geokos.org

Hyrje në Meteorologji

Meteorologjia studion proceset fizike dhe kimike në atmosferë dhe gjithashtu përmban në vete fushat e aplikimit siq janë parashikimi i motit dhe Klimatologjia.
Meteorologjia i takon grupit të shkencave gjeofizike te cilave u takojnë gjithashtu edhe Hidrologjia, Seizmologjia dhe shkenca mbi magnetizimin tokësor. Prandaj meteorologjia mund të kupëtoht si një degë e Fizikës, ajo në të vërtetë është Fizika e Atmosferës.
Ndryshe nga Fizika e thjeshtë ekspereimentale, metodat e hulumtimeve ne meteorologji, sikurse edhe të gjitha shkencat gjeofizike nuk bazohen në eksperimente, por në vrojtime, megjithatë në kohë të fundit meteorologjia nuk kufizohet vetëm në vrojtime, përshkrime dhe sqarime të disa dukurive atmosferike, por në lëmin e meteorologjisë paraqiten disa eksperimente, të cilat po fitojnë kuptimin e vet të plotë. Kështu p.sh. krijohen në mënyrë artificiale mjegullat dhe retë, po provohet të krijohet shiu artificial dhe të pengohet rënia e breshëritnë Tokë me qëllim që të mbrohen të mbjellat.

Ndarja e Meteorologjis

Meteorologjia mund të ndahet kryesisht në: meteorologjinë e përgjithshme, meteorologjinë sinoptike, meteorologjinë dinamike dhe aerologjinë.
Meteorologjia e përgjithshme merret me studimin e të gjitha elementeve meteorologjike dhe dukurive meteorologjike në shtresat e ulëta atmosferës dhe atë në pika kryesore.
Meteorologjia sinoptike është shkenë e cila studjon proceset që kushtëzojnë dukuritë e motit në hapsirën më të madhe të sipërfaqes Toksore. Ajo në të vërtet, është meteorologji që merret me paralajmrimin, parashikimin e motit, për një ose më shumë ditë më parë.
Meteorologjia dinamike është shkenca, e cila spjegon teoritikisht lëvizjet e ndryshme të masave të ajrit në lidhje me disa ligje të dinamikës dhe teromodinamikes.
Aerologjia është shkencë e cila studjon elementet meteorologjike dhe dukuritë meteorologjike në atmosferën e lirë në lartësi më të larta, për kët shpesh edhe thirret Fizika e Atmosferës së lirë. Për nevoja të ndryshme të degëve të veqanta të jetës shtetërore, ekzistojn edhe degë speciale të meteorologjisë, këtu hyjnë: Meteorologjia e Aviacionit, Meteorologjia Detare, Meteorologjia Bujqësore, Meteorologjia Gjygjësore, Mikrometeorologjia etj.
Elementet Themelore Meteorologjike dhe dukuritë Meteorologjike
Elementet themelore meteorologjike janë: rrezatimi diellor insolacioni, rrezatimi tokësor radiacioni , zgjatja e zgjatjes së shkëlqimit diellor, dukshmëria horizontale, temperatura e ajrit dhe shtresave të sipërme të tokës, shtypja ajrore, avullimi, lagështia e ajrit, të vrenjturit, lartësia e reshjeve, lartësia e mbulesës së dëborës , dendësia e dëborës, drejtimi dhe shpejtësia e erës.
Dukurit Meteorologjike janë: mjegulla, retë, shiu, bora, breshëri, breshëniza, vesa, bryma, krahneza, ngrica etj. Lëvizja imagjinare e Diellit nëper kupën Qiellore gjatë vitit Lëvizja imagjinare e Diellit nëper kupën Qiellore gjatë vitit Për arsye të pjerrtësis së boshtit toksor kah vija e drejt e ekliptikës, rrezet e Diellit gjatë vitit bien normal në Tokë në zonën prej rethit tropik të jugut deri te ai i veriut, d.m.th. 23° 27 të gjërsis gjeografike të jugut dhe 23° 27 të gjërsis gjeografike të veriut, kjo do të thot se Dielli do të jet në zenit mbi ato vende të sipërfaqes tokësore, të cilat gjenden në mes të rrethit tropik të veriut dhe të jugut. Dielli është në zenit mbi rrethin tropik të hemisferes jugore me datën 22 dhjetor, ndërsa mbi rrethin tropik të veriut me 22 qershor. Gjatë kësaj lëvizëje të vet të gjendjes zenitale të Diellit prej një rrethi tropik deri në tjetrin, Dielli kalon dy herë në vit mbi ekuator: me 21 mars gjatë lëvizëjes kah veriu dhe me 23 shtator gjatë lëvizëjes kah jugu. Ditët kur Dielli gjendet në zenit mbi ekuator me 21 Mars dhe 23 Shtator quhen Ekuinokse, kjo do të thotë se gjatë këtyre dy ditëve në sipërfaqen tokësore janë të barabarta ditët dhe netët, pra nga 12 orë dita dhe 12 orë nata, njëherit 21 Mars fillon stina e Pranverës ndërsa me 23 Shatator ajo e Vjeshtës. Gjatësit më të mëdha dhe më të vogla të ditës dhe natës për gjërsi të veqanta gjografike janë të paraqitura në tabelë, sikurse shihet në tabelë në gjërsin gjeografike prej 66° 33′ d.m.th. në rrethet polare Dielli mund të mos dalë në horizont fare, dhe kjo ndodh gjatë kohës së solsticit dimëror të hemisferës përkatëse, ndërsa gjatë kohës së solsticit veror në viset Polare, Dielli qëndron tër kohën mbi Horizont pra 24 orë ka dritë.

Duke shkuar drejt poleve prej rretheve polare në gjysmën verore të vitit, gjatësia e ditës rritet, ndërsa gjatësia e natës shkurtohet, në gjysmën dimërore të vitit është e kundërta, më në fundë, sikurse dihet, në pole dita zgjat diku rreth 6 muaj në gjysmën verore të vitit, dhe po ashtu nata zgjat 6 muaj në gjysmën dimërore të vitit .

Ndarja Vertikale e Atmosferës

Atmosfera është mbështjellës i gaztë, i cili e mbështjell tokën dhe sillet bashkarisht me tokën në kozmos rreth boshtit të vet, Atmosfera ka formën e njëjt si të Tokës d.m.th. në pole është e shtypur, ndërsa në Ekuator është e fryer.
Sipas disa dukurive atmosfera mund të ndahet në: Troposferë, Startosferë dhe Jonosferë.
Troposfera Lartësia e Troposferës mbi Ekuator është afro 16 - 18 km, mbi gjërsin mesatare 9 - 11 km, kurse mbi viset polare afro 8km. Kjo është shtresa e poshtme e ajrit e cila përmban 3 / 4 prej masës së përgjithshme të ajrit në Amosferë. Në tropsferë gjendet gati e tër sasia e avullit të ujit, në të formohen retë dhe mjegulla. Temperatura e ajrit në troposferë bie me rritjen e lartësis mbidetare zakonisht 4° - 8°1 km ndryshim lartësie.
Troposfera quhet ndryshe edhe si brezi konvektiv për arsye të rrymave konvektive të ajrit, të cilat ekzistojn në të.
Temperatura e ajrit në kufirin e sipërm të Tropsferës mbi ekuator është - 70° deri - 80° C, në paralelet mesatare prej - 50° deri - 80° C, ndërsa në pole rreth - 45° C.
Startosfera është shtresa e sipërme e ajrit prej Troposferës e gjër afro 80 km, në startosferë nuk ka rruma ajrore vertikale, por vetëm rryma horizontale advektive, për arsye të këtyre rrymave ajrore, startosfera quhet brezi advektiv. Temperatura e ajrit në startosferë nuk varet prej qarkullimit të ajrit, por është kushtëzuar nga ekuilibri i ajrit, ajo është mjaftë e ulët, por nuk bie me rritjen e latësisë, dhe deri në 30 km lartësi qëndron e përhershme. Shtresa e tillë e ajrit, në të cilën temperatura e ajrit nuk ndryshon me rritjen e lartësis, quhet brezi izoternik.
Në startosferë ka pak avull uji, andaj në të kryesishtë nuk ka kondenzim të avullit të ujit, gjegjësisht nuk ka re.
Shtresa kalimtare në mes Troposferës dhe Startosferës quhet Tropopauza. Trashësia e saj është 1 - 3 km, sasia e avullit të ujit në Tropopauzë bie shpejt me rritjen e lartësisë.
Jonosfera është shtresa e ajrit mbi 80 km, Jonosfera ka rëndësi të madhe për radio, meqë në të kryhet të thyerit, të lakuarit dhe të thithurit e valëve radioaktive, kjo dallohet me përqushmëri të madhe të elektricitetit.
Përbërja e Ajrit
Ajri i Atmosferës është përzirje fizike e një numri të përhershem gazesh, bashkdyzimesh kimike dhe shtojcash të ndryshme në gjendje të gaztë, të lëngët dhe të ngurtë. Përbërsit e përhershëm të atmosferës janë: azoti, oksigjeni, ozoni, argoni, dhe dioksidi i karbonit

