Ai matet nëpërmjet një instrumenti që quhet barometër. Për të pas mundësinë me i krahasu të dhënat e matura të presionit midis stacioneve të ndryshme është e nevojshme që ato paraprakisht të kthehen në të njëjtin nivel, përgjithësisht vlerat kthehen në nivel deti. Prandaj, duhet që barometrat të rregullohen dhe të tregojnë vlerën e presionit në nivel deti. Gjatë 24 orëshit trusnia atmosferike paraqet një luhatje të dyfishtë, ajo rritet midis orëve 4 dhe 10 të paradites dhe zvogëlohet ndërmjet orëve 10 e 16 të pasdites, duke u rritur përsëri midis orëve 16 dhe 22 dhe që zvogëlohet përsëri midis orëve 22 dhe 4. Regjimi i presionit ecuria e tij është mjaft e ndryshme në zona të ndryshme të rruzullit. Ajo varet nga stina, shpërndarja e tokave dhe masës ujore, gjerësia gjeografike etj. Në zonat ekuatoriale ndryshimet e presionit gajtë vitit janë të vogla. Me ç’vendosjen për në pole ato rriten.
Shpërndarja gjeografike e presionit
Ndryshimet e presionit janë të lidhura me ecurinë e motit. Kur studiohet situata meteorologjike në një moment të dhënë kërkohet të parashikohet ecuria e saj, është e nevojshme të njihet shpërndarja gjeografike e presionit mbi një zonë shumë më të gjërë. Kjo shpërndarje paraqitet në harta nëpërmjet izolinjave që quhen izobare, të cilat lidhin të gjitha vendet me vlerë të njëjtë barometrike.
Era - Drejtimi dhe Shpejtësia
shpërndarja e qendrave me presion të ulët dhe të lartë atmosferik Shpejtësia e Eres dhe drejtimi i lëvizjes së saj Era mund të përcaktohet si një rrymë që krijohet nga ç' vendosja e masës së ajrit nga një vend në një tjetër. Në origjinën e kësaj ç' vendosje qëndron diferenca e presionit, që në vetvete varet nga diferenca e temperaturës. Nëse ngrohtësia do të ishte e shpërndarë në mënyrë uniforme në të gjithë sipërfaqen e tokës era nuk do të ekzistonte, pasi do të mungonte çdo shkak që do të ishte përcaktues për variacione, presione Barometrike dhe që një shkaku direkt i lëvizjeve të ajrit nga një zonë në tjetrën. Gjithashtu një faktor i rëndësishëm në formimin e erës është forca devijuese e provokuar nga rrotullimi i Tokës. Në fakt nëse toka do të ishte e palëvizshme, si pasojë e ngrohjes më të madhe në ekuator dhe më pak në zonat polare, do të kishte një qarkullim atmosferik në drejtim të meridianëve. Ky qarkullim do të kishte në shtresat e poshtme një rrymë ajri të ftohtë që do të vinte nga polet drejt ekuatorit dhe në lartësi një rrymë me ajër relativisht të ngrohtë me drejtim ekuator – pole. Këto erëra do të vareshin nga fusha e presionit, dy faktorë për krijimin e tyre janë përcaktues:
a. diferenca e presionit midis zonave si dhe
b. nga densiteti i ajrit.
Këto dy parime në një farë mase zbatohen dhe në erërat që vrojtohen mbi tokë por duhet thënë se qarkullimi i atmosferës është shumë më tepër kompleks, pasi rotullimi i tokës synon drejt krijimit të një qarkullimi të tipit zonal si dhe nga ana tjetër sisteme të qarkullimit me dimensione kontinentale gërshetohen me erërat lokale me origjinë termike.
Sistemi i erërave dominuese në një vend të dhënë analizohet, nëpermjet vrojtimeve anemometrike, që kryhen në stacionet meteorologjike. Shkalla tradicionale e matjes së intenzitetit të erës, e paraqitur në tabeleën në vijim u hartua nga Admirali Britanez Sir Francis Beaufort, kjo tabel me kalimin e kohës ka psuar disa ndryshime.