Sikurse shihet prej tabelës përbërsit kryesor të ajrit janë: Azoti dhe Oksigjeni, të cilët e përbëjnë 99% të vëllimit të plotë të ajrit.
Azoti është element shumë i rëndësishëm i natyrës, sepse është përbërs i rëndësishëm i të gjitha bashkdyzimeve, të cilat e përbëjnë organizimin e krijesave të gjalla. Azoti i atmosferës është burimi më i rëndësishëm për ushqimin e bimëve, por kët azot bimët nuk mund ta përdorin direkt për ushqim, sepse ai më së shumti gjendet në formë të lirë elementare, e për kët duhet së pari të kaloj në bashkdyzim që mund të përdoret nga ana e bimëve.
Oksigjeni është përbërës shumë aktiv i ajrit. Rëndësia meteorologjike e tij është në atë që deri diku e dobson rrezatimin direkt të Diellit, gjatë kalimit të rrezeve nëper atmosferë, për shtazë e bimë është i rëndësishëm sepse ju shërben për frymarrje.
shtresa e ozonit Pa shtres të Ozonit rrezet e Diellit bien direkt në sipërfaqen e Tokës, ku si pasoj do të ishte e pa mundur jeta në Tokë, si për bimë ashtu edhe për shtzë. Ozoni është alotropim i oksigjenit dhe gjendet në ajër në sasi mjaftë të vogël, përmbajtja mesatare e ozonit është rreth 1, 3mg në 100m3 ajër , ai krijohet veqanarisht pas vetëtimave gjatë motit të ligë, dhe në shtresat e larta krijohet me nën ndikimin e rrezatimit ultraviolet. Në vendet me pyllzim ozoni gjendet më shpesh sesa në vendet e zhveshura, në qytete të mëdha, ku shumë avullime organike shkojnë në ajër, shpesh nuk ka aspak ozon. Ai ka rëndësi higjenike sepse sa më tepër që ka ozon aq më i pastër është ajri.
Dioksidi i Karbonit është njër nga gazet më të rëndësishme në atmosferë, edhe pse ka vetëm 0,003%, në meteorologji ka rëndësi të madhe sepse e dobson rrezatimin direkt diellor dhe antirrezatimin e errët të tokës me anë të absorbimit, përveq ksaj me të ushqehen bimët nën ndikimin e shkëlqimit diellor, shpenzimi i dioksidit të karbonit nga ana e vegjetacionit quhet fotosintezë.
Rrezatimi Diellor
Me rrezatim në përgjithsi kuptohet bartja e energjis rrezatuese prej burimit rrezatues në të gjitha anët në formë valësh të vijës së drejt. Kjo vlen edhe për rrezatimin diellor. Mirpo rrezatimi diellor nuk është i thjeshtë, por është i përbër prej llojeve të dritës shumë ngjyrash, të cilët e përbëjn spekrtin diellor. Spektri i plotë i diellit përbëhet prej tri pjesëve kryesore: pjesa ultraviolete, pjesa e dukëshme dhe pjesa infra e kuqe. Pjesët ultraviolete dhe pjesët infra të kuqe janë tëpadukshme, ndërsa pjesa e dukëshme e spektrit është në të vërtet drita e shkëlqimit diellor. Pjesa e dritës së spektrit diellor përbëhet kryesisht prej 6 komponenteve të ngjyrosura: violete, të kaltërt, të gjelbërt të verdhë, portokalli dhe të kuqe. Pjesa ultraviolete e spektrit ka gjatësi më të vogël valësh, pjesa infra e kuqe ka gjatësi më të madhe valësh, ndërsa gjatësia e valëve të pjesës së dukëshme sipas gjatësis së vet të valëve është në mes të valëve të pjesës ultraviolet dhe infra të kuqe të pjesës së spektrit. spektri i rrezeve të diellit Spektri i rrezeve të Diellit .
Pasi që distanca e Tokës prej Diellit ndryshon gjatë vitit ndërmjet 147 mil km-152 mil km me të ndryshon edhe forca e rrezatimit diellor në kufirin e lartë të atmosferës. Më e vogël është kur Toka gjendet në lëvizjen e vet nëper ekliptik më së largu nga Dielli në fillim të korrikut dhe më e madhe në fillim të janarit. Sasia e energjisë rrezatuse e diellit, e cila bie në kufirin e lartë të atmosferës, nuk arrin deri te sipërfaqja e Tokës me tër forcën e vet, sepse rrezet e diellit duke kaluar nëper atmosferë ato pasojn disa ndryshime te cilat varen prej vetive fizike të ajrit si depërtushmëria e ajrit, tejdukshmëria e ajrit dhe përqushmëria e nxehtësis dhe temperaturës.

Rrezatimi Atmosferik

Rrezet e Diellore gjatë kalimit nëper atmosferë dobësohen, nga refleksioni difuz dhe absorbimi selektiv. Por kjo pjesë e rrezatimit diellor, e cila humbë në atmosferë, ka humbur vetëm sipërfaqsisht, sepse kjo pjesë e humbur në atmosferë në një shumë të konsiderushme duket më vonë në formë të rrezatimit të dritës dhe nxehtësisë, prandaj deri në sipërfaqen e Tokës, përveq rrezatimit diellor direkt, depërton edhe energjia rrezatuese, të cilën atmosfera e rrezaton drejt Tokës. Ky lloj rrezatimi quhet rrezatimi atmosferik. Ky rrezatim është burim i rëndësishëm i nxehtësis për sipërfqen e Tokës, dhe ka ndikim të madh posaqërishtë në nxemjen e sipërfaqës së tokës gjatë pozitave të ulta të Diellit dhe gjërsit e larta gjeografike, ku Dielli ngel gjithmonë në afërsi të horizontit, rrezatim atmosferik dahet në dy lloje: rrezatimin difuz dhe rrezatimi i nxehtësis së atmosferës.
Rrezatimi difuz i Atmosferës krijohet nga refleksimi difuz i rrezatimit direkt diellor, gjatë kalimit të vetë nëper atmosferë. Rrezet e reflektuara difuze në ajër do ta ndërrojn drejtimin nga drejtimi i parë i tyre, ky rrezatim përbëhet së pari, gjatë qielit të kthjellët nga rrezet e valëve të shkurta: të kaltërta, violete dhe ultra violete.
Rrezatimi Diellor Direkt
Rrezatimi Diellor direkt nënkuptojmë kur rrezet e Diellit bien direkt në ndonjë sipërfaqe të ndriquar, pa rrezatim difuz të atmosferës. Ky rrezatim depërton deri te sipërfaqja e Tokës vetëm gjatë kohës së kthjellët, d.m.th. gjatë shkëlqimit pa pengesa të diellit.
Intenziteti i rrezatimit direkt diellor në ndonjë vend varet prej këtyre faktorve: lartësis së diellit mbi horizont, lartësis mbidetare të atij vendi, mbulimit të qiellit me re vrenjtësisë dhe tejdukshmëris së ajrit.
Sa më lart të jetë Dielli mbi horizont aq më i madh është intenziteti direkt i rrezatimit Diellor, sepse rrezet bëjnë rrugë më të shkurtër nëper atmosferë dhe për kët dobsohen më pak, p.sh. deri te majet malore rrezatimi është më i madh sesa në lugina, për arsye se lartësia mbidetare është më e madhe në maje të bjeshkëve, gjithashtu dendësia e ajrit në lartësi të larta mbidetare është më i rrall, po ashtu avulli i ujit ndikon në rrezatimin direkt të Diellit sepse i absorbon thith rrezet e Diellit, pra me një fjalë në Lugina rrezatimi direkt i Diellit është më i vogël se në maje të maleve.
Nxemja e Tokës dhe Atmosferës
Nxehtësia është një lloj energjie, e cila quhet edhe energji molekulare. Temperatura e një trupi është gjendje nxehtësiee atij trupi, ajo ka vlerë kualitative dhe shprehet në gradë. Raporti ndërmjet nxehtësis dhe temperaturës është dhënë me kto ligje fizike: Sasia e nxehtësis, e cila nevoitet që një trup të nxehet për një numer të caktuar gradësh është në përpjestim me masën e trupit. Sa më e madhe të jet masa e një trupi, aq më shumë sasi të nxehtësis duhet siguruar që trupi të mundë të nxehet për numër të caktuar gradësh. Sasia e nxehtsisë e cila nevoitet, që masat e njëjta të dy trupave te nxehen për një numër të njëjt gradësh varet prej natyrës së trupit. Kjo do të thot se disa trupa nxehen meë shpejt disa më ngadalë.
Nxemja dhe ftohja e sipërfaqes së Tokës
Toka absorbon thith sasi të madhe të energjisë rezultuse të diellit, e cila bie në sipërfaqën e Tokës dhe për kët sipërfaqja e Tokës nxehet. Në kët mënyrë nxehtësia rrezatuese diellore kthehet në energji nxehtësije, e cila nxen, jo vetëm sipërfaqen e Tokës, por edhe shtresat më të thella, e gjithashtu edhe shtresat ajrore mbi tokë. Përveq kësaj, sipërfaqja e Tokës e siguron nxehtësin edhe nga kundërrrezitja e errët e atmosferës. Përndryshe ajri duke kaluar rrezet direkte diellore nxehet fare pak, kjo vlen sidomos për shtresa sipërfasore të ajrit, për kët arsye mund të thuhet se Toka është si burim i vërtet dhe direkt i nxehtësis së ajrit, mirpo sipëraqja e Tokës nuk vepron vetëm si burim i nxehtësis, por në mënyrë të njëjt vepron edhe si burim i ftohtësis, sepse ajo sidomos gjatë natës dhe stinës së dimrit humbë nxehtësin duke e rrezatuar në hapsirën qiellore. Shtresa sipërfaqsore e Tokës në të cilën direkt bie energjia rrezatuese quhet shtresa aktive absorbuese.
Mirpo energjia rrezatuese e cila arrin deri në sipërfaqën e Tokës nuk absorbohet krejt, por një pjesë reflektohet dëbohet nga sipërfaqja e Tokës, pjesa tjetër e cila absorbohet nga sipërfaqja e Tokës, nuk përdoret krejt për nxemjën e Tokës, një pjesë tjetër e ksaj nxehtësie sipërfaqja e Tokës e humb për arsye të radiacionit, pjesa e tretë e energjisë së nxehtësis e cila është sidomos e madhe nëse është fjala për sipërfaqën ujore ose mbulesën bimore, shpenzohet për avullim, pjesa e katërt e energjisë shpenzohet për krijimin e rrymave ajrore konvektive d.m.th. kthehet në punë mekanike. Teprica e energjisë së nxehtësisë, pas të gjitha proceseve të përmendura përdoret për të ngrohur sipërfaqën e Tokës dhe shtresat e thella në Tokë.
temperaturat ditore ne Europë Temperatura ditore ne Europë Andamentet ditore dhe vjetore të temperaturës së tokës
Andamentet ditore dhe vjetore të temperaturës së Tokës varen prej nxemjes dhe ftohjes së sipërfaqes së Tokës dhe shtresave të thella të saj. Në gjendjen e nxehtësis së sipërfaqes së Tokës gjithashtu ndikon edhe gjendja e nxehtësis së atmosferës, meqë ndërmjet sipërfaqes së Tokës dhe shtresave sipërfaqsore të ajrit bëhet shkëmbimi i nxehtësis me anë të përqushmëris molekulare të nxehtësisë dhe me anë të konveksionit, rrezatimit etj. Më në fundë faktorët e jashtëm si: (shiu, dëbora, era etj kanë ndikim shumë të madh në raportet e nxehtësis në sipërfaqen e Tokës dhe në shtresat e saj më të thella, është e domësdoshme të bëhen matje direkte të Temperaturës në sipërfaqen e Tokës dhe në brendin e saj, kshtu do të paraqitet andamenti ditor mandej edhe ai vjetor i temperaturës së Tokës.
Andamenti Ditor i Temperatures së Tokës varet nga dy faktorët kryesorë: insolacioni dhe radiacioni .
Insolacioni përfshin rrezatimin direkt dhe difuz d.m.th rrezatimin global dhe kjo zgjat duke filluar prej kur lind Dielli dhe deri sa të perendoj, ndërsa radiacioni zgjat panderprer edhe ditën edhe natën. Nxehtësia fillon të arrij në sipërfaqen e Tokës posa të lind Dielli, në fillim insolacion është i vogël dhe me rritjen e lartësis së Diellit në horizont ai vjen duke u rritur. Insolacioni kulminacioni e arrin në mesditë dhe pastaj në orët e pasditës insolacioni fillon duke u zvogluar deri te perendimi i Diellit.
Radiacioni fillon me lindjen e Diellit ai në fillim ka vlerë të njëjt sikur insolacioni, edhe radiacioni rritet mirpo ngel prapa në krahasim me insolacionin dhe maksimumin e vet nuk e arrin në ora 12, por më vonë rreth orës 13, ku përsëri barazohet me insolacionin, prej këtij momenti radiacioni fillon të bie por me një intenzitet më të vogël se insolacioni dhe ai vazhdon të bie tër natën , minimumin e vet e arrin pak para se të lind Dielli.
Për tër kohën derisa insolacioni është më i madhë se radiacioni teperatura rritet, prej orës 13 radiacioni është më i madh se inslacioni dhe temperatura vjen duke u zvogluar tër natën derisa të lind Dielli përsëri, për kët arsye temperaturat më të ulta regjistrohen gjithmon pak para se me lind Dielli, si Verës ashu edhe Dimrit, pra në momentin kur radiacioni arrin minimumin edhe koha është më e ftohta në kët moment.
Amplituda ditore e Temperaturës si amplitudë ditore e temperaturës së tokës llogaritet ndryshimi ndërmjet temperaturës më të lartë dhe më të ultë gjatë 24 orëve. Amplituda ditore në sipërfaqen e tokës varet prej gjërsis gjeografike, lartësis mbidetare, stinës vjetore, vetive fizike të tokës, ngjyrës së tokës etj .

Shtypja e Ajrit

shtypja e ajrit Vendet me isobare të njëta Ajri është materie, e cila mbushë hapsirën duke filluar prej sipërfaqës Toksore deri në lartësi të mëdha. Sikurse edhe çdo materie tjetër, edhe ajri ka peshën e vet. Se kjo materie me të vërtet ka peshën e vet është vërtetuar qysh në shekullin XVII. Dendësia e ajrit të thatë është 773 herë më e vogël se dendësia e ujit. Prandaj 1cm3 i ajrit të thatë në kushte normale është 1013 mb, nëse temperatura është në nivel detar dhe në gjërsi gjeografiek 45° ai peshon 0, 001293 gramë, pasi që ajri ka dendësin aq të vogël ai për kët arsye është i padukshëm.
Nëse si sipërfaqe horizontale merret 1cm, atëherë shtypja e ajrit në atë sipërfaqe quhet shtypja atmosferike ose shtypja e ajrit.
Ndryshimi i shtypjës së ajrit me rritjen e lartësisë
Shtypja ajrore në drejtim horizontal në atmosfrë të qetë nuk ndryshon, por zvoglohet me rritjen e lartësis mbidetare. Kjo rrjedh për kët arsye: Me rritjen e lartësis mbidetare shkurtohet shtylla ajrore e cila bën shtypje vërtikalisht teposhtë. Dendësia e ajrit zbret me rritjen e lartësis mbidetare, për arsye të gravitacionit tokësor, e cila tërheq grimcat ajrore kah sipërfaqja tokësore dhe për kët zvoglohet shtypja ajrore, por shtypja ajrore nuk zvoglohet në mënyr të njëjt me rritjen e lartësis mbidetare, por në shtresat më të ulta zvoglohet më shpejt , ndërsa gjithnjë më ngadal sa më e madhe që të jet lartësia, kjo ndodh për shkak të dendësis së ajrit.
Andamentet ditore dhe vjetore të shtypjes së ajrit
Ky andament ndryshon nga andamenti ditor i elementeve të tjera meteorologjike, p.sh nga rrezatimi diellor dhe temperatures së ajrit, derisa kto elemnte kanë vetëm një minimum dhe një maksimum gjatë ditës respektivisht gjatë 24 orëve, shtypja ajrore ka dy minimume dhe dy maksimume gjatë 24 orëve. Gjatë ditës shtypja ajrore ndryshon në kët mënyrë: Prej mengjesit deri në ora 9 - 10 shtypja ajrore rritet, mandej bie deri rreth orës 15 - 16, pas kësaj shtypja përsëri rritet deri rreth orës 21 - 22, dhe mandej përsëri bie rreth orës 3 - 4 ku mandej përsëri fillon të rritet. Kur shtypja ajrore gjatë ditës zbret, atëherë rëndom pritet ndryshim i kohës dhe të reshura, shpesh herë verës para se të fillon stuhia shtypja ajrore bie shpejt, ndërsa me ngritjen e shtypjes ajrore zakonisht pritet stabilizim i motit.
Andamenti vjetor i shtypjes ajrore është në varësi të drejtpërdrejt me temperaturën ajrore, ky andament përkundër andamentit ditor, ka oscilim më të vogël vjetor në brzin ekuatorial, duke u larguar nga Ekuatori, kah polet rriten amplitudat vjetore të tempereturës, e krahas me këto rriten edhe amplitudat vjetore të shtypjes ajrore. Ampltuda vjetore e shtypjes ajrore mbi oqeane është shumë më e vogël sesa mbi Tokë.
Ndarja e shtypjes së Ajrit në Tokë
Që të mund të studiohet ndarja e shtypjes së ajrit mbi ndonjë rajon, qoftë në një moment të caktuar kohor apo në distanca të caktuara kohore, lypet që shtypjet ajrore momentale ose mesatare për të gjitha vendet e atij rajoni të reduktohen në nivel të njëjt lartësie, në shumicën e rasteve ky reduktim bëhet në nivel detar.
Vlerat e reduktuara në kët mënyrë të shtypjes ajrore në nivel të njëjt shënohen pran vendeve përkatëse në harta të posaqme gjeografike, në të cilat gjenden këto vende. Kur në këto Harta të gjitha vendet me shtypje ajrore të njëjta bashkohën me vija të lakuara përfitohen të ashtuquajturat Izobare. Izobaret janë vija të lakuara të cilat në harta gjeografike lidhin të gjitha vendet që kanë shtypje ajrore të njëjta, ndërsa kto harta quhen Harta Izobarike.
Izobarte prej 1013 mb paraqesin shtypjen ajrore normale, nëse shtypja ajrore mbi ndonjë zonë të sipërfaqës së Tokës është më e vogël se shtypja normale, thuhet se mbi atë zonë gjendet depresioni i ajrit apo Cikloni. Në rast se të kundërt mbretron Anticikloni. Harta izobarike mund të punohen sipas vlerave mesatare mujore apo vjetore, izobaret në Harta nxirren për çdo 5 mb, rëndom nxirren izobaret për 1000 mb, 1005 mb, 1015 mb, 1020 mb), kur zakonisht izobaret 1015 paraqesin shtypjen ajrore normale me rastin e analizës së hartave izobarike.
Nga zona ekuatoriale kah jugu dhe veriu shtypja ajrore rritet dhe arrin maksimumin e vet në zonë 30 - 40° të gjërsis gjeografike veriore apo jgore, ky brez quhet brezi subtropik i shtypjes ajrore të lartë. Brezi ndërmjet 60 - 70° të gjërsis gjeografike quhet brezi subpolar, dhe rëndom shtypja ajrore është nën atë normale gjatë tër vitit, nga brezi subpolar dhe duke shkuar kah polet shtypja ajrore rritet përsëri , kështu që në pole shtypja ajrore është mbi atë normale.
Avulli i Ujit
Uji mund të gjendet në njërën prej tri gjendjeve agregate: të ngurtë, të lëngtë dhe të gaztë, kalimi i ujit prej gjendjes së lëngët në gjendje të ngurtë quhet ngrirje, ndërsa e kundërta është shkrirja, kalimi i ujit prej gjendjes së lëngët në gjendje të gazët quhet avullim, ndërsa kalimi i ujit prej gjendje së gaztë në gjendje të lëngët quhet kondenzim, mirpo avulli i ujit mund të kaloj direkt prej gjendjes së gaztë në gjendje të ngurtë në temperaturën nën dhe kjo quhet sublimim.
Lagështia e Ajrit
Uji i avulluar prej oqeaneve, deteve, liqeneve, sipërfaqën toksore dhe të bimëve arrin në atmosferë në formë të avullit të ujit. Avulli i ujit është më i lehtë se ajri dhe kjo në raport 0, 622, prandaj sa më i lagështë të jet ajri, aq më i lehtë është ai, avulli i ujit ka shtypjen e vet të caktuar sikurse çdo gaz tjetër me shtimin e përmbajtjes së avullit të ujit në ajër rritet edhe shtypja e tij.