Vrojtimet anemometrike
Rrallë era paraqet një rrymë uniforme dhe të rregullt. Ajo zakonisht karakterizohet nga një vijimësi pulsimesh me intensitet dhe drejtim të ndryshëm. Era karakterizohet nga dy tregues: drejtimi dhe shpejtësia.
- Drejtimi përcaktohet me erëtreguesin (anemoskop).
- Shpejtësia përcaktohet me anemometër (m/sek).

Lagështia e ajrit dhe reshjet

Paraqitja skematike e ciklit te ujit ne atmosfer Cikli i ujit në Atosferë Uji, një nga përbërit kryesorë të sistemit tokë – atmosferë, ndodhet në të gjitha gjendjet e tij fizike dhe në një lëvizje të vazhdueshme në këtë mjedis, duke u shoqëruar jo vetëm me ndryshimin e gjendjes në kohë por edhe të vendit në hapësirën e rruzullit. Lëvizja e ujit në këtë sistem përshkruhet nga mjaft autorë, të cilët kanë konkretizuar hulumtimet e tyre me krijimin e një skeme të plotë të lëvizjes apo qarkullimit të ujit.
Avullimi dhe lagështia e ajrit
Avulli i ujit që gjendet në atmosferë, e ka burimin tek avullimi prej oqeaneve e deteve si dhe në një masë më të vogël prej sipërfaqeve ujore në kontinente. Avullimi është më i lartë në zonat ekuatoriale, rreth 100 cm në vit, vijon të rritet drejt tropikëve 115-120cm e ulet drejt poleve në 5-6 cm në vit.
Lagështia absolute
Lagështi absolute është sasia e avujve të ujit e shprehur në gram që ndodhet në 1 m3 ajër. Këtë madhësi e shënojmë me (a) kur ajri është i pangopur dhe me (A) kur ajri është i ngopur. Lagështia absolute paraqet vlerat më të larta në zonën ekuatoriale. Lagështia absolute zvogëlohet progresivisht në drejtim të poleve, pasi që zvogëlohet dhe kapaciteti i ajrit për të mbajtur lagështi. Zona me përmbajtje më të lartë të lagështisë absolute është gjiri Persik, ku presioni i avullit të ujit arrin në 35mb. Ndryshimet vjetore të lagështisë absolute janë të ngjashme me ndryshimet e temperaturës.
Lagështia relative
Lagështi relative (r) shpreh raportin midis sasisë së avullit që ndodhet në 1m3 ajër (a) dhe sasisë së avullit (A) që do të nevojitej për të ngopur po këtë volum ajri në temperaturën e dhënë. Ajo shprehet nga raporti: r = a/A x 100,
Lagështia relative karakterizohet nga një maksimum në orët e mëngjesit dhe minimum në mesditë.
Kondensimi
Avulli i ujit në atmosferë mund të arrijë pikën e ngopjes kur vrojtohet ulje e temperaturës në masën e ajrit që e përmban. Kështu, quhet pikë e vesës, temperatura në të cilën avulli i ujit që ndodhet në ajër qëndron në gjendje të ngopur.
Mjegulla
Formohet kur vrojtohet ftohje e shtresës më të poshtme të atmosferës, e cila provokon kondensim të avujve të ujit deri në një farë lartësie duke u nisur nga sipërfaqja e tokës. Kjo gjë shprehet në formën e pikëzave, të cilat për shkak të peshës së lehtë qëndrojnë pezull dhe formojnë atë që quhet mjegull. Mjegulla pra është një re me bazë në kontakt me tokën që formohet kur ajri që qëndron mbi tokë ngopet dhe lagështia me përmbajtje të saj arrin pikën e kondensimit dhe fillon të vrojtohet pikërisht kjo dukuri. Në bazë të origjinës mjegulla klasifikohet si më poshtë:
Mjegulla advektive