Mjegulla

mjegulla Mjegullë e dendur ( ≡2 ) Avulli i Ujit i kondenzuar në shtresat përdhese të ajrit quhet mjegull. Mjegulla sipas marrveshjes ndërkmbëtare është një turbullirë e tillë e ajrit me rastin e së cilës objektet për rreth mundë të shihen në largësi prej 1 km mjegulla shenohet me shenjen
Si mjegull e dendur konsiderohet ajo, në të cilën dukshmëria horizontale është më e vogël se 200 m dhe ajo shenohet me shenjen 2 si mjegull e mesme konsiderohet ajo në të cilën dukshmëria horizontale është 200 - 500m dhe shenohen me shenjen ≡ nëse dukshmëria horizontale është prej 500 - 1000 metra, atëherë kemi të bëj me mjegull të rrallë dhe shenohet me shenjen 0 nëse mjegulla shtrihet përgjat tokës dhe qielli shihet mirë, atëherë mjegulla e tillë karakterizohet si mjegull përdhese dhe shenohet me shenjen ≡.
Kur dukshmëria është më shumë se 1 km dhe më pak se 10 km, atëherë një turbëliirë e tillë quhet mjegull e lehtë dhe shenohet me shenjen = .
Mjegulla mund të përbëhet prej pikave ujore në temperaturë mbi , por edhe në temperaturë nën mjegulla mund të përbëhet prej pikave të ftohura ujore. Në temperaturën - 10° dhe më të ulët në mjegull përveq pikave ujore mund të paraqiten edhe kristalet e akullta. Në kushte të temperaturave shumë të ulta, mjegulla mundë të përbëhet vetëm prej kristaleve të akullta.
Sipas mënyrës së krijimit mjegullat mund të ndahen në: mjegulla të masave ajrore dhe mjegulla frontale.
Mjegullat e masave ajrore formohen në ajrin, i cili është i qetë ose lëviz ngadalë. Te kto mjegulla është esenciale që mjegulla formohet me rastin e kontaktit të ajrit të ngroht dhe të lagështë me trupa të ftohët deri në temperaturën e pikës së vesës, gjithashtu mjegulla formohet edhe duke u përzier masat ajrore të ftohta dhe të nxehta.
Mjegullat e masave ajrore ndahen në mjegulla të: radiacionit dhe advektive.
Mjegullat e radiacionit, kto mjegulla formohen me rastin e ftohjes së sipërfaqes së tokës dhe të ajrit, mjegullat e tilla rëndom formohen natën kur moti është i qetë dhe i kthjellët, mjegullat e radiacionit formohen në rrafshina ku mblidhet ajri i ftohët, ose në zonat moqalore të ftohta. Mjegullat e radiacionit më së shumti krijohen në mengjes, dhe paraqiten gjatë dimrit, lartësia mbidetre e mjegullës së radiacionit është 150 -400 metra , kto mjegulla shpërndahen më së voni rreth orës 10 - 11.
Mjegullat advektive formohen gjatë lëvizjes së masave ajrore në drejtim horizontal, kur ka erë por shpejtësia e të cilit nuk është më e madhe se 10 m/s. Ato krijohen me rastin e kalimit të ajrit të ngrohtë dhe të lagështë në sipërfaqen të ftohtë. Ajri i ngrohtë, kur has në substrat të ftoht, ai prej këtij substrati ftohet dhe kur të jet ftohur deri në temperaturen e pikës së vesës dhe më ultë, afër tokës formohet mjegulla, trashsia e mjegulles së tillë mund të shtrihet deri në 500 metra lartësi, madje edhe më shumë, mjegullat advektive mund të formohen në kushte të ndryshme si: me rastin e kalimit të ajrit të ngrohët prej tokës në sipërfaqen më të ftohtë detare, me rastin e kalimit të ajrit të nxeht dhe të lagështë, gjat Dimrit prej detit të ngroht në sipërfaqe më të ftohta toksore, posaqërishtë kur Toka është e mbuluar me borë. Përveq tyre ekzistojn edhe kto lloje të mjegullave: mjegullat e avullimit, mjegullat e qyteteve dhe mjegullat e thata.
Mjegullat e avullimit kto mjegulla më së shpeshti formohen në vjeshtë dhe në dimër, atëherë kur ajri i ftohtë vjen mbi sipërfaqën e ngrohur të ujit, mjegullat e tilla formohen në orët e mbramjes, kurse gjatë natës mbi limenj dhe liqene ku mblidhet ajri i lagështë nga brigjet e afërme të Tokës, Mjegullat e avullimit mund të formohen edhe edhe nëmbrëmje kur bie shi apo pas shiut.
Mjegullat e Qytetit ky tip i mjegullës formohet në qytete të mëdha, kur ajri është i turbulluar me grimca të tymit dhe produkteve të tjera, të cilat nxirren prej oxhakve të fabrikave apo tymtarve të ndryshëm, kto mjegulla krijohen kur moti është i qetë dhe stabil, si shembull për mjegullën e qytetit përmendet Mjegulla e Londrës e cila në Angli ka marrë emrin smoke. Prej mjegullës së qytetit ka pasur jo vetëm raste të smundjes, por edhe raste të vdekjes, kështu p.sh. në Londer prej datës 5 deri me 9 dhejtor të vitit 1952 për shkak të mjegullës së qyteit kanë vdekur perafersisht 4000 banorë dhe një numër i madh është smuar prej organeve të frymarrjes.
Mjegullat e thata ose blozore me rastin e paraitjes së mjegullës së thatë ose blozore ajri gjithashtu është i mbushur dhe turbulluar me grimca të imta, mjegulla e thatë parqitet kur digjen pyjet, kur në ajër gjenden grimca të tymit, prandaj mjegullat e thata kan erën e blozës.

Retë

klasifikimi i reve Klasifikimi i Reve Retë për nga përbërja e tyre fizike janë të ngjashme me mjegullën, dallimi qëndron vetëm përsa i përket vendit të formimit dhe madhësis së pikave. Pikat e mjegullës janë më të vogla se pikat e reve, sepse pikat e mjegullës gjenden në stadin e parë të formimit. Përveq prej pikave të ujit, retë mund të jenë edhe prej kristaleve të imta të akullit, prandj si re mund të konsiderohet një grumbull i pikave të imta të ujit ose grimcave të imta të akullit, të cilat bredhin në shtresa të ndryshme të ajrit dhe duke ju afruar njëra tjetrës e zvoglojn dukshmërin në hapësirën, të cilën e mbushin. Retë kryesisht ndahen: për nga pamja e tyre e jashtme, për nga lartësia në të cilën gjenden, për nga mënyra e formimit dhe për nga përbërja fizike.
Klasifikimi reve për nga pamja e jashtme Retë për nga pamja e jashtme mund të ndahen në: grumbulluese cumulus, shtresore stratus dhe puplore cirrus.
Ndërmjet këtyre formave kemi edhe forma kalimtare dhe këto janë: shtresore - grumbulluese stratocumulus, puplore - shtresore cirrostratus dhe puplore - grumbulluese  cirrocumulus.
Përshkrimi i shkurtër i reve të ndryshme

  • Cirrus
  • Cirrocumulus
  • Cirrostratus
  • Altocumulus
  • Altostratusi
  • Nimbostratus
  • Stratocumulus
  • Stratus
  • Cumulos
  • Comulonimbus

retë cirrus Cirrius - Ci Këto janë re të ndara në formë të pejzave, puplave ose tufave të bardha të ngushta sikurse flokët, ose kanë shkëlqim mendafshi, ose të dyja së bashku, janë të përbëra prej kristaleve të akullta. Retë puplore, nëse shtrihen prej perendimit ose jugperendimit kah lindja apo kah verilindja konsiderohen si lajmtare të ndryshimit të motit d.m.th të vrenjtësis ose të reshurave atmosferike.

retë Cirrocumulus Cirrocumulus - Cc Shtres e hollë e reve të bardha pa hije të vet, të përbëa prej elementeve shumë të vogla, në formë kokrrash, rrudhash etj. Të ngjitura ose jo të ngjitura dhe të rënditura pak a shumë në formë të rregullt. Këto re janë të përbëra prej kristaleve të akullit, pranë të cilave mundë të gjenden edhe pikat ujore të ftohura, por këto shumë shpejt ua lëshojn vendin kristaleve të akullit, shpesh herë kanë formë valë - valë.

retë cirrostratusi Cirrostartusi - Cs Re transparente, të bardha, e vrëret pejzore si flokët ose me pamje të lëmuet, të cilat krejtësisht ose pjesërisht e mbulojn qiellin. Kjo re kryesisht është e përbër prej kristaleve të akullta, mundë të paraqitet edhe në formë të velit pjzor, gjithashtu mundë të merr edhe formën e velit mjegullor.

retë Altocumulusi Altocumulus - Ac Shtresë e hollë e reve të bardha ose të përhimta, ose njëkohsisht të bardha dhe të përhimta, rëndom kanë hijen e vet dhe janë të përbëra prej luspave të imta, cilindrave etj. Kjo re së paku në pjesën më të madhe është e përbër prej pikave ujore, mirpo në temperatura shumë të ulta zhvillohen edhe kristale akulli. Altokumulosi është lloji më i njohur i reve dhe mundet të paraqitet në forma të ndryshme. Në disa forma kjo re ka rëndësi prognozimi, kjo re shpeshherë formohet në skajin e rrymes së gjërë ajrore që lëviz në drejtim përpjet, ose për arsye të turbulencës në shtresën e lartësis mesatare.

retë Altostratus Altostratus - As Shtresë e reve në formë këllefe ngjyrë të përhimt, ose të kaltërt me pamje rrudhash, pejsazh apo të harmonizuara, e cila pjesërisht apo krejtësisht e mbulon qiellin, por ka pjesë mjaft të holla nepër të cilat kalon Dielli. Është e përbër prej pikave të ujit dhe kristaleve të akullit, paraqitet gati gjithmon në formë të shtresës së gjër horizontale. Shtrirja vërtikale e të cilës është mjaft e madhe deri në disa kilometra, mund të përbëhet prej disa shtresave që shtrihen njëra sipër tjetrës në nivele që dallohen fare pak.
Altostratusi është një re prej të cilit bien shirat, kjo re më së shpeshti formohet me ngritjen e ngadalshme të shtresave të gjëra ajrore në latësi mjaft të mëdha.

retë nimbostratus Nimbostratusi - Ns Shtresë e reve me ngjyrë të përhimtë, shpeshherë e errët, pak a shumë e shkapërderdhur për arsye të rënies së pandërprerë të shiut ose borës në shumtën e rasteve shtrihen gjerë në Tokë. Trashsia e ksaj shtrese gjithkund është mjaft e madhe sa e fsheh plotësisht Diellin. Nimbostratusi është i përbër prej pikave të ujit dhe fjollave të borës, rëndom paraqitet në formë të shtresës së gjërë të ulët, me ngjyrë të mbyllt e cila zakonisht sjell te reshura.

retë Stratocumulus Stratocumulusi - Sc Shtresë e bardhë e reve, kjo re është e përbër prej pikave ujore të cilat nganjëher janë të shoqëruara me pika shiu ose me breshër dhe rrallë me kristale bore, kjo re për nga forma e vet grumbulluese i ngjan shpesh herë kumulusit, ndërsa për nga përhapja e madhe dhe forma i ngjan stratusit, prej Stratokumulusit nganjëherë bien të reshura të dobta në formë shiu apo dëbore.

retë Stratus Stratusi - St Rëndom shtresë e përhimët, e reve me bazë të harmonizuar, prej të cilës mund të bie shi i imët, prizma të akullit apo borë kokrrizi. Kur nepër shtresa përshkon Dielli, tiparet e saj dallohen lehtë. Kjo re është e përbër prej pikave të imta ujore, por në temperaturë të ultë.

retë cumulus Kumulusi - Cu Re rëndom të dendura, të ndara me tipare të dalluara, qartë të zhvilluara vërtikalisht, pjesët e sipërme të cilave janë të fryera dhe shpesh i ngjajn kokës së lule lakrës. Pjesët eksaj reje të cilat janë të ndriquara prej Diellit, më së shpeshti kanë ngjyrë të bardhë që shkëlqen. Kumulusët nganjëher janë të ndërprera, ata janë të përbër kryesisht prej pikave ujore, kristalet e akullit mundë të formohen në pjesët e tyre kur temperatura është nën zero.
Për krijimin e kumuluseve duhet të ekzistoj labilitet i madh në atmosferë d.m.th. temperatura e ajrit në shtresat e poshtme të atmosferës bien në mënyrë rapide me rritjen e lartësis, kjo mund të ndodhë me rastin e ngrohjes së sipërfaqës toksore ose gjatë ngrohjes së masave ajrore të ftohta të cilat kalojn në ndonjë sipërfaqe të ngrohët.

retë cumulonimbus Kumulonimbus - Cb Re e fuqishme dhe e dendur, me shtrirje të dukshme vertikale, në formë mali ose të pyrgjeve të mdhenj. Pjesët e saj më të larta kanë formën e tufës. Komulonimbuset janë të përbëra prej pikave ujore dhe sidomos në pjesët e epërme prej kristaleve të akullit, gjithashtu përmbajn edhe pika të mdha të shiut dhe kokrra të mdha të breshërit, prej këtyre reve mund të bie shi i shoqruar me bubullima, borë dhe breshër.

Reshjet

Të gjitha format e avullit të ujit të kondenzuar dhe të sublimuar në ajër, të cilat në sipërfaqën toksore paraqiten në gjendje të lëngët ose të ngurtë quhen reshje. Reshjet mund të krijohen direkt në sipërfaqe të tokës ose në ndonjë prej objekteve që gjenden në tokë dhe mund të formohen në re dhe prej andej të bien në tokë. Prandaj ekzistojn dy lloje reshjesh. Në grupin e parë hyjnë: vesa, bryma, krahneza, dhe ngrica, kurse në grupin e dytë hyjnë: shiu, bora dhe breshri. Emri internacional për reshje është hidrometeore.
Reshjet që formohen pranë Tokës
Vesa — nëse sipërfaqja tokësore dhe sendet që gjenden në të, të cilat janë jo vetëm rrezatues të mirë por edhe përques të dobët të nxehtësis, ftohen aq shumë, saqë temperatura e tyre është më e ulët se pika e vesës së ajrit për rreth, atëherë me kontaktimin e ajrit të lagësht me sendet e ftohta, avulli i ujit do të kondenzohet dhe do të paraqitet në formë të pikave ujore të imta. Kjo vlenë atëherë kur temperatura e pikës së vesës është mbi .
Vesa rëndom formohet kur koha është e qetë dhe e kthjellët gjatë natës, por nëse ekziston erë e dobët, atëherë vesa do të formohet më intenzivisht, sepse era e ftohtë e bart avullin e ujit në sende të ndryshme të ftohta.
Vesa më së shumti kapet në bari, në gjethe të shkurreve të ulta dhe në bimë të tjera.
Krahneza — është përbër prej formave të imta, jo të lëmueta dhe të ngjashme me brymën, të cilat kur Toka është me mjegullë dhe e ftohët, kapën për degë dhe skaje të prehta, duket se për formimin e krahnezës janë sidomos të përshtatshme ato pjesë të sendeve të cilat ftohen shpejt. Me kët rast, përqushmëria e nxehtësis, nuk ka kurfar rëndësie sepse krahneza paraqitet poashtu në drunjë si dhe në sende prej metali, krahneza krijohet në dy forma: si krahnezë e rëndomtë dhe si krahnezë e fortë. Krahneza shpeshherë krijohet pas periodes së acarit të fortë si pasardhës i kohës më të ngrohtë, kështu që krahneza ka rëndësi prognozimi.
Ngrica — zakonisht formohet në fillim dhe në fund të Dimrit, kur temperatura e ajrit është afro -3° deri -5° dhe frmohet në dy mënyra krejtësisht të ndryshme:
Kur pikat e ftohura të shiut bien në sipërfqën e tokës ose në sende të ndryshme që gjenden mbi Tokë, atëherë ato menjëherë ngrihen në kontakt me sende të ngurta, sidomos ngrica është e fortë dhe mund të qëndroj një kohë më të gjatë, nëse temperatura është nën .
Ngrica mundë të formohet edhe në këto raste: nëse pas një acari të fortë dhe të gjatë bëhet ndryshimi i kohës me dhe pastaj bie shi i rëndomtë në Tokë ende të ngrirë aty formohet menjëher ngrica.
Format e reshjeve prej reve
Shiu — pikat ujore të imta të krijuara në fillim në re me anë të koagullimit rriten dhe kur diamtetri u bëhet më i madh se 0, 12 mm ato fillojn të bien kah Toka. Pikat më të mëdha të shiut nuk mund të jenë më të rënda se 0, 2gram, gjë që i përgjigjet diametrit prej 7mm. Pikat më të mëdha gjatë rënjes së tyre shpartallohen në pika më të vogla me peshë maksimale prej 0, 2gram, shpejtësi më e madhe e rënjes së pikave prej 5mm, është 8m/s. Nëse Reja gjendet në lartësi të mëdha dhe nëse nën të ajri është mjaft i thatë, pikat në rrugën e tyre mund të avullohen para se të arrijnë në Tokë, është vërtetuar se paikat e shiut rrjedhin prej reve, kur Reja e ka trashësinë rreth 700 metra, atëherë në të vërtet fillon të rigojë dhe kur të bëhen më të trasha se 800 metra fillon të bie shiu.
Sipas madhësis së pikave të shiut dhe intenzitetit të rënjes, shiu mund të ndahet në:
mënje mjegull me shi, shi frontal dhe shtërgata kalimtare.
Bora — formohet në raste kur ajri ngrihet me avull uji në temeraturë nën , respektivisht në temperaturë më të ultë se -12°, atëherë avulli i ujit sublimohet d.m.th. kalon direkt në gjendje të ngurtë. Nëse sublimimi është i ngadalshëm dhe gradual, grimcat e akullit marrin forma të rregullta kristalore, prej të cilave është e përbër bora.
reshjet atmosferike Reshjet Atmosferike Breshëri Breshëri — këto janë kokrra akulli, diametri i të cilave ndryshon prej 5 - 50mm, madje edhe më shumë, kokrrat e breshërit janë ose krejtësisht transparente, ose prej shtresave të tejdukshme dhe shtresave të turbullta të ngjashme me dëborë.
Procesi i formimit të breshërit bëhet në këtë mënyrë: Në fillim në sferokristale sedimentohen pikat ujore të ftohura, të cilat mund të formohen me anë të kondenzimit në të njëjtën kohë kur me anë të sublimimit formohen kristalet. Uji përreth kristaleve ngrihet në shtresa të holla. Nëse pikat ujore të ftohura janë të mëdha, atëherë gjatë ngrimjes së tyre lirohet ngrohtësia latente, e cila pengon që e tërë pika të ngrihet menjëherë, dhe në këtë mënyrë teprica e ujit në gjendje të lëngët përhapet nëpër kristalin e akullit dhe më vonë ngrihet dhe formon shtresën e akullit të tejdukshëm. Madhësia e kokrrës së breshërit është e ndryshueshme. Më të shpeshta janë kokrrat e breshërit, të cilat kanë diametrin prej disa milimetrash deri në 1 cm. Nganjëherë kokrrat e breshërit kanë diametrin prej 2 deri 3 cm. Me rastin e rënies shumë të madhe të breshërit kokrrat kanë pasur madhësi sa vetë e pëllumbit, madje nganjëherë sa veja e pulës. Kokrat më të rënda se 50 gramë, sipas shënimeve, të regjistruara gjerë më tani kanë rënë rrallëherë, e ka përjashtime kur kanë qenë të rënda 1kg. Por, sipas shënimeve të regjistruara, është matur pesha e kokrrës prej 4, 5kg me diametër prej 21 cm në Kinë në vitin  1902. Breshëri më së shpeshti bie në gjerësira mesatare, kurse intensiteti më i madh i breshërit, si për kah gjatësia e rënies, ashtu edhe për kah madhësia e kokrrave, është në zonat tropike. Në zonat polare rënia e breshërit nuk është vrojtuar.