Mjegulla që formohet nga lëvizja horizontale e ajrit, e cila krijohet kur një masë ajri e lagësht dhe në lëvizje ndeshet me tokën ose ujin që është shumë e ftohtë. Në momentin që temperatura e shtresës së ajrit ndeshet me sipërfaqen e ftohtë, temperatura e saj ulet në vlerën e pikës së vesës e kështu fillon të formohet mjegulla.
Mjegulla e rrezatimit
Ky tip mjegulle formohet gjatë natës ose në mëngjes herët kur toka është shumë e ftohtë, qielli është i qetë dhe ajri është i lagësht. Në këto kushte kemi një inversion të temperaturës në tokë dhe nëse shtresa e inversionit arrin temperaturën e pikës së vesës formohet mjegulla.
Mjegulla nga reshjet
Ky tip mjegulle formohet kur reshje relativisht të ngrohta bien përmes shtresave të ftohta të ajrit pranë tokës.
Retë
Gjenetikisht nuk ekziston asnjë diferencë midis formimit të reve dhe mjegullave. Mjegullat formohen pranë sipërfaqes së tokës ndërsa retë në lartësi. Formimi i reve i dedikohet ftohjes për shkak të zgjerimit të masave të ajrit që kryejnë lëvizje ngjitëse. Një re është një tërësi e dukshme e pjesëzave mjaft të imta të ujit në gjendje të lëngshme ose të akullt, ose e të dyjave në të njëjtën kohë, që qëndrojnë pezull në atmosferë. Kjo tërësi mund të mbajë në të njëjtën kohë dhe pjesëza të ujit të lëngshëm ose të akullt të dimensioneve më të mëdha, të pjesëzave të lëngshme jo ujore ose të pjesëzave të ngurta, që janë me origjinë p.sh. nga avujt industriale, tymrat ose pluhurat. Retë ndahen në grupe kryesisht bazuar në lartësinë e bazës së tyre kundrejt sipërfaqes së tokës Retë e tipit Noctilucent ose polare mezosferike janë gjetur në lartësi të mëdha të atmosferës së tokës. Ndryshe nga retë e ulëta që prodhojnë reshje shiu e dëbore këto re formohen në shtresat e larta të atmosferës, pikërisht në atë që quhet mezosferë.
Retë e katit të sipërm
Retë e larta Janë re që formohen në lartësi 5-13 km. Në këtë kategori bëjnë pjesë:
Retë pupëlore – Cirrus (ci) 9000m
Retë pupëlore shtresore – Cirrostratus (cs) 8000m
Retë pupëlore shtëllungore – Cirrocumulus (Cc) 7000m Niveli mesatar më i poshtëm i këtij grupi është 5-6000m.
Retë e katit të mesëm
Retë e lartësive mesatare Janë re që formohen në lartësi mesatare 2-8km. Në këtë grup bëjnë pjesë llojet e mëposhtme:
Retë shtëllungore të larta – Altocumulus (Ac) 3500m
Retë shtresore të larta – Altrostratus (As) 4000m Niveli mesatar më i ulët i këtij grupi është 2000m dhe ai i sipërm 6-8000m.
Retë e katit të poshtëm
Retë e shtresave të ulëta Janë re që formohen në zonat e poshtme në lartësinë deri 2000m. Në retë e ulëta bëjnë pjesë llojet e mëposhtme:
Retë shtresore shtëllungore – Stratocumulus (Sc) 1500m
Retë shtresore me shi – Nimbostratus (Ns) 1000m
Retë shtresore – Stratus (St) Niveli mesatar më i sipërm i këtij grupi është rreth 2000m dhe ai mesatar i poshtëm shkon deri pranë tokës.
Reshjet
Të gjitha tipet e reve nuk japin reshje, vetëm disa prej tyre e mundësojnë një gjë të tillë. Po ashtu dhe re të të njëjtit tip jo gjithnjë japin reshje, por dhe kur prodhojnë ato mund të kenë karakter të ndryshëm. Pikat e ujit që përbëjnë reshjet kanë dimensione të ndryshme që janë në funksion të tipit të reshjeve: Pika shtrëngatë: me diametër 5 mm, Pika shiu: me diametër 1 mm.

Klasifikimi i Masave Ajrore

Klasifikimet e masave të ajrit të bëra prej meteorologëve marrin në konsideratë në radhë të parë vendorigjinën. Ato ndahen në 4 kategori: Polare (P), Arktike (A), Tropikale (T), Ekuatoriale (E).

Quhet masë ajri e ftohtë ajo masë që ka temperaturë më të ulët se ajo sipërfaqe tokësore nën të, e për rrjedhojë ajo tenton të thithë nga poshtë ngrohtësi e lagështi dhe ti transferojë në nivelet më të larta. Quhet masë ajri e ngrohtë ajo masë që ka temperaturë më të lartë se ajo e sipërfaqes tokësore nën të, në këtë rast masa e ajrit lëshon ngrohtësi e vjen e bëhet gjithnjë e më e ftohtë. Duke patur parasysh këto fakte mund të konsiderojmë në vija të përgjithshme si masë ajri e nxehtë atë që zhvendoset nga jugu drejt veriut dhe konsiderojmë të ftohtë atë masë ajrore që lëviz nga veriu drejt jugut.
Ajri Arktik
Ky tip ajri është shumë i ftohtë, pasi që formohet pranë polit, shpesh arrin deri në gjerësitë gjeografike mesatare duke sjellë temperatura të ulëta. Në qoftë se vjen nga VP pasi kalon mbi detin e Norvegjisë dhe detin e Veriut arrin me karakteristikat e ajrit Arktik detar, i cili sjell mjaft lagështi në formën e dëborës në zonat malore e reshje shiu më në jug gjerësitë gjeografike mesatare. Në qoftë se vjen nga VL dhe përshkon Finlandën, Rusinë dhe Evropën Danubiane, ruan karakteristikat e Ajrit Arktik Kontinental, të ftohtë e më pak lagështi duke provokuar kur arrin në gjerësitë gjeografike mesatare, vetëm reshje të lehta dëbore në zonat malore e disi më të bollshme më në jug, pasi fiton dhe një farë rritje të lagështisë kur përshkon Adriatikun.
Ajri polar
Pavarësisht nga emri, ai formohet në gjerësitë gjeografike 60-75 gradë Veri, si mbi kontinente ashtu edhe oqeane.
Ajri polar kontinental,
është shumë i ftohtë në bazë. Kur arrin në Mesdhe sjell temperatura të ulëta dhe re të lehta të tipit Stratocumulus. Reshjet dhe dëbora që sjell janë në sasi të moderuar.
Ajri polar detar,
vjen nga veri-perëndimi dhe ka më tepër karakter të paqëndrueshëm. Në Dimër kur penetron në kontinentin Evropian, ftohet në bazë dhe tenton të stabilizohet, ndërsa në verë duke u ngrohur më tej mbi kontinente thekson paqëndrueshmërinë e tij dhe prezantohet me reshje të bollshme.
Ajri tropikal,
Ka origjinën në zonat tropikale dhe subtropikale me presion të lartë si mbi oqeane ashtu edhe kontinente. Ajri tropikal detar, i anticikloneve të ishujve Azore pëson një luhatje stinore në gjerësi gjeografike mjaft të gjëra, pasi në verë arrin deri në 50° gjerësi gjeografike, ndërsa në dimër arrin në drejtim të tropikut duke ngelur në jug të paralelit 30°. Ajri tropikal karakterizohet nga temperatura të larta, lagështi e lartë dhe nga një shtresëzim i qëndrueshëm, që theksohet kur lëviz drejt gjerësive gjeografike më të larta. Ajri tropikal kontinental, që krijohet kryesisht në shkretëtirën e Saharasë, është relativisht i ngrohtë e i thatë në dimër, ndërsa gjatë verës ngrohet shumë në pjesën e poshtme por paqëndrueshmëria ngelet e kufizuar në shtresat më të ulëta, derisa masa e ajrit nuk largohet nga kontinenti Afrikan. Duke arritur në zonat mesdhetare të Evropës, masa e ajrit ndikon dhe sjell temperatura maksimale më të larta, por që shoqërohet gjithashtu edhe me një rritje të shkallës së lagështisë, gjë që e fiton gjatë kalimit mbi Mesdhe.
Ajri Ekuatorial
Ky tip masë ajrore nuk arrin asnjëherë në gjerësitë tona gjeografike, pasi ai nuk e shtrin influencën e tij përtej tropikëve. Me Ajër Ekuatorial do të kuptojmë jo vetëm ajrin shumët të ngrohtë e të lagët që gjatë gjithë vitit ndodhet mbi zonën ekuatoriale, por dhe atë që arrin nga ana JP, prej qendrave subtropikale anticiklonare dhe që gjatë rrugës drejt ekuatorit mbi oqean, bëhet më i lagët më i paqëndrueshëm, duke marrë kështu pra karakteristikat ekuatoriale.

go top