ERA

trëndafili i erës Trëndafili i Erës prej 16 drejtimesh Lëvizja e masave ajrore në drejtim pothuaj horizontal, sikurse është thënë, quhet erë. Ajo ndryshon prej elementeve tjera meteorologjike, sepse në të vërtetë paraqet madhësi vektore, për përcaktim të plotë të së cilës nevojiten tre elmente: drejtimi, orientimi dhe intesiteti. Megjithëkëtë era në jetën e përditshme përcaktohet me dy elemente, dhe këto janë: drejtimi me të cilin nënkuptohet edhe orientimi dhe shpejtësia ose forca. Drejtimi i erës shënohet sipas anëve të botës prej nga fryn ajri: kështu, p.s.h, me fjalën erë veriore quhet era, e cila fryn prej anës veriore, lindore, e cila fryn prej lindjes, etj. Për të shënuar drejtimin e erës, sipas shenjva ndërkombëtare, përdoren katër shkronja, dhe këto janë:
N NORTH = veri, E East = lindje, S South = jugu, W West = perëndimi. Duke kombinuar këto shkronja drejtimi i erës mund të paraqitet prej 32 drejtimeve. Kjo është e ashtuquajtura trëndafili i erës. Trëndafili i erës prej 32 drejtimesh përdoret në meteorologjinë sinoptike, kurse në lëmenjte tjerë të meteorologjisë përdoret trëndafili prej 16 drejtimeve, madje edhe prej 8 drejtimeve.
Shpejtësia e erës shprehet me numrin e metrave që kalon një grimc e ajrit në një sekondë ose me numrin e kilometrave që kalon një grimcë e ajrit në një sekondë ose me numrin e kilometrave që kalon grimca në një orë. Shpejtësia e erës shënohet, shkurtimisht m/s, e që do të thotë metra në sekondë ose km/h. Forca e erës paraqet veprimin, të cilin era e prodhon në sende të ndryshme. Forca e erës caktohet me ndihmën e të ashtuquajturës shkalla e Bofortit, e cila ka 13 shkallë, prej 0 deri 12.
Në shtresat përdhose të ajrit shpejtsitë e erërave janë më së shpeshti prej 4 deri 8 m/s, e rrallëherë e kalojnë shpejtësinë prej 12 deri 15 m/s. Me rastin e shakullinave lokale dhe të ashtuquajturave trumbeta shpejtësia e erës për një kohë të shkurtër mund të arrijë deri në 100 m/s. Kur koha është me stuhi dhe shtërgatë në gjatësitë mesatare, shpejtësia e erës mund të jetë më e madhe se 30 m/s, e në momente të caktuara edhe deri 60 m/s. Në uragane shpejtësia e erës arrin edhe deri në 65 m/s , kurse në raste të caktuara edhe deri në 100 m/s.
Ndikimi i pengesave dhe Pyllit në shpejtësin e Erës
Kur era gjatë rrymimit horizontal të saj has në ndonjë pengesë godinë, pyll, kodër, kuror malesh, etj, atëherë rrymat ajrore janë të detyruara ose të ngriten përpjetë dhe të kalojnë mbi pengesa, ose të kalojnë përreth pengesës. Kalimi i rrymave ajrore nëpër pengesa të ndryshme do të jetë aq më i lehtë sa më i madh që të jetë e labiliteti në atmosferë, d.m.th. sa më i madh që të jetë gradient vertikal i temperaturës. Gjatë kalimit të ajrit nëpër pengesa, në anën kur fryen era ajri ngritet dhe ftohet dhe për këtë arsye rriten vrenjtësia dhe të reshurat. Në anën e mbrojtur prej erës ajri lëshohet dhe nxehet, kurse vrenjtësia humbet, e të reshurat zvogëlohen dukshëm. Në afërsi të pengesave era është më e fortë për arsye të njëjta sikurse edhe mbi pengesa gjatë kalimit të rrymave ajrore nëpër to. Sidomos shtim i dukshëm paraqitet në konveksitetet vertikale të pengesave, sikurse janë këndet e ndërtesave, thepat në anët e maleve, etj. Prapa pengesave të tilla era dobësohet dhe krijohet qetësi. Sidomos era fuqizohet kur ajri është i detyruar të kalojë nëpër gryka dhe lugina të ngushta ndërmjet dy masiveve malore. Prerja e thërthortë e rrymimit ajror, në raste të tilla zvogëlohet, gjë që do të thotë se nëpër hapësira të ngushta duhet të kaloj sasi e madhe e ajrit në njësi të kohës. Raste të ngjashme ngjajnë edhe kur pylli është pengesë e erës. Sidomos nëse ajri është i ftohtë, kurse pylli është i dendur dhe me shkurre, kështu që ajri futet në pyll dhe aty dendësohet, dhe kështu formohen rryma ascendente dhe dredha.
Qarkullimi i përgjithshëm i rrymave ajrore në Atmosfrë
Ndryshimet në nxemjen në ekuator dhe pole shkaktojnë edhe ndryshime në shtypjet ajrore. Për këtë arsye në atmosferë mbi sipërfaqen tokësore formohen disa rryma ajrore të përhershme, të cilat përbëjnë qarkullimin e përgjithshëm të rrymave ajrore në atmosferë. Ky qarkullim mund të përkufizohet edhe si erëra të përhershme mbi sipërfaqen tokësore. Këtyre erërave të përhershme u takojnë: pasatet dhe antipasatet, erërat perëndimore dhe erërat polare.

Pasatet dhe Antipasatet

Pasatet janë erëra përdhese, të cilat fryjnë prej afro 30° të gjerësisë gjeografike kah ekuatori, nga njëra dhe ana tjetër ekuatorit. Antipasatet janë erëra të lartësive të cilat fryjnë prej ekuatorit në drejtim të poleve. Poli verior dhe jugor kanë orientim të kundërt prej pasateve. Pasatet dhe antipasatet shkaktohen për këto arsye: Dihet se zona e ekuatorit nxehet tepër. Për këtë arsye mbi ekuator formohen rryma të forta konvektive, të cilat bartin prej pjesës përdhese sasi të mëdha të masave ajrore në lartësi. Shtypja ajrore mbi ekuator në pjesën përdhese zbret kurse në lartësi rritet. Gradienti horizontal i shtypjes ajrore në lartësi është i drejtuar prej ekuatorit kah veriu dhe jugu. Prandaj, masat ajrore në lartësi vihen në lëvizje prej ekuatorit kah polet. Rrymat ajrore të lartësive prej ekuatorit kah veriu kthehen në të djathtë të drejtimit të gradientit të shtypjes ajrore, për arsye të fuqisë të deviacionit, kurse rrymat ajrore kah jugu kthehen në të majtë të drejtimit të gradientit. Për këtë arsye në hemisferën verirore formohen erërat e lartësisë jugperëndimore, kurse në hemisferën jugore ato veriperëndimore. Këto janë antipasatet dhe këto fryjnë në lartësi prej 2.5 – 3km.
Erërat periodike – janë të atilla, gjatë të cilave ajri gjatë një periudhe kohe qarkullon në një drejtim, e mandej gjatë periudhës tjetër, gjithashtu periudhë kohe mjaft e gjatë qarkullon në drejtim të kundërt. Këto erëra mund të jenë me periudhë ditore dhe vjetore.
Erërat me periudhë ditore – Erërat me periudhë ditore janë ato të cilat gjatë ditës fryjnë në një drejtim, kurse gjatë natës fryjnë në drejtim të kundërt. Këto erëra quhen edhe erëra ditore dhe këtyre u takon era prej detit dhe era prej tokës, mandej era e luginës dhe ajo e malit. Era prej detit edhe era prej tokës formohen ndërmjet detit dhe tokës dhe ndërmjet liqeneve të mëdhenj dhe tokës përreth. Erërat e këtij lloji formohen për këto arsye: Gjatë ditës toka nxehet më shumë se deti dhe për këtë mbi bregdet dhe diçka më thellë në tokë formohen rrymat ajrore konvektive.
monsumi Monsunet në Oqeanin Indian ( Verë - Dimër ) Erërat me periudhë vjetore – Erërat me periudhë vjetore fryjnë një gjysmë viti prej oqeanit kah toka, kurse në gjysmën tjetër të vitit anasjelltas, d.m.th. prej tokës kah oqeani. Në këso erëra periodike hyjnë të ashtuquajturat monsunet.
Monsunet përfshijnë hapësira të mëdha të tokës dhe të oqeanit, d.m.th. ato formohen ku sipërfaqet e mëdha ujore kufizohen me sipërfaqe të mëdha të tokës. Monsunet fryjnë dimrit prej tokës kah oqeani, sepse dimrit toka është më e ftohtë se oqeani dhe mbi tokë ekziston shtypje ajrore më e madhe, kështu që gradient horizontal i shtypjes ajrore është i drejtuar prej tokës kah deti, respektivisht kah oqeani. Gjatë gjysmës verore të vitit oqeani është më i ftohtë se toka dhe gradient i shtypjes ajrore është i drejtuar prej oqeanit kah toka, për këtë erërat fryjnë prej oqeanit kah toka. Meqë masat ajrore gjatë këtyre rrymave kalojnë hapësira të konsiderueshme si në thellësi të tokës, ashtu edhe mbi oqeani në drejtimin e monsuneve ndikon edhe fuqia e deviacionit. Monsunet në hemisferën veriore devijojnë prej drejtimit të parë të tyre djathtas, kurse në hemisferën jugore kthehen majtas. Monsunet formohen në brigje të disa oqeaneve, si të hemisferës jugore ashtu edhe të asaj veriore. Monsunet formohen mbi Oqeanin Indian dhe pjesën jugore të Azisë. Ato në kohën e verës vijnë deri te Himalajet, kurse gjatë dimrit nisen prej Himalajeve, lartësia e ndikimit të tyre është rreth 3 deri 4 km. Monsuni i cili vjen prej oqeanit verës është i lagështë në Indi dhe Bangladesh shkakton sasi të mëdha të reshurash.

Klasifikimi i Masave Ajrore

Masat ajrore mund të ndahen në dy mënyra: sipas gjendjes së tyre termike dhe sipas pozitës gjeografike të krahinës burimore. Prandaj mund të thuhet se ekzistojnë dy klasifikime: termike dhe gjeografike.
Klasifikimi termik – Sipas klasifikimit termik masat ajrore ndahen në masa ajrore të nxehta dhe të ftohta. Masat ajrore e nxehtë është ajo e cila lëvizë mbi subtratin, bazën më të ftohtë, d.m.th. temperatura e së cilës është më e madhe se temperatura e subtratit mbi të cilin lëviz masa ajrore përkatëse. Arritja e masës ajrore të nxehtë në ndonjë rajon rëndom sjell nxemje, mirëpo me këtë rast vetë masa ajrore ftohet. Të ftohurit përfshinë vetëm shtresën e poshtme të ajrit, për çarsye formohen inverzione të temperaturës të cilat në disa raste gjenden menjëherë mbi sipërfaqen tokësore, por më shpesh në lartësi rreth 400 deri 600 metra. Për këtë arsye në ajrin e nxehtë vendoset gjendje stabile ekuilibri. Nëse ajri i nxehtë është mjaft i lagështë atëherë me rastin e ftohjes së tij në afërsi të siperfaqës tokësore formohen mjegulla advektive nëse inverzioni është pranë tokës ose re shtresore të ulëta nëse inverzioni është në ndonjë lartësi. Nganjëherë prej këtyre reve, e gjithashtu edhe prej mjegullës lëshohen të reshura të imta, respektivisht shi shumë i imtë. Gjatë verës, nëse ajri i nxehtë është i thatë, atëherë koha është kryesisht e kthjellët. Masa ajrore e ftohtë është ajo e cila lëvizë mbi substratin më të nxehtë. Arritja e masës ajrore të ftohtë në ndonjë rajon shkakton ftohje, por me këtë rast ajri nxehet mjaft shpejt. Meqë shtresa e poshtme e ajrit pranë tokës nxehet më shpejt sesa ajri në lartësi më të madhe, për këtë arsye rritet gradient termik vertical dhe atmosfera bëhet jostabile. Në atmosferë të tillë formohen rrymat ajrore konvektive dhe turbulente të cilat e bartin nxehtësinë dhe lagështinë prej tokës kah lartësia. Me rastin e rrymave konvektive formohen retë grumbulluese prej të cilave lëshohen të reshurat me shtërgatë. Mjegullat në masën ajrore të ftohtë janë të rralla. Mund të formohen vetëm pjesërisht në orët e mëngjesit, të cilat humbasin shpejt kur lind dielli.
Klasifikimi gjeografik – Sipas pozitës gjeografike të krahinave burimore, masat ajrore mund të ndahen në katër lloje zonale, dhe këto janë: AA – ajri arktik, me origjinë prej zonave polare. AP – ajri polar, me origjinë prej gjerësive të larta gjeografike, por jo prej zonave polare. Disa autorë këtë ajër e quajnë ajër mesatar, pasi që formulohet në gjerësira mesatare dhe e shënojnë shkurtimisht me AM .
AT – ajri tropik, respektivisht subtropik, me origjinë prej zonave subtropike. AE – ajri ekuatorial, me origjinë prej zonave ekuatoriale. Katër llojet e masave ajrore të përmendura më parë më tej ndahen secila në nga dy nënlloje: maritime dhe kontinentale, varësisht a janë me origjinë prej sipërfaqeve detare apo tokësore, ose gjatë lëvizjes detare, respektivisht tokësore. Kur të merret edhe kjo parasysh, atëherë masat ajrore mund të ndahen në këtë mënyrë:
massat ajrore Klasifikimi Gjeografik i masave ajrore AAm – ajri arktik maritim,
AAk – ajri arktik kontinental,
APm – ajri polar maritim,
APk – ajri polar kontinental,
ATm – ajri tropik maritim,
ATk – ajri tropik kontinental .
Ndarja në ajrin maritim dhe kontinental nuk ka të bëjë me ajrin ekuatorial, meqë kushtet e temperaturës dhe të lagështisë së ajrit në afërsi të ekuatorit janë pothuaj të njejta, si mbi oqeane, ashtu edhe mbi kontinente. Vetitë karakteristike të së cilës masë ajrore janë lagështia absolute dhe lagështia relative e saj dhe temperatura e saj.
Ajri arktik maritim (AAm) – Ky ajër ka krahinën e vet burimore në rajonin e Grendland dhe Shpicbergut. Ka temperaturë të ulët, lagështirë absolute të vogel, kurse lagështia relative e tij është e madhe për arsye të temperaturës të ulët. Veti maritme fiton kur është në heshtje ose lëviz ngadalë sipas ndonjë rajoni ku masat ujore nuk janë të ngrime. Ky është ajër stabil të cilit dukshmëria është e mirë, nëse në të nuk ka mjegull. Ky ajër arrin në Evropë shtresat e tij të ulëta nxehen dhe marrin lagështi, kështu që bëhet jostabil.
Ajri arktik kontinental (AAk) – Ajri arktik kontinental krahinën e vet burimore e ka në rajonin e Detit Barenc dhe të Detit të Karskut si dhe në pjesët veriore të Rusis. Edhe pse ky ajër formohet mbi dete, ai ka veti kontinentale sepse këto Dete janë nën akull dhe dëborë. Edhe këto masa ajrore janë të ftohta, të thata dhe stabile por deri sa të përhapen deri në Evropën Qendrore ato deri diku e humbin të ftohtit e vet që e kanë pasur në fillim, për arsye të largësisë së mjaftushme prej krahinës së vetë burimore.
Ajri polar maritim (APm) – Ky ajër formohet në gjerësi gjeografike të larta – afro 50° të gjerësisë gjeografike veriore në Oqeanin Atlantik gjatë verës, ose në Kanada dimrit, ku në këtë kohë të vitit ekzistojne anticiklone stacionare. Këto masa ajrore dimrit me të vërtetë formohen në viset kontinentale, por duke lëvizur kah Evropa qëndrojnë më gjatë mbi oqeanin Atlantik dhe marrin veti maritime. Në Evropë ky ajër vjen ndërmjet Islandës dhe Britanisë së Madhe dhe nëpër Evropën Qendrore qarkullon në formë të erërave perëndimore dhe veriperëndimore. Meqë ky ajër kalon nëpër rrymen e nxehtë të Golfit, bëhet shumë i lagështë dhe nxehet në shtresat e ulëta gjë që gjatë dimrit shkakton labilitet të shprehur me re grumbulluese. Për këtë arsye në Evropën Perëndimore, veçanërisht në pjesën veriperëndimore, ku dominojnë APm, shpeshherë dimrit paraqiten të reshura me shtërngatë. Me rastin e depërtimit të APm në Evropën Qendrore, dimrit vërehet rritje e temperaturës në pjesën përdhesë, d.m.th. zbutja e ngricave të forta, por në lartësi temperature zbret. Ajri polar maritim i freskët sjell dëborë në malet e Evropës Qendrore, të cilat kanë lartësinë mbidetare afro 500 metra..
Ajri polar kontinental (APk) – Ky ajër krahinën e vet burimore e ka në pjesët veriore të Evropës, Skandinavisë, Finlandës dhe të pjesës evropiane të Rusis. Ky ajër më së shpeshti formohet në anticiklone kontinentale. Kjo ndodh dimrit, kur anticikloni gjendet mbi Siberi, dhe kur degët e tij përfshijnë tërë pjesën e Rusis, e gjithashtu edhe Evropën Qendrore. Gjithashtu edhe mbi Fenoskandinavinë dimrit shpeshherë gjendet anticikloni, në të cilin formohet ajri. Dimrit APk e karakterizon temperatura shumë e ulët në shtresat përdhese ku formohen inverzione të mëdha përdhese. Lagështia absolute e këtij ajri është e vogël, kurse lagështia relative është e madhe. Në thellësi të kontinentit mund të formohen mjegulla dhe reshje e dobët e dëborës. Gjatë ditës formohen kumuluset dhe retë shtresore të lartësive mesatare. Por megjithëtë ekzistojnë gjasat e përgjithshme kah kthjellimi i shpejtë i cili sidomos në mënyrë të fortë shprehet natën. Dukshmëria në këtë masë ajrore është mesatare prej 10 deri 20 km, sepse ajri është pak i turbullt prej mjegullës së lehtë në shtresat inverzive dhe për arsye të përzierjeve të herë pas herëshme të pluhurit, të cilat gjithmonë gjenden në ajrin continental.
Ajri tropik maritim (ATm) – Ajri i këtij lloji e ka krahinën e vet burimore në pjesën subtropike të oqeanit Atlantik te ishujt Azor, ku gjithmonë dominon shtypja ajrore e lartë. Ky ajër shpeshherë formohet edhe në zonën e detit Mesdhe. Ajri tropik maritim prej Azoreve lëviz nëpër oqeanin Atlantik dhe arrin në Evropë nga jugperëndimi ose perëndimi. Dallohet me temperaturë të lartë e në të njëjtën kohë edhe me stabilitet. Në zonën e formimit ATm është pak stabil, por duke lëvizur kah veriu stabiliteti i tij rritet.
Ajri tropik kontinental (ATk) Ky ajër kryesisht e ka krahinën burimore në shtresat subtropike të Afrikës Veriore dhe të Arabisë, kurse në stinën e verës edhe në pjesën jugore të brezit mesatar, d.m.th. në Azinë e Vogël dhe mbi pjesën jugore të Gadishullit Ballkanik. Këto masa ajrore janë të thata dhe të nxehta dhe kanë grimca të shumëta të pluhurit prej shkretirave të Afrikës Veriore. Ajri tropik kontinental qarkullon në rajonet tona kah jugu ose juglindja. Ky rrymimim shpeshherë ka karakter të lëshuar, për çarsye dominon kohë e kthjellët. Viset tona rëndom gjenden nën sulmin e masave ajrore dyfarësh: polare dhe tropike, si atyre maritime ashtu kontinentale. Masat ajrore ekuatoriale në Evropën Qendrore arrijnë vetëm në raste të rralla në lartësi si erëra antipaste. Në shtresat përdhese të ajrit masat ajrore ekuatoriale nuk vijnë në viset tona.

Depresioni Ajror ( Cikloni ) dhe Anticikloni

cikloni izabel Cikloni ( izabel ) në Oqeanin Atlantik në vitin 2003 Në hartat sinoptike më së shpeshti dallohen dy tipa kryesor izobaresh dhe këto janë: zona e shtypjes ajrore të ulët dhe zona e shtypjes ajrore të lartë. Zona e shtypjes ajrore të ulët quhet depression ose ciklon kurse zona e shtypjes ajrores së lartë quhet anticiklon.
Depresioni ose cikloni – Me fjalën depression ajror ose ciklon quhet zona (rajoni) ku shtypja ajrore është më e ulët se 1013mb.
Kjo, në të vërtetë, është depresioni ajror te i cili në qendër shtypja ajrore është më e ulët kurse duke shkuar kah periferia shtypja shtohet. Ndarja e shtypjes ajrore në depression është mjaft e rregullt, kurse izobaret rëndom janë vija të lakuara të mbyllura, të cilat kanë formë të rrumbullakët ose eliptike. Rrymimi i erës shkon prej periferisë kah qendra por për arsye të renditjes së fuqive, të cilat veprojnë në grimcat e lëvizshme ajrore, rrymat ajrore konvergjojnë kah qendra në formë të përdredhur, spirale, d.m.th. kanë andament dredhe. Depresionet paraqiten në gjerësira jashtëtropike dhe për kah hapësira që përfshijnë në tokë mund të jenë shumë të ndryshme. Depresioni më i vogël mund të ketë diametrin prej 80km, kurse ai më i madh rreth
5000 km. Diametri mesatar i depresionit është prej 2500 deri 3000 km. Izobaret në depresion më së shpeshti kanë formë eliptike, kështu që boshti më i shkurtër dhe më i gjatë qendrojnë në raport sikurse 1:1,8. Depresioni kryesisht shtrihet në hemisferën veriore në drejtim perëndim – jugperëndim kah lindja dhe verilindja. Depresioni i thellë konsiderohet ai depression te i cili shtypja ajrore në qendër është më e vogël se 990mb ose ( 742,55 mm ), kurse depresioni i cekët është ai depression te i cili shtypja ajrore në qendër është më e madhe se ( 1010 mb ). Depresioni është intensive nëse izobaret janë më afër njëra tjetrës atëherë gradientet horizontale të shtypjes ajrore janë më të mëdha, kështu që edhe shpejtësia, respektivisht forca e erës është më e madhe. Depresionet e thella rëndom janë intensive, kurse depresionet e cekta janë të dobëta. Ciklonet paraqiten rrallë dhe rëndomë në gjerësi gjeografike më të vogla, d.m.th. në zonat tropike; këto janë të ahstuquajturat ciklone tropike. Këta përfshijnë sipërfaqe shumë më të vogël në tokë sesa depresionet jashtëtropike.
Diametri i ciklit në fillim është afro 80 km kurse më vonë mund të rritet deri në 1300km vlera mesatare e diametrit te cikloni është afro 600 km. Mund të thuhet se ciklonet në të vërtetë janë dredha të forta ajrore ku shpejtësia e erës shpeshherë është më e madhe se 35 m/s, gjë që është rast i rrallë në depresionet jashtëtropike. Shpejtësia më e madhe reale e erës e regjistruar në ciklon ka qenë ( 75 m/s ), respektivisht 270 m/orë. Në qendër të ciklonit ekziston zona e rrumbullakët me diametër prej 8 deri 60km, ku mbretëron koha e bukur dhe e qetë, kurse në pjesët tjera të ciklonit, përvec erërave të forta, ekzistojnë edhe shtërngata të forta të shirave. Zona në qendër të ciklonit, ku mbretëron koha e bukur dhe e qetë quhet syri i ciklonit .
Ciklonet më së shpeshti krijohen kah fundi i stinës së nxehtë vjetore në anët perëndimore të oqeaneve të mëdha. Ky është rast i shpeshtë në rajonin e ishujve të Japonisë, të detit të Karibeve, oqeanit Indian etj. Ciklonet tropike në rajonet e ndryshme të tokës kanë emra të ndryshëm, si: tajfuni, hereken - orkan, uragan etj.
Anticikloni është zona, mbi të cilën shtypja ajrore është e lartë, d.m.th. më e lartë se shtypja normale 1013mb. Anticikloni rëndom në tokë përfshin, sipërfaqe më të mëdha se depresioni. Shtypja ajrore është më e madhe në qendër të anticiklonit kryesisht mbi 1030mb kurse kah periferia zvogëlohet. Për këtë arsye rryma e ajrit shkon prej qendrës kah periferia, por gjithashtu edhe në formë dredhe.

Zbrazjet ( Shkarkimet ) Elektrike në Atmosferë

rrufeja Zbrazjet Elektrike në Atmosferë Lëvizjet shumë të forta konvektive në komulonimbuse janë shkak që në pjesët e ndryshme të këtyre reve të grumbullohet elektriciteti pozitiv dhe negativ. Ky grumbullim i përhershëm, në një moment të caktuar, do të bëjë që të shkaktohet zbrazja e elektricitetit. Lëvizja jashtëzakonisht e vrullshme e elektricitetit nëpër ajër në të shkakton një nxemje shumë të madhe dhe e bën atë të dukshme, sikurse te xixa elektrike. Kjo dukuri e dukshme, e zbrazjes elektrike quhet rrufe. Në natyrë, zbrazjet e vërteta, ngjajnë ndërmjet reve dhe sipërfaqes tokësore distanca afro 2km ose ndërmjet dy reve distanca afro 10 deri 15km. Një energji kaq e madhe i jep rrufesë mundësi për një veprim të konsiderueshëm mekanik dhe termik: për shkrirjen e metaleve, magnetizimin e shufrave të hekurit, djegien e materieve ndezëse, mbytjen e njerëzve dhe të kafshëve, etj. Zgjatjet dhe numri i zbrazjeve të ndryshme janë pothuaj të njëjta në tërë sipërfaqen tokësore. Drejtimi i rrufesë shpeshherë duket i papërcaktuar, sepse rrufeja kalon prej një konduktori në tjetrin, duke i zgjedhur vetes rrugën me rezistencë më të vogël. Inqizimi fotograf i rrufes më së shpeshti tregon degëzime të shumëta, të cilat ndahen prej rrezes kryesore, njësoj sikurse dega prej ndonjë lumi të madh. Nxemja e fortë e ajrit në trajektoren e rrufesë shkakton në të një bymim të vrullshëm të ajrit, pothuaj me një rreptësi eksplozive. Këto janë rrezet akustike, të cilat lëvizin në të gjitha drejtimet dhe ndihen si krismë rrufeje. Kuptohet, meqë drita lëviz jashtëzakonisht shpejt, kurse zëri shumë më ngadalë, gjithmonë kalon një kohë prej momentit kur shihet vetëtima dhe kur ndihet krisma e rrufesë. Por krisma e rrufesë është vetëm zëri momental, mirëpo zëri zgjatë një kohë dhe kjo quhet bubullimë. Kjo zgjatje e kohës në të degjuarit e krismës së rrufesë mund të shpjegohet me faktin se rrufeja ka gjithmonë një zgjatje të konsiderueshme, kështu që zëri prej pjesëve të ndryshme të saj nuk vjen menjëherë deri te shqisa jonë e të degjuarit, por zgjatë disa sekonda. Krisma e rrufesë ndihet me shqisa afro 20 deri 30 sekonda pas rrufesë, gjë që i përgjigjet distancës prej 7 deri 10 km. Madhësinë e zërit rritet dukshëm, nëse sipërfaqen e tokës e mbulon shtresa e ajrit të ftohtë, p.sh. gjatë kalimit të shtërgatës kryesore, kështu që atëherë është shumë më e madhe edhe bubullima.

go top